ATV

Category: Lajme

  • Pak para ndeshjes Kosovë – Izrael, shpaloset flamuri i Palestinës në mes të Prishtinës

    Pak para ndeshjes Kosovë – Izrael, shpaloset flamuri i Palestinës në mes të Prishtinës

    Sot, para ndeshjes që pritet të zhvillohet mes Kosovës dhe Izraelit, në objektin e hotelit Grand në Prishtinë është vendosur flamuri i Palestinës me mbishkrimin “Free Palestine”, transmeton atvlive.tv.

    Kujtojmë se kombëtarja e Kosovës, sot me fillim nga ora 20:45 do ta zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri” ndeshjen kundër Izraelit, e vlefshme kjo për kualifikimet në Kampionatin Evropian Euro 2024.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim dhe koordinim me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe akterët relevantë, kanë ndërmarrë masat e nevojshme për mbarëvajtje të ndeshjes Kosova-Izraeli, nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë. /atvlive.tv

  • Transportonte ilegalisht birra nga Serbia në Kosovë, ndalohet serbi

    Transportonte ilegalisht birra nga Serbia në Kosovë, ndalohet serbi

    Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren.

    Sipas Policisë, dje në brezin kufitar në fshatin Muqibabë kanë identifikuar automjetin Renault (furgon) ngjyrë e bardhë me targa serbe, i cili dyshohet se ishte duke hyrë ilegalisht përmes rrugëve malore nga Serbia në Republikën e Kosovës.

    “I dyshuari mashkull ka tentuar t’i shmanget ndalimit nga autoritetet duke hyrë në një rrugë malore dhe ka braktisë automjetin për të ikur, por pas angazhimeve operative i njëjti është arrit të ndalohet nga policia. Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur të ngarkuara mallra si në vijim: Birra ”Zajeqarsko“ (34) arka, “Heineken” (4) arka, “Tuborg” (11) arka, “Pills” (7) arka, Gjithsej (1120) shishe dhe ujë mineral “bivoda” (9) arka, për të cilin mall i dyshuari nuk kishte asnjë dokument”, thuhet në njofitm.

    Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli dërgohet në terminalin doganë për proceduar të mëtejme ligjore.

  • Daka: Gjatë këtij viti kemi pranuar rreth 581 kërkesa për lirim me kusht

    Daka: Gjatë këtij viti kemi pranuar rreth 581 kërkesa për lirim me kusht

    Mbi 580 të burgosur kanë bërë kërkesë për t’u liruar me kusht gjatë këtij viti. Vetëm gjysma e tyre ka përmbushur kriteret ligjore, ndërkohë që Paneli për Lirim me Kusht ka aprovuar kërkesat e rreth 50 për qind të tyre.

    Kështu tregon kryesuesja e Panelit për Lirim me Kusht, Valdete Daka, ku deklaron se ka raste edhe të revokimit të vendimit. Ajo thotë se pas lirimit, personat që kanë kryer vepër penale, kanë përsëritur vepra të tilla ose janë larguar nga Kosova pa paralajmërim.

    Ajo në intervistën për KosovaPress, flet edhe për shkresat që pranojnë nga gratë që mos të aprovohen kërkesat e bashkëshortëve të tyre dhunues për lirim.

    Kryesuesja e Panelit për Lirim me Kusht, Valdete Daka tregon për vlerësimet që bëjnë për personat që kërkojnë lirimin.

    I dënuari ka të drejtë që sa herë që e arrin kushtin të paraqes kërkesën për lirim me kusht, por një pjesë të dënimit duhet ta vuajnë në burgim.

    Pavarësisht plotësimit të kritereve për lirim me kusht, ka raste kur të njëjtit vazhdojnë me veprat penale pas lirimit.

    Pranë panelit të përbërë prej tre anëtarëve, Daka shton se ka kërkesa edhe të grave të cilat kërkojnë të lirohen për shkak se kanë fëmijët e vegjël.

    Veç kësaj, ka raste kur vet familjarët kërkojnë nga paneli që të mos aprovojnë kërkesën e të afërmeve të tyre për lirim me kusht.

    Paneli për Lirim me Kusht është institucion në kuadër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i cili funksionon duke u bazuar në Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale. Përbëhet prej tre anëtarëve, dy anëtarë janë gjyqtarë, kryesuesi është nga Gjykata Supreme, një nga Gjykata e Apelit dhe një përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë.

  • U raportua i zhdukur, gjendet i vdekur një serb në Mitrovicën e Veriut

    U raportua i zhdukur, gjendet i vdekur një serb në Mitrovicën e Veriut

    Një serb i cili ishte raportuar i zhdukur në pjesën veriore të Mitrovicës është gjetur sot pa shenja jete, ka konfirmuar Policia e Kosovës e rajonit të Veriut.

