ATV

Category: Lajme

  • Tahiri: Nëse votohet Projektligji për Fondin Sovran, e dërgojmë në Kushtetuese

    Tahiri: Nëse votohet Projektligji për Fondin Sovran, e dërgojmë në Kushtetuese

    Shefi i Grupi Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, tha se në seancën e radhës do të diskutohen për Projektligjin për Fondin Sovran, ku sipas tij, nëse votohet PDK-ja do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, raporton Ekonomia Online.

    Kjo sipas tij, ngase ky fond do të jetë një strukturë burokratike.

    “Ditën e enjte po ashtu në kuadër të seancës së re do ta kemi Projektligjin për fondin sovran, ne si PDK e kundërshtojmë. Është një strukturë burokratike. Konsiderojmë që është një strukturë ekonomikë shumë e pa dobishme”.

    “Si e tillë konsiderojmë që nëse kalon në leximin e dytë ne si PSK do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese, kjo mund të ndërtohet vetëm me ndryshime Kushtetuese. Jemi të bindur që Gjykata Kushtetuese do ta rrëzoj. Ky ligj do të jetë në kundërshtim me Kushtetutën”, tha ai.

    Ai shtoi se Asociacioni do të jetë një institucion paralel i dëmshme për shtetin. Sipas tij, në bazë të këtij drafti Mitrovica e veriut do të jetë kryeqyteti i serbëve të Kosovës, raporton EO.

    “Ky është një pushtet paralel. Këtu nuk po flitet më për Asociacionin, në kompetenca është një institucion paralel në institucionet e Kosovës. Vetmenaxhimi është rregulluar shumë mirë me draft statusin aktual që është e dëmshme”, tha ai.

  • Kuvendi këtë javë mban tri seanca plenare

    Kuvendi këtë javë mban tri seanca plenare

    Deputeti i VV-së Armend Muja pas mbledhjes së Kryesisë ka thënë se gjatë kësaj jave do të mbahen tri seanca plenare, raporton EO.

    Sipas tij, Serbia mbetet sfida kryesore drejt normalizimit dhe se Kosova është e gatshme që të kontribuoj në emër të paqes dhe integrimit evropian.

    “Kemi dakrodim që të enjten të mbahen dy seanca dhe të premten një seancë për pyetje parlamentare. Të etjen në seancë e dytë do të votohen marrëveshjet ndërkombëtare”, tha ai .

    “Sfidat kryesore në procesin normalizimit është Serbia. Kosova është e gatshme që të kontribuoj në emër të paqes dhe integrimit evropian”, tha ai.

  • Armët e prezantuara nga FSK-ja në kazermën “Adem Jashari” për “Ditën e Forcës”

    Armët e prezantuara nga FSK-ja në kazermën “Adem Jashari” për “Ditën e Forcës”

    Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka prezantuar armatimin në kazermën “Adem Jashari”, në “Ditën e Forcës”, raporton EO.

    Gjithashtu qindra qytetarë e fëmijë të shkollave fillore kanë vizituar të hënën kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

    Në këtë ditë festive, të gjithë qytetarët mirëpriten në të gjitha kazermat e FSK-së, si në: Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin, ku do të ekspozohen pajisje, armatime, demonstrime si dhe aktivitete të ndryshme, që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së.

    Gjithashtu, në të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 19:00, do të mbahet koncerti i bendit frymor të FSK-së dhe Filarmonisë së Kosovës.

  • BQK: Dërgesat e mërgatës deri në muajin tetor arrijnë në 1.2 miliard euro

    BQK: Dërgesat e mërgatës deri në muajin tetor arrijnë në 1.2 miliard euro

    Një miliard e 200 milionë euro është vlera e dërgesave nga mërgata deri në muajin tetor 2023, gjë që paraqet rritje prej 10.9 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

    Kështu thuhet në statistikat e remitancave dhe institucioneve tjera financiare për muajin tetor 2023, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar se vlera e tyre, sipas vlerësimeve, muaj ishin 110.5 milionë euro.

