ATV

Category: Lajme

  • Sot testohet alarmi publik në Prishtinë

    Sot testohet alarmi publik në Prishtinë

    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot në orën 12:05 do të bëhet testimi i alarmit publik.

    Sipas njoftimit, ky testim do të bëhet me zë të njëtrajtshëm, dy herë nga 30 sekonda.

    “Ju njoftojmë se testimi i radhës i sistemit të Alarmit Publik do të bëhet me datë 02.12.2023 (e shtunë) ora 12:05 më zë të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda”, thuhet në njoftimin e komunës.

  • Vdes veprimtari dhe humanisti Gani Saramti

    Vdes veprimtari dhe humanisti Gani Saramti

    Në moshën 82-vjeçare në Slloveni ka vdekur veprimtari, aktivisti dhe humanisti, Gani Saramati.

    Lajmi për vdekjen e tij pikëlloi njerëzit që e njihnin por edhe të gjithë komunitetin në Slloveni, si dhe në vendlindjen e tij.

    Gani Saramti ka lindur në fshatin Dobrush të Komunës së Prizrenit. Ai emigroi në Slloveni në moshën 17 vjeçare.

    Ai ka lënë pas një trashëgimi të pasur humanitare dhe kontributi të vyer në fushën e bashkatëdhetarëve por gjithashtu do të kujtohet edhe për angazhimin e tij në mbështetjen e të varfërve dhe në ndërtimin e urave midis kulturave.

  • ​Qytetarët ankohen për shërbimet jo cilësore të “Vala”, Telekomi tregon arsyet

    ​Qytetarët ankohen për shërbimet jo cilësore të “Vala”, Telekomi tregon arsyet

    Qytetarët përdorues të telefonisë mobile në operatorin “Vala” ankohen se po përballen me probleme për thirrjet telefonike nga ky operator. Ata thonë se shërbimet e “Vala” janë të dobëta dhe nuk po arrijnë të përdorin numrat e tyre.

    Ndërsa, nga Telekomi i Kosovës janë deklaruar për KosovaPress se janë në fazën e investimeve të mëdha teknologjike, ku pohojnë se kanë pasur probleme serioze me shërbime. Drejtues të kësaj kompanie janë zotuar se vitin e ardhshëm do të posedojnë teknologjinë e fundit.

    Qytetarët ankohen për shërbime jo të mira telefonike. Ramadan Jakupi thotë se rrallë herë arrin të telefonojë dikë.

    “Vallah goxha shumë, se di çfarë është bërë…Si e paguan 5 euro apo 6, të njëjtën fuqi e ka, paguaj sa të duash, kur nuk po bënë, po nuk e di pse…Edhe thirrjet me numër nuk po bëjnë nganjëherë”, thotë Jakupi.

    Edhe Nazlije Gashi shpreh kritikat e saj, duke thënë se nuk po arrin të telefonojë të tjerët nga operatori ‘Vala’

    “Boll (po kemi probleme me numër), nganjëherë nuk po ka hiç valë dhe nuk po punon”, Gashi.

    Ndërkaq, Qamil Shala thotë se në vendin ku banon, “Vala” është jashtë funksionit.

    “Në Komunë të Graçanicës ku po jetoj po kemi probleme, ndërsa kur po dalë prej Graçanicë po bënë”, përfundon ai.

    Drejtori teknik i Telekomit të Kosovës, Halil Krasniqi pohon se së fundmi ka pasur probleme me shërbime.

    “Për pjesën tjetër të antenave të mbetura, jemi tashmë në fazën tenderuese të një projekti të madh, shumë milionësh, që pjesa tjetër me këtë projekt do të modernizohet. 300 antena prej tyre do të jenë 5 G, ku do të vendoset në viset apo zonat më të banuara, më të dendura me popullsi, kurse pjesa tjetër do të jetë 4 G + që ka shpejtësi më të madhe se 4 G. Kështu, në këtë fazë, për shkak të integrimeve, platformave të reja, kemi pas disa ditë që kemi pas probleme serioze me shërbime, është pikërisht për shkak të integrimeve të projekteve të reja…I kemi shtuar 90 antena 4 G në regjione tjera në katër muajt e fundit, pasi në këta muaj na është rritur trafiku i internetit prej 35 për qind…Platformat e fundit që do t’i instalojmë e që kemi instaluar, janë fjala e fundit e teknologjisë. D.m.th “Vala” në vitin 2024, do të jetë me teknologji të fundit”, shprehet ai.

