ATV

Category: Lajme

  • ​Papa Françesku: Paqja është e mundur, le të mos i dorëzohemi luftës

    ​Papa Françesku: Paqja është e mundur, le të mos i dorëzohemi luftës

    Papa Françesku tha të dielën se paqja është ende e mundur dhe ne nuk duhet të dorëzohemi nga lufta në Gaza dhe Ukrainë.

    “Ne vazhdojmë të lutemi për Ukrainën e torturuar dhe për popullin e Palestinës dhe Izraelit. Paqja është e mundur, kërkon vullnet të mirë,” tha Françesku në bekimin e tij të përjavshëm Angelus.

    “Paqja është e mundur, le të mos i dorëzohemi luftës. Dhe të mos harrojmë se lufta gjithmonë, gjithmonë, është një disfatë. Vetëm prodhuesit e armëve fitojnë”.

  • Kurti thotë se vizita e Stoltenberg në Kosovë tregon angazhimin e NATO-s për sigurinë tonë

    Kurti thotë se vizita e Stoltenberg në Kosovë tregon angazhimin e NATO-s për sigurinë tonë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë, Jens Stoltenberg, e planifikuar për 20 nëntor dëshmon për angazhimin e kësaj aleance ushtarake për sigurinë e Kosovës.

    Stoltenberg pos Kosovës do ta vizitojë edhe Serbinë. Kjo vizitë vjen pas tensioneve të fundit në veri të Kosovës.

    Kurti në platformën X ka shkruar të dielën se edhe Bashkimi Evropian tashmë zyrtarisht po ekspozon synimin e Rusisë për të provokuar konflikt në Ballkanin Perëndimor.

    “Vizita e ardhshme e Jens Stoltenberg në Kosovë dëshmon se angazhimi i NATO’s është i vendosur për sigurinë tonë. Me BE që ekspozon zyrtarisht synimin e Rusisë për të provokuar një konflikt të ri në BB6, rruga më e sigurt drejt paqes së qëndrueshme është dhënia e BE statusit të kandidatit në BE dhe integrimi në NATO”, ka shkruar Kurti teksa do ta pres sekretarin e NATO-s në takim.

  • Reagimi i parë i Abdixhikut pas rizgjedhjes në krye të LDK-së

    Reagimi i parë i Abdixhikut pas rizgjedhjes në krye të LDK-së

    Kryetari i sapozgjedhur i LDK-së, Lumir Abdixhiku thotë se është nder i jashtëzakonshëm për besimin e marrë nga partia. Ai përmes një reagimi në Facebook zotohet se për katër vitet ardhshme do t’i prijë me nder e dinjitet.

    Abdixhiku në reagimin e parë që nga rizgjedhja thotë se në gjithë këtë rrugëtim ka marrë më të mirën nga partia dhe ka gjetur njerëzoren, raporton Paparaci.

    Reagimi i plotë:

    Anëtarësisë sonë, delegatëve të Kuvendit;

    Ju faleminderit!

    Marrja e përgjegjësisë dy vite e gjysmë më parë ishte privelegji më i madh jetësor. Konfirmimi i këtij besimi sot, nga të gjithë delegatët prezent, për katër vite të tjera, është nder i jashtëzakonshëm!

    Kemi kaluar momente të vështira, kemi kaluar momente të gëzimit, të rigjetjes së vetes e të fatit tonë të përbashkët politik, të ringritjes si mision tek i cili shkriheshim të gjithë. Çdo sfidë që kemi hasur ka qenë një dëshmi e qëndrueshmërisë sonë, çdo triumf një nderim i unitetit tonë.

    Dhe në gjithë këtë rrugëtim, kam marrë më të mirën nga ju. Kam gjetur njerëzoren; kam gjetur idealin e domosdoshëm për të shtyrë vendin një hap tutje. Kam gjetur vet përkushtimin që bënte të mundur këtë ecje edhe kur dukej rëndë, edhe kur dukej e pamundur. Më keni qëndruar afër si një familje e vërtetë, më shumë se sa një familje politike. Asgjë mangut në këtë rrugëtim.

