ATV

Category: Lajme

  • ​Protestat e dhunshme, Stojkoviq: Regjimi rus në Serbi duhet të ndjejë zemërimin e popullit

    ​Protestat e dhunshme, Stojkoviq: Regjimi rus në Serbi duhet të ndjejë zemërimin e popullit

    Avokati serb, Cedomir Stojkoviq ka reaguar pas dhunës që policia serbe ka ushtruar ndaj protestuesve që po kundërshtonin zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi. Sipas tij, është e drejtë e popullit që të çlirohet. Derisa ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare që të izolojë urgjentisht regjimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

    Stojkoviq përmes një reagimi në X e ka quajtur udhëheqjen në Serbi si ruse, duke thënë se “qeveria ruse në Serbi, presidenti rus në Serbi, shërbimi inteligjent rus në Serbi duhet të ndjejnë zemërimin e popullit, i cili do të rritet!”

    “Mirë për demonstruesit në Beograd sonte! Është e drejta e popullit të çlirohet!… Është e drejta e popullit të çlirohet me dhunë nëse i vidhet zëri! Kështu ka qenë gjithmonë dhe kështu do të jetë përgjithmonë! Dhe nuk duhet të ketë përjashtim! Bashkësia ndërkombëtare të izolojë urgjentisht regjimin e Republikës së Serbisë që të mos ndërhyjë në proceset demokratike në Beograd dhe të mos dërgojë përfaqësuesit dhe ekzekutorët e tij të pamatur për të ndihmuar regjimin në Beograd”, ka shkruar Stojkoviq, transmeton KosovaPress.

    Ndryshe, gjatë protestës së mbrëmshme dera e Kuvendit të Serbisë është thyer dhe policia ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të cilët vijuan për të shtatën herë demonstratën e tyre, që u thirr nga opozita.

    Përfaqësuesit e listës opozitare “Serbia kundër dhunës” tentuan të hynin në Kuvend, në mënyrë që t’iu adresoheshin qytetarëve nga ballkoni i ndërtesës.

    Ata shtyn derën, por nuk arritën të hynin, pasi u parandaluan nga policia. Një pjesë e protestuesve thyen xhamat e dyerve dhe dritave të ndërtesës, ndërsa policia e përgjigj me gaz lotsjellës.

    Pas incidenteve, përmes një adresimi për publikun nga Presidenca e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu drejtua qytetarëve serbë që të mos shqetësohen.

    “Asnjë revolucion nuk është duke u zhvilluar, dhe ne po mundohemi që të mos lëndojmë asnjë nga demonstruesit përmes një reagimi të lehtë”, tha ai ndonëse videot e publikuara tregojnë se ndaj protestuesve u ushtrua dhunë.

    Kujtojmë se, misioni vëzhgues i OSBE-së tha se zgjedhjet e 17 dhejtorit në Serbi u përshkruan me parregullsi serioze, keqpërdorim të fondeve shtetërore dhe përhapje të frikës. Eurodeputetët kanë kërkuar hetim të pavarur për parregullsitë në zgjedhje. SHBA po ashtu u kanë bërë thirrje autoriteteve serbe t’i hetojnë pretendimet për parregullsi.

  • Petkoviq reagon në lidhje me raportimet e medieve në Kosovë për protestën e djeshme në Beograd

    Petkoviq reagon në lidhje me raportimet e medieve në Kosovë për protestën e djeshme në Beograd

    Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar në lidhje me raportimet e mediave në Kosovë për protestën e dhunshmë dje në Serbi.

    Ai, përmes platformës së tij në “X”, ka shkruar se tërbimi i opozitës së Gjilasit dhe shkatërrimi i Beogradit ka kënaqur vetëm kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe mediat në Kosovë.

    Tutje, ai ka shkruar se “mediat në Kosovë vazhdimisht kanë raportuar për protesta të dhunshme në mbështetje të sulmit ndaj policisë serbe dhe institucioneve.”

    “Është e qartë pse Kurti e ka përkrahur hapur opozitën Gjilasov, ndërsa sulmon çdo ditë serbët në Kosovë!”, ka përfunduar Petkoviq.

  • Rusia lëshon 31 dronë dhe dy raketa në Ukrainë gjatë natës

    Rusia lëshon 31 dronë dhe dy raketa në Ukrainë gjatë natës

    Rusia lëshoi 31 dronë dhe dy raketa në Ukrainë gjatë natës, kryesisht duke synuar jugun e vendit, me mbrojtjen ajrore që shkatërroi 28 dronë dhe të dy raketa, njoftoi ushtria ukrainase të hënën.

