ATV

Category: Lajme

  • “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave” – Të martën protestohet për vrasjen e Liridonës

    “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave” – Të martën protestohet për vrasjen e Liridonës

    Të martën, 5 dhjetor, duke filluar nga ora 18:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, do të organizohet protestë në mbrojtje të grave pas rastit të fundit të vrasjes së Liridona Murselit, ngjarje që dyshohet se u porosit nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

    Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka organizuar protestën, të cilën po e quajnë “gjithëpopullore”.

    “Ju njoftojmë se këtë të marte, 5 dhjetor, duke filluar nga ora 18:00, ne thërrasim protestë gjithëpopullore në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Thërrasim në organizim dhe veprim të gjitha/ë anembanë Kosovës që të mblidhemi dhe të themi njëzëri që nuk ka paqe pa sigurinë e grave dhe të kërkojmë që dhuna e gjinizuar dhe femicidi të trajtohen si urgjencë kombëtare!”, thuhet në njoftimin e tyre.

    Kjo organizatë ka njoftuar se do të organizojë një aksion simbolik të dielën pranë Pallatit të Drejtësisë, ku pritet të mbahen seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Murselit.

  • Vetura godet një këmbësor në Prishtinë

    Vetura godet një këmbësor në Prishtinë

    Një këmbësor ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor si pasojë e një aksidenti sot në Prishtinë.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Rreth orës 12:40  kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

  • Peach përmbyll vizitën në Kosovë duke vizituar ushtarët britanikë që erdhën së fundi

    Peach përmbyll vizitën në Kosovë duke vizituar ushtarët britanikë që erdhën së fundi

    I dërguari i Posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, e ka përmbyllur vizitën në Kosovë në kampin Bondsteel, ku ka takuar ushtarët britanikë nga Regjimenti Mbretëror i Princeshës së Uellsit, të cilët erdhën së fundi në Kosovës, pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë.

    Pamje nga vizita e tij atje ka publikuar Ambasada britanike në Kosovës. Në njoftim thuhet se emisari britanik lavdëroi ata për vendosjen e tyre të shpejt dhe profesionale si dhe i ka falenderuar për kontributin në mandatin e KFOR’it.

    “Në fund të vizitës së tij në Kosovë, i dërguari i kryeministrit Lord Peach bëri një vizitë tek ushtarët britanikë nga Regjimenti Mbretëror i Princeshës së Uellsit në kampin Bondsteel.

    Lordi Peach i lavdëroi ata për zbarkim e tyre të shpejtë dhe profesionale dhe i falënderoi për kontributin e tyre në mandatin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të sigurt gjatë vendosjes së tyre këtu”, thuhet në njoftim.

  • Abdixhiku te familja Rugova me rastin e ditëlindjes së ish-presidentit, veçon tortën e preferuar të themeluesit të LDK-së

    Abdixhiku te familja Rugova me rastin e ditëlindjes së ish-presidentit, veçon tortën e preferuar të themeluesit të LDK-së

    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bashkë me familjen e tij e zyrtarë të tjerë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë vizituar familjen e ish-presidentit Ibrahim Rugova me rastin e ditëlindjes.

    Abdixhiku ka thënë se zonja e shtëpisë Fana Rugova iu kishte përgatitur ëmbëlsirën “Tiramisu”, atë që e kishte pasur të preferuar edhe ish-presidenti Rugova e të cilën e kishin shijuar për herë të parë në Romë.

    Bashkë me Abdixhikun dhe zyrtarët e tjerë në këtë vizitë kanë qenë edhe gjenerata e parë e Shkollës Politike të LDK-së që ka marrë emrin “Ibrahim Rugova”

    “Ata nga afër panë vet historinë. Atë që bëri lirinë, shtetësinë e vet demokracinë. Kjo histori na qëndron sot jo vetëm si rikujtim i madhështisë, por edhe si detyrim i rrugëtimit tonë përpara. Presidenti ka vetëm ditëlindje!Prandaj gjithë rugovistëve, urime kjo datë e ditë!”, ka shkruar Abdixhiku.

  • Erërat të forta në disa qytete shkaktojnë dëme në shtylla dhe përçues elektrikë

    Erërat të forta në disa qytete shkaktojnë dëme në shtylla dhe përçues elektrikë

    Erëra të forta janë raportuar sot në rajonin e Dukagjinit, Mitrovicës dhe të Prizrenit.

    Të dhënat e fundit nga KEDS paraqesin një situatë të përkeqësuar në distriktet e Pejës, Gjakovës, Mitrovicës dhe Prizrenit, ku janë shkaktuar dëme në shtylla dhe në përçues elektrikë.

    “Ekipet e terrenit ndodhen në gatishmëri 24/7 me qëllim që konsumatorëve të prekur nga këto kushte atmosferike, t’u kthehet sa më parë furnizimi me energji elektrike, për çka i falënderojmë për mirëkuptim”, thuhet në njoftim.

