ATV

Category: Lajme

  • Policia jep detaje për aksidentin tek zona industriale

    Policia jep detaje për aksidentin tek zona industriale

    Një tren dhe një automjet u përplasën mëngjesin e kësaj të premte në zonën industriale në Prishtinë.

    Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në zonën industriale në Prishtinë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë Ahmeti.

  • Haxhiu: Sanduloviqi rrihet vetëm pse e pranon të vërtetën e Kosovës, ndërkombëtarët ta dënojnë këtë akt

    Haxhiu: Sanduloviqi rrihet vetëm pse e pranon të vërtetën e Kosovës, ndërkombëtarët ta dënojnë këtë akt

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas rrahjes së politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviq.

    Haxhiu në një status në rrejton social X ka shkruar se ai është rrahur vetëm pse e pranon të vërtetën e Kosovës.

    Sipas saj komuniteti ndërkombëtar duhet ta dënojë këtë akt.

    “Serbia është ende në vitet ‘90 dhe larg normalizimit. Atje, i vetmi opozitar, Sanduloviq, rrihet dhe përpiqet të eliminohet vetëm sepse e pranon të vërtetën e Kosovës. Komuniteti ndërkombëtar duhet ta dënojë këtë akt”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social X.

    Sanduloviqi raportohet se ishte arrestuar të mërkurën nga Agjencia e Inteligjencës e Serbisë (BIA).

    Sipas familjes dhe avokatit të tij, arsyeja ishte një postim i tij në X duke bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz, duke thënë se është i vetmi politikan nga Serbia që nderoi viktimat e pafajshme shqiptare.

  • Nikola Sanduloviq në gjendje të keqe shëndetësore dërgohet në burg, familja thotë se u rrah nga BIA dhe Radojiçiqi

    Nikola Sanduloviq në gjendje të keqe shëndetësore dërgohet në burg, familja thotë se u rrah nga BIA dhe Radojiçiqi

    Vazhdon drama me Nikolla Sanduloviqin, politikanin opozitar serb, i njohur për publikun e Kosovës për homazhet e tij te varri i Adem Jasharit në Prekaz dhe kërkim-faljen në emër të serbëve për krimet e luftës.

    Mbrëmë, atij i është bastisur shtëpia. Nuk i është gjetur asgjë, por prokurori ka dhënë urdhër që ai të dërgohet në paraburgim për 48 orë, raporton Ekonomia Online.

    Gruaja e tij ka dërguar një video, ku shihet si ai në gjendje të rëndë shëndetësore, po dërgohet sot në mëngjes nga Qendra Emergjente e Spitalin e Beogradit për në Burgun Qendror.

    Sanduloviqi ishte arrestuar të mërkurën nga Agjencia e Inteligjencës e Serbisë (BIA). Sipas familjes dhe avokatit të tij, arsyeja ishte një postim i tij në X duke bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz, duke theksuar faktin se ai është i vetmi politikan nga Serbia që nderoi viktimat e pafajshme shqiptare.

    Familjarët e kryetarit të Partisë Republikane Serbe, Nikola Sandulovic, kanë thënë se ai është rrahur brutalisht nga policia sekret serbe, në godinën e BIA-s. Në mesin e personave, të maskuar, që e kanë rrahur, Sanduloviq ka thënë se e ka njohur Milan Radojçiqin, ish-politikanin serb nga veriu i Kosovës, organizator i sulmit terrorist të 23 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

  • Deri në 4 orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

    Deri në 4 orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

    Qytetarët janë duke pritur deri në 4 orë për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë.

    Sipas të dhënave të Qendrës kombëtare për menaxhim kufitar, të përditësuar mëngjesin e sotëm, kolona e veturave të qytetarëve që janë duke pritur të dalin nga Kosova në Merdarë është 3500 metra.

    Mbi 2 orë janë duke pritur edhe qytetarët që po dalin nga Kosova nëpërmjet pikës kufitare te Dheu i Bardhë dhe po ashtu 2 orë në pikë kalimin kufitar në Mutivodë.

    Edhe në Jarinjë qytetarët janë duke pritur nga 1 orë.

    Në pikat e tjera ka pritje 3 deri në 5 minuta si në hyrje, ashtu edhe në dalje.

  • Arrestohet një person për fajde në Shtime

    Arrestohet një person për fajde në Shtime

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Shtime, nën dyshimin për dhënie të fajdes. I dyshuari i moshës 39 vjeçare kishte sulmuar fillimisht viktimën, pasi ky i fundit nuk kishte arritur ta kthejë borxhin në emër të fajdes në vlerë prej 7 mijë euro.