    “Si rezultat i luftimeve ajrore, Forcat Ajrore të Ukrainës dhe forcat e mbrojtjes shkatërruan 28 dronë sulmues Shahed në rajonet Odesa, Kherson, Mykolaiv, Donetsk, Kirovohrad dhe Khmelnytskyi”, thanë Forcat Ajrore të Ukrainës në aplikacionin e mesazheve Telegram.

    Dronët u lëshuan nga Krimea e pushtuar nga Rusia, tha ajo.
    Ushtria tha se mbeturinat nga dronët e rrëzuar dëmtuan objektet teknike në portin e Odesës, si dhe “një ndërtesë administrative dhe një magazinë që nuk funksiononte”.
    Në rajonin Kherson, një zjarr shpërtheu në një magazinë, tha ushtria.

    Asnjë person nuk u lëndua”, shtoi ushtria, duke përsëritur gjithashtu informacionin e lëshuar më parë se dy avionë ushtarakë rusë u rrëzuan pranë qytetit të pushtuar nga Rusia të Mariupolit në Detin Azov në Ukrainën jugore dhe pranë qytetit të pushtuar Donetsk në Ukrainën lindore.

    Të dielën, zyrtarët ushtarakë rusë dhe ukrainas raportuan se kishin rrëzuar aeroplanë të armikut në zona të ndryshme të frontit 1000 km të gjatë të luftës së tyre 22-mujore, raporton Reuters, por nuk mund të verifikonin në mënyrë të pavarur avionin e forcave ajrore ukrainase. raporti. Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga Rusia.

  • Rexha: Rastet e sulmeve ndaj gazetarëve të merren me prioritet

    Rexha: Rastet e sulmeve ndaj gazetarëve të merren me prioritet

    Viti 2023 ka qenë viti më i vështirë në dhjetë vitet e fundit sa i përket sigurisë së gazetarëve.

    Xhemajl Rexha, kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, tha se 2023 ka qenë një vit kur gazetarët kanë qenë cak i sulmeve si online ashtu edhe fizik.

    Rexha tha se kërkesa e vazhdueshme e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës ndaj institucioneve përkatëse është që rastet e sulmeve ndaj gazetarëve të merren me prioritet.

    Ai ka përmendur shumë raste të sulmeve ndaj gazetarëve, po theksoi se ka nevojë për ngritje të kapacitetit të gazetarëve, në kuptimin e asaj se kush duhet të shkojë në veri.

    “Në kuptim të organizimit të asaj se kush duhet të shkojë në veri, në fakt kam parë 19 vjeçar duke raportuar nga atje, të pa përvojë, të pa shoqëruar nga dikush që mund ta dijë terrenin, pa asnjë element mbrojtës “, tha Rexha.

    Rexha tutje tha se lajm i mirë është që me ndihmën e reporterëve pa kufi dhe Free Press Unlimited nga Holanda janë shpërndarë mjete mbrojtëse për mbi 20 media të Kosovës, sidomos televizioneve, përveç RTK që e ka mundësin që ti siguroj vetë.

  • Kaq persona u pajisën me patentë shoferë në Kosovë brenda 2023-tës

    Kaq persona u pajisën me patentë shoferë në Kosovë brenda 2023-tës

    Nga muaji janar 2023 e deri më tani gjithsej 93 mijë e 385 shofer të rinj u pajisen me patent shofer.

    Ndërsa qytetarë që kanë aplikuar për herën e parë për këtë kategori është mbi 40 mijë.

    Statistikat janë siguruar nga Ministria e Punëve të Brendshme për Front Online.

    “Qytetarë të pajisur me patentë shofer në vitin 2023 gjithsej janë 93385. Qytetarë të pajisur për herë të parë me patentë shofer këtë vit gjithsej janë 40308”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

  • Mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në vendin tonë

    Mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në vendin tonë

    Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shqiptuar 1 mijë e 832 gjoba trafiku.

    Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 29 aksidente me të lënduar dhe 34 me dëme materiale.

    Ndërkaq, në 24 orëshin e fundit edhe janë arrestuar 20 persona dhe 12 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

  • Shqipëri: 18-vjeçari i dehur hidhet nga kati i nëntë, vdes në vend

    Shqipëri: 18-vjeçari i dehur hidhet nga kati i nëntë, vdes në vend

    Në qytetin e Korçës në shqipëri, një 18-vjeçar nga Durrësi është hedhur nga kati i 9-të i një ndërtese.

    Bëhet me dije se i riu ka festuar mbrëmjen e djeshme ku ka konsumuar alkool.

    Në gjendje të dehur dhe në rrethana ende të paqarta, ai është hedhur nga lartësia dhe për pasoje ka ndërruar jetë në vend.

    Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

  • DW: Kosova alarmon për sulme të mundshme në veri

    DW: Kosova alarmon për sulme të mundshme në veri

    Autoritetet në Kosovë kanë ngritur alarmin për sulme të reja të mundshme në veri të Kosovës. Kryeministri Albin Kurti tha, se Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, që mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës së bashku me grupin që kreu sulmin e 24 shtatorit ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe më pas tre sulmues.

    Në një konferencë në fundjavë, duke u bazuar në informacione të inteligjencës kosovare, Kurti përmendi disa lokacione në Serbi, ku grupi sipas tij, po kryen trajnime, përfshirë poligone ushtarake të Serbisë. Pretendimet e kryeministrit të Kosovës u hodhën menjëherë poshtë nga Ministria Serbe e Mbrojtjes. Kryeministri kosovar nuk ofroi dëshmi, por sipas Kurtit, “Milan Radoiçiq mban takime të rregullta me inteligjencën serbe dhe se pjesëtarët e grupit të tij, paguhen 2.000 euro në muaj”.

    Kurti: Radoiçiq përgatit sulme të tjera në Kosovë

    “Kumtimi i urdhrit për sulmin në Banjskë, ishte dhënë në ambientet e kompanisë Novi Pazar Put, në pronësi të Zvonko dhe Zharko Vesellinoviq, që kanë qenë partnerë biznesi të Radoçiqit. Pas sulmit terrorist, Millan Radoiçiq u lirua nga gjykata serbe në kohë rekorde. Ai tash po vazhdon përgatitjet për sulme të tjera në Kosovë, bashkë me disa pjesëtarë të organizatës terroriste Mbrojtja Civile”, tha kryeministri Kurti. Duke zbuluar të dhëna, kryeministri kosovar tha se “Radoiçiq është duke mbajtur takime të rregullta me zyrtarë të lartë të inteligjencës serbe (BIA).

    “Ambientet e firmës, Jabllanovica në Rashkë, si ato të Novi Pazar Put, po përdoren për strehimin dhe ruajtjen e automjeteve dhe mjeteve eksplozive për sulmet e ardhshme nga Radoiçiq dhe grupi i tij. Realisht, në këtë ndërtesë strehohen disa anëtarë të ‘Mbrojtjes Civile’, që kryejnë vëzhgime në territorin e Kosovës”, tha Kurti. Ai po ashtu, përmendi edhe një poligon të ushtrisë serbe në Peshter, ku sipas tij, kanë rinisur ushtrimet e një grupi prej 60 personash të “Mbrojtjes Civile”, që sipas Kurtit “kanë marrë pjesë në sulmin në Banjskë”. “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, dy organizata të serbëve të veriut në Kosovë cilësohen organizata terroriste.

    “Ky grup kishte planifikuar sulme ndaj Policisë tonë pas përfundimit të zgjedhjeve në Serbi në lokacionet kufitare që lidhen me rrugët ilegale alternative”, tha Kurti. Sipas tij, Kosova në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, është e përgatitur që të zmbrapsë sulme të tilla.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kryeministri Kurti para takimit në Prishtinë 20.11.2023Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kryeministri Kurti para takimit në Prishtinë 20.11.2023

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kryeministri Kurti para takimit në Prishtinë 20.11.2023Fotografi: Office of the Prime Minister in Kosovo

    Serbia mohon akuzat

    Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Kosovës, që nga viti 2021 e deri më tash, “Policia e Kosovës ka qenë cak i 114 sulmeve në veri”, kryesisht të kryera nga grupi, që kreu sulmin në Banjskë të Zveҫanit.

    Menjëherë pas këtyre deklarimeve të kryeministrit Kurti, Ministria e Mbrojtjes së Serbisë, mohoi këto akuza duke i quajtur madje “absurde”. “Është gënjeshtër dhe absurditet i plotë që terrenet stërvitore të Forcave të Armatosura të Serbisë po përdoren për stërvitjet e ndonjë njësie, me përjashtim të njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe herë pas here edhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tha Ministria Serbe e Mbrojtjes, duke hedhur poshtë po ashtu se “ka plane për sulme në territorin e Kosovës”.

    Shtimi i prezencës së NATO-s pas sulmit të 24 shtatorit në Kosovë

    Sulmi i 24 shtatorit në Banjskë të veriut të Kosovës është cilësuar si më i rëndi që nga shpallja e pavarësië së Kosovës, duke ngritur edhe shqetësimin faktorit ndërkombëtar për stabilitet në vend. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në konferencën e tij të fundivitit tha, se “ruajtja e një mjedisi paqësor dhe të sigurt në Kosovë është çelësi për stabilitetin e rajonit më të gjerë të Ballkanit Perëndimor.