    Sipas raportit, prurjet më të mëdha e këtyre dërgesave ishin nga institucionet financiare jo-bankare me pjesëmarrje prej 60.4%, pasuar nga kanalet tjera me 24.2% dhe bankat me 15.4%.

    Për sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, deri në muajin shtator vlera e tyre ishte 300.4 milionë euro. Ndërsa, asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.60 miliardë eurove.

    Në fund, BQK-ja tregon se asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit tetor 2023 janë rritur për 17.6 milionë euro, krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën e 496.5 milionë eurove.

  • Osmani e Kurti në FSK: Ushtarët të gatshëm ta japin jetën për Kosovën, të trajnuar me standarde të NATO-s

    Osmani e Kurti në FSK: Ushtarët të gatshëm ta japin jetën për Kosovën, të trajnuar me standarde të NATO-s

    Presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti, kanë vizituar kazermën “Adem Jashari” me rastin e Ditës së Forcës, raporton EO.

    Fillimisht, Osmani e Kurti kanë parë nga afër pajisjet ushtarake për të cilat u informuan nga ushtarakët e Forcës së Sigurisë.

    Presidentja Osmani u shpreh e bindur se ushtarët e FSK-së janë të gatshëm ta jepni edhe jetën për Kosovën.

    Sipas saj, Forca e Sigurisë është forcë e trajnuar në bazë të standardeve të NATO-s.

    “Është derdhur shumë gjak në mënyrë që Kosova ta ketë lirinë, prandaj jemi të bindur se secili ushtarë e ushtare janë të gatshëm ta jepni edhe jetën për Kosovën. Sot Forca e Sigurisë është forcë e trajnuar në bazë të standardeve të NATO”.

    E kryeministri Albin Kurti, foli për shtimin e buxhetit për ushtrinë, raporton EO.

    “Qeveria e Kosovës në më pak se tri vjet ka bërë lë shumë se dyfishim të buxhetit, ka bërë gati trefishim në armatim dhe më shumë se katërfishim në trajnime të shkollimit të oficerëve e ushtarëve jashtë vendit”, tha Kurti.

  • Qindra qytetarë e fëmijë vizitojnë kazermën “Adem Jashari” me rastin e “Ditës së e Forcës”

    Qindra qytetarë e fëmijë vizitojnë kazermën “Adem Jashari” me rastin e “Ditës së e Forcës”

    Qindra qytetarë e fëmijë të shkollave fillore kanë vizituar të hënën kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë me rastin e “Ditës së e Forcës”, raporton EO.

    Në këtë ditë festive, të gjithë qytetarët mirëpriten në të gjitha kazermat e FSK-së, si në: Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin, ku do të ekspozohen pajisje, armatime, demonstrime si dhe aktivitete të ndryshme, që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së.

    Gjithashtu, në të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 19:00, do të mbahet koncerti i bendit frymor të FSK-së dhe Filarmonisë së Kosovës.

  • Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, në rend dite disa marrëveshje ndërkombëtare

    Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, në rend dite disa marrëveshje ndërkombëtare

    Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ku pritet të caktohet seanca e radhës plenare.

    Në rend të ditës për shqyrtim janë një mori pikash, ku përfshihen edhe disa marrëveshje ndërkombëtare.

    Po ashtu për shqyrtim është edhe caktimi i një seance të veçantë me vetëm pyetjet parlamentare.

  • Banorët e lagjes së “Muhaxherëve” mbesin pa rrymë, KEDS tregon arsyet

    Banorët e lagjes së “Muhaxherëve” mbesin pa rrymë, KEDS tregon arsyet

    Një pjesë e Prishtinës, përkatësisht në lagjen e “Muhaxherëve” ka mbetur pa energji elektrike nga ora 9:30 të mëngjesit të ditës së sotme (e hënë).

    Përkundër temperaturave të ulëta disa qytetarë të kësaj lagje po përballen me mungesë të energjisë elektrike si pasojë e një prishje në rrjet.

    Zyrtarë të KEDS-it kanë konfirmuar për KosovaPress se ekipet e kësaj kompanie janë në terren dhe janë duke punuar për rikthimin e furnizimit me energji elektrike.

