ATV

Category: Lajme

  • BE mirëpret vendimet për targa mes Kosovës e Serbisë, Borrell: Hap pozitiv drejt normalizimit

    BE mirëpret vendimet për targa mes Kosovës e Serbisë, Borrell: Hap pozitiv drejt normalizimit

    Bashkimi Evropian mirëpret vendimet e Kosovës dhe Serbisë për të njohur zyrtarisht targat e automjeteve të njëra-tjetrës dhe për të shfuqizuar plotësisht regjimin e letrave ngjitëse.

    Përfaqësues i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka deklaruar ky vendim është një hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit, si dhe në angazhimet e kaluara të Dialogut lidhur me lirinë e lëvizjes.

    “Vendimi tregon se është i mundur arritja e përparimit në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe thekson rëndësinë e vazhdimit të punës në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ai përbën gjithashtu një hap në drejtimin e duhur drejt një integrimi më të mirë rajonal dhe evropian të Ballkanit Perëndimor, nga i cili në fund përfitojnë qytetarët e rajonit”, thuhet në deklaratën e Borrellit.

  • Ambasada shqiptare në Malin e Zi për rrahjen e tre shqiptarëve: I kemi në mbrojtje

    Ambasada shqiptare në Malin e Zi për rrahjen e tre shqiptarëve: I kemi në mbrojtje

    Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi ka reaguar pas rrahjes së tre shqiptarëve në Malin e Zi.

    Ajo ka njoftuar se është duke e ndjekur nga afër ngjarjen.

    Ambasada ka bërë të ditur se viktimat, shtetas shqiptarë i ka marrë në mbrojtje.

    “Që prej momentit të parë kur jemi njoftuar, jemi vënë në kontakt me shtetasit, i kemi marrë në mbrojtje dhe po i ofrojmë çdo shërbim të nevojshëm, përfshirë edhe atë ligjor”, ka lajmëruar ambasada në një postim në Facebook.

    Po ashtu kjo ambasadë ka bërë të ditur se u ka kërkuar policisë dhe autoriteteve ligjzbatuese për zbardhjen e ngjarjes dhe ndëshkimin e autorëve.

    “Një përfaqësues i ambasadës ka udhëtuar drejt zonës, ndërsa kemi kërkuar nga policia dhe autoritetet ligjzbatuese zbardhjen e ngjarjes dhe ndëshkimin e autorëve”.

    “Shtetasit shqiptarë të asistuar nga ambasada kanë bërë denoncimin pranë autoriteteve policore malazeze”, tha ambasada.

  • Hovenier uron Krishtlindjet Ortodokse

    Hovenier uron Krishtlindjet Ortodokse

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, u ka uruar Krishtlindjet Ortodokse të gjithvë në Kosovë dhe në mbarë botën.

    Kështu ka shkruar Hovenier në platformën X

    “Të gjithëve në Kosovë dhe në mbarë botën që festojnë Krishtlindjet Ortodokse, duke ju uruar një festë të gëzuar”, shkroi Hovenier.

  • BE-ja do të vëzhgojë me kujdes zbatimin e liberalizimit të vizave nga Kosova

    BE-ja do të vëzhgojë me kujdes zbatimin e liberalizimit të vizave nga Kosova

    Pavarësisht se vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën hyri në fuqi më 1 janar, shteti duhet të vazhdojë të përmbushë kriteret për liberalizim, përderisa Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare do të vëzhgojnë me kujdes se si po zbatohet ky proces.

    Qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtetet e zonës Schengen dhe janë të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor që gëzojnë të drejtën e udhëtimit pa viza në këtë zonë.

    Sikurse edhe me shtetet e tjera të rajonit, që për një kohë të gjatë gëzojnë lëvizjen e lirë pa viza, Komisioni Evropian do të raportojë për gjendjen e zbatimit të liberalizimit të vizave në kuadër të raporteve nga Mekanizmat për suspendimin e liberalizimit të vizave.

