ATV

Category: Lajme

  • Daily Mail shkruan se ambasadori i ri i Shqipërisë hyri ilegalisht në Britani, gënjeu se iku nga lufta në Kosovë

    Daily Mail shkruan se ambasadori i ri i Shqipërisë hyri ilegalisht në Britani, gënjeu se iku nga lufta në Kosovë

    Ambasadori i ri i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi, hyri fshehurazi në Britani ilegalisht në pjesën e pasme të një kamioni.

    Ferizi kur kishte arritur më Calais në vitin 1998, duke gënjyer se ishte kosovar dhe kishte ikur nga lufta. Ai gjithashtu kishte dhënë një datë të rreme të lindjes, raporton Dailymail, transmeton Klankosova.tv.

    Ndërkohë, javën e kaluar, ai u pranua zyrtarisht nga Ministria e Jashtme e David Cameron – pavarësisht rezervave të Home Office – si përfaqësuesi zyrtar i Shqipërisë në Britani dhe tashmë do të emërohet zyrtarisht nga Mbreti në “Buckingham Palace”.

    Burime të shumta kanë konfirmuar se Ferizi ka mbërritur në Britaninë e Madhe si një migrant ilegal – pa asnjë dokument identifikimi kur ai erdhi në Dover, duke pretenduar rrejshëm se ishte duke ikur nga lufta në Kosovë.

    Ai u lejua të qëndronte derisa çështja e tij vlerësohej.

    Të dhënat publike tregojnë se ai u martua me një grua britanike të quajtur Sarah Lennon në Hammersmith, West London, në maj 2000.

    Në bazë të kësaj martese, atij iu dha leje e pacaktuar për të qëndruar në MB tre vjet më vonë.

    Ferizi do të veprojë si një ndërlidhës mes Shqipërisë dhe qeverive të Mbretërisë së Bashkuar për të frenuar migracionin ilegal.

    Gjatë dhjetë viteve të fundit, mijëra shqiptarë kanë hyrë ilegalisht në Britani, me kamionë nga Calais dhe me varka të vogla përtej Kanalit.

  • OKB: 80 për qind e popullsisë së Gazës është zhvendosur

    OKB: 80 për qind e popullsisë së Gazës është zhvendosur

    Gati 80 për qind e popullsisë 2.4 milionëshe të Gazës është zhvendosur nga luftimet, sipas vlerësimeve të OKB-së.

    Shumë nga veriu kanë ikur në jug, vetëm për t’u kapur në luftë për herë të dytë, raporton Guardian, transmeton Klankosova.tv.

    Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se lufta do të vazhdojë derisa Hamasi të “shkatërrohet”, duke sfiduar kërkesat në rritje ndërkombëtare për një armëpushim.

    Këto tani vijnë edhe nga aleatët e ngushtë si Britania e Madhe dhe Gjermania, të cilët janë të shqetësuar për numrin e civilëve të ofensivës së Izraelit.

  • Ish-guvernatori i BQK-së uron Festën e Krishtlindjes

    Ish-guvernatori i BQK-së uron Festën e Krishtlindjes

    Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka uruar të gjithë qytetarët e besimit të krishterë për Festën e Krishtlindjes.

    Në urimin e Mehmetit thuhet se kjo festë që simbolizon vlerat më të larta të solidaritetit, harmonisë, dashurisë dhe paqes ndërmjet njerëzve.

    “Miq e dashamirës të besimit katolik,
    Kam kënaqësinë që, me rastin e festës madhështore të Krishtlindjes, të ju uroj shëndet e lumturi për familjet tuaja.
    Uroj që kjo festë të sjellë mes nesh paqe, tolerancë e dashuri, vlera këto që janë edhe mesazh i Krishtlindjes dhe që janë të domosdoshme për jetën e secilit prej nesh! Gëzuar!”, ka shkruar ai.

  • Dejona Mihali i reagon Abelard Tahirit: Pse lejuat t’i hiqet fletarrestimi Radoiçiqit?

    Dejona Mihali i reagon Abelard Tahirit: Pse lejuat t’i hiqet fletarrestimi Radoiçiqit?

    Zyrtarja e lartë e VV-së, Dejona Mihali, i ka reaguar ashpër ndaj shefit të deputetëve të PDK-së, Abelard Tahirit në lidhje me mos-arrestimin e Milan Radoiçiqit.

