ATV

Category: Lajme

  • Vrasja e Liridonës, nesër seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit dhe dy të tjerëve

    Vrasja e Liridonës, nesër seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit dhe dy të tjerëve

    Seanca gjyqësore ndaj Naim Murseli, i cili dyshohet se e ka organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Murseli, personit me inicialet G.P, që sipas prokurorisë është dorasi, si dhe të dyshuarin tjetër me iniciale K.K., i cili është pjesëtar i FSK-së, do të mbahet nesër në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

    Seanca gjyqësore ndaj Naim Murseli, i cili dyshohet se e ka organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademaj, personit me inicialet G.P, që sipas prokurorisë është dorasi, si dhe të dyshuarin tjetër me iniciale K.K., i cili është pjesëtar i FSK-së, do të mbahet nesër në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

    Ndërkohë, lidhur me rastin ka reaguar edhe KMDLNj-ja, e cila ka theksuar se pret që hetimet të zhvillohen në përputhje me procedurat e parapara ligjore dhe se pas këtyre hetimeve, Gjykata kompetente do të merr vendim në përputhje me provat dhe ligjin.

    “Para tre ditëve në mënyrë mizore u shua jeta e një njeriu, një gruaje, një nëne, një bije dhe një motre, u shua jeta e Liridona Ademajt që shkaktoi, me të drejtë hidhërim të madh të qytetarëve të Kosovës dhe jo vetëm të Kosovës. Me këtë rast KMDLNJ- ë shpreh shqetësim të thellë për vrasjen mizore të Liridona Ademaj dhe ngushëllon sinqerisht familjen Ademaj për këtë humbje të rëndë. KMDLNj-ë, në të njëjtën kohë vlerëson lartë përkushtimin, profesionalizmin dhe efikasitetin e institucioneve përgjegjëse për mbrojtje të ligjit për zbardhjen e shpejtë të rastit dhe arrestimin e të dyshuarve për këtë krim, Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë së Shtetit që brenda një qarku të ngushtë kohor zbardhën dy raste të rënda kundër jetës, sigurisë dhe pronës. KMDLNj e njeh dhe e pranon parimin e përgjegjësisë penale individuale andaj ftonë të gjithë që të përmbahen nga deklaratat në të cilat përfshihen palët e treta, pa qenë fare të implikuara në këtë rast”, thuhet në reagim.

  • Daçiq: Nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës dhe as nuk do të lejojmë anëtarësimin e saj në OKB

    Daçiq: Nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës dhe as nuk do të lejojmë anëtarësimin e saj në OKB

    Ministri i Punëve të Jashtme dhe kreu i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se politika e socialistëve bazohet në mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit përmes dialogut, se nuk ka hyrje të Kosovës në OKB dhe njohje.

    Daçiq, duke folur për prioritetet dhe programin e socialistëve, tha se ato mund të përkufizohen si socializëm dhe patriotizëm, ndërsa, siç thotë ai, nuk ka për qëllim vlerat e sistemit njëpartiak dhe komunizmit.

    “Politika jonë bazohet në idealet që njerëzit mund të jetojnë nga puna e tyre, se ekziston një sistem i mundësive të barabarta për të gjithë njerëzit, se ekziston një politikë sociale efektive dhe e qëndrueshme dhe se e gjithë kjo duhet të shoqërohet me zhvillim ekonomik. Unë nuk jam utopist, ndaj le të flasim tani për faktin se gjithçka duhet të jetë falas, arsimi, shëndetësia dhe se ne nuk kemi baza ekonomike për një gjë të tillë. Këto janë dy entitete të lidhura”, tha Daçiq.

    Segmenti i dytë i politikës janë interesat shtetërore dhe kombëtare, që do të thotë, thotë Daçiq, do të udhëheqim një politikë të fortë dhe të mençur si më parë.

    “Ajo politikë bazohet në respektimin e së drejtës ndërkombëtare, do të thotë ne duam të mbrojmë integritetin tonë territorial dhe sovranitetin, përmes dialogut, se nuk ka njohje të Kosovës, se nuk ka hyrje të Kosovës në OKB, se do të vazhdojmë këtë politikë.