    “Është një prishje në lagjen e “Mahaxherëve” në Prishtinë, ekipet tona janë në terren dhe janë duke punuar për rikthimin e furnizimit me energji elektrike”, theksoi zëdhënësi i KEDS-it, Lulëzim Krasniqi për KP.

    Ai nuk ka treguar se për sa kohë qytetarët e kësaj pjese të kryeqytetit do të mbesin pa rrymë.

  • “ATO janë NE” – Osmani, Nagavci e Haxhiu bashkë kundër dhunës në bazë gjinore, kërkojnë dënime maksimale

    “ATO janë NE” – Osmani, Nagavci e Haxhiu bashkë kundër dhunës në bazë gjinore, kërkojnë dënime maksimale

    Në kuadër të aktiviteteve të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci kanë marrë pjesë në aktivitetin “ATO janë NE”, raporton Ekonomia Online.

    Osmani me këtë rast tha se të gjithë duhet që të ngrisin zërin kundër dhunës, duke shtuar se për 16 ditë do të ketë një varg aktivitetesh në kuadër të kësaj fushate.

    Për shkak të rasteve të shumta të dhunës, ajo tha se janë ashpërsuar dënimet, por që po punohet edhe në parandalim. E para e shteti u ka bërë thirrje vajzave e grave që ta raportojnë dhunën, për çka tha se vetëm të bashkuar mund të luftohet ky krim.

    “Po i fillojmë 16 ditën e aktivizmit në bazë gjinore. Jemi këtu për ta ngritur zëri kundër dhunës, ky aktivizëm duhet ta ngrisimi çdo ditë të viti. Do të jenë 16 ditë përplot aktivitetet kundër dhunës në çdo ambient”.

    “Ka pasur raste të shumta në bazë gjinore dhe kemi punuar që jo vetëm të ashpërsohen dënimet, por që kemi edhe parandalim të këtij krimi. Iu bëjmë thirrje të gjitha vajzave e grave që mos ta durojnë dhunën. Vetëm së bashku mund ta luftojmë këtë krim. Prioritet tona duhet të jenë që institucionet të jenë sa më efikase”.

    Edhe ministrja Nagavci këkroi që të raportohet dhuna dhe dhunuesit të marrin dënimin maksimal. Ajo sqaroi se në të gjitha shkollat në vend nxënësit do të njihen me të drejta e tyre. Madje tha se edhe mësimdhënësit janë pajisur me informatorë që të adresuar këto raste, raporton EO.

    “Në gjitha shkollat ka filluar një var aktivistesh në shkolla që të gjithë të njihet me të drejta e tyre, por edhe të raportojnë dhunë. Kemi përgatitur dhe shpërndarë informatorë edhe për mësimdhënësit tanë për të adresuar këto raste”.

    “Edhe kemi lansuar fushatë për kujdesin shëndetësor. Përtej obligimeve kemi organizuar edhe një varg aktivistesh me komunat dhe shkollat, jemi në bashkëpunim që secili prej rasteve të marrë dënimin maksimal dhe të ofrohet ndihmë edhe për të miturat”.

  • Krasniqi: Korrupsion institucional, pasurim i zyrtarëve qeveritarë, varfëri qytetare e regres shtetëror

    Krasniqi: Korrupsion institucional, pasurim i zyrtarëve qeveritarë, varfëri qytetare e regres shtetëror

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka theksuar sot gjetjet e shumta që ka publikuar Komisioni Evropian në raportin e fundit për Kosovën sa i takon korrupsionit.

    Komisioni Evropian ka theksuar në raportin e vitit 2022-2023 se korrupsioni është shqetësim serioz në Kosovë.

    “Shkarkimi i Kreut të Njësisë së Veçantë të Hetimeve në kuadër të Policisë së Kosovës, dërgon një sinjal negativ në përkushtimin e Kosovës në luftën ndaj korrupsionit”, thuhet në raport.

    Kreu i PDK-së Memli Krasniqi tha me këtë rast se në 133 faqe të raportit të Komisionit Evropian për Kosovën – 99 herë përmendet fjala korrupsion! Korrupsion institucional, pasurim i zyrtarëve qeveritarë, varfëri qytetare e regres shtetëror!