    Shpresoj të kem ushtruar para jush me po aq përulje e përkushtim, besimin që kjo shtëpi e demokracisë më ka vënë mbi supe dy vite më parë. Shpresoj të kem arritur të përmbushë pritjet e juaja; shpresoj, mbi të gjitha, të kem arritur të sillem si një rugovist i vërtetë.

    Zotohem se për katër vitet ardhshme do të ju prijë me nder e dinjitet. Do t’i shërbejmë bashkërisht e pa kursim, Lidhjes Demokratike të Kosovës, shtëpisë së rugovistëve, të djathtëve e patriotëve të Republikës.

    Le të ringritemi si një!

    I juaji,

    Lumiri

  • Kurti: Radoiçiqi në Rashkë po e riorganizon grupin e tij paramilitar e terrorist

    Kurti: Radoiçiqi në Rashkë po e riorganizon grupin e tij paramilitar e terrorist

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka alarmuar në Facebook se “në Rashkë të Serbisë po ngjan riorganizimi paramilitar e terrorist i Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij, me instruksione dhe mbështetje të shtetit të Serbisë”.

    Kurti shkruan se Radoiçiqit, i cili pranoi se e organizoi sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, para një jave “ka udhëhequr një takim me rreth 40 politikanë serbë e zyrtarë të komunave ilegale nga Kosova”.

    Ai shkruan për rritjen e kërcënimin në Ballkanin Perëndimor, ndërsa shton se “drejtuesit e grupit terrorist, në vend që të jenë duke u përballur me drejtësinë në Kosovë, vazhdojnë përgatitjet për sulme të tjera ndaj Kosovës dhe grumbullim të votave me shantazhe ndaj serbëve të Kosovës”.

    Postimi i plotë:

    Në Rashkë të Serbisë, po ngjan riorganizimi paramilitar e terrorist i Millan Radoiçiq dhe grupit të tij, me instruksione dhe mbështetje të shtetit të Serbisë.

    Të premten e 10 nëntorit, ai ka udhëhequr një takim me rreth 40 politikanë serbë e zyrtarë të komunave ilegale nga Kosova. Në mbledhjen e mbajtur në shtëpinë e kulturës në Rashkë, ai kishte pranë Svetllana Milladinov, zëvendësen e Petar Petkoviqit, koordinatorit të të ashtuquajturës zyrë të Serbisë për Kosovë.

    Gjatë këtij takimi përveç deputetëve të Listës Serbe, kanë marrë pjesë edhe kryetari i ri i saj Zlatan Elek dhe nënkryetarët, Dragisha Milloviq dhe Dalibor Jevtiq.

    Aty është kërkuar mobilizim për votim të partisë-shtet në Serbi, SNS, në zgjedhjet e 17 dhjetorit. Ata që janë në listë të rrogave janë kushtëzuar me to, ndërkaq për të tjerë janë ofruar vende pune në periudhë 3 dhe 6 mujore.

    Millan Radoiçiq, pas sulmit terrorist të kryer në veri, u lirua brenda ditës që të vazhdonte veprimtarinë e tij paramilitare e terroriste në shërbim të politikës shtetërore të Serbisë kundër Kosovës.

    U bënë pesë muaj pas rrëmbimit në Leposaviq të policëve tanë kufitar Rifat Zeka, Beqir Sefa e Shemë Mustafa dhe tetë javë nga vrasja e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

    KFOR-i, EULEX-i dhe BE-ja, duhet të dalin me raport publik e zyrtar ku ia atribuojnë Serbisë aktin e agresionit dhe krimin e terrorizmit, dhe ku dënohet riorganizimi i grupit të Radoiçiqit.

    Edhe pas presionit ndërkombëtar, Serbia ende nuk ka tërhequr të gjitha trupat dhe artilerinë nga afërsia e territorit të Kosovës.

    Ajo vazhdon të kërcënojë sigurinë e Republikës së Kosovës me bazat e përparme operuese të Forcave të Armatosura të Serbisë përgjatë kufirit me vendin tonë. Për më tepër, Serbia ka dislokuar sistemet kundër-ajrore në afërsi të kufirit me Kosovën.

