ATV

Category: Lajme

  • Haradinaj: Kandidatura e Ardian Gjinit e ka shqetësuar Kurtin – Qeveria nuk investoi në Gjakovë

    Haradinaj: Kandidatura e Ardian Gjinit e ka shqetësuar Kurtin – Qeveria nuk investoi në Gjakovë

    Daut Haradinaj nga AAK-ja, ka thënë në “Pressing” të T7, se kandidimi i Ardian Gjinit për kryeministër e ka shqetësuar Albin Kurtin.

    Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e filloi fushatën në Gjakovë, por në këtë qytet nuk kanë punuar asgjë.

    “Nominimi i Ardian Gjinit e ka shqetësu Albin Kurtin sepse e sheh si rival të fortë. Kush e ka pa dje tubimin e VV-së në Gjakovë, e ka nisur fushatën në një qytet që për vite tëra nga qeverisja qendrore janë ndarë vetëm 20 centë për kokë banorë”, ka thënë ai.

  • Këta janë 902 kandidatët për deputetë të certifikuar nga KQZ

    Këta janë 902 kandidatët për deputetë të certifikuar nga KQZ

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se pas përmbylljes së procesit të certifikimit, janë publikuar listat e kandidatëve për deputetë të certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.

    Listën e kandidatëve për deputetë, mund ta shkarkoni KËTU.

    “Në mbledhjen e mbajtur më 16 maj, KQZ certifikoi 902 kandidatë për deputetë të 21 subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026. Kandidatët e certifikuar përfaqësojnë 17 parti politike, 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur. Nga ky numër i përgjithshëm i kandidatëve, 593 janë burra dhe 309 gra”, thuhet në njoftim.

  • Kurti: Sami Lushtaku tentoi të bëjë ndeshje me eskortën ku ndodhesha unë, por kjo s’bëhet e madhe

    Kurti: Sami Lushtaku tentoi të bëjë ndeshje me eskortën ku ndodhesha unë, por kjo s’bëhet e madhe

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se “kryetari i Skënderajt ka synuar të aksidentohet me eskortën ku ndodhesha unë”.

    Ai në KTV, tha:

    “Me 31 janar 2025, u synua pamundësimi i Tubimit të LVV-së në Skënderaj, ka pasur dhunë kundër neve. Kryetari i Komunës së Skënderajt me veturë zyrtare 2Z, ka synuar të bëjë ndeshje komunikacioni me eskortën ku ndodhesha unë…Por nuk bëhet shumë e madhe kjo”, tha Kurti, transmeton Gazeta Express.

    “Dmth tri vetura ishin aty”, u shpreh Kurti.

    Ju ka synuar juve? U pyet nga gazetari.

    “Nuk e di, ndonjë prej truprojave të mia thoni ju? Kam qenë vetëm unë dhe mbrojtja e afërt, vetëm nëse ka diçka me ndonjë polic të mbrojtjes së afërt, atëherë mund të thoni që nuk e ka pasë me mua”, tha Kurti.

    “Ka synuar ta ndërprejë qarkullimin me eskortë me veturë zyrtare. Ka proces policor për këtë gjë, por nuk është arrestuar aty”, tha ai.

    “Në anën tjetër e pat zv.ministrin e Financave, Hynsi Mehani, “është djalë intelektual…është trim, ai qarkullon lirshëm nëpër Skënderaj, pavarësisht kërcënimeve. Kur është ndodhur në të njëjtën hapësirë me kryetarin e Komunës, ata e kanë sulmuar fizikish, ka edhe incizime…”, tha ai.

    Sipas Kurtit, “Egzon Azemi dhe Arlind Manxhuka janë dënuar për statuse në Facebook. Ta shohim këta sa do dënohen që e sulmuan dhe e përgjaken Hysni Mehanin”.

    Ai tha “ta shohim sa do dënohet se në stacion policor shkon”, për Lushtakun.

  • Hamza: Qytetarët kanë nevojë për një qeveri që merret me jetën reale të njerëzve

    Hamza: Qytetarët kanë nevojë për një qeveri që merret me jetën reale të njerëzve

    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka vizituar familjen e Afrim Mexhuanit nga Obiliqi.