    Një burim diplomatik i BE-së i tha Radios Evropa e Lirë se ka kureshtje në mesin e shteteve anëtare për të parë se si do të shkojë zbatimi i këtij procesi në rastin e Kosovës. I njëjti burim tha se në çështjet kryesore, Kosova deri me tash ka pasur një performancë shumë të mirë, madje më të mirë sesa vendet të cilat para sajë kishin liberalizimin. Bëhet fjalë kryesisht për numrin e azilkërkueseve të pabazuar dhe gatishmërinë e Kosovës për t’i pranuar personat që dëbohen nga shtetet e BE-së.

    Pasi ka nisur zbatimi i vendimit për liberalizim, BE-ja do të monitorojë sidomos numrin e keqpërdorimeve të lëvizjes së lirë, me fokus të veçantë në qëndrimin përtej afatit të lejuar, angazhimin ilegal në tregun e punës dhe angazhimin në veprime kriminale.

    Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen.

    Udhëtimet pa viza shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme. Megjithatë, liberalizimi i vizave nuk nënkupton leje pune apo përfitime të tjera.

    Qeveria kundërshton propozimin e KE-së për heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

    Prioritet i bllokut evropian për këtë vit do të jetë që Kosova dhe shtetet e tjera të rajonit, të bëjnë më shumë përparim në përshtatjen e regjimit të vizave për qytetarët e vendeve të treta me politikën e vizave të BE-së.

    “Ne kemi përsëritur disa herë, përfshirë edhe në takimet e nivelit më të lartë, se presim nga partnerët tanë në rajon që të përshtatin regjimin e tyre të vizave me atë të BE-së. Besojmë se kjo është një kërkesë e arsyeshme, nëse ne ua kemi mundësuar lirinë e lëvizjes pa viza qytetarëve të rajonit”, tha një zyrtar i BE-së.

    Vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, disa për shkaqe politike e disa për arsye praktike siç është stimulimi i turizmit, ua mundësojnë ardhjen në territorin e tyre pa viza qytetarëve të disa vendeve për të cilat BE-ja aplikon regjimin e vizave.

    Komisioni Evropian gjatë vitit 2023 kishte propozuar një varg ndryshimesh për të ruajtur më mirë kufijtë e jashtëm të BE-së dhe për menaxhimin më efikas të imigrimit ilegal. Në këtë paketë ndryshimesh, mes tjerash KE-ja kishte propozuar edhe forcimin e Mekanizmat të suspendimit të liberalizimit të vizave për vendet, qytetarët e së cilëve mund të shkojnë në BE pa viza, dhe lehtësimin e kësaj mundësie.

    Mekanizmat e suspendimit të liberalizimit të vizave ekzistojnë sipas rregullores së vitit 2018, por procesi është mjaft i ndërlikuar dhe e bën të shumë të vështirë suspendimin.

    Për shembull, Holanda kishte nisur procedurën për suspendimin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë, por arsyetimin e Holandës, KE-ja e kishte konsideruar si të pabazuar.

    Me propozimin e ri të KE-së, liberalizimi i vizave mund të suspendohet për një shtet edhe për shkak të mospërshtatjes së regjimit të vizave me regjimin e vizave të bllokut sa i përket shteteve të treta.

    Sipas mekanizmave të tanishëm për suspendimin e vizave, ky proces mund të niset vetëm në disa raste specifike, si për shembull nëse ka rritje të menjëhershme dhe domethënëse të numrit të imigrantëve ilegalë apo rrezikut për sigurinë kombëtare.

    Me propozimin që KE-ja ka bërë më herët gjatë javës, që arsye për suspendim të liberalizimit të jenë edhe “mospërshtatja e mjaftueshme me regjimin e vizave të BE-së, kërcënimet hibride dhe ekzistimi i dhënies së shtetësisë për investime shtetasve të vendeve të treta”.

