ATV

Category: Lajme

  • Haradinaj kujton Lidhjen e Pejës dhe heroin Isa Boletini

    Haradinaj kujton Lidhjen e Pejës dhe heroin Isa Boletini

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Lidhja e Pejës e udhëhequr nga Haxhi Zeka në vitin 1899, ishte dëshmi se shqiptarët janë të aftë të ndërtojnë unitetin kombëtar.

    Kështu ka thënë Haradinaj në përvjetorin e kësaj beslidhje.

    “23 janari shënon një ngjarje të rëndësishme në historinë e Kosovës: Lidhjen e Pejës, e udhëhequr nga Haxhi Zeka, në vitin 1899. Kjo besëlidhje, tregoi se shqiptarët janë të aftë të ndërtojnë unitetin kombëtar për të mbrojtur tokat e tyre. Akti i Besëlidhjes së Pejës ilustron patriotizmin dhe aftësinë për të përballuar sfidat për hir të Atdheut”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka kujtuar edhe heroin kombëtar, Isa Boletini, në përvjetorin e rënies.

    “Në këtë ditë, kujtojmë edhe heroin kombëtar Isa Boletini, një udhëheqës dhe mbrojtës i pavarësisë së vendit. Fjala e tij, “Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia,” shpreh besnikërinë dhe dashurinë ndaj Atdheut. Isa Boletini, si komandant i çetave, jo vetëm që ka qenë një lider popullor, por gjithashtu një burim frymëzimi për ata që vlerësojnë lirinë dhe Atdheun”, është shprehur Haradinaj.

  • Ndërhyrja e helikopterëve të KFOR-it dhe ekipeve nga Kosova shpëtuan dy turistët zviceranë që i kishte zënë orteku në Kukës

    Ndërhyrja e helikopterëve të KFOR-it dhe ekipeve nga Kosova shpëtuan dy turistët zviceranë që i kishte zënë orteku në Kukës

    Ndërhyrja e helikopterëve të KFOR-it dhe ekipeve nga Kosova ka qenë vendimtare për shpëtimin e dy turistëve zviceranë që ishin bllokuar në Kukës.

    Një skuadër e ndërhyrjes së Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë së bashku me një ekip nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, organizuan një operacion të ndërlikuar dhe me rrezikshmëri të lartë të kërkim- shpëtimit në afërsi të fshatit Çajë, ne zonën e Kukësit, Shqipëri.

    Këshilltari kryesor i Zelenskyt tregon se cila është “situata në lidhje me kundërofensi…MPJ: Evakuohen nga Gaza tre shtetas të RMV-së të cilët më parë me dëshirë kanë qëndruar…Interi pa dy yjet e skuadrës në udhëtimin e vështirë te FiorentinaI ofroi ryshfet 50 euro një zyrtari policor për të kaluar kufirin në Han të Elezit, arr…Në arrest shtëpiak që prej 30 dhjetorit, Sali Berisha bën ecje në verandë

    Për më shumë se 13 orë në aksion, është bërë lokalizimi i dy turistëve zviceran të cilët si pasojë e reshjeve të dendura të borës në ditët e fundit, kanë pësuar nga orteku i cili i ka zënë brenda.

    Në orët e vona të mesnatës së të hënës është bërë nxjerrja e tyre nga orteku nga anëtarët e ShKShMK-së, ku rrezikshmëria dhe zona tepër e papërshtatshme për intervenim dhe logjistikë, e kanë bërë këtë aksion tepër të ndërlikuar.

    Turistët janë në gjendje stabile shëndetësore, duke pësuar hipotermi dhe dyshohet për fraktura të gjymtyrëve, të cilat mbesin të vërtetohen nga ekzaminimet e mëtutjeshme mjekësore.

    Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor njofton se pas një orvatje të helikopterëve të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë por pa sukses për shkak të Terrenit dhe motit të pa përshtatshëm, më në fund u arrit ndërhyrja me sukses nga një Helikopter i forcave të KFOR-it.

  • Arrestohen dy të mitur, iu gjetën një pistoletë me tetë fishekë e një thikë

    Arrestohen dy të mitur, iu gjetën një pistoletë me tetë fishekë e një thikë

    Policia ka arrestuar dy të mitur në Skenderaj pasi dyshohen për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Sipas policisë, arrestimi i dy të miturve është realizuar pasi tek te të njëjtit gjatë kontrolleve të detajuara u janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tetë fishekë dhe një thikë.

    “Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Më tej, bëhet e ditur se ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

  • Komandanti i KFOR-it për median turke: Jemi të gatshëm për çdo lloj kërcënimi për Kosovën

    Komandanti i KFOR-it për median turke: Jemi të gatshëm për çdo lloj kërcënimi për Kosovën

    Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Ozkan Ulutas, ka deklaruar se misioni paqeruajtës në Kosovë, është i gatshëm t’i përgjigjet çdo lloj kërcënimi.

    “KFOR-i vazhdon të bëjë më të mirën për të ofruar një mjedis të paanshëm, të sigurt dhe të sigurt për të mirën e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë,” tha të hënën për Anadolu Agency, gjeneralmajor Ozkan Ulutas.