    Kërcënimi nga Rusia dhe Serbia për stabilitetin, paqen dhe sigurinë rajonale po vërehet gjithnjë e më shumë. Rusia synon ndezjen e një vatre krize në oborrin e BE-së, për ta defokusuar NATO-n, kurse Serbia përmbushjen e ambicieve territoriale ndaj fqinjëve sipas projektit “Bota Serbe”, të Vulinit e të Vuçiqit.

    Mungesa e sanksionimit të Serbisë, rritë nivelin e kërcënimit në Ballkanin Perëndimor. Drejtuesit e grupit terrorist, në vend që të jenë duke u përballur me drejtësinë në Kosovë, vazhdojnë përgatitjet për sulme të tjera ndaj Kosovës dhe grumbullim të votave me shantazhe ndaj serbëve të Kosovës.

  • Kërkohet masë e paraburgimit ndaj zyrtarëve të doganës e atij policor

    Kërkohet masë e paraburgimit ndaj zyrtarëve të doganës e atij policor

    Përgatiti: Nora Luta

    Tetë zyrtarë të Doganës së Kosovës, mesin e tyre serbë e shqiptarë, dhe një pjesëtar i Policisë Kufitare, po dyshohen se keqpërdoren detyrën e tyre duke mundësuar kontrabandë me mallra.

    Por hetimet në këtë rast sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës të siguruar nga televizioni janë duke vazhduar, dhe gjithsej po hetohen 15 persona.
    Zyrtarët e arrestuar të shtunën po dyshohen edhe për marrje ryshfeti.

    Sipas kërkesës së PSRK-së që e posedon ATV, dyshohet se disa nga ata janë përfshirë në këto vepra penale që nga viti 2020, në pikën doganore të Hanit të Elezit, duke kontrabanduar mallra pa pengesë.

    Sipas dosjes të arrestuarit kishin bashkëpunuar duke lejuar mallra edhe nga pjesa veriore e vendit.

    “Prej vitit 2020 e tutje, i pandehuri V. M, si person zyrtar, në cilësinë e Zyrtarit Doganor, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar ka tejkaluar kompetencat e tij, në atë mënyrë që me qëllim të përfitimit të dobisë për vete edhe për personat e tjerë, e informon te dyshuarin M. V se kur ka kontrolluar në pjesën veriore nga zyrtarët doganor dhe se me çfarë automjete do jenë zyrtarët doganor, kohën kur do te fillon kontrolli në pjesën veriore, për kohën kur i pandehuri është në ndërrim me qëllim që i dyshuari të mund të kontrabandoj mallra pa pengesë”, thuhet në kërkesën e PSRK-së.

    Ndërsa zyrtari policor A. A dhe zyrtari doganor T.D sipas Prokurorisë Speciale, dyshohen të kenë pranuar para të mbështjella me foli, në zyrat ku bëhet zhdoganimi i mallrave në Han të Elezit.

    “Gjatë periudhës shkurt – korrik 2022, i pandehuri M.J, në cilësi të zyrtarit doganor – zyrtarit përgjegjës për depo doganore në Mitrovicë të Jugut, duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar ka tejkaluar kompetencat e tij dhe nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare të tij, në atë mënyrë që me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete dhe për personat e tjerë, ka lejuar që të dalin në qarkullim të lirë mallra të sekuestruara nga Dogana si dhe nuk i ka asgjësuar mallrat të cilat është dashur të asgjësohen sipas procedurave, por i ka përvetësuar ato duke i dërguar në shtëpi të tij, e që pastaj t’i shes apo t’i përdorë për vete”, thuhet më tej në kërkesën e PSRK-së.

    Ndërkohë Prokurori i rastit në kërkesë ka theksuar se ata nuk duhet të lihen në liri, pasi ekziston dyshimi se mund të arratisen, kanë bashkëpunim me strukturat paralele dhe me grupet kriminale në veri.

    Nëntë zyrtarët u arrestuan të shtunën gjatë një aksioni të Policisë me urdhër të Prokurorisë Speciale, në bashkëpunim me Doganën dhe Inspektoratin Policor.