  • ​Goditi me thikë një person, një muaj paraburgim

    ​Goditi me thikë një person, një muaj paraburgim

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka mbajtur seancën dëgjimore, duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale kundër të pandehurit E.B për shkak të veprës penale vrasja e rëndë.

    Sipas gjykatës, gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.B andaj të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

    “Të pandehurit E.B iu është caktuar masa e paraburgimit në harmoni me nenin të nenit 184 të KPPRK-së. Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri E.D ka kryer veprën penale Vrasja e rëndë të KPRK-së, në atë mënyrë që me datë 29.11.2023, rreth orës 21:15, pas një mosmarrëveshje në mes të të pandehurit E.B dhe babait e vëllait të bashkëshortes së tij, ku kishin filluar përleshjen në mes vete, ku gjatë përleshjes fizike në mes tyre, me dashje që ta privojë nga jeta, i pandehuri E.B e godet me armë të ftohtë – me thikë tani të ndjerin A.K. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

  • Osmani e informon ish-Sekretarin amerikan Kerry për sigurinë në Kosovë

    Osmani e informon ish-Sekretarin amerikan Kerry për sigurinë në Kosovë

    Presidentja Vjosa Osmani është takuar me ish-Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.

    Osmani tha se me të ka folur edhe për çështjen e sigurisë në veri të vendit dhe për rëndësinë që ka udhëheqja e SHBA-së në këtë drejtim.

    “Në Konferencën për Ndryshimet Klimatike takova Sekretarin John Kerry dhe e informova atë për zhvillimet më të fundit të sigurisë në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e lidershipit amerikan për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm. E lavdërova për lidershipin e tij në çështjet e klimës dhe shprehëm gatishmërinë tonë për të punuar së bashku për të trajtuar sfidat e përbashkëta”, ka shkruar Osmani në X.

  • Presidentja Osmani kujton Rugovën në 79 vjetorin e lindjes: Ideator dhe arkitekt i Kosovës së pavarur

    Presidentja Osmani kujton Rugovën në 79 vjetorin e lindjes: Ideator dhe arkitekt i Kosovës së pavarur

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka kujtuar ish-presidentin historik Ibrahim Rugova, me rastin e ditëlindjes së tij.

    “Sot e kujtojmë ditëlindjen e ideatorit e arkitektit të Kosovës së pavarur”, tha Osmani.

    Osmani tha se 2 dhjetori kujton rrugëtimin drejt lirisë dhe pavarësisë.

    “Na e forcon bindjen për fuqizimin e përditshëm të saj, ngase ajo ndër të tjera, është e lidhur edhe me jetën e një njeriu, i cili i dha kuptim asaj, njëherë si shkrimtar e intelektual, e pastaj si prijës politik i popullit të vet, duke u bërë model për gjithë njerëzimin”, tha Osmani.

    “I përjetshëm kujtimi për prijësin tonë historik!”, theksoi ajo.

    Ish-presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, lindi më 2 dhjetor 1944. Po të ishte gjallë ai do t’i mbushte 79 vjet.

  • Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese: Asociacioni një e keqe e domosdoshme

    Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese: Asociacioni një e keqe e domosdoshme

    Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, thotë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është një e keqe e domosdoshme që do t’i hapë rrugë fuqizimit ndërkombëtar të Kosovës.

    Profesori i të drejtës kushtetuese, deklaron për KosovaPress, se drafti i Asociacionit i propozuar nga euro-amerikanët, është në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjet për vetëqeverisje lokale dhe Kartën Evropiane për vetëqeverisje lokale. Megjithatë, ai thekson se verdiktin final duhet ta jap Gjykata Kushtetuese, derisa shpreh dy shqetësime që sipas tij, janë te referimi i rezolutës 1244 ,te preambula e statutit, si dhe referimi i palëve te një komision i arbitrazhit në rast se qeveria dhe asociacioni kanë mospajtime.