    Përshtatja me politikën e vizave të BE-së është bërë prioritet për vendet anëtare për shkak se është vlerësuar se kjo do të zvogëlojë mundësitë që rajoni i Ballkanit Perëndimor të bëhet pikë transiti për imigrantët ilegalë që nisen drejt BE-së.

    Burimet e BE-së në mënyrë të veçantë disa herë kanë përmendur Serbinë e cila ua kishte hequr vizat për vizita në Serbi shtetasve të vendeve si Kuba, Tunizia, Burundi, Rusia, Kina dhe disa vende tjera. Kjo kishte ndikuar që një numër i shtetasve të këtyre vendeve të shkonin në Serbi pa viza, më pas të kalonin në BE. Vetëm pas insistimit të bllokut evropian, Serbia kishte nisur të përshtatë regjimin e saj të vizave me atë të Brukselit.

    Kërkesë për përshtatjen me regjimin e vizave të BE-së, blloku ka bërë edhe për shtete të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

    Edhe në raportin e fundit të KE-së për monitorimin e Mekanizmave për suspendimin e liberalizimit të vizave për shtetet e Ballkanit Perëndimor, që u publikua tetorin e kaluar, u tha se të gjitha këto shtete duhet të bëjnë më shumë në përshtatjen e regjimit të vizave të BE-së.

    “Raporti konkludon se të gjitha shtete duhet të bëjnë hapa të mëtejmë për t’u përshtatur me politikën e vizave të BE-së dhe të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të parandaluar aplikimet e pabazuara për azil. Përpjekje shtesë duhet të bëhen edhe për të parandaluar imigrimin ilegal si dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, u tha në raportin e KE-së.

    Tani, edhe nga Kosova kërkohet që këtë vit të bëjë përparim në vendosjen e vizave për shtetasit e disa vendeve për të cilat blloku kërkon viza, sidomos për ato që paraqesin rrezik për migrim masiv drejt BE-së.

    Në kriteret të cilat BE-ja do t’i vëzhgojë me kujdes në rastin e Kosovës përfshihet edhe respektimi i rregullave për udhëtim pa viza nga qytetarët e Kosovës, por për vlerësimi do të marrë kohë në mënyrë që të shikohen trendët. Megjithatë, nëse ka keqpërdorim masiv të liberalizimit, atëherë kjo mund të merret si element që shtetet anëtare mund të përdorin për të iniciuar suspendimin e liberalizimit të vizave.

    Deri më tani, më së shumti keqpërdorime të liberalizimit të vizave, përkatësisht qëndrimit në shtete të Schengenit jashtë periudhës së lejuar apo kërkesat për azil, sipas të dhënave të BE-së, ka pasur nga shtetasit e Shqipërisë. /REL/

  • Osmani uron Krishtlindjen ortodokse: Shtëpitë tuaja qofshin të mbushura me ngrohtësi, paqe, dashuri dhe respekt

    Osmani uron Krishtlindjen ortodokse: Shtëpitë tuaja qofshin të mbushura me ngrohtësi, paqe, dashuri dhe respekt

    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Krishtlindjen ortodokse.

    Ajo ka uruar të gjithë komunitetin ortodoks që shtëpitë e tyre të jenë të mbushura me ngrohtësi, paqe, dashuri dhe respekt.

    Urimi i plotë:

    I uroj komunitetit ortodoks festën e Krishtlindjes!

    Në këtë ditë, shtëpitë tuaja qofshin të mbushura me ngrohtësi, paqe, dashuri dhe respekt.

    Mirëkuptimi, solidariteti, toleranca dhe shpresa qofshin udhërrëfyes të përhershëm për secilin!

    Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse!

  • Serbia publikon disa fotografi të armëve, pretendon se i gjeti në një veturë me targa RKS në Merdare

    Serbia publikon disa fotografi të armëve, pretendon se i gjeti në një veturë me targa RKS në Merdare

    Dogana e Serbisë ka thënë se në një veturë me targa të Kosovës në pikëkalimin kufitar në Merdar ka zbuluar arsenal armësh.

