ATV

Category: Lajme

  • Gratë për kundër potencialit po hasin në vështirësi për të bërë biznes, KIESA me projekte për përkrahje

    Gratë për kundër potencialit po hasin në vështirësi për të bërë biznes, KIESA me projekte për përkrahje

    Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Kosovës (KFOS), ka mbajtur diskutimin me temën “Vajzat e reja ndërmarrëse në skenën e ‘sturt-upeve’ të Kosovës”, me ç’rast u prezantua dokumenti që tregon për pengesat dhe sfidat me të cilat përballen gratë për t’u angazhuar në këtë sektor, raporton Ekonomia Online.

    Aty u tha se gratë kanë më shumë gjasa të jenë të prirura drejt sipërmarrjes sociale, megjithatë sektori i teknologjisë është konsideruar historikisht të jetë më i drejtuar nga burrat dhe më pak i aksesueshëm për gratë dhe sipërmarrja konsiderohet më gjerësisht si më sfiduese për të rinjtë për shkak të mungesës së burimeve.

    Prandaj, ky punim eksploron sfidat unike me të cilat përballen të rejat për të krijuar bizneset e tyre në një hapësirë të dominuar nga burrat, ndërkohë që ndjekin “vlerat sociale”.

    Profesori grek, Ioannis Armakolas, tha se nëse u jepet hapësira e nevojshme studentëve ata do të mund të kontribuojnë në shumë procese që Kosova mos të mbetet mbrapa.

    “Shtetet dhe qeveritë kanë qenë të frustruara për shkak të proceseve që ka kaluar Kosova. Ne kemi filluar të vendosim fokus digjitalizimin dhe agjendën e gjelbër dhe po ashtu na bën mirë që e kemi bërë që të sjellim katër gjenerata të reja. Ky ndryshim ka qenë i pritur dhe projekti i bursave kanë kontribuar për të menduar për të ardhmen. Ne kemi parë se në Kosovë dhe në kryeqytetet evropiane thuhet se Evropa ka ndryshuar dhe Ballkani ka mbetur prapa dhe unë mendoj se studentët e rinj kanë kontribuar në agjendën e gjelbër dhe nëse atyre u jepet shanse ata do të kontribuojnë dhe do te mundohen t’i zgjidhin problemet politike dhe të mos mbetet prapa siç mendohet”, u shpreh ai.

    Dokumenti i politikave u prezantua nga autorja Geena Whiteman, hulumtuese PhD në Universitetin e Cardiff. Sipas saj, gratë përbëjnë 50 për qind të popullsisë në Kosovë, kurse përqindja mesatare e ndërmarrësisë së grave ka qenë 31 për qind nga afër 4 mijë ndërmarrje të reja të regjistruara në Kosovës.

    “Bizneset në pronësi të grave në Kosovë ende konsiderohen të jenë në fillimet e tyre megjithatë, ky numër është në rritje të vazhdueshme vitet e fundit. Afërsisht 17 për qind e subjekteve juridike aktive të regjistruara në Kosovës në vitin 2021 kishin pronare grua dhe këto ishin kryesisht në sektorin e shitjes me shumicë, shitjes me pakicë dhe shërbimeve personale. Gratë përbëjnë 50 për qind të popullsisë në Kosovë, megjithatë gjatë pesë vjetëve të fundit, përqindja mesatare e ndërmarrësisë së grave ka qenë 31 për qind nga afër 4 mijë ndërmarrje të reja të regjistruara në Kosovës”, tha ajo.

    Zef Dedaj, U.d. i drejtorit të Përgjithshëm të KIESA-s, tha se fokusi i tyre i përkrahjes është i zgjeruar, por që gratë sipërmarrëse kanë më shumë fokus. Tha se statistikat flasin se kanë investuar mirë sa i përket investimeve në bizneset që udhëhiqen nga gratë.