    “Ne kemi shqetësim por (Asociacioni) kisha me quajt një e keqe e domosdoshme, e cila në të ardhmen në bazë të garancioneve ndërkombëtar,e do t’i hap rrugë Kosovës që të integrohen në mekanizma ndërkombëtar, siç është Interpoli, OSBE-ja, Këshilli i Evropës, OKB-ja dhe kështu me radhë… Barrën kryesore e ka Gjykata Kushtetuese, e cila është një institucion që do të jep verdiktin e fundit. Nëse konsiderohet se ka ndonjë dispozitë që është në kundërshtim me Kushtetutën, ajo duhet të bie. Do të punohet në mënyrë profesionale dhe politike, pasi ka të bëjë me integrimin e një institucioni të veçantë në Republikën e Kosovës”, thotë ai.

    Kryeziu thotë se në bazë të draftit të publikuar nga ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, Asociacioni do të ketë një pushtet specifik lokal me disa kompetenca vetanake, që garantohen edhe përmes Kushtetutës dhe Pakos së Ahtisarit.

    “Është një institucion specifik në të cilën kompetencat apo pushteti shtetëror është pushtet komunal. Në bazë të bindjes sime ajo quhet autonomi, vetëqeverisje, vetëadministrim apo vetëmenaxhim. Të gjitha këto nocione nënkuptojnë që minoriteti serbë do të menaxhojë me katër dikastere kryesore të qeverisë lokale, të ekonomisë, kulturës, arsimit dhe urbanizmit…Konsideroj se është një pushtet special i veçantë. Është pushtet pasi për mos me qenë pushtet s’ka pas nevojë që të bëhen të gjitha këto zhurma politike dhe juridike. Por karakteri i këtij pushteti është pushtet lokal specifik, special me kompetenca vetanake për minoritetet, ku i garanton edhe pako e Ahtisarit dhe Kushtetuta jonë, duke u bazuar në ligjet pozitive, siç është Ligji për vetëqeverisjen lokale dhe Ligji për marrëdhëniet ndër komunale, ku në preambulë parashihet edhe Karta evropiane për vetëqeverisje lokale”, thekson Kryeziu.

    Megjithatë, ai shpreh dy shqetësime që sipas tij, janë te referimi i rezolutës 1244, te preambula e statutit, si dhe referimi i palëve te një komision i arbitrazhit në rast se qeveria dhe asociacioni kanë mospajtime.

    “Dilemat janë tek rezoluta 1244 dhe një komision i arbitrazhit, i cili duhet bërë nëse pushteti lokal është në kundërshtim ndonjëherë me pushtetin qendror. Unë e kisha shpjeguar 1244, se ai ka prodhuar dy misione. Misionin civil i cili është quajtur UNMIK, i cili ka pasur detyrë ngritjen e administratës shtetërore dhe misionin ushtarak KFOR-in, i cili është aktiv pasi ka detyrë mbrojtjen e paqes dhe integritetit territorial të Kosovës. Si do të shpjegohet varet nga ata që e kanë projektuar këtë draft-statut për të treguar se çka nënkupton rezoluta 1244 dhe çka nënkupton ky komisioni i arbitrazhit”, deklaron Kryeziu.

    Sipas tij, garancia e propozimit euro-amerikanë, është se statuti i Asociacionit do të shkojë për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese, derisa përmend se për të njëjtën kanë punuar shkollat juridike, franceze, gjermane, amerikane dhe shqiptare.

    “Ky draft ka bazën kryesore e ka në marrëveshjen e vitit 2013. Është produkt komulativ i katër drafteve që kanë punuar shkollat juridike, franceze, amerikane, gjermane dhe shqiptare. Ky draft është definitiv dhe pastaj me dekretimin e kryeministrit do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese për me dhënë verdiktin e fundit…07:18 Asnjë çështje dhe asnjë institucion apo mekanizëm i cili krijohet në Kosovë nuk guxon të jetë në kundërshtim me Kushtetutën apo ligjet pozitive që janë në Kosovë. Kjo është ajo vija e kuqe që duhet përmendur faktorit ndërkombëtar”, përfundon Kryeziu.