    Nga ai, Hamza thotë se dëgjoi brengat që sipas tij, sot i kanë mijëra qytetarë: çmime të larta, paga të pamjaftueshme dhe mungesë perspektive.

    Përmes një postimi në Facebook, kreu i PDK-së tha se Kosova nuk ka nevojë për propagandë e përçarje, por sipas tij ka nevojë për një qeveri që merret me jetën reale të njerëzve, me paga më të larta, çmime më të ulëta dhe më shumë dinjitet për çdo familje.

    “Më 7 qershor, ta bëjmë bashkë kthesën e madhe”, ka shkruar ai.

  • Dy të vdekur dhe dhjetë të lënduar – tri aksidente të rënda për pak orë në Kosovë

    Dy të vdekur dhe dhjetë të lënduar – tri aksidente të rënda për pak orë në Kosovë

    Tre aksidente të rënda trafiku janë raportuar sot në Kosovë, me pasoja fatale dhe disa persona të lënduar në Klinë, Ferizaj dhe Vushtrri.

    Në fshatin Dollc të Klinës, rreth orës 04:55, ka ndodhur një vetaksident me fatalitet. Sipas Policisë së Kosovës, një person ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa katër të tjerë janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës.

    “Si pasojё e kёtij vetaksidenti njё person ka pёsuar me fatalitet, vdekjen e sё cilit e kanё konstatuar ekipi mjekёsor nё vendin e ngjarjёs, ndёrsa katёr (4) tё tjerё janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor dhe tё njëjtit sipas mjekёve janё jasht rrezikut pёr jetё”, thuhet në njoftimin e Policisë.

  • Një nga organizatorët e protestës në RMV: Lëshoni vëllezërit tanë shqiptarë të ndaluar në pikën kufitare

    Një nga organizatorët e protestës në RMV: Lëshoni vëllezërit tanë shqiptarë të ndaluar në pikën kufitare

    Në rrjetet sociale është shpërndarë një video prej 6 sekondave, ku shihet një autobus që është ndaluar në hyrje të Maqedonisë së Veriut, respektivisht në pikën kufitare të Bllatës në Dibër.

    Disa media në Tiranë raportuan se janë ndaluar studentët nga Shqipëria, që pritej t’i bashkohen protestës së studentëve në Shkup, me kërkesë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

    Ndërsa në rrjetet sociale kanë reaguar edhe studentët.

    “Lëshoni menjëherë vëllezërit tanë shqiptarë të ndaluar në pikën kufitare! Kërkojmë veprim të menjëhershëm dhe lejim të hyrjes së tyre pa vonesë. Nëse nuk ka ndërhyrje të shpejtë dhe zgjidhje urgjente, ne do të jemi të detyruar të marshojmë drejt Ministrisë së Punëve të Brendshme!”, ka shkruar Mevlan Ademi, një nga studentët, pjesë e organizatorëve të protestës.

  • Me lot gëzimi dhe tre flamuj në duar – Petrit Kllokoqi pushton Everestin, majën më të lartë në botë

    Me lot gëzimi dhe tre flamuj në duar – Petrit Kllokoqi pushton Everestin, majën më të lartë në botë

    Petrit Kllokoqi është ngjitur në Everest, majen më të lartë në botë.

    Ai ka publikuar në Facebook një video nga mali Everest, më i larti në tokë, ndërsa nuk ka mundur të përmbahet emocionalisht pas mbërritjes atje.

    Kllokoqi i quajti “lot gëzimi”, ndërsa publkoi edhe dy fotografi, në të cilat shihet duke mbajtur në duar flamurin e Kosovës, atë kombëtar dhe flamurin dardan.

  • U plagos katër ditë më parë në kokë, QKUK jep detaje për gjendjen e “Plakut të Bregut”

    U plagos katër ditë më parë në kokë, QKUK jep detaje për gjendjen e “Plakut të Bregut”

    Harbin Vitija, i njohur me nofkën “Plaku”, vazhdon të jetë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore pas plagëve të rënda që mori disa ditë më parë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

    Për gjendjen e tij kanë folur për Reporteri.net nga Klinika e Mjekimit Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ai po trajtohet.

