ATV

Category: Lajme

  • Gashi për dërgimin e Osmanit në Kushtetuese për Jusufajn: Do të presim përfundimin e procesit

    Gashi për dërgimin e Osmanit në Kushtetuese për Jusufajn: Do të presim përfundimin e procesit

    Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, tha se të enjten përpos Raportit të Progresit, në rend dite janë edhe disa Marrëveshje Ndërkombëtare.

    Sa i përket kësaj të fundit, Gashi tha se do t’i votojnë.

    Ndërsa sa i përket dhënies së nënshkrimeve për ta dërguar presidenten Vjosa Osmani në Gjykatë Kushtetuese për mosdekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit, Gashi tha se do ta presin përfundimin e procesit për të vazhduar më tutje.

  • Tahiri: Kuvendi duhet të ketë mendim rreth të gjeturave të Raportit të KE-së

    Tahiri: Kuvendi duhet të ketë mendim rreth të gjeturave të Raportit të KE-së

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha se me kërkesë të partive opozitare, të enjten do të diskutohet për Raportin e Komisionit Evropian (KE), raporton EO.

    Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri shtoi se është e rëndësishme që Kuvendi i Kosovës të ketë mendim rreth gjetjeve nga ky Raport.

    “E dini që të enjten mbahet seancë dhe ne si opozitë kërkuam që të diskutohet për Taportin e Progresit dhe si AAK kërkojmë të ketë një pozicion të Parlamentit karshi këtyre masave të Bashkimit Evropian”.

    “Si AAK jemi në proces të amandementitmit për buxhetin e vitit 2024 e ku mungojnë shumë amendamente që do të trajtojnë probleme të qytetarëve”, u shpreh Tahiri.

  • Tentim vjedhje në bankën TEB në Gjilan, disa persona të armatosur shpërthejnë bankomatin me mjet eksploziv

    Tentim vjedhje në bankën TEB në Gjilan, disa persona të armatosur shpërthejnë bankomatin me mjet eksploziv

    Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Gjilan është dëmtuar një bankomat i bankës “TEB”.

    Nga policia e Gjilanit kanë thënë se persona të panjohur të maskuar dhe të armatosur, kanë shpërthyer bankomatin me eksploziv.

    “Me datën 20.11.2023 rreth orës 05:22 jemi njoftuar se në rrugën ‘’Isuf Kika’’ në qytetin e Gjilanit, persona të panjohur për momentin, të maskuar dhe të armatosur, me mjet eksploziv kanë shpërthyer një bankomat të një banke komerciale”, ka thënë Valon Osmani nga policia rajonale e Gjilanit.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore relevante, njësiti i hetimeve rajonale, krime teknika dhe njësiti për menaxhim të eksplozivëve nga Policia e Kosovës.

    Përpos dëmeve materiale në bankomat lëndime trupore nuk ka pësuar askush nga ky rast. Në bazë të hetimeve të para të dyshuarit nga ky rast kanë arritur që të largohen në drejtim të panjohur për momentin pas arritur që të kryejnë vjedhjen.

    “Rrethanat e rastit po hetohen nga ana e hetuesve policor në koordinim me prokurorin e shtetit, rasti i cili nga prokurori i shtetit është cilësuar ‘’Vjedhje e rëndë në tentativë’’ dhe ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’”.

  • Tahiri: Kurti të përgjigjet se pse Radojçiqi u la të largohet nga Kosova

    Tahiri: Kurti të përgjigjet se pse Radojçiqi u la të largohet nga Kosova

    Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të përgjigjet në pyetjen se pse krimineli serb, Milan Radojçiq është lënë të largohet nga Kosova pas ngjarjes së 24 shtatorit.

    Në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Tahiri gjithashtu akuzoi kreun e Qeverisë për rrënim të pozitës së Kosovës në dialog, pasi sipas tij Draft Statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe përmban kompetenca ekzekutive.