    Diplomatët euro-amerikanët më 21 tetor paraqitën një plan të ri për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit, ku mes tjerash prezantuan një draft për zbatimin e nenit 7 të marrëveshjes, që flet për vetëmenaxhimin e serbëve në Kosovë, rrjedhimisht themelimin e Asociacionit, të cilin kryeministri Kurti tha se është i gatshëm të nënshkruajë, krahas marrëveshjes bazë dhe aneksit.

    Drafti nga institucionet kosovare nuk është publikuar ende, megjithatë, së fundmi i është dorëzuar edhe partive opozitare.

  • Drejtësi për Liridonën: Marshim-protestë në Tiranë kundër femicidit

    Drejtësi për Liridonën: Marshim-protestë në Tiranë kundër femicidit

    Vrasja tronditëse e Liridona Murselit në Prishtinë, e cila u ekzekutua me porosi të bashkëshortit të saj, ka ngjallur reagime të shumta.

    Një marshim-protestë do të zhvillohet në Tiranë lidhur me këtë ngjarje.

    Marshimi, sipas njoftimit, do të nisë të dielën në orën 11:30 nga Ministria e Brendshme drejt Ambasadës së Kosovës në Tiranë.

    Kujtojmë se deri më tani janë arrestuar tre persona të cilët lidhen me vrasjen e një gruaje në fshatin Sinidoll të Prishtinës, të mërkurën, mbrëma. Sipas Policisë, rasti po hetohet si vrasje me armë zjarri, ndërkaq njëri prej të arrestuarve është bashkëshorti i viktimës.

  • Aksident trafiku në Prishtinë, një veturë rrokulliset

    Aksident trafiku në Prishtinë, një veturë rrokulliset

    Para pak çastesh është shkaktuar një aksident trafiku në kryeqytet, në afërsi të shkollës ‘Dardania’.

    Nga fotografitë që ka siguruar ATV-ja, shihet se një veturë është rrokullisur, ndërsa për të lënduar nuk dihet.

    Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe njësitë e policisë.

    Lajmi në përditësim…

  • “Atv Motocross’’ motoçikletat që të njoftojnë me peizazhe të mrekullueshme

    “Atv Motocross’’ motoçikletat që të njoftojnë me peizazhe të mrekullueshme

    Aventurë e re në Kosovë, që çdo ditë e më shumë po mbledh klientë të shumtë nga i gjithë vendi, të cilët dëshirojnë që ta testojnë vetën në terene të ndryshme me motorët ATV.

    Leotrim Ismailin drejtues i ‘’AtvrentFuntastic’’, priti ekipin e ATV-së në fshatin Keçekollë në Prishtinë, ku i njoftoi ata më shumë rreth aventurave me këta motor, por fillimisht u treguan edhe procedurat e para që çdo klientë duhet ti ndjekë.

    Tutje, Leotrimi si një djalë i ri me një biznes kaq interesant dhe të frekuentuar, foli për vështirësitë e tij në këtë rrugëtim./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

    https://youtu.be/0-HKGKjDHp4?t=516

  • Bora e madhe pamundëson fluturimet në aeroportin e Mynihut

    Bora e madhe pamundëson fluturimet në aeroportin e Mynihut

    Fluturimet në aeroportin e Mynihut, në jug të Gjermanisë, janë pezulluar deri në mesditën e së shtunës, për shkak të borës së madhe, kanë thënë zyrtarë të aeroportit.

    Sipas tyre, shërbimet për menaxhim të borës janë duke punuar për t’i rikthyer operacionet.

    Sasia e madhe e borës tashmë ka çrregulluar edhe shërbimet e trenave në jug të Bavarisë, dhe stacioni kryesor i trenave në Mynih është virtualisht i bllokuar.

    Shërbimet e trenave në distanca të gjata janë anuluar dhe masa pritet të zbatohet gjithë të shtunën.

    “Ju rekomandojnë shtyrjen e udhëtimet për dhe nga Munihu”, kanë thënë autoritetet, sipas agjencisë së lajmeve dpa./REL/