ATV

Category: Lajme

  • Ish-komandanti që kritikoi Putinin gjendet në mënyrë misterioze i vdekur bashkë me gruan e tij

    Ish-komandanti që kritikoi Putinin gjendet në mënyrë misterioze i vdekur bashkë me gruan e tij

    Një ish-komandant i mbrojtjes ajrore ruse është gjetur i vdekur së bashku me gruan e tij në rrethana misterioze.

    Gjenerallejtënant Vladimir Sviridov, 68-vjeç, dhe gruaja e tij Tatyana, 72-vjeç, kishin vdekur për rreth një javë përpara se të gjendeshin kufomat e tyre, shkruan Dailymail, transmeton KosovaPress.

    Piloti në pension dikur kritikoi Vladimir Putinin për drejtimin e një force ajrore të “rangut të tretë”, duke paralajmëruar se oficerët e lartë po largoheshin nga forcat e armatosura për shkak të pagave dhe kushteve të rënda.

    Autoritetet ruse nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë shkakun e vdekjes, raportojnë mediat lokale.

    Gjenerali dhe gruaja e tij u gjetën në shtëpinë e tyre në fshatin Adzhievsky në rajonin e Stavropolit.

    “Punonjësit e shërbimit të gazit kanë marrë tashmë matje dhe nuk është zbuluar tejkalim i përqendrimit të lejuar të substancave të dëmshme”, thuhet në një raport fillestar për vdekjen e tyre.

    “Çfarë e shkaktoi vdekjen e Vladimir dhe Tatyana Sviridov është ende e panjohur.”

    Sviridov komandonte Ushtrinë e 6-të të Forcave Ajrore Ruse dhe Mbrojtjes Ajrore nga viti 2005 deri në 2009 në një emërim të bërë nga Putin.

    Ai ishte një pilot i nderuar i Rusisë dhe më parë kishte shërbyer si pilot snajper ushtarak.

    Atij iu dha Urdhri i Yllit të Kuq dhe një tufë medaljesh.

    Sviridov u largua nga roli i komandantit të tij në moshën 54-vjeçare, pasi bëri një sërë komentesh të ashpra publike për forcat e armatosura ruse.

    Ai tha në një intervistë: “Një pilot duhet të ketë rreth 100 orë kohë fluturimi në vit për gatishmëri të plotë luftarake. Megjithatë, ende nuk është kështu. Koha mesatare e fluturimit në ushtri aktualisht është 25-30 orë.”

    Në një intervistë tjetër, ai u ankua duke thënë se: “Jemi të detyruar të emërojmë oficerë jo plotësisht të trajnuar, sepse nuk ka më të mirë. Për të njëjtën arsye ne po dërgojmë në akademitë ushtarake pilotë të rangut të tretë. Kjo nuk ka ndodhur në të kaluarën.”

    Pagat e ulëta dhe sigurimi i dobët i strehimit bënë që oficerët me përvojë të largoheshin nga ushtria sa më shpejt që mundeshin.

  • Krasniqi takohet me Varhelyin, flasin për procesin e integrimit evropian të Kosovës

    Krasniqi takohet me Varhelyin, flasin për procesin e integrimit evropian të Kosovës

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar Komisionierin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

    Krasniqi bëri të ditur se me Varhelyin folën për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe rëndësinë që vendi të mos lihet mbrapa në këtë proces.

    “Për shtetin dhe qytetarët tanë, është tejet e nevojshme që perspektiva evropiane të jetë e qartë dhe e prekshme”, tha Krasniqi.

    Tutje, ai tha se për PDK-në, anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe institucionet euro-atlantike, është vizioni, misioni dhe rruga e vetme përpara.

  • Rezervat shtetërore diskutohen në Qeveri në mbledhje të mbyllur

    Rezervat shtetërore diskutohen në Qeveri në mbledhje të mbyllur

    Qeveria ka mbajtur mbledhje të mbyllur në diskutimin për rezervat shtetërore. Kryeministri Albin Kurti deklaroi se ka ndërmarrë reforma dhe kanë siguruar buxhet shtesë. Sipas tij, qeveritë e kaluara kanë bërë planifikim të varfër për sigurimin e rezervave shtetërore.

    Shefi i ekzekutivit në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar kërkoi që diskutimet për këtë pikë të rendit të ditës të mbahen të mbyllura.

