ATV

Category: Lajme

  • Dronët ‘Bayraktar’ shumë shpejt pjesë e ushtrisë së Shqipërisë

    Dronët ‘Bayraktar’ shumë shpejt pjesë e ushtrisë së Shqipërisë

    Dronët ‘Bayraktar’ shumë shpejt do të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

    Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh se Dronët ‘Bayraktar’ janë teknologjia më e lartë e fluturimeve që përdoren për misione ushtarake, policore dhe civile.

    Peleshi nënvizoi se, kompletimi i Shqipërisë me flotën e këtyre dronëve ka rëndësi të veçantë në funksion të sigurisë sonë kombëtare dhe asaj të Aleancës, si respektim i detyrimeve që rrjedhin nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Ushtarake dhe objektivat e Kapaciteteve të NATO-s.

    “Të përkushtuar për të përdorur teknologjinë më të avancuar në mbrojtjen e territorit tonë”, theksoi Peleshi në një postim në rrjetet sociale. /ATSH/

  • A po përmbysen Radojçiq e Vuçiq? Eksperti i sigurisë paralajmëron përçarje në Serbi

    A po përmbysen Radojçiq e Vuçiq? Eksperti i sigurisë paralajmëron përçarje në Serbi

    Në prag të zgjedhjeve në Serbi, drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe i sanksionuari i ShBA-së dhe Britanisë së Madhe, Mila Radoiçiq janë të lidhur fort me njëri-tjetrin dhe se të dy do të përmbysen. Derisa ka komentuar edhe zhvillimet e fundit në Telegram, ku faqja “patriotizamsrb” ka një paranojë në mes të grupeve që akuzojnë njëra-tjetrën për tradhti.

    Musliu ka shkruar në Facebook se Vuçiq buk do ta sundojë edhe gjatë Serbinë.

    “Megjithëse së bashku mund të sundojnë më gjatë, kur të përmbysen do të përmbysen që të dy. Ndoshta atëherë Perëndimi do ta shohë qartë Serbinë. Ballkani Perëndimor dhe vet qytetarët e Serbisë meritojnë stabilitet të qëndrueshëm. Nuk mund të ledhatohet një njeri si Vuçiqi. Ai nuk është asgjë më shumë sesa një pasardhës i Millosheviqit. Këtë e di shumë mirë edhe ambasadori Kristofer Hill, i cili e njeh mirë Vuçiqin, ashtu siç e ka njohur Sllobodan Millosheviqin”, ka shkruar ai.

    Ai ka shtuar në ditët e fushatës zgjedhore ne Serbi, ka një përçarje mes shërbimit sekret dhe klerikëve fetarë.

    Ai theksoi se faqja serbe në Telegram “patriotizamsrb” është munduar të shfajësoj më kot Vuçiqin nga përgjegjësia që ka për agresionin e 24 shtatorit nga Kosovës, pasi siç tha ai, terroristët që provuan ta okupojnë veriun e Kosovës, kishin ushtruar në poligone të ushtrisë serbe në Serbi.

    “Faqja serbe në telegram, e quajtur ‘patriotizamsrb’, po shfaq zemërimin e thellë të kriminelëve të veriut të Kosovës me, siç e quajnë ata ‘tradhtinë e Vuçiqit’. Duke e vërejtur se po përmbyset, Radoiçiqi si duket nuk do ta lëshojë dorën e Vuçiqit. Nuk dihet saktë se cilët janë aktorët e kësaj përplasjeje. Cilën anë e mban shërbimi sekret dhe cilën anë e mban kisha. Por, një gjë dihet – edhe shërbimet sekrete serbe, e edhe klerikët fetarë në Serbi janë të përçarë. ‘Patriotizamsrb’ thotë se, ‘pas masakrave të tmerrshme në shkollën fillore Vladislav Ribnikar dhe Mlladenovc, ku u vranë dhjetëra fëmijë e të rinj serbë, nis operacioni i dorëzimit të armëve. Ky veprim përbën bazën për gatishmërinë e ardhshme të grupit serb. Shumica e armëve, u transferuan me sukses përmes Milan Radoiçiqit në veri të Kosovës. Këto veprime strategjike synojnë të forcojnë pozitën e grupit’”.

    Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka thënë po ashtu se në faqen serbe të lartpërmendur thuhet se shërbimi sekret serb e ka ditur se Radoiçiqi do ta sulmonte Kosovën, porse shërbimi sekret britanik i ka tradhtuar ata, duke treguar për planet.

    “Është e vërtetë se Kosova ka pasur informacione paraprake për përgatitjen e një sulmi të tillë të Serbisë në Kosovë. Dhe, këtë e ka marrë nga resurset e veta informative – AKI dhe Policia e Kosovës. Jo se Kosova nuk ka bashkëpunim me shërbimet perëndimore, por sepse Kosova ka dëshmuar se ka burime të informacionit edhe në mes të strukturave të sigurisë në Serbi”, ka shkruar ai ndër të tjera.

    Sipas Musliut, vetëm pas demokratizimit të Serbisë do të ketë paqe të mirëfilltë në rajon.

  • Rama nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me pesë komuna

    Rama nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me pesë komuna

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit ndërkomunal e shumëfunksional me pesë kryetarët e komunave, atë të Podujevës, Lipjanit, Fushë Kosovës, Graçanicës e Obiliqit.

    Ai tha se kjo marrëveshje përfshinë planet e veprimit për secilën fushë të bashkëpunimit. Rama u shpreh se së bashku do të diskutojnë për problemet me qen endacak, menaxhimin e mbeturinave dhe për problemin me trafik urban.

    I pari i kryeqytetit, Përparim Rama theksoi se kjo marrëveshje do të paraqes një shembull të mirë të bashkëpunimit të komunave.

    Në marrëveshjen kornizë të bashkëpunimit ndërkomunal, Rama shtoi se do të diskutohen në thellësi edhe për problemet kyçe të këtyre komunave.

    Tutje, Rama tha se është funksionalizuar projekti për menaxhimin e mbeturinave dhe është ndarë parcela dhe janë buxhetuar mjetet për qendrën e grumbullimit dhe trajtimit të mbeturinave ndërtimore.

    Ndërsa, Meghan McCormack nga Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Kosovë (OSBE) tha se marrëveshjet ndërkomunale janë mekanizëm i rëndësishëm për qeverisjen lokale.

    Kjo marrëveshje ndërkomunale është nënshkruar nga kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, nënkryetari i Graçanicës, Leutrim Ajeti dhe i Fushë Kosovës, Besnik Osmani. /kp

  • ​ShBA paralajmëron Izraelin mbi nevojën për të mbrojtur civilët në Gaza

    ​ShBA paralajmëron Izraelin mbi nevojën për të mbrojtur civilët në Gaza

    Siç kemi raportuar, një zyrtar i Departamentit të Shtetit të SHBA thotë se Uashingtoni po e shtyn Izraelin të mbrojë civilët ndërsa luftimet e ashpra vazhdojnë.

    Nathaniel Tek tha se SHBA beson se është “kritike që Izraeli të vendosë një premium mbi mbrojtjen e jetës njerëzore dhe për aftësinë e organizatave të ndihmës të kenë qasje tek civilët”.

    “Sigurisht që mund të bëhet më shumë dhe civilëve mund t’u jepen udhëzime më të sakta dhe më të qarta për të siguruar që jenë të sigurtë.

    “Ne besojmë se ndërsa qëllimi i Izraelit është atje për të siguruar mbrojtjen e civilëve, rezultatet gjithashtu kanë rëndësi dhe ne po punojmë dhe po i bëjmë presion qeverisë së Izraelit për t’u siguruar që ata ti japin rëndësi jetës së civilëve”.

    Ai tha se kishte “dy palë në këtë konflikt” – duke shtuar se Hamasi gjithashtu kishte një përgjegjësi për të mbrojtur civilët, por se grupi “nuk kishte treguar ndonjë interes apo prirje për ta bërë këtë”.