    Tahiri e pyeti dje Kurtin se “pse lejoi të largohej Milan Radoiçiq nga Banjska”.

    Më pas, Mihali ia ka përmendur Tahirit heqjen e fletarrestit për Radoiçin. Ajo tha se ai është vendosur në listën e Inteprolit.

    “Sot që flasim Radoiçiç pas kërkesës së shtetit të Kosovës është i kërkuar në listën e Interpol. I janë konfiskuar gjithçka ka vënë si pronë me anë të krimit të organizuar dhe është i shpallur përgjegjës për sulmin terrorist në Banjskë“, ka shkruar ajo.

    Postimi i plotë i Dejona Mihalit:

    Pas Lumir Abdixhikut dhe Vlora Çitakut, sot foli dhe Abelard Tahiri.

    Ai nuk tha se çfarë të bëhet me statutin e Asociacionit që Ish kryeministri/presidenti ku ky ka qenë asistent ia solli Kosovës në formë Zajednice.

    Por u kufizua të shpjegonte se si di një të dhënë të cilën ende nuk e ka dërguar tek Blerim Isufaj, pra Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale.

    Nëse Tahiri e dikërka që Kryeministri i ka lënë korridor arratisje Milan Radoiçiçit duke komunikuar me Kryetaren e grupit tonë parlamentar me 24 shtator, s’di pse po vonohet të shkojë ta denoncojë tek Kryeprokurori.

    Kushedi në rrugë e sipër merr vesh edhe pse më herët prej andej iu pat heqë fletëarresti ndërkombëtar Milan Radoiçiç.

    Atëherë pra, kur ish shefi i Abelard Tahirit ishte President, Lekë Lumezi Kryeprokuror, Kreshnik Gashi kishte pasuar Shpend Maxhunin si Drejtor të AKI-së e kryesues i KPK ishte Blerim Isufaj, në përgatitje për të zëvendësuar Sylë Hoxhën në PSRK (sot anëtar “i devotshëm” i LDK).

    Pse vallë këta burra, zyrtarë besnik të shtetit të tyre lejuan të hiqej fletëarresti ndërkombëtar i Radoiçiç? Pse nuk e ndaluan kurrë? Pse nuk e bllokuan kur hipte shkallëve të ndërtesës qeveritare? Pse jo kur komunikonte me ish Presidentin apo ish Kryeministrin? Pse?

    Sot që flasim Radoiçiç pas kërkesës së shtetit të Kosovës është i kërkuar në listën e Interpol. I janë konfiskuar gjithçka ka vënë si pronë me anë të krimit të organizuar dhe është i shpallur përgjegjës për sulmin terrorist në Banjskë.

  • Myftiu nga Bashkësia Islame e Serbisë: S’e njoh Kosovën, shqiptarët janë plaçkitës

    Myftiu nga Bashkësia Islame e Serbisë: S’e njoh Kosovën, shqiptarët janë plaçkitës

    Muhamedali ef. Veli Myfti i Maçvës dhe Anës së Drinës, që është pjesë e Bashkësisë Islame të Serbisë ka deklaruar se nuk e njeh Kosovën si shtet.

    Në një intervistë për Glas Javnosti ky klerik mysliman që operon në Serbi i ka quajtur kosovarët një grup njerëzish që “nuk i kuptojnë mirë disa gjëra”.

    “Kam qenë në Kosovë, ku njëherë e kam pasur një situatë mjaftë të pakëndshme. Kam thënë se nuk mund t’i njohë pavarësisht dëshirës dhe nevojës së dikujt” ka theksuar ai.

    “Nuk mund ta njohë sepse ata janë një grup njerëzish që nuk i ka kuptuar gjërat e mira. Arsyeja që unë s’i njoh ata pavarësisht vullnetit dhe dëshirës, është një gjë që e anulon krejt dëshirën time dhe vullnetin: ata s’e kanë atë baziken në shtetësëinë e tyre, që është mësim besimi (në shkolla). Nuk kanë mësim besim në shkollë. A mund të imagjinoni çfarë mund të lulëzojë dhe çfarë po nddhë në Kosovë për shkak që s’kanë mësim besim” ka thënë ai.

    Tutje, ai i ka përshkruar shqiptarët si plaçkitës duke rrëfyer një tregim siç ka thënë ai, nga vet shqiptarët për kohërat kur kanë bërë tregti me kuaj.