    PK bën të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

    “Me datën 04.01.2024 rreth orës 14:20 policët e stacionit në Shtime, në rrugën ‘Ymer Devetaku’ në Shtime kanë arrestuar personin A.R ( M/K) i moshës 39 vjeçar, nën dyshimin për dhënie të fajdes. I dyshuari fillimisht kishte sulmuar viktimën me një mjet të fort, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe më pas viktima kishte raportuar në polici, se nga i dyshuari kishte marrë para me fajde dhe nuk kishte arritur të kthej shumën e caktuar të parave prej 7000 euro, në emër të fajdes”, thuhet në komunikatë.

    “I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit për krime të rënda është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore”.

  • Sekuestrohen 689 fishekë, një flamur i Serbisë, 34 gëzhoja dhe një karikator i AK-47 në Banjskë

    Sekuestrohen 689 fishekë, një flamur i Serbisë, 34 gëzhoja dhe një karikator i AK-47 në Banjskë

    Në fshatin Banjskë të Mitrovicës, njësia policore ka gjetur dhe sekuestruar një flamur të Serbisë, 34 gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689 fishekë kalibrash të ndryshëm.

    Siç njofton raporti i policisë, nuk ka të arrestuar, ndërsa rasti është nën hetime.

    “Fsh. Banjskë, Zveçan / 04.01.2024 – 13:45. Njësia policore gjatë patrullimi në afërsi të një kodre ka gjetur dhe sekuestruar një flamur të shtetit të Serbisë, 34-gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689-fishekë kalibrash të ndryshëm. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin policor.

  • Oda Ekonomike e Kosovës sot mban konferencë për media

    Oda Ekonomike e Kosovës sot mban konferencë për media

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna sot do të mbajë konferencë për media. 

    Qëllimi i kësaj konference është paraqitja përmbledhëse e punës së kësaj ode përgjatë vitit 2023.

    Po ashtu pritet të diskutohen edhe sfidat e kompanisë si dhe rekomandimet për institucionet qendrore.

  • Detaje nga përleshja mes policëve dhe udhëtarëve në Merdarë

    Detaje nga përleshja mes policëve dhe udhëtarëve në Merdarë

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth ngjarjes së djeshme ku përmes video-xhirimeve u panë duke u përleshur disa udhëtarë dhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

    Sipas raportit policor, sulmi kishte filluar kur disa persona e kishin tejkaluar kolonën, duke mos iz batuar urdhrat e zyrtar të policisë.

    Në raportin 24-orësh thuhet se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, derisa rasti është cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar.

    “Podujevë / 04.01.2024 – 10:20. Njësitet policore kanë ndaluar dy vetura të cilat kishin tejkaluar kolonën derisa prisnin për të kaluar kufirin. Pas intervenimit të policisë, për parandalim të tejkalimit dhe kërkesës për kthim në kolonë, tre persona të dyshuar nuk kanë zbatuar udhëzimet zyrtare dhe kanë sulmuar zyrtarët policorë. Lidhur me rastin situata është vënë nën kontroll, dhe personat e dyshuar dy kosovarë dhe një shtetas i Shqipërisë janë shoqëruar në stacionin policor. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë.

  • Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

    Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

    Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 3 gradë Celsius.

    Ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin mes 9 deri në 12 garë Celsius.

  • Pas rrahjes brutale, Sanduloviqit i bastiset banesa

    Pas rrahjes brutale, Sanduloviqit i bastiset banesa

    Është bastisur banesa e politikanit serb Nikolla Sanduloviq që është arrestuar dhe pastaj rrahur brutalisht nga BIA serbe, për shkak se nderoi rënien e komandantit legjendar Adem Jashari. Bastisja është bërë me kërkesë të prokurorit dhe miratim të gjykatës.

    Avokati i politikanit Sanduloviq, Çedomir Stojkoviq, për RTK ka thënë së banesa e tij është bastisur me arsyetim të sigurimit të provave për veprën penale që është përhapja e urrejtjes nacionale ndaj serbeve.

    Me këtë akt, sipas tij, Serbia po e tejkalon Bjellorusinë për shkeljen e të drejtave të njeriut.

    Avokati Stojkoviq ka thënë se e kanë rrahur keçë dhe se gjendja shëndetësore është jotabile.

    Politikani serb Nikolla Sanduloviq pas arrestimit dhe rrahur brutalisht nga BIA serbe, për shkak se nderoi rënien e komandantit legjendar Adem Jashari.

    Avokati i politikanit Sanduloviq, Çedomir Stojkoviq, ka treguar ngjarjen në detaje për dhunën dhe linçimin në mediat e kapura nga Vuçiq që i është bërë klientit të tij.