    “Kurti duhet t’i përgjigjet qytetarëve se pse është lejuar largimi i Radojçiqit nga Kosova, kur në kohë reale është parë prezenca e tij në sulmin e 24 shtatorit në veri. Pse është lejuar largimi i tij? Ai është i dyshuar për vepra penale dhe është e turpshme që ai u la të ikte. Kjo është një përgjigje që Kurti duhet ta japë”, tha ai.

    “Në tavolinë e kemi një draft të dëmshëm. Ky angazhim i Kurtit në dialog ka sjellë një pushtet paralel sepse për herë të parë po flasim për kompetenca ekzekutive. Po zbatohet neni 7 i Marrëveshjes së Ohrit. Në përmbajtje kjo një vetëqeverisje për serbët”, theksoi Tahiri.

    Ai gjithashtu foli edhe për dërgimin në Kushtetuese të presidentes Vjosa Osmani nga partitë opozitare për mosdekretimin e Blerim Isufajt si kryeprokuror i shtetit.

    Tahiri theksoi se LDK nuk ka qenë e gatshme që Osmanin ta dërgojnë në Kushtetuese, dhe se sipas tij ajo po shpëton nga shkelja që ka bërë.

    “Për rastin Osmani kemi pas dakordim të punojmë së bashku. Kemi dështuar ta dërgojmë atë në Kushtetuese. PDK dhe AAK kanë qenë të gatshme, por jo edhe LDK. Ajo po shpëton nga shkelja që ka bërë”, përfundoi Tahiri.

  • ​Mbahet seanca për gjykimin e parë në mungesë për krime lufte

    ​Mbahet seanca për gjykimin e parë në mungesë për krime lufte

    Është mbajtur seanca fillestare për gjykimin e parë në mungesë, ndaj të akuzuarit Çedomir Aksiq. Në seancën e mbajtur në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, u tha se i njëjti ngarkohet për krime lufte nga janari deri në maj të vitit 1999. Në aktakuzën e prezantuar nga prokurorja speciale, thuhet se Aksiq ka marrë pjesë në këto krime në fshatrat Reçak, Mulapolc dhe Petrovë të Shtimes.

    Prokurorja speciale, Habibe Salihu ka lexuar aktakuzën për gjykim në mungesë ndaj Çedomir Aksiq, ku tha se është vërtetuar dyshimi se i akuzuari nga janari deri në maj të vitit 1999 duke bashkëvepruar me një grup njerëzish ka shkaktuar vuajtje të mëdha, cenim të integritetit e vrasje.

    Tutje, ajo theksoi se në fillim të muajit prill, i akuzuari bashkë me një grup njerëzish kriminal në pikën “Kodra e Gështenjave” në mes të Shtimes dhe fshatrave Mulapolc, Reçak dhe Petrovë, kishin urdhëruar dëbimin e gjithë banorëve të lagjes.

    Prokurorja speciale theksoi se i akuzuari Çedomir Aksiq ka kryer veprën penale “Krim i Luftës kundër Popullsisë Civile”.

    Paraprakisht, prokurorja Habibe Salihu para trupit gjykues tha se qysh në fazën e hetimeve ka ndërmarrë veprime dhe kanë shfrytëzuar të gjitha mundësitë ligjore, me qëllim të sigurimit të prezencës së të akuzuar.

    Kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Violeta Namani tha se janë plotësuar kushtet qe të nis gjykimi në mungesë.

    Gjykatësja e ka udhëzuar mbrojtësin e të akuzuarit që në afat prej 30 ditësh të paraqes kërkesën për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

  • Gashi: Prokuroria është selektive, po e pengon punën në rastin Dehari

    Gashi: Prokuroria është selektive, po e pengon punën në rastin Dehari

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka dëshmuar në Prokurorinë Speciale në lidhje me rastin e Astrit Deharit. Ndërkaq, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi nuk është lejuar të marrë pjesë gjatë intervistimit.