    “Deri vonë kam dëgjuar rrëfime nga shqiptarët të cilët thoshin se gjyshërit i kanë porositur që kur të çojnë mall diku me kuaj mos të ndalen në fshatra të shqiptarëve”, thotë ai.

    “Vetëm ku e sheh një kishë atje ndalu dhe kalo naten sepse shqiptari me shumë mundësi do të plackit natën, do të lë pa mall ndërsa një serb s’e bën këtë” ka thënë Myftiu.

    Ai ka thënë se serbët myslimanë dhe ortodoksë duhet të mësojnë nga marrëdhëniet midis rusëve dhe çeçenëve. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putinin dhe rusës, sipas këtij kleriku serb mysliman, “mund të sjellin paqe dhe stabilitet në botë”.

  • Die Zeit: Shkrimet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, s’mund të shfaqen pa vullnetin e Vuçiqit

    Die Zeit: Shkrimet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, s’mund të shfaqen pa vullnetin e Vuçiqit

    “Prej disa javësh, në shumë qytete, përfshirë edhe në zemër të Beogradit, në mure ka mbishkrimin 40 metra të gjatë me rreshtin: ‘Kur ushtria të kthehet në Kosovë’. Vjen nga një këngë popullore që shpesh këndohej nga Mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe, jo tamam një njeri i moderuar. Pak kohë pasi u shfaqën këto mbishkrime të mëdha, ushtria serbe grumbulloi në mënyrë kërcënuese trupat në kufirin me Kosovën. Aktivistët që pikturuan mbi germat në Beograd u akuzuan për dëmtim të pronës”.

    Kështu e ka filluar “Die Zeit” – gazeta javore gjermane me qendër në Hamburg – artikullin e saj për Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të cilin e ka titulluar “Maçoja e Beogradit”, ku flet për qasjen e tij ndaj Kosovës, për mënyrën se si Vuçiç qeverisë, duke e krahasuar atë me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, por edhe për qasjen ledhatuese të perëndimit ndaj tij.

    Duke treguar për mbishkrimet fashiste në Serbi, prestigjiozja gjermane thekson se “megjithatë, askush nuk beson se ushtria serbe do të pushtojë në të vërtetë Kosovën”.

    Por, sipas saj, “mesazhi është i qartë: Serbia kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova, nuk do ta pranojë kurrë pavarësinë e Kosovës. Dhe është e qartë se këto shkrime as nuk mund të shfaqen dhe as të tolerohen në rrugët e qyteteve serbe pa vullnetin e presidentit. Është Vuçiç ai që po e dërgon këtë mesazh”.

    “Që na çon në Berlin dhe Bruksel. Për Gjermaninë dhe BE-në, zgjidhja e çështjes së Kosovës është qendrore – dhe prej vitesh ekziston bindja se ajo mund të zgjidhet vetëm me Vuçiç-in dhe jo kundër. Aksioma e politikës evropiane është: Serbia është shteti më i madh në Ballkanin Perëndimor; Nëse Serbia hyn në BE, ajo do të sjellë me vete edhe shtetet e tjera më të vogla; Për të integruar Serbinë në BE, mosmarrëveshja për Kosovën duhet të zgjidhet; Vuçiç është njeriu i fortë i Serbisë, duhet të bësh biznes me të sepse vetëm ai mund t’ua ‘shitet’ serbëve zgjidhjen e problemit të Kosovës”.

    Sipas Die Zeit, ishte ish-kancelarja gjermane, Angel Merkel, ishte ajo që e bazoi strategjinë e saj ballkanike në këtë supozim.

    Ajo, theksohet në artikull, ka mbajtur “marrëdhënie shumë të ngushta” me Aleksandër Vuçiç-in. “E takoi atë 16 herë në nëntë vjet dhe pak para se të largohej nga detyra e nderoi me një vizitë lamtumire në Beograd, duke theksuar gjithmonë ‘marrëdhënien e besimit’”.

    Vuçiç, shkruan në këtë artikull, “vazhdonte të fliste për ‘shoqen e tij të dashur Angela’”. “Si një student i dashuruar, ai bëri të ditur se ishte gjithmonë i emocionuar kur takonte Merkelin”.

    “Por miqësia shkon përtej çështjeve personale. Partia Progresive Serbe (SNS) e Vuçiç-it mori statusin e një anëtari të asociuar të Partisë Popullore Evropiane (EPP), koalicioni i partive konservatore kristian-demokrate, në vitin 2016 dhe e mban edhe sot”.

