ATV

Category: Lajme

  • ​Rruga “Ukshin Hoti” në kryeqytet nga e marta bëhet me dy kahje

    ​Rruga “Ukshin Hoti” në kryeqytet nga e marta bëhet me dy kahje

    Komuna e Prishtinës ka dalë sot me një njoftim të rëndësishëm për ngasësit e automjeteve në kryeqytet.

    Ajo ka bërë të ditur se duke filluar nga dita e martë, datë 21 nëntor, rruga “Ukshin Hoti” do të bëhet rrugë me dy kahje.

    “Segmenti i rrugës, i cili lejon qarkullimin e mjeteve në dy kahe fillon nga udhëkryqi me rrugën “Robert Doll” deri në udhëkryqin me rrugën “Bekim Fehmiu””, thuhet në një njoftim në Facebook.

  • Trashëgimia kulturore në Kosovë, ambasada amerikane jep detaje mbi projektin në Dresnik

    Trashëgimia kulturore në Kosovë, ambasada amerikane jep detaje mbi projektin në Dresnik

    Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka folur për projektet, të cilat janë duke u zhvilluar për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë përmes Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore.

    Në një postim në Facebook, ambasada ka bërë të ditur se projekti i fundit në lokalitetin arkeologjik të Dresnikut është duke u zhvilluar, me aktivitete të hartimit dhe dokumentimit në vazhdim.

    “Projekti ynë Dresnik AFCP u zgjodh si një nga gjashtë projektet nga i gjithë rajoni i Evropës dhe Euroazisë, dhe një nga vetëm 28 projektet e përzgjedhura në mbarë botën”, shkruan ambasada.

    Projekti Dresnik AFCP përkrahet bashkërisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe zbatohet nga CHwB Kosova.

    Ndryshe, qe nga viti 2005, Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka mbështetur 22 projekte të trashëgimisë kulturore dhe të ruajtjes në mbarë Kosovën, me një vlerë totale prej afro 3.5 milionë dollarë.

  • Zelensky paralajmëroi konflikte në Ballkan, Peleshi: Rreziku për t’u rizgjuar konfliktet e fjetura ekziston

    Zelensky paralajmëroi konflikte në Ballkan, Peleshi: Rreziku për t’u rizgjuar konfliktet e fjetura ekziston

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka ndarë shqetësimin se Rusia mund të tentojë të nxisë konflikte në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

    Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, ka thënë se Zelensky mund të jetë disi nga konteksti, por shtoi se ka një të vërtetë që pas agresionit rus në Ukrainë, stabiliteti është goditur.

    “Kemi një rikthim në atë që mendonim se nuk do të ndodhte, në politikën e zonave të influencës por ja që agresioni rus në Ukrainë e solli dhe kjo na sjell tronditje të shumë ekuilibrave ndërkohë që në rajone si Ballkani Perëndimor ku ka konflikte të fjetura, rreziku për t’u rizgjuar ekziston”.

    “Tri nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor janë anëtarë të NATO-s, Kosova është vend aspirant, të gjithë vendet duan të bëhen pjesë e BE-së. Ka shtete si Serbia që e quajnë veten vende neutrale, që në qoftë se do të ishte ndryshe Ballkani do të ishte më stabel ku të gjithë të ishim pjesë e Aleancës dhe kufiri me lindjen kërcënuese të ishte i përcaktuar qartësisht”, tha Peleshi për Euronews.al.

    Më tej, Peleshi tha se zhvillimet në Ukrainë kanë riaktivizuar disa vatra tensioni, ku përmendi ngjarjen në Banjskë të Zveçanit, për të cilin tha se “kemi agresionin  e 24 shtatorit, një agresion që meriton të quhet terrorist”.

    “Këto janë shenja jo të një kërcënimi aq të madh sa te flasim për luftë por gjithsesi duhet të jemi të vëmendshëm. Ekuilibrat kanë ndryshuar, Shqipëria si anëtare e NATO-s është një nga vendet e para në NATO që me këtë buxhet arrin 2% të GDP në vitin që vjen, gjë qe na jep më shumë mundësi të modernizohemi, jo për tu përgatitur për luftë sepse nuk e mendojmë këtë skenar, është i papërfillshëm, për shkak të prezencës të NATO në rajon dhe KFOR në Kosovë”.

    “Mbrojta sot realizohet përmes shkurajimit, sa më shumë forcohet ushtarakisht NATO dhe çdo aleat i saj, përmes rritjes së kapaciteteve aq më lart shtyjmë skenarët me të këqij. Bota po ndryshon, Shqipëria është duke ecur drejt një integrimi të shpejtë në BE, anëtarësimi në BE është garancia afatgjatë për Ballkanin Perëndimor”, tha Peleshi.