  • Gjykata Themelore u cakton masën e sigurisë 9 të dyshuarve për keqpërdorim të pozitës zyrtare

    Gjykata Themelore u cakton masën e sigurisë 9 të dyshuarve për keqpërdorim të pozitës zyrtare

    Prishtinë, 19 nëntor 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve V.M, A.S, A.C dhe M.J, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 dhe nën paragrafin 3.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe të pandehurve T.D, N.M, M.S, G.Z, A.A për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Marrje ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 421 par.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Gjyqtari i procedurës paraprake e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve V.M, A.S, A.C, M.J, T.D, N.M, M.S, G.Z, A.A dhe të njëjtëve ju caktoi masën e arrestit shtëpiak për secilin. Të pandehurve ju është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, ndërsa në rast të mosrespektimit të masës së arrestit shtëpiak, gjykata mund të caktoj masën e paraburgimit për nëntë të pandehurit.

    Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    Ndërkohë, ATV sot ka raportuar se Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj tetë zyrtarëve të Doganës, dhe një zyrtari policor, të arrestuar të shtunën në dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe nën dyshimet për marrje ryshfeti. /atvlive.tv

  • Pamje të rënda: Aksident trafiku në fshatin Arllat

    Pamje të rënda: Aksident trafiku në fshatin Arllat

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Arllat.

    Nga pamjet në vendngjarje të siguruara nga ATV, shihet se bëhet fjalë për një aksident të rëndë mes dy veturave, ku dyshohet se ka edhe të lënduar.

    Ende nuk dihen më shumë detaje në lidhje me gjendjen e të lënduarve.

  • Miratohet programi i Abdixhikut “Rruga e Re” në Kuvendin e LDK-së

    Miratohet programi i Abdixhikut “Rruga e Re” në Kuvendin e LDK-së

    Është miratuar programi “Rruga e Re” që është paraqitur nga kryetari i rizgjedhur i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

    Programi u votua pro nga 333 delegatë sa ishin në sallë nga 335 sa janë gjithsej.

    Në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së u votua unanimisht sërish Lumri Abdixhiku për të qenë në krye të partisë.

  • Mandl: LDK-ja partia që ka nevojë Kosova

    Mandl: LDK-ja partia që ka nevojë Kosova

    Eurodeputeti austriak Lukas Mandl ka folur në Kongresin e dhjetë zgjedhor të LDK-së. Ai ka thënë se është nderë për të të flasë në “partinë e Ibrahim Rugovës, themeltarit të shtetit më të ri në Evropë”.

    Mandl ka thënë se LDK-ja është “partia e duhur për Kosovën”.

    “Është ajo që ka nevojë Kosova. Ajo që i duhet Kosovës është sjellje diplomatike për të fituar këto lloj njohje të shumicës së shteteve në këtë planet. LDK-ja historikisht dhe ajo tash me Abdixhikun është në gjendje ta bëjë diplomatikisht si duhet. LDK-ja e Abdixhikut di si të bëjë miq, që janë ata që i duhen Kosovës. E treta, Kosovës i duhen reforma të brendshme, në shëndetësi, arsim dhe çështje sociale, në shumë gjëra. Nëse ka diçka që Abdixhiku dhe ekipi i tij kanë dëshmuar këto dy vjet e gjysmë atëherë është se ky lidership është në gjendje të bëjë reforma. Keni treguar me LDK-në dhe do ta tregoni me Republikën e Kosovës”, ka thënë Mandl.

  • Abdixhiku rizgjidhet kryetar i LDK-së

    Abdixhiku rizgjidhet kryetar i LDK-së

    Lumir Abdixhiku është rizgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton EO.

    Në Kuvendin e 10-të Zgjedhor, Abdixhiku mori drejtimin e partisë më të vjetër në vend.

    Delegatët e LDK-së unanimisht votuan që Abixhiku ta drejtojë partinë edhe për katër vjet. S’pati asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

    Abdixhiku ishte kandidati i vetëm për kryetar të LDK-së, pasi Faton Bislimit nuk iu aprovua kandidatura.