    “KIESA mbulon një fushë-veprimtari të gjerë dhe i mbështes bizneset e vogla dhe të mesme. Së fundmi janë përkrahur 36 kompani të prodhimit dhe disa prej tyre janë të udhëhequra nga gratë. Shumë kompani që udhëhiqen nga gratë përkrahen nga KIESA. Dhjetë kompani që udhëhiqen nga gratë kanë përfituar për përkrahje me makineri. KIESA ka qenë përkrahëse e kompanive në panaire ndërkombëtare dhe kjo ka qenë edhe në raportin e progresit për përkrahjen e ndërmarrësve. Zakonisht nuk marrë pjesë në panaire por së fundmi isha në Kanada dhe kam qenë me dhjetë kompani të TIK dhe gjysma e tyre kanë qenë nga gratë si udhëheqëse. Ne vazhdojmë ti përkrahim dhe kompanitë që udhëhiqen nga gratë apo ato kompani që duan të zgjerohen me punësim të grave marrin më shumë pikë nga KIESA”, tha ai.

    Diora Binxhiu nga “Polar Bear Agency”, tha se në profesionin e saj ka punuar si 18 vjeçare.

    “Unë kam filluar të punojë në këtë industri të marketingut kur i kam pasur 18 vjeç dhe kam parë se ekzistojnë një zbrazëti dhe gjëja e parë që kam dashur ta bëjë është që marr përvojën dhe ëndërr e kam pasur që të hap një kompani time. Kam pasur mundësi të shkojë në konferenca të ndryshme dhe pjesëmarrësit kanë qenë meshkujt dhe kam dashur të ketë në shumë diversitet. Kam dashur të më njohin si Diora që udhëheq një kompani të suksesshme dhe jo si një grua”, u shpreh ajo.

    Primesa Arapi nga “Spectra LLC”, tha se profesioni i saj si arkitekte konsiderohet vetëm për meshkujt por që në realitet nuk është ashtu, raporton EO.

    “Sa i përket gjinisë varion përmes çdo kush mendon se ju jeni femra dhe nuk iu dëgjon askush në punë por që nuk është ashtu. Mendoj që nuk është e vështirë që ta vërtetoni se fuqia është më e fortë se sa mendja. Për të qenë grua si në profesionin tim më shumë ka të bëjë me empati”.

    “Nivelizimi i biznesit është më i vështirë se sa krijimi dhe zakonisht nuk mund të gjeni punëtorë adekuat por duhet ti trajnoni. Roli i gjinisë ndoshta nuk e kanë marrë edukimin e duhur për shkak të gjinisë dhe pikërisht Arkitektura shihet më shumë për burra se sa për gra dhe në kompaninë time janë vetëm gra”.

  • Haradinaj kërkon dyfishim të pagave për ushtarët e policët – Kurtit i bën thirrje ta parandalojë ikjen e të rinjve

    Haradinaj kërkon dyfishim të pagave për ushtarët e policët – Kurtit i bën thirrje ta parandalojë ikjen e të rinjve

    Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga ana e Qeverisë dyfishimin e pagave për policët, ushtarët, drejtësinë etj, raporton EO.

    Haradinaj, i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që në buxhetin për vitin e ardhshëm të përfshihet edhe një pako.

    Sipas Haradinajt kjo është e nevojshme që të bëhet, për të mos i lejuar rininë që të ikin pas 1 janarit 2024 kur edhe do të liberalizohen vizat.

    “Jo vetëm shtesat e rrezikshmërisë. Mos harroni, paret nuk i shpenzoni kur ato i investoni, por kur ministri ti bart në vitin tjetër. Dyfishimin i pagave për ushtarët, për policët, për AKI-në, për Doganat, për gjyqësorin, për zjarrfikësit, emergjencat, do të ishte një fitore nga ana e juaj”.

    “Jo vetëm shtesat e rrezikshmërisë. Mos harroni, paret nuk i shpenzoni kur ato i investoni, por kur ministri ti bart në vitin tjetër. Dyfishimin i pagave për ushtarët, për policët, për AKI-në, për Doganat, për gjyqësorin, për zjarrfikësit, emergjencat, do të ishte një fitore nga ana e juaj”.

    “Nëse vërtet të është bartë buxheti nga viti në vit, shtine një pako për të rinjtë e Kosovës të mos e lëshojnë Kosovën më 1 janar, gjeje një mënyrë vepro”.