    Kjo, vlerëson javorja gjermane, është e “çuditshme” thjesht, sipas tyre, “sepse EPP mbajti një qëndrim më të ashpër ndaj Fidesz-it të Hungarisë derisa vetë kryeministri hungarez dhe lideri i partisë Viktor Orban u largua në vitin 2021”.

    “Vuçiç e ka rindërtuar Serbinë sipas modelit të Orbanit, megjithatë vendi i SNS-së së tij me sa duket nuk është aspak i dyshimtë. Aksioma e domosdoshmërisë së Vuçiç-it ende vlen”.

    Nën atë, vazhdon artikulli, “Serbia po largohet nga Evropa”

    “Edhe në Bruksel, njerëzit nuk po largohen nga kjo. Kur presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen vizitoi Beogradin në tetor, ajo ishte plot lavdërime për ‘të dashur Aleksandër’”. Serbia ka bërë përparim të madh ekonomik nën udhëheqjen e presidentit. Për mungesën e shumë ankuar të lirisë së medias, ajo tha: ‘Ju keni nisur reformat për sa i përket medias. urime! Tani duhet të fillojmë ta zbatojmë!’”.

    “Megjithatë, ka pak shenja për këtë. Pak para zgjedhjeve të ardhshme, tabloidi Informer, një zëdhënës informal i qeverisë serbe, thotë se BE, SHBA, CIA dhe George Soros mbështesin që opozita të largojë Vuçiç-in nga detyra”.

    Kjo, në vlerësimin e “Die Zeit” është “propagandë e pastër në stilin e Orbanit”.

    “Sipas një studimi të organizatës së shoqërisë civile të Beogradit CRTA (Qendra për Kërkime, Transparencë dhe Përgjegjësi), raportimet kritike për Perëndimin kanë mbizotëruar në mediat serbe që nga fillimi i sulmit rus ndaj Ukrainës, ndërsa raportet për Rusinë kanë qenë shumë miqësore. . Ky është gjithashtu rasti në Hungarinë e Orbanit”.

    Por Vuçiç, theksohet aty, president i një vendi kandidat për në BE, ia del mbanë, si me shumë gjëra të tjera, dhe për këtë përmendin faktin se ai refuzon të mbështesë sanksionet e BE-së kundër Rusisë, pas agresionit të saj në Ukrainë.

    “Kur iu bë presion për këtë, ai reagoi në mënyrën e tij. Qeveria pretendon se Serbia po furnizon me municion Ukrainën. Çfarë saktësisht? Sa shumë? Nuk ka informacion të saktë për këtë. Sekret shtetëror. Çfarëdo që të pretendojë Vuçiç, njerëzit në Bruksel dhe Berlin me sa duket janë të përgatitur ta besojnë atë. Ai ende konsiderohet i domosdoshëm, ndonëse prej vitesh nuk e ka ‘dorëzuar’ Kosovën. Pse duhet ai? Derisa të zgjidhet ky problem, ai do të jetë i nevojshëm”.

    Pra, sipas “Die Zeit” mund të thuash se Vuçiç është një i mbijetuar i aftë”, por megjithatë, “ky është një interpretim tepër dashamirës”.

    “Dy gjëra kanë humbur këtu. Sa më gjatë që ai dëshiron të qëndrojë në pushtet me ndihmën e BE-së dhe Gjermanisë, aq më shumë popullata serbe do të distancohet nga Evropa. Sondazhet e tregojnë qartë këtë”.

    Aty nënvizohet fakti se kur Vuçiç ishte bërë kryeministër i Serbisë për herë të parë në vitin 2012, përkrahja për anëtarësimin e Serbisë në BE ishte 70 për qind, ndërsa tani është më pak se 40 për qind.

    “Boris Stefanoviç, socialdemokrat, parlamentar dhe pro-evropian i vendosur, thotë se në fushatën e tij zgjedhore po i shmanget çështjes së BE-së ashtu si djalli shmang ujin e shenjtë. Me këtë ai vetëm mund të humbiste. Pra, gjërat kanë ardhur deri këtu, pas më shumë se një dekade që BE-ja mbështetet te një njeri që e shet veten si evropian”.