    Në një prononcim për media, Gashi tha se Prokuroria është treguar selektive, dhe se e njëjta po e pengon punën në rastin e Astrit Deharit.

    “Prokuroria për arsye të panjohura është duke vepruar në mënyrë selektive”, tha ai.

    Ai tha se i ka paraqitur disa kërkesa, por prokuroria ende nuk i ka dhënë përgjigje zyrtare.

    Ndërsa ka folur edhe për mundësinë e ankesës ndaj prokurorit.

    Ndryshe, me rastin e 7-vjetorit të vdekjes së ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, Haxhiu kishte shkruar në Facebook, se krimi ndaj Deharit përfshin një sërë veprimesh për të cilat ende askush nuk ka dhënë përgjegjësi.

    Pas kësaj, Haxhiu kishte njoftuar se ftesa nga Prokuroria Speciale për të dëshmuar, kishte ardhur si rezultat i statusit të saj të bërë në rrjete sociale. /KP

  • Kurti: Do të inkurajojmë aktivizimin në tregun e punë të personave me aftësi të kufizuar

    Kurti: Do të inkurajojmë aktivizimin në tregun e punë të personave me aftësi të kufizuar

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë lansuar platformën për regjistrimin e organizatave joqeveritare dhe bizneseve si ndërmarrje sociale.

    Kjo politikë qeveritare u tha se do të inkurajojë aktivizimin në tregun e punës të personave me aftësi të kufizuar dhe grupeve të tjera të cenueshme. Si kusht për marrjen e statusit ndërmarrje sociale është nëse OJQ-të apo bizneset e kanë aktivitetin të strukturuar për ofrimin e shërbimeve për grupet e cenueshme apo kanë të punësuar së paku 30 për qind të stafit nga të njëjtat grupe.

    Kryeministri Albin Kurti, tha se këto politika qeveritare do të sigurojnë që shteti do të ofrojë mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët.

    Ndërkaq, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekruan Murati, e konsideroi si shumë të rëndësishme këtë platformë për t’i ndihmuar grupet e cenueshme në vend.

    Takimi i Kurtit dhe Muratit me OJQ-të dhe bizneset ishte i hapur vetëm në fjalimet e qeveritareve, ndërkaq, në momentin kur morën fjalën përfaqësuesit e tjerë mediat u larguan nga salla e diskutimit./kp/

  • LDK-ja publikon listën e plotë të anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm

    LDK-ja publikon listën e plotë të anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm

    Anëtarët e Këshillit kanë mandat 4 vjeçar ndërsa lista do të plotësohet me shtatë anëtarë të ri nga mërgata të cilët do të përcaktohen nga diaspora e LDK-së.