    Në faqen e saj zyrtare, Dogana e Serbisë tha se vetura Audi A8 me targa të Kosovës kishte arritur në Merdar të shtunën rreth orës 11:30 dhe në të ishin dy pasagjerë nga Prishtina.

    “Ndonëse të dy deklaruan se nuk kishin asgjë për të deklaruar përveç sendeve personale, doganierët vendosën të bënin kontroll të detajuar. Më pas u zbulua një arsenal i vërtetë armësh nën ulëset dhe nën kapakun e rrotave: 45 armë zjarri, 31 silenciatorë për armë zjarri dhe 367 fishekë. Menjëherë pas zbulimit, doganierët u kanë dorëzuar policisë dy pasagjerët dhe është njoftuar prokuroria kompetente”, thuhet nga Dogana e Serbisë.

    Ata kanë publikuar këto fotografi:

  • Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

    Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

    Shtatë rastë të dhunës në familje kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë.

    Këto raste kanë ndodhur në Prishtinë, Graçanicë, Fushë Kosovë, Deçan, Zveçan, përcjell Klankosova.tv.

    Disa nga të dyshuarit janë arrestuar, nga të cilët disa janë dërguar në mbajtje e disa janë liruar në procedurë të rregullt.

    Këto janë rastet e dhunës në familje në 24 orët e fundit:

    – Graçanicë 06.01.2024-02:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, nën ndikim ta alkoolit, ka ushtruar dhunë psikike ndaj dy viktimave femra kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    – Prishtinë 06.01.2024-05:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që, kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

    – Fushë Kosovë 06.01.2024-17:27. Viktima femër kosovare ka raportuar se ka pranuar një SMS me përmbajtje kërcënuese nga e dyshuara femër kosovare (nëna e saj). Lidhur me rastin e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

    – Graçanicë 06.01.2024-20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht prindin e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    – Deçan 06.01.2024-10:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Palët janë shoqëruar në stacionin policor dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

    – Deçan 06.01.2024 – 22:45. Ankuesja femër kosovare raporton se i dyshuari kosovar (babai i saj) ka ushtruar dhunë psikike ndaj ankueses. I dyshuari është intervistuar, me vendim të Prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

    – Zveçan 06.01.2024-00:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, ka sulmuar fizikisht babain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

  • Vushtrri: I konfiskohen arma e zjarrit bashkë me karikator e fishekë, arrestohet i dyshuari

    Vushtrri: I konfiskohen arma e zjarrit bashkë me karikator e fishekë, arrestohet i dyshuari

    Një burrë është arrestuar në Vushtrri të cilit gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator me tetë fishekë të kalibrit 7.65mm.

    Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

    “Prelluzhë, Vushtrri 06.01.2024-18:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator me tetë fishek të kalibrit 7.65 mm. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, njofton raporti 24 orësh i policisë.

  • Vdes gruaja që u aksidentua muajin e kaluar në Malishevë

    Vdes gruaja që u aksidentua muajin e kaluar në Malishevë

    Ka vdekur gruaja e cila u aksidentua muajin e kaluar në Malishevë, e që ishte duke u trajtuar në QKUK.

    Në raportin e policisë është bërë e ditur se trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

    “Lidhur me rastin, me 06.01.2024 nga QKUK është raportuar se viktima femër kosovare e cila ishte duke u trajtuar, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet tutje në raport.

  • Pritjet për të dalë nga Merdara deri në dy orë

    Pritjet për të dalë nga Merdara deri në dy orë

    Pritjet e gjata për të dalë nga Kosova për mërgimtarët po vazhdojnë edhe sot.

    Pika kufitare në Merdarë ka më shumë fluks ku pritjet vijojnë deri në dy orë dhe kolona deri në një mijë metra, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar.

    Edhe te Dheu i Bardhë vijojnë pritjet deri në 50 minuta ndërsa kolona ka deri në 300 metra.

    Ndërsa në pika tjera kufitare pritjet për të hyrë si dhe për të dalë janë nga tre deri në pesë minuta.