    Nathaniel Tek tha se Izraeli mund të arrijë një fitore strategjike vetëm nëse do mbronte civilët dhe punonte drejt një paqeje të qëndrueshme./BBC/

  • Anulohen të gjitha seancat e Speciales për këtë vit

    Anulohen të gjitha seancat e Speciales për këtë vit

    Gjykata Speciale ka vendosur që këtë vit të mos mbahet asnjë seancë gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

    Seancat janë anuluar pas lajmit për vdekjen e avokatit Andrew Strong, i cili e kishte mbrojtur edhe ish kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

    Kërkesa për anulim të seancave u bë nga avokati Ben Emmerson, avokat i Veselit.

    “Mbrojtja e Kadri Veselit në fillim të seancës së sotme kërkoi shtyrjen e seancave këtë javë për shkak të vdekjes së fundit të anëtarit të saj Andrew Strong. Paneli e pranoi kërkesën dhe anuloi pjesën tjetër të seancave të kësaj jave. Gjyqi do të rifillojë pas pushimit dimëror më 15 janar 2024”, thuhet në njoftimin e Speciales.

  • Nesër mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Kosovën e përfaqëson presidentja

    Nesër mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Kosovën e përfaqëson presidentja

    Presidentja Vjosa Osmani, pritet ta përfaqësojë Kosovën në një samit të përbashkët të liderëve të Bashkimit Evropian, me liderët e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, që do të zhvillohet më 13 dhjetor në selinë e BE-së në Bruksel.

    Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë pritet të jetë një prej temave kryesore të debatit, siç është raportuar gjatë këtyre ditëve.

    Në këtë samit pritet të miratohet edhe një deklaratë e përbashkët, me të cilën do të konfirmohet, nga njëra anë, orientimi strategjik i rajonit për integrim në BE, dhe në anën tjetër, edhe përkushtimi i BE-së në këtë drejtim.

    Ky samit i paraprin samitit të Këshillit Evropian, i cili do të zhvillohet më 14 dhe 15 dhjetor 2023.

  • Kurti: 380 familje të komuniteteve joshumicë kanë përfituar material ndërtimor për strehim

    Kurti: 380 familje të komuniteteve joshumicë kanë përfituar material ndërtimor për strehim

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ndihma për familjet e cenueshme është prioritet i qeverisjes së tij,

    Në Konferencën e donatorëve për strehimin të qëndrueshëm të familjeve të komuniteteve joshumicë të kthyera në Kosovë, Kurti tha se 380 familje kanë përfituar material ndërtimor për strehim.

    Madje tha se shpreson që deri në takimin e radhës të sigurojnë strehim për të gjitha familjet në nevojë.

    “Jam shumë falënderues nga donacionet që ndryshuan qasjen në kohën kur dhe sot nuk flenë në tende dhe sot e kemi nderin që Strehimi i familjeve të cenueshme është prioritet dhe mbi 380 familje do të përfitojnë nga ministria komuniteti dhe kthim”, tha Kurti, teksa përmendi edhe vizitat që ka bërë te familjet përfituese.

    “Sot është ditë e ftohtë që na bën mirënjohës që kemi një shtëpi e strehë dhe besoj se deri në fund takimit do t’i sigurojmë një strehim për të gjitha familjet në nevojë”.

    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, tha se duhet që të punohet në riatdhesimin e personave të shpërngulur.

    “Kthimi nuk është vetëm te ndërtimi i shtëpive dhe kjo nuk është as gjysma e punës, por duhet të punojmë në riatdhesimin e tyre. Përkundër shumë aktiviteteve dhe programeve këtë viti, kemi nis me programin për zhvillim ekonomik dhe do të shërbejë në avanvimin e të kthyerve dhe po ashtu ndoshta nuk mund të ofrojmë shumë të madhe, por do të mund të ofrojmë 100 mijë euro dhe kjo nuk është vetëm shifër, por është edhe strategjia. Nuk do ta sulmojmë rastin vetëm me ndihmë materiale”.

    E ministri Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se familjet përfituese në Plemetin të Obiliqit nuk janë të kënaqura me objektin e banimit.

    Për gjetjen e zgjidhjes së 60 familjeve në Gjilan e Ferizaj, tha se nuk duhet bërë gabimi i njëjtë.