    “Pika e pestë është shqyrtimi i propozimit të vendimit për plotësimin dhe ndryshimin e programit vjetor 2023 për rezervat shtetërore të mallrave për të siguruar mirëqenien e qytetarëve tanë. Kemi ndërmarrë një sërë reformash. Politikat tona janë reflektuar përmes plotësim ndryshimit të ligjeve duke siguruar kështu standard i caktuar minimal për avancimin e politikave. Ndër këto kemi siguruar edhe buxhet shtesë dukshëm më të lartë në krahasim me planifikimin e varfër të qeverive paraprake, për sigurimin e rezervave shtetërore. Buxheti i këtillë ka reflektuar edhe në kuptim të ndryshimit të programit vjetor të rezervave shtetërore të mallrave në dritën e këshillave në institucionet përgjegjëse të sigurisë të dhëna të këtilla nuk do të bëhen publike . Por, sipas legjislacionit përkatës në fuqi do të klasifikohen”, tha Kurti.

  • Miratohen shtesat e rrezikshmërisë për policët, nuk ndryshon vlera

    Miratohen shtesat e rrezikshmërisë për policët, nuk ndryshon vlera

    Qeveria ka miratuar shtesat e rrezikshmërisë për shtatë kategoritë e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Kryeministri Albin Kurti tha se nga ky kategorizim përfitojnë rreth 8 mijë zyrtarë policorë, ndërkohë që njoftoi për takimin e djeshëm me njësitë elitare të policisë. Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar, u tha se këto shtesa nuk kanë ndryshime.

    Shefi i ekzekutivit shtoi se në takimin e djeshëm me zëvendësdrejtorin e PK-së dhe pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese kanë diskutuar gjatë rreth kërkesave të tyre.

    Ai u zotua se janë të përkushtuar për kushte më të mira për Policinë e Kosovës por edhe për siguri në punë.

    “Diskutuam gjatë rreth kërkesave të tyre dhe vlerën e shtesave të rrezikshmërisë”, tha ai.

    Kurti shtoi se me këtë kategorizim do të përfitojnë rreth tetë mijë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati deklaroi se lista me shtesat e rrezikshmërisë nuk ka pësuar ndryshime.

    Shtesat për Njësinë Speciale Intervenuese, Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësia për Mbrojtje të Afërt do të jenë në vlerë prej 150 euro. Ndërkaq, Njësia për Eksplozivët dhe Deminim do të ketë shtesa prej 120 euro. 100 euro do të kenë pjesëtarët e patrullave kufitare, derisa të hetuesisë nga 75 euro në muaj. Pjesëtarë të Policisë së Kosovës që shërbejnë si ekipe reaguese dhe patrullat do të marrin 60 euro shtesa në muaj, ndërsa pjesëtarë të tjerë të cilët sigurojnë objektet dhe angazhohen në menaxhim të operacioneve kanë shtesa të rrezikshmërisë në vlerë prej 50 euro.

  • Nënshkruhet marrëveshja për kredinë 15 milionëshe për Telekomin

    Nënshkruhet marrëveshja për kredinë 15 milionëshe për Telekomin

    Për të përkrahur ristrukturimin e brendshëm të Telekomit të Kosovës, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, së bashku me kryeshefen e Telekomit, Burbuqe Hana, kanë nënshkruar sot marrëveshjen për transhin e dytë të kredisë investive me vlerë 15 milionë euro.

    Në komunikatë thuhet se kjo marrëveshje synon të vazhdojë investimet në teknologjinë e pajisjeve dhe sistemeve telekomunikuese të Telekomit të Kosovës duke mundësuar kështu ofrimin e shërbimeve më të shpejta dhe cilësore për institucionet dhe qytetarët tanë.

    “Përveç kësaj, marrëveshja gjithashtu ka për qëllim të garantojë qëndrueshmërinë financiare të kësaj ndërmarrjeje me interes publik që operon në sektorin e komunikimit si një nga sektorët kyç ekonomikë”, thuhet në njoftim.

    Sipas komunikatës marrëveshja e nënshkruar sot është vetëm një nga veprimet e ndërmarra nga MFPT për të përkrahur financiarisht Telekomin e Kosovës. Kujtojmë se në qershor të vitit të kaluar MFPT ofroi mbështetje financiare me vlerë 7.7 milionë euro për uljen e shpenzimeve operative të kësaj ndërmarrjeje, ndërsa në dhjetor të po të njëjtit vit, MFPT aprovoi transhin e parë të kredisë investive me vlerë 5 milionë euro. Pra, në një periudhë dy vjeçare, mbështetja financiare ofruar Telekomit të Kosovës tashmë ka tejkaluar vlerën prej 27 milionë euro.