  • Hoti: Qeveria shpenzoi 8.1 miliardë euro, nuk është vërejtur asnjë efekt

    Hoti: Qeveria shpenzoi 8.1 miliardë euro, nuk është vërejtur asnjë efekt

    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, tha se buxheti i viti 2024 do të duhet që të analizohet në bazë të premtimeve të dhëna nga Qeveria Kurti, raporton EO.

    Sipas tij, ndonëse janë shpenzuar 8.1 miliardë euro nuk është vërejtur asnjë efekt.

    “Gjatë këtij mandati qeverisës 2021-2014 në total kjo mazhorancë ka menaxhuar, me buxhetin 2024, 11.4 miliardë euro. Deri më tani me mbarimin e këtij viti shpenzohen 8.1 miliardë euro dhe me duhet të them që efekte konkrete janë të pavërejtshme”.

    “Ka ndërrua proceduar e buxhetit është përkeqësuar proceduar e buxhetit. Rritja masive e subvencioneve. Ky buxhet ka shpërputhje me vete zotimet e Qeverisë, ka shpërputhje me prioritet ekonomike dhe ka shpërputhje me nevojat emergjent që kanë qytetarët”, tha ai.

  • Mjeku: Niveli i manganit ka rënë dukshëm në liqenin e Badocit, shpresojmë se nga java e ardhshme do të mund ta përdorim ujin për pije

    Mjeku: Niveli i manganit ka rënë dukshëm në liqenin e Badocit, shpresojmë se nga java e ardhshme do të mund ta përdorim ujin për pije

    Drejtoresha e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku, në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin A LIVE, tha se vlerat e manganit në liqenin e Badocit janë duke rënë dukshëm dhe shpreson se që nga java e ardhshme, uji do të jetë i gatshëm për pije dhe gatim.

    “Cilësia e ujit ka filluar të përmirësohet, jo ndoshta 100 për qind, mirëpo këto vlera variojnë, sepse ndoshta ndonjëherë në mbrëmje, nëse marrin mostra, del që niveli i manganit ka rënë dukshëm, mirëpo në mëngjes prapë rritet, kështu që ne po presim pasi që ka rënie të vlerave të nivelit të manganit në liqen, po presim dhe po shpresojmë që nga java e ardhshme qytetarët që furnizohen nga sistemi i furnizimit me ujë nga impianti i trajtimit të ujit në Badoc, do të mund të pinë ujë për pije dhe ta të përgatisin ushqim”, tha Mjeku.

    Ajo shtoi për këtë janë në kontakte vë vazhdueshme me IKSHPK-në, ndërsa deri në njoftimin e radhës, do të vazhdojnë të shpërndajnë ujë të pijshëm përmes autobotëve për qytetarët që janë me kushte të rënda ekonomike.

    Mjeku, gjithashtu njoftoi se së bashku me IKSHPK-në janë duke monitoruar cilësinë e ujit në liqenin e Badocit, ku edhe po bëjnë shpëlarjen e rezervuarëve që i kanë të vendosura në zonat urbane dhe rurale.

    “Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, bashkë me Institutin e Shëndetit Publik të Kosovës, në vazhdimësi janë duke monitoruar cilësinë e ujit pijshëm, jo vetëm në ujin e trajtuar, por edhe në ujin e patrajtuar, pra direkt në Liqenin e Badocit dhe njëkohësisht po merr mostra edhe në linjat magjistrale dhe sekondare. Në mënyrë që cilësia e ujit të përmirësohet, ne kemi rekomandim nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës që të merremi me shpëlarjen apo dezinfektimin e rezervuarëve që i kemi të vendosur në zonat urbane dhe rurale, po ashtu edhe me shpëlarjen e tubacioneve apo linjave magjistrale dhe sekondare”, tha Mjeku. /atvlive.tv

    Më shumë detaje i gjeni në videon më poshtë:

  • PDK nuk e përkrah projektbuxhetin e vitit 2024

    PDK nuk e përkrah projektbuxhetin e vitit 2024

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku deklaroi se janë kundër projektbuxhetit për vitin 2024. Ai shtoi se ky planifikim i qeverisë nuk ka alternativë zhvillimore dhe nuk është buxhet i mirëqenies së qytetarëve.