    “Në 10 vitet e fundit janë ndërtuar objekte banimi dhe e marrim shembull banimin në Plemetin të Obiliëit, ku atje na vijnë lajme të mira për infrastrukturën atje dhe këtë gabim nuk duhet ta bëjmë me 60 familje nga Gjilani e Ferizaj”.

  • Përsëri raportime për bomba në të gjitha shkollat në Beograd

    Përsëri raportime për bomba në të gjitha shkollat në Beograd

    Të gjitha shkollat ​​e Beogradit morën sërish paralajmërim këtë mëngjes se në shkollë është vendosur një bombë, raporton media serbe B92.

    Prindërit që nga mëngjesi i sotëm kanë marrë mesazhe nga mësuesit dhe arsimtarët e klasës se kanë marrë njoftim nga MPB-ja se të gjitha shkollat ​​në Beograd kanë marrë alarm për bombë.

    Kështu ndodhi sot në mëngjes në shkollën fillore “20 Tetori” në Beogradin e Ri, shkollë e cila me muaj të tërë merr lajmërime për bomba të vendosura çdo ditë, ndonjëherë edhe katër herë në ditë.

    Nxënësit janë nxjerrë sërish nëpër oborre, ku do të presin që ekipet e speciale të inspektojë hapësirat.

  • KK i Mitrovicës së Veriut refuzon kërkesën e serbëve për shkarkimin e kryetarit

    KK i Mitrovicës së Veriut refuzon kërkesën e serbëve për shkarkimin e kryetarit

    Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut e ka refuzuar kërkesën e serbëve të filluar procedurat për shkarkimin e kryetarit të komunës, raporton ATV.

    “Kjo kërkesë nuk pranohet nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, për shkak se kërkesa nuk është në përputhje me Udhëzimin Administrativ MAPL nr. 02/2023 për largimin e Kryetarit të Komunës nga funksioni”, thuhet në përgjigjen e kryesisë së Kuvendit Komunal të Mitrovicës së veriut, të siguruar nga ATV.

    Se kërkesa e grupit inciativ nuk është në përputhje me udhëzimin administrativ të hartuar nga Qeveria e Kosovës, Uglanin e kishte thënë një ditë pas dorëzimit të kësaj kërkese.

    Ai për ATV-në deklaroi të premten se iniciativa për ta shkarkuar Erden Atiqin nga posti i kryetarit, është e dirigjuar nga Lista Serbe. /atvlive.tv

  • Sekuestrohen 500 kilogramë kanabis në Vlorë, arrestohen 7 persona

    Sekuestrohen 500 kilogramë kanabis në Vlorë, arrestohen 7 persona

    Një grup kriminal i trafikimit të kanabisit është shkatërruar në Vlorë, pas një operacioni antidrogë të zhvilluar gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit.

    Sipas burimeve, është sekuestruar rreth 500 kilogramë kanabis dhe janë vënë në pranga shtatë persona. Dy furgona dhe dy automjete janë sekuestruar, gjatë operacionit, ku policisë së Vlorës, iu bashkuan forcat RENEA dhe FNSH.

    Nga hetimet, rezultoi se një grup personash po bëheshin gati për të transportuar nëpërmjet kufirit detar një sasi lënde narkotike drejt shtetit turk, njofton policia.

    Në pranga kanë rënë I.M, R.M, E.M, N.Gj, Xh.Gj, L.L dhe A.M.

    Ndërkohë, në kërkim janë edhe disa shtetas të tjerë, banues në Vlorë dhe Tiranë, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë, për arsye se hetimi është në zhvillim dhe sipër.

    Droga mbahej në magazinën e I.M dhe R.M. Pasi ishte paketuar, po transportohej me mjetin e drejtuar nga N.Gj, që u ndalua në lagjen 11 janari.

    Gjatë kontrolleve të banesave të autorëve, janë sekuestruar dy armë zjarri, katër automjete dhe 8 celularë, sipas policisë.

    Të dyshuarit vepronin në formën e një grupi kriminal, ku secili kishte rolin e tij në paketimin, ambalazhimin dhe transportimin jashtë shtetit të lëndës narkotike./TopChannel/