  • Emisari Special i Francës në Prishtinë, bashkë me ambasadorin Guerot takojnë Komandantin e KFOR-it

    Emisari Special i Francës në Prishtinë, bashkë me ambasadorin Guerot takojnë Komandantin e KFOR-it

    KFOR-i ka njoftuar se sot në kampin “Film City” kanë qëndruar për vizitë ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot i shoqëruar nga Emisari Special i Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz.

    Guerot e Troccaz janë takuar me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash.

    Nga KFOR nuk kanë treguar më shumë detaje lidhur me takimin me emisarin francez dhe ambasadorin Guerot.

  • Scholz i bën thirrje Putinit të tërheqë trupat nga Ukraina

    Scholz i bën thirrje Putinit të tërheqë trupat nga Ukraina

    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i bëri thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të ndërmarrë hapin e parë drejt një zgjidhjeje paqësore në konfliktin në Ukrainë.

    “Ai duhet të tërheqë trupat”, tha Scholz gjatë një vizite në Nuthetal të Gjermanisë më 18 nëntor.

    Megjithatë, në pyetjen nëse negociatat e paqes janë të mundura, kancelari gjerman tha se aktualisht nuk ka asnjë sinjal që Putin synon të tërheqë trupat.

    Putin nuk duhet të ketë sukses në qëllimin e tij që të përdorë trupat për të aneksuar pjesët e Ukrainës fqinje, tha Scholz.

    Kancelari gjerman përsëriti se Gjermania do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën që të mbrohet kundër pushtimit rus për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

    Këto deklarata të bëra nga Scholz vijnë në ditën kur ushtria ukrainase njoftoi për sulme masive ruse me dronë në jug dhe veri të Ukrainës, që shënjestruan infrastrukturën e energjisë.

    Rusia – që ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurtin e vitit 2022 – dimrin e vitit të kaluar shënjestroi infrastrukturën energjetike, duke lënë miliona ukrainas pa rrymë dhe ngrohje për periudha të gjata kohore.

  • “Piranjat” pretendojnë se kanë incizuar një ushtar armen të KFOR-it teksa blen ‘substanca narkotike’

    “Piranjat” pretendojnë se kanë incizuar një ushtar armen të KFOR-it teksa blen ‘substanca narkotike’

    Emisioni investigativ “Piranjat” në episodin që ka transmetuar mbrëmë pretendon se ka zbuluar një skandal që lidhet me një ushtar armen që shërben në kuadër KFOR-it, e i cili shihet në videon e publikuar teksa “blen substancë narkotike” nga disa persona të panjohur.

    “Piranjat” në videon e publikuar, kanë biseduar me dy shpërndarës droge, të cilët pretendojnë se gjatë pesë  viteve të fundit u “shesin marihuanë dhe kokainë dhe se në këmbim, marrin para, naftë e xhaketa ushatarke”.

    Një prej shpërndarësve pretendon se ka edhe pamje “ku shihen ushtarët e KFOR’it duke marrë substance narkotike”.

    “Po një shok ka video duke pirë mall me të. Është brenda me ta, duke pirë me disa pajisje, duke pirë bashkë, brenda në kamp është futur. Ai thotë se ata që shihen në video janë të veshur me uniforma të Kfor.Edhe ka pas më shumë se një video, pasi rri me ta, pi me ta  së bashku, u shet bari”, dëgjohet ai duke thënë.

    Për t’i vërtetuar këto pretendime, ekipi i “Piranjave” ka shkuar në pikën ku zakonisht ata pretendojnë se u shesin “substanca narkotike” ushtarëve të KFOR’it. e që është në afërsi të bazës ushtarake të KFORit tek Aeroporti i Prishtinës.

    Aty paraqitet një person i veshur në unfiromë ushtarake të ushtrisë armene, që del nga një furgon. Shpërndarësi i jep atë që thotë se është “marihuanë”, të mbështjellë në një letër alumini.

    “Unë po pres atë gjënë. Ti shko mere, sille dhe më merr në telefon. Unë do të shkoj tek aeroporti (baza) që të presa ty. Ti shko mere dhe hajde. Një orë, në orën 3. Unë jam në pritje, këtu armallë”, dëgjohet të thotë ushtari.

    Më pas, shpërndarësi i drogës i kërkon atij që në këmbim t’ia jap uniformën ushtarake, ku ushtari i thotë se s’ka problem.

    “Këtë xhaketë. S’ka problem do ta jap “, dëgjohet duke thënë ai.

    Më pas, ushtari i thotë që të shkojë sërish gjatë natës në afërsi të bazës dhe se do t’ia sjellë xhaketën, naftë, ushqime dhe ujë, derisa i kërkon që t’i sjellë kokainë,.