    Shefi i Mjekimit Intensiv, Shaqir Uka, ka bërë të ditur se Vitija mbetet në kujdes intensiv dhe është i varur nga aparaturat mjekësore.

    “Pacienti po vazhdon trajtimin në njësinë e mjekimit intensiv. Gjendja e tij e përgjithshme është shumë e rëndë. Ai mbahet në gjumë me barna, është i lidhur me aparatura mjekësore dhe varet nga to. Po i nënshtrohet trajtimit të vazhdueshëm, si dhe të gjitha ekzaminimeve të nevojshme laboratorike dhe radiologjike. Gjendja e tij mbetet kritike”, tha Uka.

    Harbin Vitija u plagos të enjten e 14 majit në një lpkal në Breg të Diellit, pak muaj pasi ishte liruar nga burgu.

  • Zhbllokohet ndërtimi i sheshit ‘Xhorxh Bush’, IKMM i jep dritë të gjelbër punimeve

    Zhbllokohet ndërtimi i sheshit ‘Xhorxh Bush’, IKMM i jep dritë të gjelbër punimeve

    Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM) ka miratuar kërkesën e Drejtorisë për Transformim të Komunës së Prishtinës, duke dhënë pëlqimin për realizimin e punimeve të infrastrukturës nëntokësore në sheshin “Xhorxh Bush”.

    Ish-drejtori i Transformimit në Komunën e Prishtinës, Gezím Kastrati, e ka cilësuar vendimin si një hap të rëndësishëm për vazhdimin e projektit.

    “Një superlajm për Kryeqytetin drejt zhvillimit të projektit ‘Xhorxh Bush’. Miratohet kërkesa e parashtruar nga Drejtoria për Transformim – Komuna e Prishtinës për pëlqim për punimet e infrastrukturës nëntokësore në sheshin ‘Xhorxh Bush’- ka shkruar Kastrati.

    Ai ka vlerësuar vendimin e Komisionit të IKMM-së dhe të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK), duke thënë se institucionet kanë mbajtur një qasje profesionale ndaj projektit.

    “Një vendim i shumëpritur dhe konstruktiv i Komisionit të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve dhe Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore, me ç’rast i përgëzoj për qëndrimin profesional ndaj këtij projekti shumë të rëndësishëm për krijimin e hapësirave publike kualitative në dobi të qytetarëve dhe Kryeqytetit”, ka shtuar ai.

    Sipas Kastratit, ditë më parë ka arritur edhe një sasi e konsiderueshme e shtresës finale të granitit, ndërsa së shpejti pritet të nisë implementimi i saj në terren.

  • Një tjetër aksident i rëndë në Doberllukë të Vushtrrisë me 6 të lënduar – 5 nga ta dërgohen në QKUK

    Një tjetër aksident i rëndë në Doberllukë të Vushtrrisë me 6 të lënduar – 5 nga ta dërgohen në QKUK

    Një aksident i rëndë ka ndodhur mes 3 veturave në rrugën rrugën Mitrovicë–Prishtinë, saktësisht në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë.

    Në aksident janë përfshir tri vetura me targa vendore.

    Rasti për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënës i policië për Mitrovicën e Jugut, Ilmi Prekazi, ku ka bërë të ditur se gjashtë persona kanë pësuar lëndime, ndërsa njëri nga drejtuesit e automjeteve ka pësuar lëndime të rënda trupore.

    Prekazi njoftoj se pesë persona të lënduar janë dërguar në QKUK për trajtim.

    “Sot, më 18.05.2026, rreth orës 11:50, në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, saktësisht në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore. Në aksident janë përfshirë tri automjete me targa civile vendore. Deri më tani, gjashtë persona kanë pësuar lëndime, ndërsa njëri nga drejtuesit e automjeteve ka pësuar lëndime të rënda trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit në Vushtrri, ndërsa pesë prej tyre janë dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK. Njësitë përkatëse policore janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të aksidentit”, ka thënë Prekazi.