    Ky investim në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve nga Telekomi i Kosovës rikonfirmon përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për kthimin e ndërmarrjeve publike në një qendër të rëndësishme të zhvillimit ekonomik në vend.

  • Kurti: Buxheti i vitit 2024 më i madhi ndonjëherë, e forcon mbrojtjen e Republikës – mundëson zhvillimin

    Kurti: Buxheti i vitit 2024 më i madhi ndonjëherë, e forcon mbrojtjen e Republikës – mundëson zhvillimin

    Kryeministri Albin Kurti, tha se buxheti i ndarë për viti 2024, prej mbi 3 miliardë euro është buxheti më i madh që ka pasur vendim, raporton Ekonomia Online.

    Ai tha se ky buxhet forcon mbrojtjen e Republikës, e rritë sigurinë e qytetarëve dhe e mundëson zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e popullit.

    Këto komente ai i bëri në seancën e Kuvendit, ku po diskutohet buxheti për vitin tjetër.

    “Ai do të jetë buxhet i mbrojtjes dhe sigurisë, për çfarë kemi ndare 22 për qind më shumë se sa aktualisht. Ushtrisë tonë ja kemi rritur. Buxhetin për më shumë se dyfish prej se kemi adresuar në qeverisje do ta shtojmë edhe 600 ushtar më shumë, policia vitin tjetër do ti këtë 500 rekrut të tjerë. Buxheti i viti 2024 do të jetë prioritet sa i përket nevojave të qytetarëve. Për gjatë këtyre muajve të mandatit tonë ekonomisë ju shtuan 60 mijë vende të punës ku gjysma e të punësuare janë të rijnë e të reja nën moshën 25 vjeçare”.

    “Në buxhetin e vitit të ardhshëm kemi ndarë 29 milionë euro për masat e punësimit. Për vitin 2024 shëndetësinë kemi ndarë mbi 340 milionë euro përfshire edhe grandin për komunat. Sektorin e Arsimin do ta mbështesim me 370 milionë euro. Me projekt buxhetin për vitin 2024 forcojmë mbrojtjen e Republikës, e rrisim sigurinë e qytetarëve dhe e mundësojmë zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e popullit”, tha ai.

  • IKShPK-ja thotë se është përmirësuar cilësia e ujit në Liqenin e Badocit

    IKShPK-ja thotë se është përmirësuar cilësia e ujit në Liqenin e Badocit

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se cilësia e ujit në Liqenin e Badocit është përmirësuar por ende nuk mund të pihet, duke shtuar që pritet shumë shpejt të ulen vlerat e manganit në rrjet.

    “Analizat e fundit laboratorike tregojnë se gjendja në liqen është qetësuar, cilësia e ujit është përmirësuar dhe pritet që në ditët në vijim të ulen vlerat e Manganit në rrjet, sipas standardeve të parapara në Udhëzimin administrativ nr. 10/2021 -Cilësia e Ujit për konsum nga njeriu”, thuhet në njoftim.

    Tutje, IKShPK-ja njoftoi se uji mund të përdoret për çdo veprimtari tjetër përveç se për pije.

    “Ekipet e IKShPK-së janë në terren 24/7 dhe po bëhen çdo ditë analiza fiziko-kimike të ujit të prodhuar në Fabrikën që furnizohet nga Liqeni akumulues i Badocit dhe qytetarët do të njoftohen me kohë për normalizimin e parametrave referent të ujit të pijshëm. IKShPK apelon qytetarët të cilët furnizohen nga fabrika e ujit në liqenin e Badocit se uji mund të përdoret për pastrim, mirëmbajtje të higjienës dhe ambienteve të banimit si dhe për nevoja të tjera”, thuhet mes tjerash në njoftim.

  • Qeveria e cakton kryesuesen e Bordit të KRU “Hidromorava”

    Qeveria e cakton kryesuesen e Bordit të KRU “Hidromorava”

    Qeveria e Kosovës ka marrë vendimpër plotësimin e Bordit të KRU “Hidromorava Sh.A”, në Gjilan.

    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se kryesuese e Bordit do të jetë Filloretë Gashi-Sadiku, ndërsa kryesuesi i deritanishëm të caktohet anëtar i këtij Bordi.

  • Vrasje në tentativë në Gjilan, katër persona bien në pranga

    Vrasje në tentativë në Gjilan, katër persona bien në pranga

    Janë arrestuar katër persona në Gjilan pasi dyshohet se kanë kryer veprat penale “vrasje në tentativë”, “lëndim i lehtë trupor” dhe “sulm”.

    Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit janë përleshur fizikisht mes vete pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor.