    Në seancë plenare ku po shqyrtohet për herë të parë projektbuxheti i vitit të ardhshëm, Lushtaku shtoi se nuk plotësohen kërkesat dhe pritshmëritë e qytetarëve.

    Lushtaku tha se vendit po i shkaktohet humbje e madhe nga manipulimet, siç i quajti ai, të kryeministrit Albin Kurti.

    Lushtaku në seancë plenare bëri të ditur se janë kundër këtij planifikimi buxhetor për vitin 2024.

  • Halitjaha: Rexhep Selimi është njeri prej atyre që s’ka dal as një orë jashtë fushëveprimit të luftës

    Halitjaha: Rexhep Selimi është njeri prej atyre që s’ka dal as një orë jashtë fushëveprimit të luftës

    Dëshmitari Sadik Halitjaha ka thënë se Rexhep Selimi është njëri prej atyre personave që nuk është larguar asnjëherë nga fusha e luftës që nga fillimi deri në mbarimin e saj.

    Halitjaha e tha këtë në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes se Hashim Thaçit përmes avokatit, Gregory Keohe.

    “Ndër të rrallët që nuk kam dal as një ditë, as një orë jashtë fushëveprimit të luftës, besoj se këtu e kem edhe Rexhep Selimin, është njeri prej atyre që nuk ka dal kurrë nga fusha e luftës nga fillimi deri në mbarim”, tha Halitjaha, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Veç tjerash, Halitjaha tha se ofensiva e vjeshtës së vitit 1998, përveç UÇK-së ishte e vështirë edhe për popullatën civile.

    “Ishte problemi i popullatës civile që i nxori nga shtëpitë, i djegu të gjithat, ata në vështirësi i kemi strehu nëpër tenda, në perroje, lugina të lumenjve dhe i kemi mbrojtë në kodrat përreth tyre me çdo kusht, me çdo gjë dhe me jetën tonë i kemi mbrojtë dhe nuk kanë qenë pak, 15 mijë kanë qenë në Vanishtë. 75 mijë deri në 80 mijë në Divjakë, Krojmirë në atë pjesë, 42 mijë në Luginën e Pagarushes, 12 mijë civil në Malet e Panorcit, 8 mijë civil kanë qenë në Malet e Domanekut, 5 mijë kane qenë në Kabash. Kështu që mbi 200 mijë civil jemi detyru t’i mbajmë nëpër tenda të strehuar nëpër pyje tona”, tha Halitjaha.

    Halitjaha tha se këtë përgjegjësi ia kishin dhënë vetës dhe se nuk i kishin obliguar askush.

    Sadik Halitjaha gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) ka thënë se në ofensivën e shtatorit në zonën e Budakovës ka pasur humbje të mëdha.

    Halitjaha thotë se kanë gjetur njerëz të djegur e të masakruar e po ashtu edhe shtazë të masakruara.

    “Përshkrim real i situatës që ka qenë në atë ofansivë të madhe, ku kanë pësu shumë humbje popullata sidomos civile edhe ne na u kanë vra katër ushtar dhe na u kanë plagos 13 të tjerë dhe është e vërtetë që kemi gjetur njerëz të vdekur të futur në stog të sanës dhe të djegur e të masakruar, shtazë të masakruara, shtëpi të djegura tërësisht, kështu ka qenë sic është e përshkrume, z. Avokat”, tha Halitjaha.

    Deklarata e Halitjahës erdhi pasi mbrojtja e Hashim Thaçit përmes avokatit Gregory Keohe, pyeti atë për disa fragmente të librit të dëshmitarit e që përshkruanin situatën e 27 shtatorit në zonën e Budakovës.