    Krasniqi thekson se ankesat e konsumatorëve po trajtohen me prioritet. Sipas tij, parametrat e cilësisë janë në kuadër të standardeve të lejuara.

    “Ne ankesat i marrim gjithmonë me prioritet, kemi qendrën e thirrjeve ku i trajtojmë ankesat e konsumatorëve duke i marrë me seriozitetin më të madh…00:55 Matjet e cilësisë i bëjmë rregullisht, përveç nesh, këto matje i bënë edhe autoriteti rregullativ ARKEP, është autoritet i pavarur dhe i bënë matjet pavarësisht prej nesh, me mostrat dhe metodologjinë e vet, nëse hyhet në faqen e tyre shihen kualiteti i operatoreve, shihet që përveç matjeve tona, edhe ARKEP parametrat e cilësisë janë në kuadër të standardeve të lejuara”, deklaron ai.

    Tutje, ai zotohet se këtë vit janë në fazën e investimeve të mëdha teknologjike dhe në ndërrim të komplet rrjetit.

    “Mirëpo, ne në këtë vit jemi në fazën e investimeve të mëdha teknologjike, jemi në fazë të ndërrimit komplet rrjetit. Rrjeti i “Vala”, është ai qendror, i cili gati është modernizuar tërësisht dhe është rrjeti antena, të cilin këtë qendror, modernizimi i tij është kryer, jemi në fazën testuese dhe pas rreth 3 muajve do të jetë në funksion. Kurse rrjeti radio, aty ku konsumatori ballafaqohet direkt me shërbimet tona, ¼ e territorit e kemi modernizuar. Pra, gjithë regjioni i Gjilanit, Ferizajt, Vitia, Artana, Kaçaniku, Hani i Elezit, gjitha rrugët ndërmjet, është modernizuar me teknologji 4g+ gjitha antenat. D.m.th në këto pjesë shërbimet janë të nivelit më të lartë që mund t’i ofrojë teknologjia e fundit. Po ashtu ai rrjet është i gatshëm edhe për 5 G, pra, brenda rreth tre muajve, sapo të lëshohet rrjeti qendror, edhe 5 G do të jetë në regjionet të lartpërmendura”, shton Krasniqi.

    Krahas kësaj, Krasniqi thekson se nuk ka imazh të mirë Telekom-i dhe se sipas tij, kjo ka ndodhur për shkak të degradimit të kësaj kompanie publike.

  • Masat e BE-së s’hiqen as sivjet – Analistët e kritikojnë Qeverinë: S’po zbaton rekomandimet, humbim mbi 500 milionë €

    Masat e BE-së s’hiqen as sivjet – Analistët e kritikojnë Qeverinë: S’po zbaton rekomandimet, humbim mbi 500 milionë €

    Analistë politik në vend thonë se Kosova rrezikon t’i humb mbi 500 milionë euro fonde nga BE-ja nëse nuk largohen gjatë këtij viti masat e vendosura tash e sa muaj, e që sipas tyre, gjasat janë shumë të vogla që ato të largohen, raporton Ekonomia Online.

    Ata kanë shtuar se duke marr parasysh që Kosova është një vend i varfër, me buxhetin më të varfër në rajon si dhe ngritjen e madhe të çmimeve kohët e fundit, humbja  e kësaj  mbështetje nga BE vetëm sa e vështirëson situatën.

    Analisti politik, Arbnor Sadiku, ka thënë se masat e vendosura nga BE-ja nuk janë duke u larguar për disa arsye. E para sipas tij, është se për marrjen e vendimeve në BE duhet konsensus nga 27 vendet anëtare.

    Madje thotë se në mos largimin e masave po ndikon edhe mos zbatimi i kërkesave të BE-së nga ana e Kosovës për de-eskalim të shpjet të situatës në veri.

    “E para e dimë që vetë vendimmarrja e institucioneve të Unionit Evropian është e tillë ku është kogja komplekse, është shumë lehtë që të vendoset për një politikë të caktuar por pastaj tërheqja nga një vendim i ngjashëm siç ishte ky për masat apo sanksionet ndaj Kosovës është kogja e vështirë sepse duhet të ketë konsensus  të 27 vendeve anëtare”.