    I ndjeri ishte raportuar mbrëmë nb Polici si i zhdukur.

    Siç ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, një person ka thënë se vëllai i tij ishte larguar nga shtëpia të premten dhe se nuk dihej asgjë për të.

    Trupi i pajetë i këtij personi u gjet sot jo shumë larg shtëpisë ku ka jetuar, tha për KoSSev, Veton Elshani, zëvendëskomandant i PK-së për rajonin e Veriut.

    Fjala është për një serb me inicialet S.N. i lindur në vitin 1970.

    Për momentin, Policia nuk beson se bëhet fjalë për vepër penale, por dyshon se ka qenë aksident, pra ky person ka rrëshqitur dhe ka rënë.

    Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

  • Ramush Haradinaj bën homazhe pranë Memorialit të Dëshmorëve Britanikë

    Ramush Haradinaj bën homazhe pranë Memorialit të Dëshmorëve Britanikë

    Kyretari i AAK-së Ramush Haradinaj ka bërë homazhe pranë Memorialit të Dëshmorëve Britanikë.

    Në ditën kur Britania e Madhe dhe Commonëealth-i, shënojnë Aktin e Përkujtimit Njëqindvjeçar për të gjithë të rënët e tyre në të gjitha luftërat, që nga Lufta e Parë Botërore.

    Ai ka thënë se përkulemi me nderim para sakrificës të të gjithë të rënëve britanikë, veçmas atyre në Kosovë.

  • Kurti gjatë takimeve në Paris flet për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e energjisë

    Kurti gjatë takimeve në Paris flet për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e energjisë

    Qëndrimin në Paris, Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dje e vijoi me takimin me Drejtorin Ekzekutiv të Qendrës Ndërkombëtare për Bashkëpunim Ekonomik dhe Social (C.I.C.E.S), Michael Deboudt, presidentin e Bordit, Jean Reveillon dhe anëtarin tjetër të Bordit, Bernard Miyet.

    Sipas një komunikate të kryeministrisë, aty u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e energjisë, tregtisë, investimeve, akademisë përmes programeve të ndryshme të shkëmbimit, dhe artit.

    “Duke folur për raportet dhe partneritetin ndërmjet dy vendet, ndër të tjera në takim kryeministri veçoi bashkëpunimin e mirë që Kosova ka me Francën në fushën e filmit dhe rezultat e deritanishme”.

    “Ai i falënderoi ata për mikpritjen, si dhe për punën e angazhimin e tyre në ndihmë dhe mbështetje të Kosovës”.

  • Katër milionë euro për investime kapitale – Elezaj i pakënaqur me përkrahjen e Qeverisë

    Katër milionë euro për investime kapitale – Elezaj i pakënaqur me përkrahjen e Qeverisë

    Mbi katër milionë euro janë dedikuar për investime kapitale nga Komuna e Klinës për vitin e ardhshëm. Krahas investimeve, niveli lokal do të synojë mbrojtjen e shtretërve të lumenjve për shkak të rrezikimit nga vërshimet, raporton Ekonomia Online.

    Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj. Ai për Ekonomia Online se Klina tash e sa kohë po rrezikon të përmbyset nga vërshimet, si pasojë e tyre.

    Për këtë, Elezaj ka identifikuar disa mangësi, siç janë rregullimi i lumenjve. Por për këtë, kërkohet edhe ndihma nga Qeveria.

    I pari i Klinës nuk është fortë i kënaqur me ndihmën që po merr nga niveli qendror, me ç’rast thotë se ka bërë dhjetëra shkresa nëpër dikastere të ndryshme.

    “Investimet kapitale nga buxheti komunal janë të destinuara 4.6 milionë euro të cilat me kujdes janë përzgjedhur me praktika tani më të ndjekura dhe të bashkëbiseduara me qytetarë dhe duke marrë opinionet mbi qytetarët dhe kuptohet një pjesë e madhe e këtyre investimeve janë investime që do shkojnë në shërbim të qytetarëve. Këtu janë dy nga sfidat që do të ballafaqohemi në vitet në vijim pra vërshimet si një proces i cili e atakon Klinën në vitin 2022 dhe 2023 dhe ne kemi identifikuar si një lloj prioriteti mbrojtjen e shtretërve të lumenjve rregullimin e argjinaturave të lumenjve që të mos dalin nga shtretërit e tyre dhe kuptohet ato në zonën e qytetit pra rregullimin e lumit ‘Klina’ me argjinaturë dhe gurë dekorativ pastaj rregullimin e shtratit të lumit Drini i Bardhë kryesisht nga Ura e Hekurit deri tek restoranti Fenix dhe ai është një liqen akumulues i cili kryen edhe funksione edhe të akumulimit dhe mbushjen e akuiferit për ujë të pijes”, u shpreh Elezaj.