    Adnan Lahu, Adriatik Zenuni, Alban Bytyçi, Alban Rraci, Alban Zogaj, Albulena Muja-Bajraktari, Alush Gashi, Amir Simnica, Anila Reçica, Anila Morina, Anton Quni, Arben Berisha, Arben Gashi, Arbër Ismaili, Ardian Llumnica, Ardian Shala, Ardita Rrahmani, Arjeta Salihu, Armend Agolli, Armend Zemaj, Artanë Ratkoceri, Avdi Pireva, Avdullah Hoti, Avdyl Aliu, Bajrush Morina, Bekim Gashi, Berat Rukiqi, Besa Gaxherri, Besian Mustafa, Besnik Osmani, Behgjet Xheladini, Blerta Vula, Brikenda Kryeziu, Bujar Pllana, Burim Berisha, Burim Krasniqi, Daut Azemi, Diamant Bytyçi, Doarsa Kica-Xhelili, Donjeta Dragusha, Donjetë Sheqiri, Doruntinë Maloku, Driton Rukiqi, Driton Selmanaj, Edona Gashi, Egzon Pacolli, Egzon Qorri, Ekrem Hyseni, Ema Nikçi, Fadil Aliu, Fatmir Asllani, Fatlume Jaha, Fatmir Ademaj, Fatmir Rexhepi, Fetah Rudi, Fikrie Shala, Flamur Bytyçi, Flamur Istrefi, Florian Dushi, Flutura Kamberi, Gazmend Muhaxheri, Gent Beqiri, Gentrit Murseli, Gëzim Plakolli, Granit Berisha, Hasan Ajeti, Hasan Aliu, Hazir Borovci, Hykmete Bajrami, Hyrije Dobrunaj, Ilir Ferati, Ilir Fetahu, Imet Rrahmani, Imri Ahmeti, Isa Fejzullahu, Ismet Beqiri, Izet Sadiku, Jehona Lushaku-Sadriu, Jeta Rafuna, Jeton Biçkaj, Kastriot Shabani, Kimete Kuka-Hasallari, Korab Krasniqi, Krenar Xhaferi, Kujtim Shala, Kushtrim Sopa, Latif Ramadani, Linda Bekteshi, Lirije Kajtazi, Lutfi Haziri, Marigona Geci, Miketa Hajdari, Mirjeta Kalludra, Mirsad Kamerolli, Muhamet Hamiti, Mybera Mustafa, Naim Qunaku, Naim Pira, Netja Bejta, Nexhat Ramadani, Paris Guri, Pëllumb Bajqinovci, Qamil Kolloni, Ragip Mustafa, Rexhep Urbogaj, Rrezarta Krasniqi, Ruzhdi Shehu, Sadije Osaj, Sami Salihu, Salih Morina, Selajdin Bytyçi, Shefqet Shehu, Shemsie Bytyçi, Shkëlzen Hajdini, Shkëmb Manaj, Shkumbin Gashi, Shqipe Pantina, Sibel Halimi, Sokol Haliti, Sokol Shaqiri, Ukë Rugova, Urim Suka, Valdet Hashani, Valentina Bunjaku-Rexhepi, Vali Ahmeti, Valon Murtezaj, Visar Azemi, Visar Berisha, Vjollca Kadolli, Vjollca Konjusha, Vlora Dumoshi, Xhafer Gashi, Xhafer Tahiri, Xhenet Syka, Xhavit Uka.

  • Biden feston ditëlindjen e 81-të

    Biden feston ditëlindjen e 81-të

    Presidenti Joe Biden sot feston ditëlindjen e 81, mirëpo ai nuk ka plane për një festë publike luksoze, edhe pse demokratët kërkojnë një strategji për të qetësuar shqetësimet e votuesve për moshën e tij deri në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

    Për shumë njerëz të një moshe të caktuar, vjen një moment kur shënon një ditëlindje tjetër, dhe kjo nuk mirëpritet me të njëjtin entuziazëm si dikur. Kjo u ndodh edhe njerëzve të cilët nuk kandidojnë as për president.

    Për Presidentin Biden, i cili mbush 81 vjeç të hënën, një ditëlindje tjetër mund të sjellë më shumë përgjegjësi sesa argëtim, duke sjellur në kujtesë moshën e tij një elektorati tashmë skeptik. Ndryshe nga presidentët e tjerë që kanë festuar ditëlindjet me ngjarje politike luksoze, Biden planifikon të përjetojë momentin historik të tij privatisht me familjen në Nantucket më vonë këtë javë, shkruan The New York Times.

    Dhurata më e mirë për ditëlindje që presidenti më i vjetër në historinë amerikane mund të shpresonte do të ishte një strategji për të qetësuar shqetësimet e votuesve, por kjo ka qenë e vështirë për t’u arritur.

  • Kurti thotë se OJQ-të e bizneset mund të regjistrohen si ndërmarrje sociale: Mundësohet punësimi e mirëqenia për grupet e cenueshme

    Kurti thotë se OJQ-të e bizneset mund të regjistrohen si ndërmarrje sociale: Mundësohet punësimi e mirëqenia për grupet e cenueshme

    Kryeministri i Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, janë takuar me përfaqësues të organizatave jo-qeveritare dhe bizneset, raporton Ekonomia Online.