    “Natyrisht që institucionet e Unionit Evropian duhet që të jenë unike në këtë rast.  E dyta është që shto kësaj edhe lidershqipin aktual që është në krye me Borellin është e vështirë për Kosovë që të pritet që brenda këtij viti të hiqen sanksionet. Pastaj edhe mos pasjen e zbatimi të kërkesave nga qeveria e Kosovës që i ka pasur Unioni Evropian siç ishte de-eskalimi i shpejt i situatës në veriun e Kosovës, krijimi i një rruge sa më të shkurtër për shkuarjen e zgjedhjeve ne veri. Shto kësaj edhe asociacioni e komunave me shumicë serbe”, tha ai.

    Sdiku tha se Kosova ka gjasa që t’i humb 500 milionë euro nga mos largimi i këtyre masave dhe sipas tij, gjasat që ato të largohen këtë vit janë shumë të vogla.

    “Gjasat janë shumë të vogla që këtë vit të hiqen këto masa. Gjasat janë diku afër 500 milionë aty këtu mund të ketë shifra variuse nga projekti të cilat mund të varijojnë. Por humbjet janë të mëdha vetë fakti që flitet për miliona euro nënkupton që një vend i varfër si Kosova është tërësisht i varur nga donatorët e huaj dhe natyrisht buxhetin që e ka nuk mund t’i përmbush të gjitha kërkesat dhe nevojat e qytetareve të saj”.

    Edhe analisti politik, Bekim Kabashi, tha se vendi vazhdon që të jetë nënë sanksione nga BE-ja dhe se nëse vazhdon kjo situatë Kosova rrezikon që t’i humb rreth 500 milionë euro, raporton EO.

    Kabashi tha se duke marr parasysh që Kosova është një vend i varfër dhe po ashtu ka buxhetin më të varfër në rajon, humbja e kësaj mbështetje vetëm sa e vështirëson situatën.

    “Kosova vazhdon të jetë me sanksione të BE-së dhe rrezikon të humb një fond jashtëzakonisht të madh të mbështetjes financiare që është rreth 500 milionë euro. Po flasim nëse sanksionet nuk hiqen deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm. Kosova rrezikon, Kosova e varfër me një buxhet shumë të vogël më të varfërinë në rajon ta humbë edhe një mbështetje që vjen që ka qenë e zakonshme dhe në të kaluarën”, tha ai për EO.

  • Vërmicë: Sekuestrohen rreth 270 kilogramë mish të pa përdorshëm

    Vërmicë: Sekuestrohen rreth 270 kilogramë mish të pa përdorshëm

    Policia e Kosovës ka sekuestruar 270 kilogramë mish në pikëkalimin kufitar Kosovë – Shqipëri nga dy shtetas shqiptarë.

    Sipas policisë, gjatë kontrollit në njërin automjet, është gjetur dhe konfiskuar rreth 120 kilogramë mish, ku njësia e AUV-it kanë konstatuar se mishi është i pa përdorshëm.

    Ndërsa, në një tjetër automjet, gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 150 kilogramëve mish, që po ashtu është konstatuar se është i pa përdorshë.

    Bëhet e ditur se te dy rastet, me vendim të prokurorit kanë vazhduar në procedurë të rregullt.

  • Dogana e Kosovës kalon 1.5 miliardë euro të hyra

    Dogana e Kosovës kalon 1.5 miliardë euro të hyra

    Dogana e Kosovës ka përmbyllur raportin e të hyrave me 1.5 miliardë euro.

    Sipas njoftimit të doganës, ky rezultat është edhe një rekord tjetër i shënuar për periudhën në të cilën flasim.

    Tutje, në njoftim thuhet se të hyrat sivjet tejkalojnë të hyrat për të njëjtën periudhë me 124 milionë apo 9 për qind më shumë të hyra.