    Elezaj ka thënë se buxheti komunal është i kufizuar dhe se për realizimin e projekteve kërkohet ndihma nga Qeveria. Me shpresë që të ndihmojnë, Elezaj thotë se ka bërë disa shkresa në disa ministri.

    “Të gjitha këto investime do të shkojnë në funksion të mbrojtjes nga vërshimet por ka nevojë edhe për investime më të mëdha dhe unë jam drejtuar me shkresë te ministritë edhe te Qeveria por deri më tani nuk kemi pasur mbështetje por presim që të kemi mbështetje do të përsërisim kërkesat në drejtim të qeverisë qendrore. Buxheti komunal është i kufizuar dhe nuk arrin që t’i përmbyll sepse Klina ka gjashtë lumenj në territorin e saj mirëpo nuk kemi qëndruar duar lidhur. Ne kemi bërë kërkesa edhe për salla sportive që të na mbështesin në kompletimin e stadiumit të qytetit e pastaj kërkesat tjera ndërlidhën edhe me nevojat në aspektin mjedisor për trajtimin e ujërave të zeza është projekt 10 milionësh edhe këtë e kemi përgatitur si një projekt që do ta aplikojmë edhe në Komisionin Evropian edhe në fondet e IPA-së por kemi nevojë edhe për mbështetje nga Qeveria Qendrore për këtë drejtim”, thotë Elezaj.

  • Aksident mes dy veturave në Slivovë, lëndohen katër persona

    Aksident mes dy veturave në Slivovë, lëndohen katër persona

    Një aksident trafiku ka ndodhur në Slivovë.

    Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë janë lënduar 4 persona.

    “Slivovë, 11.11.2023-08:30. Është raportuar për një aksident trafiku mes dy veturave, ku përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar katër viktima meshkuj kosovar dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK, Prishtinë.”

  • Kërkohet konsensus politik për Asociacionin

    Kërkohet konsensus politik për Asociacionin

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të koordinohet me partitë opozitare para se të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, mbi bazën e draft-statutit të modernizuar nga emisarët euro-amerikanë, thonë analistët politik.

    Sipas tyre është e domosdoshme që të arrihet një konsensus politik dhe shoqëror në Kosovë për parimet e themelimit të kësaj trupe institucionale brenda sistemit kushtetues të vendit.

    Analisti politik, Artan Muhaxhiri thotë për KosovaPress se kryeministri Kurti e ka obligim të koordinohet me partitë opozitare para se të ndërmarrë hapa konkret për themelimin e Asociacionit.

    Përveç kësaj, ai e sheh të nevojshme edhe diskutimin me shoqërinë civile dhe juristë të shquar vendor dhe ndërkombëtar për statutin e Asociacionit, pavarësisht se filtri i fundit për kushtetutshmërinë e tij do t’i takojë Gjykatës Kushtetuese.

    Nevojën për konsensus politik e thekson edhe Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

    AI thotë për KosovaPress, se parimet për Asociacioni duhet të jetë të përcaktuara qartë nga i gjithë spektri politik në Kosovë.

    Më 21 tetor, emisarët euro-amerikanët paraqitën një plan të ri për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit, ku mes tjerash prezantuan një draft për zbatimin e nenit 7 të marrëveshjes, që flet për vetëmenaxhimin e serbëve në Kosovë, rrjedhimisht themelimin e Asociacionit, të cilin kryeministri Kurti tha se është i gatshëm të nënshkruajë, krahas marrëveshjes bazë dhe aneksit, por që u tha se presidenti serb Aleksandër Vuçiq e refuzoi.

    Gjatë kësaj jave në Kosovë qëndroi emisari i posaçëm i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ku u dakordua që të ketë takim më 16 nëntor në Bruksel, në nivel të kryenegociatorëve.

    Lajçak takoi edhe liderët opozitarë, të cilët thanë se janë njoftuar vetëm në terma të përgjithësuar për draft-statutin e Asociacionit dhe se nuk e kanë lexuar në tërësi, ku sipas tyre emisari evropian ka thënë se i njëjti është në përputhje me Kushtetutën e vendit.

    Mbështetje më të madhe kryeministrit Albin Kurti për themelimin e Asociacionit mbi bazën e propozimit të modernizuar evropian i ka dhënë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj. /KP/

  • Goditen nga degët e një lisi, humb jetën një person

    Goditen nga degët e një lisi, humb jetën një person

    Dy viktimat meshkuj kosovar, deri sa kanë qenë duke pre dru në pyll, gjatë rrëzimit të një lisi, janë goditur nga degët e lisit dhe si pasojë të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore.

    Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje në mesditë në Istog, ku në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej viktimave, ndërsa tjetri dërgohet në spitalin e Pejës për tretman mjekësor.

    Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. /KP/