    ”Në këtë periudhë të vitit, falënderimet dhe respekti im më i thellë shkon për forcat tona të NATO-s. Pa ju nuk do të kishte NATO, nuk do të kishte siguri dhe nuk do të kishte liri. Shërbimi i tyre na mban pa rreziqe, të sigurt dhe të lirë”, tha Stoltenberg. Aleanca veriatlantike, këtë vit dërgoi qindra trupa shtesë duke e rritur numrin në 4600 trupa. Rritja e numrit të ushtarëve u bë pas trazirave në veri pas vendosjes së kryetarëve shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe, ku serbët lokalë plagosën dhjetëra ushtarë të KFOR-it si dhe pas sulmit në Banjskë më 24 shtator, ku grupe serbësh të armatosur sulmuan policinë e Kosovës, duke vrarë një polic.

    Thirrje për heqjen e masave ndëshkuese

    Sidoqoftë, udhëheqësit e Kosovës i bënë thirrje Bashkimit Evropian që të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës dhe të ndëshkojë Serbinë për siç thonë “veprime armiqësore ndaj Kosovës dhe largim nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve”.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se “masat e vendosura nga Bashkimi Evropian pas tensioneve të fundit ishin të padrejta”. “Ato që janë kërkuar nga Kosova për atë që e quanin depërshkallëzim, tashmë kanë ndodhur dhe masat është dashur të hiqeshin tashmë, sepse, janë masa që në mënyrë të padrejtë ndikojnë negativisht në jetën e qytetarëve tanë për shkak të projekteve që janë bllokuar, të cilat kryesisht u dedikohen komunave”, thotë Presidentja Osmani.

    Sipas saj, “ka tendencë nga disa që tani masat të keqpërdoren si mënyrë për të kushtëzuar Kosovën për çështje komplet të ndryshme nga ato për të cilat janë vendosur”, dhe një qasje e tillë sipas Presidentes Osmani është e papranueshme. Edhe kryeministri Albin Kurti, na ana e tij, në një postim në rrjetet sociale, kërkoi heqjen e masave ndëshkuese dhe që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në programin e Partneritetit për Paqe me NATO-n. “Pikërisht kështu partnerët tanë perëndimorë do t’i kërkonin fuqishëm Serbisë të zbatonte detyrimin e njohjes de facto të Kosovës. Kurti shfaqi shpresën se “Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara do t’i vendosin sanksione Serbisë, për sjelljet dhe veprimet armiqësore e agresore ndaj Kosovës, dhe për heqjen dorë nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve”.

    Marrëveshja e arritur në Ohrër me ndërmjetësim të BE-së, kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Udhëheqësit më të lartë evropianë Kosovës i kërkuan themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbisë, njohjen de facto të Kosovës.

  • Osmani publikon pamje të ambasadorit Hovenier së bashku me vajzat e saj, të tre këndojnë “Jingle Bells”

    Osmani publikon pamje të ambasadorit Hovenier së bashku me vajzat e saj, të tre këndojnë “Jingle Bells”

    Besimtarët e krishterë në mbarë botën sot festojnë Krishtlindjen. E festimi i kësaj feste po shënohet edhe në Kosovë.

    Presidentja Vjosa Osmani, ka publikuar në Instagram një video shumë të veçantë, përmes të cilit ka uruar edhe festën e Krishtlindjes.

    Në videon e publikuar shihet ambasadori amerikan Jeff Hovenier teksa i bie pianos dhe së bashku me të dy vajzat e presidentes Osmani, këndojnë këngën e famshme të Krishtlindjes “Jingle Bells”.

  • Bërnabiq pranon se shërbimi rus “u dha informacione” autoriteteve për protestën në Serbi

    Bërnabiq pranon se shërbimi rus “u dha informacione” autoriteteve për protestën në Serbi

    Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq tha më 24 dhjetor se shërbimi rus i sigurisë “siguroi informacion” për incidente të mundshme në protestën në Beograd, ndërsa ajo akuzoi koalicionin opozitar “Serbia kundër dhunës” për përpjekje për të “destabilizuar me dhunë shtetin”.

    Ajo deklaroi se gjatë fushatës, para zgjedhjeve të 17 dhjetorit, “paralajmëroi për synimet e opozitës”.

    “Para së gjithash, të dhënat na janë dorëzuar në këtë mënyrë nga shërbimi rus i sigurisë. Kur personalisht e ndava këtë me disa ambasadorë, ata na akuzuan për përhapje të dezinformatave, të pavërteta, se i kemi besuar shërbimit rus dhe se e gjitha kjo ishte marrëzi”, tha Bërnabiq, transmeton REL

    Më 24 dhjetor, koalicioni më i madh opozitar “Serbia kundër dhunës” organizoi protesta në Beograd, për të shtatën natën me radhë, duke kërkuar anulimin e zgjedhjeve.