    “Sonte natën në 02:00, ti vjen dhe unë të jap naftë. Më telefono, hajde këtu dhe unë të jap naftë, ushqime, ujë dhe xhaketë. Ti më sill mua kokainë dhe do të të jap naftë. Unë do të largohem 10 minuta dhe do të të vij ta sjell natën”, dëgjohet duke thënë.

  • Arrestohet një serb në Jarinjë, dyshohet për “krime lufte kundër popullatës civile” në Kosovë

    Arrestohet një serb në Jarinjë, dyshohet për “krime lufte kundër popullatës civile” në Kosovë

    Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar sot një serb të dyshuar, për krime lufte kundër popullsisë civile në Kosovë. 

    “Në vazhdën e hetimit të krimeve të luftës, Policia e Kosovës në këtë rast Departamenti i Policisë Kufitare në bashkëpunim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë ndaluar personin e dyshuar mashkull/serb (S.N.) viti i lindjes 1964 në komunën e Vushtrrisë, në cilësinë e personit të dyshuar për krime lufte”, thuhet në komunikatën e Policisë.

    Tutje, Policia njoftoi se ai është ndaluar sot, më 18.11.2023, në Jarinjë dhe është dërguar në polici për procedurat e mëtejme hetimore.

  • Disenjatorja Yllka Haxhiu zë vendin e parë në Bullgari

    Disenjatorja Yllka Haxhiu zë vendin e parë në Bullgari

    Disenjatorja Yllka Haxhiu nga Gjakova e ftuar në emisionin e mëngjesit “ALARM”, foli për garën që u mbajt në Bullgari nga ku edhe u kthye në Kosovë duke e zënë vendin e parë.

    Ajo tregoi se pjesëmarrësit e kësaj gare duhej të krijonin veshje, për të cilat do të inspiroheshin nga vizita e tyre një-javore, në Bullgari.

    “Ka qenë një javë dite, pjesa e parë ishte udhëtimi apo vizitë në qytete të ndryshme, me eksplorua muze e ambiente të ndryshme, pastaj për të skicuar 4 veshje, në bazë të inspirimit të këtyre vendeve që ne kemi vizituar. Pastaj është dashtë me dorëzua këto tek juria për vlerësim dhe pas tre muajsh, fituesit e kësaj gare duhet t’i dorëzojnë ato veshje. Sfidë e vetme ka qenë se koha ka qenë shumë e shkurtë dhe konkurrenca shumë e madhe, por pavarësisht kësaj unë dhashë maksimumin tim dhe zakonisht këtë profesion e bëj me shumë dashni dhe mendoj se punët rrjedhin më lehtë kështu”, tha ajo./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Arrestohen tetë zyrtarë të doganës dhe një zyrtar policor, dyshohen për keqpërdorim të pozitës dhe marrje të ryshfetit

    Arrestohen tetë zyrtarë të doganës dhe një zyrtar policor, dyshohen për keqpërdorim të pozitës dhe marrje të ryshfetit

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njoftoi se në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Doganën e Kosovës dhe Policinë e Kosovës, kanë zhvilluar një aksion për kontroll në 11 lokacione.

    Sipas një komunikate dërguar mediave, PSRK-ja njoftoi se kontrolli është bërë me qëllim të mbledhjes së provave dhe ndalimit të nëntë (9) zyrtarëve të dyshuar për veprat penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ dhe ‘’Marrja e ryshfetit”, me ç’rast janë arrestuar tetë zyrtar të doganës dhe një zyrtar policor .

    Tutje, në komunikate thuhet se gjatë këtij aksioni janë grumbulluar prova që mbështesin dyshimin se këta nëntë (9) zyrtarë, tetë (8) nga të cilët janë zyrtar të Doganës dhe një (1) zyrtar policor nga Policia kufitare, kanë qenë të përfshirë në veprat për të cilat dyshohen.

    “Nga ky aksion janë sekuestruar sende tjera të rëndësishme për procedurë të mëtutjeshme hetimore si: Njëzet plomba zyrtare të Doganës së Kosovës, 10 telefon së bashku me katër (4) sim kartela, Një pistoletë e kalibrit 9 mm me tre karikator dhe 9 fishek, me leje dhe 16 copë municion jo zyrtar’”,  thuhet mes tjerash në njoftim./atvlive.tv/

  • Arrestohet ish-drejtori i Policisë i Malit të Zi

    Arrestohet ish-drejtori i Policisë i Malit të Zi

    Departamenti i Policisë Speciale të Malit të Zi ka arrestuar mëngjesin e sotëm ish-drejtorin e Drejtorisë së Policisë, Slavko Stojanoviq, mëson “Vijesti”.

    Stojanoviq është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me kontrabandën e cigareve.

    Në këtë aksion ka edhe persona të tjerë të arrestuar, si pjesë e të njëjtit rast.

    Aksioni është duke u zhvilluar në disa lokacione në Mal të Zi.