    “Tek paragrafi tjetër ju thoni; Popullata e Vraniçit ishte evakuuar. Në paragrafin tjetër thoni që ka pasur shtat orë granatime nga serbët. Në paragrafin e tretë thoni që; këmbësoria ishte në numra të mëdhënjë dhe me pas mësuam nga shtypi serb që kishte 20 mijë trupa ushtarako-policore dhe mbi 300 mjete te motorizuara, tanka, autoblinda, maune pizgaver etj. Thoni se gjatë depërtimit nga Kopeci ishte bërë një luftë e ashpër në mes forcave tona dhe atyre armike çka ka bërë dy herë forcat tona të arrijnë të zmbrapsin me sukses dhe pastaj vazhdoni me teje dhe thoni se Togu i Buzhales pas tërheqjes se popullatës dhe spitalit tërhiqen ne drejtim të staneve të Vranicit, a eshtë ky një vlerësim apo një përshkrim i situatës sic ka qenë situata me 27 shtator në zonën e Budakovës”, pyeti Keohe.

    Ndërsa, për komandantët që u larguan dhe shkuan nga lufta në Kosovë në Shqipëri, Halitjaha thotë se ka ndodhur në fillim të shtatorit.

    “Kjo ka ndodhur në periudhën me 2, 3 dhe 4 dhe 5 shtator 1998. Batalioni i Vrrinit që është në distancë shumë të madhe me Batalionin e Budakovës ka pas një betejë atje që janë ra 19 dëshmor ku janë plagosur me dhjetëra të tjerë dhe komanda e atij batalioni njësoj si Komanda e Brigadës së Suharekës e kanë pas më afër kufirin anej për Shqipëri dhe kanë ikur për Shqipëri. Drini domethënë Ekrem Rexha, Zafir Berisha bashkë me 20 të tjerë kanë dal në Shqipëri, Drini është kthy në dhjetor 1998 ndërsa Zafiri diku në mars apo në shkurt 1999. Janë shkëput prej lufte, ne atëherë i kemi quajt dezertor”, tha Halitjaha.

    Gjatë dëshmisë së tij, dëshmitari Sadik Halitjaha ka thënë se në kohën e muajt gusht të vitit 1998 kur ishte ofensiva e madhe nga forcat serbe, ka pasur dezertime në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

    Halitjaha tha se kjo gjendje nuk mendon se është krijuar nga frika, por nga misioni i tyre që kanë pasur, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    “E vërtetë është ashtu siç e ka shkru në libër edhe Jakup Krasniqi ka pas një ç’thurje nga data 22 gusht kur ka qenë ofansiva e madhe armike serbe, kanë fillu të dezertojnë nga UÇK-ja njerëzit, por jo nuk mendoj në asnjë mënyrë që nga frika, por nga misioni i tyre që kanë pas siç ishte dezertimi i Tahir Zemes, dorëzimi i armëve njëkohësisht ka ikë edhe komanda e brigadës së Suharekës, ashtu siç e dini edhe ju “, tha Halitjaha./BetimipërDrejtësi/

  • Fillon takimi mes delagacionit të Serbisë me Lajçakun në Bruksel

    Fillon takimi mes delagacionit të Serbisë me Lajçakun në Bruksel

    Ka filluar në Bruksel takimi në kuadër të dialogut mes emisarit special të BE-së Miroslav Lajçak dhe delegacionit të Serbisë, udhëhequr nga kryenegociatori Petar Petkoviq, njofton Tanjug.

    Delegacioni përfshin 18 ekspertë të cilët janë sjellë për të diskutuar mbi të gjitha temat e planifikuara: Statuti i Asociacionit, energjia dhe të zhdukurit.

    Lajçak fillimisht do të zhvillojë takime dypalëshe me delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, pas së cilës është paraparë një takim trepalësh.

  • Lushtaku: Buxheti nuk sjellë alternativë zhvillimore, i lë qytetarët e varfër

    Lushtaku: Buxheti nuk sjellë alternativë zhvillimore, i lë qytetarët e varfër

    Deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku, tha se buxheti për vitin 2024 do të sjell dëme të madh për vendin, raporton Ekonomia Online. Sipas tij, buxheti nuk sjell asnjë alternativë zhvillimore dhe nuk është buxhet i mirëqenies së qytetarëve.

    Sipas tij, çmimet e produkteve do të shkojë edhe me lartë sepse nuk investime në rritjet e aktiviteteve prodhuese. Deputeti i PDK-së tha se kjo Qeveri nuk e ka asnjë projekt me të cilin ia vlen të krenohet.