    “Dogana e Kosovës gjithashtu është duke shënuar rezultate shumë pozitive edhe në luftimin e ekonomisë jo-formale dhe mbrojtjen e shoqërisë nga mallrat e ndaluara. Edhe raporti i fundit për vendin nga Komisioni Evropian ka theksuar performancën e mirë të Doganës së Kosovës në disa fusha të rëndësishme, ndërsa që kryesore është theksi për performancën e mirë në luftimin e krimit të organizuar dhe kontributi në kuadër të Reformave të Qeverisë në luftimin e ekonomisë jo-formale”, thuhet në njoftimin e doganës.

    Sipas doganës, ata kanë trajtuar me çështjet e keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe korrupsionit.

    “Ne gjithashtu kemi trajtuar me efikasitet çështjet e keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe korrupsionit, duke synuar që të avancojmë integritetin e organizatës si dhe orientimin në shërbim. Dogana e Kosovës është mirënjohëse për përkrahjen e pa rezervë nga Qeveria në efikasitetin e deritanishëm dhe po ashtu çmojmë përkrahjen e partnerëve tanë si Ambasada e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Zyrës së BE-së në Prishtinë, projektet e GIZ-it gjerman dhe organizatat ndërkombëtare të cilët janë duke na ndihmuar në avancimin e kapaciteteve”.

    “Kontributi dhe bashkëpunimi me komunitetin e bizneseve si dhe me publikun ka qenë I rëndësisë kritike për rezultatet tona të deritanishme, andaj ky bashkëpunim mbetet në qendër të vëmendjes sonë, me qëllim që të promovojmë vlerat e mirëbesimit dhe të avancojmë me shërbimet, ku kryesore mbetet transformimi digjital dhe në përgjithësi lehtësirat tregtare”, thuhet tutje në njoftim.

  • Arrestohen dy persona në Gjakovë, iu gjetën në shtëpi mbi 1 kilogram marihuanë e afro 6 mijë euro

    Arrestohen dy persona në Gjakovë, iu gjetën në shtëpi mbi 1 kilogram marihuanë e afro 6 mijë euro

    Dy persona janë arrestuar në Gjakovë, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë i janë gjetur dhe konfiskuar 1 kilogram e 163 gramë marihuanë.

    Sipas policisë, gjatë kontrollit dy të dyshuarve u janë gjetur dhe sekuestruar edhe dy peshore, një thikë, 5 mijë e 825 euro, 30 franga, 7 dollarë, 200 lekë dhe katër telefona.

    “Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

  • Davenport për rastin e Liridona Murselit: Tjetër rast brutal i femicidit – thirrje zgjimi për të gjithë ne

    Davenport për rastin e Liridona Murselit: Tjetër rast brutal i femicidit – thirrje zgjimi për të gjithë ne

    Kreu i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka reaguar pas rastit të vrasjes së Liridona Murselit në Prishtinë.

    Ai në lidhje me ngjarjen tha se ndjehet i tmerruar nga “një rast tjetër brutal i femicidit në afërsi të Prishtinës”.

    “I tmerruar nga një rast tjetër brutal i femicidit në afërsi të Prishtinës – teksa shënojmë 16 Ditët e Aktivizimit kundër dhunës në familje. Thirrje zgjimi për të gjithë ne – #VeproTani #StopFemicidit”, shkroi Davenport.

    Liridona Murseli u vra tri ditë më parë në Prishtinë, ndërsa dje u arrestua bashkëshorti i saj dhe dy persona të tjerë, të cilët dyshohet se organizuan dhe kryen vrasjen e saj.

  • 25 vjet nga rënia e dëshmorëve Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi

    25 vjet nga rënia e dëshmorëve Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi

    Sot mbushen 25 vjet nga rënia heroike e dëshmorëve Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi.

    Ata u vranë më 2 dhjetor 1998 nga shërbimi sekret serb në afërsi të Qendrës së Studentore në Prishtinë.

    Tre dëshmorët janë dekoruar nga Presidenca e Kosovës.

  • Vrasje e rëndë në tentativë në Fushë-Kosovë, arrestohen dy persona

    Vrasje e rëndë në tentativë në Fushë-Kosovë, arrestohen dy persona

    Policia njoftoi se janë arrestuar dy persona, pasi kanë therur me thikë një të mitur. 

    Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se ky i fundit është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

    “Rr. Aziz Zhilivoda, Fushë Kosovë 01.12.2023 – 09:25. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) viktimën mashkull kosovar -i mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, raporti i plotë i Policisë.