    Kurti, ka njoftuar se nga tani këto dy të fundit do të mund të marrin statusin e ndërmarrjeve sociale. Sipas tij, ky vendim mundëson punësimin dhe sigurimin e mirëqenies për grupet e cenueshme.

    “Vizionin për të ofruar mundësi të barabarta për të gjithë e kemi shprehu kaherë, ndërsa punën dhe vullnetin për ta bërë atë vizion realitet e kemi dëshmuar mes hartimit dhe zbatimit të politikave për një ekonomi sa më gjithëpërfshirëse. Politikat e orientuara për personat me aftësi të kufizuara lehonat dhe fëmijët të moshuarit dhe familjet me asnjë të punësuar kanë siguruar që qytetarët dhe shteti do të jenë bashkë për të vepruar për të gjithë pa lënë asnjëri mbrapa. Punësimi dhe drejtësia barazia dhe zhvillimit ekonomik janë baza e së cilit hap të rrugëtimit tonë. Sot pranë jush në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ju paraqes edhe një arritje tjetër në këtë drejtim, për herë të parë në Kosovë Qeveria jonë ofron mundësin që organizatat joqeveritare dhe bizneset të regjistrohen dhe të marrin statusin e ndërmarrjes sociale, pra në vendin tonë kem ndërmarrje publike kemi ndërmarrje private po kemi edhe ndërmarrje sociale. Kornizën ligjore e cila ka qenë ekzistuese në fund po e zbatojmë ashtu që të adresojmë nevojat e grupit cenueshme të shoqërisë përmes zhvillimit të sektorit ndërmarresisë sociale”.

    “Lehtësirat të cilat do të i ofrojnë ndërmarrjes sociale në njërën anë e inkuadrojnë aktivizimin në tregun e punës të personave nga grupet të cenueshme ndërkaq në anën tjetër sigurojnë rishpërndarjen e të hyrave për të i shërbyer pikërisht këtyre grupeve, edhe të rritet punësimi po njëkohësisht edhe mirëqenia. Punësimi në fillim përmes inkuadrimit ndërkaq mirëqenia në fund përmes rishpërndarjes së fitimit. Ju si biznese dhe si organizata jo qeveritare tashmë keni punë me personat nga grupet e cenueshëm Ne po ua prezantojmë procesin e regjistrimit të ndërmarrjes sociale dhe po u informojnë rreth fitimeve që lehtësojnë punën tuaj në shërbim të tyre grupeve të shoqërisë. Nëse aktivitetin tuaj e keni strukturuar në atë mënyrë që ofroni shërbime për grupe të cenueshme apo keni punësuar së paku 30% të stafit nga grupet e cenueshme, ju mund të aplikoni për të marrë certifikatën e ndërmarrjes sociale të shënoheni në regjistrin e ndërmarrjes sociale dhe të operoni si të tilla në tregun në Kosovë”.

    “Si Qeveri mbetemi të përkushtuar që të gjithë ta ndjejnë dorën e Shtetit dhe synojmë të bëjmë këtë duke garantuar qasje të barabartë në mundësi për avancimin ekomomik. Andaj ju konsiderojmë pikërisht juve këtu të ftuar si dhe të gjithë organizatat qeveritar edhe biznese që punojnë në shërbim të grupeve të cenueshme si partnerët kyç në këtë rrugëtim tonë të përbashkët”.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka treguar se kompanitë ku 30% e punëtorëve janë nga grupet e cënueshme, mund të aplikojnë si ndërmarrje sociale.

    Sipas tij, përfitimet janë që kompanitë ose OJQ-të lirohen nga tatimi në fitim.