    Në analizën e “Die Zeit”, thuhet se Vuçiç nuk ka skrupuj kur vjen puna për pushtet

    Kjo, theksohet aty, “na sjell në aspektin e dytë, i cili shpesh anashkalohet”, ku përmedin faktin se Vuçiç e filloi karrierën e tij si një ultra-nacionalist serb, “por asgjë nuk sugjeron se ai ka rishikuar vërtet bindjet e tij thelbësore – jo qëndrimin e tij për Kosovën, jo marrëdhëniet e tij me opozitën, jo miqësitë e tij politike”.

    Për ta argumentuar më tej këtë, prestigjiozja gjermane thekson faktin se parazgjedhjeve të 17 dhjetorit, Vuçiç bëri një marrëveshje me mentorin e tij të vjetër, të dënuarin për krime lufte, Vojislav Sheshel.

    “Vuçiç nuk ka skrupuj kur bëhet fjalë për pushtetin e tij – dhe ai ka shumë mjete për ta siguruar atë”, potencohet aty ndër të tjera.

  • Festa e Krishtlindjeve, këto janë organizimet që do të mbahen sot në Prishtinë

    Festa e Krishtlindjeve, këto janë organizimet që do të mbahen sot në Prishtinë

    Më fillim prej orës 18:00 te Katedralja “Shën Nënë Tereza”, Ipeshkvia Prizren-Prishtinë do të organizojë pritje solemne të Krishtlindjes.

    Ndërsa, nga ora 23:30 do të mbahet programi për Krishtlindje.

    Mesha solemne e Krishtlindjeve do të mbahet nga ora 24:00 nën udhëheqjen e Imzot Dodë Gjergji.

  • Humb binjakët e pa lindur pasi goditet nga një veturë

    Humb binjakët e pa lindur pasi goditet nga një veturë

    Një person është arrestuar dje në Vushtrri, pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën femër-këmbësore, e cila ishte shtatzënë dhe dyshohet se viktima ka humbur binjakët e saj ende pa lindur.

    Sipas Policisë, aksidenti kishte ndodhur më 22 dhjetor në Vushtrri. Kurse, sipas mjekëve, vet viktima është në gjendje të rëndë.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

  • Osmani uron Krishtlindjen: Në këtë ditë kremte, le t`i kujtojmë ata që mund të përballen me sfida

    Osmani uron Krishtlindjen: Në këtë ditë kremte, le t`i kujtojmë ata që mund të përballen me sfida

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar festën e Krishtlindjes, duke thënë se është një kohë reflektimi e solidariteti.

    Ajo është shprehur se në këtë ditë kremte, duhet kujtuar ata që mund të përballen me sfida.

    “Krishtlindja është një kohë reflektimi e solidariteti, teksa zemrat dhe shtëpitë janë të mbushura me shpresë e optimizëm. Në këtë ditë kremte, le t`i kujtojmë ata që mund të përballen me sfida dhe t’ua shtrijmë dorën e mirësisë e dhembshurisë. Qoftë kjo festë e mbushur me dashuri, paqe dhe gëzim për secilën familje”, thuhet në komunikatën e presidencës.

  • Berisha: Duan të më burgosin, por s’gjetën asnjë fakt kundër meje

    Berisha: Duan të më burgosin, por s’gjetën asnjë fakt kundër meje

    Ish-kryeministri Sali Berisha, ka mbledhur Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, ku gjatë fjalës së tij u shpreh se nuk ka asnjë fakt apo provë për ta burgosur atë, edhe pse sipas tij kjo është ajo që qeveria do të bëjë.

    Sipas Berishës, arsyeja se përse duan ta burgosin, është sepse janë të tmerruar, teksa shtoi se për ta goditur “përdorin kodin e mafies”.

    Fjala e Berishës:

    “Nuk e kam fjalën këtu vetëm për kërkesën e fundit për arrestimin e Sali Berishës. Simptomat e kësaj sëmundje kanë kohë që janë shfaqur me kosto shumë të lartë për Shqipërinë.

    Një i dënuar që sot është në burg, McGonigal, zyrtari ndër më të lartët i kundërzbulimit amerikan, korruptohet nga Edi Rama dhe shpall Sali Berishën non-grata, kur e vërteta ishte se nuk kishin asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument kundër meje.

    Në sytë e të gjithë botës i vidhet vula PD-së, kur e vërteta është se shumica e demokratëve në dy palë zgjedhje dhe tre votëbesimi, kanë zgjedhur Sali Berishën si liderin e opozitës demokratike.