    “Mund të themi që buxheti i viti 2024 nuk paraqet kërkesat dhe pritshmwritw e qytetarëve, bizneseve dhe organizmave buxhetore. Si i tillë duke me i madh në shifër por në një situatë krize ku gjithçka është mw e shtrenjtë i len më te varfë qytetar e Kosovës. Ne demagogjinë e tuaj ju keni thënë që keni thënë që nuk je i të varfër por jeni të vjedhur, ndërsa sot thotë nuk mund t’i rrisim pagat sepse jemi të varfë e krenohet me buxhet më të madh”.

    “Sot flasim për një planifikim buxhetor i cili duhet të ndihmonte por po shihet se planifikimi është aq i do ët që nuk ka një planifikim që qytetar nuk do të ja shohin hajrin. Buxheti shtetëror nuk është hajgare nëse nuk hartohet si duhet jo që nuk ndihmon por keqëson gjendje  edhe ashtu siç pritet me këtë buxhet. Çmimet mund të shkojnë edhe më lart sepse nuk investime në rritjet e aktiviteteve prodhuese, por qytetarëve ju jepte lëmosh. Demi është i madh dhe do të jetë afatgjatë”, tha ai.

  • Kurti kërkon mbështetje për projektbuxhetin: Buxheti për mbrojtje dhe siguri

    Kurti kërkon mbështetje për projektbuxhetin: Buxheti për mbrojtje dhe siguri

    Kryeministri Albin Kurti deklaroi se buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë i mbrojtjes dhe sigurisë, ku kanë paraparë 370 milionë euro. Ai theksoi se në buxhetin e paraparë prej më shumë se 3.3 miliardë euro do të ketë nëntë milionë euro më shumë investime kapitale se në vitin aktual.

    Gjatë shqyrtimit të parë të projektbuxhetit për vitin 2024, Kurti në seancë plenare tha se janë planifikuar tre milionë euro për Luginën e Preshevës dhe 742 milionë për komunat e Kosovës.

    Kryeministri Albin Kurti ftoi deputetë të pozitës dhe opozitës që të mbështesin projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.

    Kurti shtoi se buxheti i vitit të ardhshëm është “buxhet i komunave”, ku theksoi se tre milionë euro janë paraparë për Luginën e Preshevës.

    Gjatë qeverisjes së tij, Kurti tha se ekonomisë ju shtuan 60 mijë vende pune, ku gjysma e të punësuarve janë të rinj e të reja.

    Në prezantimin e projekt-buxhetit, Kurti shtoi se kanë paraparë ndarjen e mbi 90 milionë euro për nënat lehona dhe fëmijët nën 16 vjeç.

    Shefi i ekzekutivit u shpreh se do të ketë investime të reja kapitale në infrastrukturë rrugore dhe fusha të tjera.

    Kryeministri Kurti theksoi se buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë prioritet sa i përket nevojave të qytetarëve dhe për një ekonomi më të fortë. /kp

  • Lajçak fillimisht takohet me Petkoviqin pastaj me Bislimin

    Lajçak fillimisht takohet me Petkoviqin pastaj me Bislimin

    Dialogu teknik ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës filloi rreth orës 09:40 në Bruksel me një takim dypalësh mes kryenegociatorit të Beogradit, Petar Petkoviq dhe Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak.

    Takimi pritet të zgjasë rreth një orë e gjysmë, pas së cilës me Lajçakun do të bisedojë kryenegociatori i Prishtinës – Besnik Bislimi. Pas kësaj është planifikuar një takim trepalësh.

    Siç ishte paralajmëruar, Beogradi solli në Bruksel ekipin më të madh prej 18 ekspertësh për fushat në negociata, në radhë të parë Komunitetin/Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, të zhdukurit dhe energjinë.

    Miroslav Lajçak ditët e fundit ka vizituar Beogradin dhe Prishtinën, ku ka tentuar t’i afrojë qëndrimet e të dyja palëve, para së gjithash kur është fjala për harmonizimin e propozimeve të BE-së për qetësimin e situatës dhe draft Statutin e Komunitetit/Asociacionit të Komunave me një shumicë serbe.