    “Si Qeveri pra në vazhdimësi në mënyrë të vazhdueshme jemi munduar të zbatojmë politikat të cilat adresojnë pabarazinë si në tregun e punës po ashtu edhe nivelin e të hyrave për familje. Kemi pasur sit ju kujtohet masën 1.8 të pakos ringjalljes ekonomike nga e cila mbi 2200 familje pra janë mbështetur për punësim që nuk kanë pasur asnjë anëtar të familjes të punësuar. Po ashtu përmes masës 3.5 jemi përkujdesur që të mbështesim deri më tani mbi 46 mijë gra lehona të cilat po ashtu si të pa puna nuk kanë pasur burime të ardhurave mirëpo dora e Shtetit më në fund ka arritur të i mbështes edhe këtë kategori”.

    “Gjithsesi kemi pasur edhe masën 1.6 për punësimin për persona me aftësi të kufizuar të cilët ishin jashtë tregut të punës. E ku nga 160 përfitues që kemi pasur fillimisht kanë kryer trajnimet në punë në vendin e punës e pastaj e kanë vazhduar punësimin shumica prej tyre. Ky është një varg masash ku disa prej tyre janë shndërruar në skena të përhershme e cila kanë për qëllim përkrahjen e grupeve të cenueshme në shoqëri po të njëjtin qellim sot po e prezantojmë edhe fillimin e procesit të regjistrimit të ndërmarrjeve sociale, ndërmarrje këto që karakterizohen nga iniciativa e lirë përkrahja për grupe të cenueshme si dhe vullnetarizmi, ndryshe nga bizneset tradicionale e cila kanë për qëllim maksimizimin e fitimit ndërmarrjet sociale përdorin fondet e tyre për të avancuar misionin shoqëror, e në përkrahje të këtij mision ato po pranojnë edhe lehtësira gjatë operimit të tyre, për të kualifikuar për regjistrim të ndërmarrjes sociale ju mund të jeni biznese apo organizata qeveritare që ofroni shërbime të ndryshme për grupet e cenueshme përfshirë këtu edhe shërbime shëndetësore rezidenciale psiko-sociale dhe të aftësimit profesional. Gjithashtu përveç ofrimit të shërbimeve edhe kompanitë apo OJQ-të që punësojnë së paku 30% të punonjësve nga grupet e cenueshme dhe bëjnë prodhimin apo përpunimin e produkteve mund të aplikojnë për të marr statusin e ndërmarrjeve sociale”.

    “Para se të aplikojnë bizneset apo OJQ-të do të definojnë qartë fushëveprimtarinë e tyre klasifikimin se cilën kategori janë A apo B si dhe mënyrën e shpërndarjes së fitimit duke pasur parasysh se deri më 30% e fitimit mund të shpërndahet për paga ndërsa pjesa tjetër shkon për zgjerim apo investim në veprimtarinë e tyre. Pas aplikimit për të fituar statusin e ndërmarrjes sociale OJQ-të apo bizneset dërgojnë dokumentet e nevojshme për aplikim të divizioneve për ndërmarrje sociale në Ministri dhe pas aplikimit Komisioni për vlerësim të statusit ndërmarrjes sociale pajis organizatën që kualifikohet me certifikatën e ndërmarrjes sociale, gjithashtu ndërmarrjet sociale të regjistruara lirohen edhe nga tatimi në fitim që ato gjenerojnë gjatë ushtrimit të aktiviteteve të tyre si dhe ju nënshtrohen vlerës 0 të tatimit mbi vlerën e shtuar kur importojnë lëndën e parë linjat e prodhimit dhe makineritë apo pajisjet e procesit të prodhimit apo ofrimit të shërbimit. Përkushtimi i Qeverisë zhvillimin e sektorit të ndërmarrësisë sociale mbetet i vazhdueshëm dhe fillimi i regjistrimit në këtë ndërmarrjeve është bërë vetëm hapi i parë”.