  • Presidentja Osmani zhvillon takime të shumta në COP28

    Presidentja Osmani zhvillon takime të shumta në COP28

    Në kuadër të takimeve gjatë COP28 në Dubai, presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar takime me kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen dhe kryeministrin e Sao Tomé dhe Principe, Patrice Trovoada.

    Në takim me kryeministren daneze u diskutua mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.

    “Danimarka është një mike e vlefshme për Kosovën dhe ne mezi presim të vazhdojmë të punojmë së bashku në trajtimin e sfidave të përbashkëta”, ka shkruar Osmani në X.

    Ndërsa, në takim me kryeministrin e Sao Tomé dhe Principe, u diskutua mbi thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

    “Kosova mbetet e përkushtuar për të punuar ngushtë me partnerë anembanë globit”, ka shkruar Osmani.

  • Ministrja Gërvalla përuron zyrën e re të Ambasadës së Kosovës në Senegal

    Ministrja Gërvalla përuron zyrën e re të Ambasadës së Kosovës në Senegal

    I ngarkuari me punë në Ambasadën e Kosovës në Senegal, Sami Halili, ka njoftuar sot se Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz ka përuruar zyrën e re të Ambasadës së Kosovës, në këtë shtet.

    “Inaugurimi i Kancelarisë së re të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Senegal nga ministrja Gërvalla-Schwarz dhe Aliou Sow, Ministër i Kulturës dhe Trashëgimisë Historike të Republikës së Senegalit”, ka shkruar ai.

     

     

  • Osmani: Vrasja e Liridona Ademajt është krim monstruoz që duhet të marrë dënimin e merituar

    Osmani: Vrasja e Liridona Ademajt është krim monstruoz që duhet të marrë dënimin e merituar

    Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se vrasja e Liridona Ademajt është krim montruoz e që duhet të marrë dënimin e merituar.

    Osmani ka thënë se ky “krim i tmerrshëm kërkon veprim të shpejtë dhe vendimtar” për t`u siguruar që drejtësia të mbizotërojë dhe që autorët ta marrin dënimin, raporton Express.

    Tutje Osmani ka deklaruar se është nevojë urgjente që të forcohet zbatimi i ligjit dhe kryerësit e krimeve të tilla të llahtarshme të përballen me dënimet më të ashpra të parapara me ligj.

    “Femicidi është dëshmi rrënqethëse që shpërfaq pabarazinë e rrënjosur thellë dhe dhunën me të cilën përballen gratë. Është një rrëfim tragjik i jetëve të shkurtuara brutalisht vetëm për shkak të gjinisë. Humbja e jetëve të grave nga duart e burrave është një njollë në ndërgjegjen tonë kolektive”, ka shkruar Osmani.

  • Gjendet i vdekur një 52-vjeçar në Livoç të Gjilanit

    Gjendet i vdekur një 52-vjeçar në Livoç të Gjilanit

    Një 52-vjeçar është gjendur i vdekur në fshatin Livoç të Gjilanit, njoftoi Policia e Kosovës. 

    Policia kishte marrë informacionin se sot rreth orës 6 të mëngjesit një person i vdekur ndodhet te penda e fshatit Livoç.

    “Njësitet policore i janë përgjigjur menjëherë thirrjes, është njoftuar edhe emergjenca e spitalit të Gjilanit dhe njësiti i zjarrfikëseve. Nga vendi i ngjarjes raportohet se nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima mashkull i vitit të lindjes 1971 është pa shenja jete”, ka njoftuar Policia.

    Njësitë policore kanë nisur hetimet për ndriçimin e rrethanave që kanë të bëjnë me rastin në koordinim me prokurorin e shtetit.

  • Vulin: Kapitulli 35 është një mjet shantazhi nga BE-ja për të detyruar Serbinë të njohë Kosovën

    Vulin: Kapitulli 35 është një mjet shantazhi nga BE-ja për të detyruar Serbinë të njohë Kosovën

    Për BE-në, kapitulli 35 është bërë mjet shantazhi për të detyruar Serbinë të njohë Kosovën, tha sot i sanksionuari i SHBA-ve dhe ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin.

    Ai në një deklaratë me shkrim ka thënë se më 22 janar 2014, si ministër pa portofol në krye të Kosovës, ka udhëhequr delegacionin e Serbisë në bisedimet me Bashkimin Evropian për temën e kapitullit 35 dhe se ka thënë qartë në emër të i Shtetit të Serbisë se kapitulli 35 nuk ishte zëvendësim për dialogun e Brukselit dhe se çështjet e statusit nuk mund të zgjidhen në të, si dhe se kapitulli 35 nuk është hapësirë ​​për inicimin e temave të reja për të cilat nuk është rënë dakord në dialogun e Brukselit.

    “Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian konfirmuan se është siç thashë, por nëntë vjet më vonë, kapitulli 35 është bërë një mjet shantazhi për BE-në për të marrë atë që nuk e fituan në negociatat me Aleksandar Vuçiqin dhe Serbinë, një mjet që duhet të shërbejnë për presion ndaj Serbisë që të braktisë veten dhe të njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe demokratik”, theksoi Vulin.