    “Në vendin e ngjarjes, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e kalibrit 9mm., një gëzhojë dhe 13 fishekë”, thuhet në raportin 24 orësh.

    Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

  • 30 ditë burgim efektiv për burrin që e kërcënoi deputeten Ariana Musliu -Shoshi

    30 ditë burgim efektiv për burrin që e kërcënoi deputeten Ariana Musliu -Shoshi

    Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me 30 ditë burgim efektiv Afrim Bajramin i cili kanosi me jetë deputeten e Kuvendit të Kosovës Ariana Musliu Shoshi përmes rrjetit social Facebook.
    Ky vendim u mor nga gjyqtari i Departamentit të Përgjithshëm Sadik Sabitaj.
    Në këto 30 ditë dënim me burgim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 28 korrik deri në 27 gusht të këtij viti, që lë të kuptohet se burgimi veçse është konsumuar thuajse në tërësi.

    “…sa te vijë në pushim… edhe dy muj i ke jetë midis Prishtinës ka met masakrue me gjithë familje 100 përqin kam met pre për sh* ç* ata allah ta q* që të ka martue shko bone ADN-në, e gjon babën qqë të ka pjell ta q tokën e nanës që të man ty se qifit yt ni million q* i qet oj shpiune, shpiune serbo-ruse Allahu të kallt në familje tonë ku të dhem më së shumti mori prokralave si ti nuk je votue vorin e nonës ta q me pas pak ftyrë nuk ban kështu, 16 mijë i vrau sh*** e t ii përkrah hec cpër serbi… ”. ishin fjalët me të cilat iu kishte drejtuar Bajrami të dëmtuarës Musliu – Shoshi.

    Gjykimi i të hënës ishte mbajtur në mungesë pa prezencën e të akuzuarit. Ai u përfaqësua nga avokati i tij Avdyl Hyseni i cili deklaroi se i mbrojturi i tij qëndron në tërësi pranë deklarimeve të dhëna në seancën fillestare të datës 29 korrik, kur i akuzuari kishte pranuar fajësinë.

    I akuzuari Afrim Bajrami ishte dënuar nga Gjykata Themelore me 30 ditë burgim efektiv.

    Prokurori i shtetit, Eset Rama kishte parashtruar ankesë mbi bazën se vendimi i shkallës së parë përfshihet në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale pasi që nuk ishte përpiluar në përputhje të plotë më ligjin si dhe ankesa ishte paraqitur lidhur me lartësinë e dënimit.

    Në këto rrethana prokurori kishte kërkuar që rasti të kthehet në rigjykim ose aktgjykimin e shkallës së parë ta ndryshoj dhe të ashpërsoj dënimin.

    Kurse mbrojtësi i të akuzuarit kishte kërkuar që të zbutet dënimi, nga burgimi efektiv në dënim me gjobë.

    Sipas vendimit të apelit të datës 12 shtatorit të këtij viti, është aprovuar ankesa e prokurorisë sa i përket përpilimit të aktgjykimit nga gjykata e shkallës së parë, pasi Bajrami ishte i akuzuar për kanosje kurse në aktgjykimin e Themelores i njëjti është dënuar edhe për veprën penale të dhunës në familje, duke u tejkaluar akuza e prokurori.

    Gjykata e shkallës së dytë rastin e kishte kthyer në rigjykim.

    Kolegji i Apelit përbëhej nga Abdullah Ahmeti, kryetar, Zyhdi Hazri dhe Skender Çoçaj, anëtarë.

    Sipas aktakuzës, Afrim Bunjaku më 2 maj të këtij viti rreth orës 19:00, përmes rrjetit social “Facebook”, me dashje dhe me qëllim të frikësimit, e ka kërcënuar seriozisht deputeten Ariana Musliu Shoshi.

    “…sa te vijë në pushim… edhe dy muj i ke jetë midis Prishtinës ka met masakrue me gjithë familje 100 përqin kam met pre për sh* ç* ata allah ta q* që të ka martue shko bone ADN-në, e gjon babën qqë të ka pjell ta q tokën e nanës që të man ty se qifit yt ni million q* i qet oj shpiune, shpiune serbo-ruse Allahu të kallt në familje tonë ku të dhem më së shumti mori prokralave si ti nuk je votue vorin e nonës ta q me pas pak ftyrë nuk ban kështu, 16 mijë i vrau sh*** e t ii përkrah hec cpër serbi… ”.

    Sipas prokurorisë, tek dëmtuara është shfaqur ndjenja e frikës, ankthit dhe e pasigurisë për jetën, andaj me këtë i pandehuri ka kryer veprën penale të kanosjes.