    Turqia mori komandën e Forcave të NATO-s në Kosovë (KFOR) tetorin e kaluar, me Ulutas që zyrtarisht mori përgjegjësinë në një ceremoni në kryeqytetin Prishtinë.

    Sipas tij, populli i Kosovës dëshiron të jetojë në paqe dhe siguri të përhershme.

    “KFOR-i ka ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë për rreth 25 vjet. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve dhe dëshiroj t’ju siguroj se ne jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çdo kërcënimi.” tha ai.

    Dialogu Beograd-Prishtinë është e vetmja rrugë për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, sipas Ulutas. Komandanti përsëriti se KFOR-i do të vazhdojë misionin e tij në Kosovë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

    Ai e përmendi edhe shtimin e forcave të KFOR-it në veri të vendit.

    “KFOR vendosi qindra personel shtesë në vend pas tensionit në rritje. Ne katërfishuam përforcimin në veri të vendit dhe trefishuam numrin e patrullave, duke përfshirë rajonin kufitar,” tha Ulutas.

  • Molliqaj: 0 cent dhe 0 mbështetje nga BE për Kosovën, pa zbatimin e obligimeve që ka marrë Kurti

    Molliqaj: 0 cent dhe 0 mbështetje nga BE për Kosovën, pa zbatimin e obligimeve që ka marrë Kurti

    Në Shkup u organizua ditën e sotme takimi i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të cilin u diskutua Plani i rritjes i BE-së për vendet e rajonit.

    I ndalur në këtë pikë, kreu i PSD në Kosovë, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se “0 cent dhe 0 mbështetje do të marrim nga Bashkimi Evropian pa zbatimin e obligimeve që ka marrë Kurti”.

    “Pozicioni është shumë qesharak sepse Kosova është i vetmi vend që ka masa ndëshkuese falë qeverisë së Kosovës që ka pranuar aneksin e Ohrit. Kurrë Kosova nuk është ndëshkuar nga BE-ja me masa për shkak se nuk ka zbatuar marrëveshjet. Kryeministri i Kosovës është i pari që ka pranuar se këtë propozim që unë kam marrë përsipër nëse nuk e zbatoj, BE-ja na ndëshkon”, tha Molliqaj në Top Channel.

    “0 cent dhe 0 mbështetje do të marrim nga Bashkimi Evropian pa zbatimin e obligimeve që ka marrë Kurti. Kështu, që të thuash se Kosova po bën përparime në këtë fushë, nëse nuk është ironi është e poshtër. Një shtet që ka sanksione dhe detyrime për të krijuar autonomi të serbëve në Kosovë, është hipokrizi të thuash se po bën përparime në këtë fushë. Nuk ekziston përparim kur ti ke sanksione nga komuniteti drejt të cilit ti dëshiron të integrohesh. Nuk duhet as ta lejojmë një diskurs të tillë, nuk është i dobishëm”.

  • Gruaja përfundon në QKUK pas presionit të burrit

    Gruaja përfundon në QKUK pas presionit të burrit

    Një burrë është arrestuar në Podujevë, pasi i njëjti dyshohet se i kishte bërë presion të vazhdueshëm gruas së tij.

    Ajo është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

    Në raportin e Policisë bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Podujevë 17.01.2024-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, dyshohet se i kishte bërë presion të vazhdueshëm bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

  • Deputetja nga Shqipëria zgjidhet zëvendëspresidente në KiE, përmend Kosovën

    Deputetja nga Shqipëria zgjidhet zëvendëspresidente në KiE, përmend Kosovën

    Deputetja e Partisë Socialiste në Shqipëri, Blerina Gjylameti, është zgjedhur me vota unanime Zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

    Përmes një postimi në Facebook, Gjylamet ka deklaruar se me marrjen e kësaj detyre të re do të punojë që të çojë para agjendën e anëtarësimit të Kosovës në KiE.

    ”Me marrjen e kësaj detyre te lartë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku ulen delegacionet kombëtare të 46 vendeve anëtare të kontinentit tonë, së bashku me delegacionin e Shqipërisë do të vijojmë angazhimet për forcimin e vlerave demokratike si dhe për të çuar përpara agjendën e anëtarësimit të Kosovës në KiE” ka shkruar Gjylameti në Facebook.

  • ​Ibishi: Kosova detyrimisht duhet të blejë armatime të reja

    ​Ibishi: Kosova detyrimisht duhet të blejë armatime të reja

    Serbia po armatoset çdo ditë e më shumë jo vetëm me armë mbrojtëse por edhe me armë sulmuese. Ndërsa, së fundmi ka propozuar edhe rikthimin e shërbimit ushtarak të detyrueshëm. Në këtë situatë, të nevojshme blerjen e armëve e ka edhe Kosova, jo për qëllim sulmues por për të prodhuar paqe dhe siguri në vend. Kështu ka vlerësuar eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, i cili tha se Ministria e Mbrojtjes duhet të pajiset me të gjitha armët në mënyrë që Kosova në të ardhmen të jetë e gatshme të mbrojë sovranitetin e vendit.

    Ibishi në një intervistë për KosovaPress, ka përmendur edhe sulmet e fundit të cilat po ripërsëriten në veri të Mitrovicës. Ai theksoi se edhe pse janë kacafytje në mes të qytetarëve serbë, ato duhet të parandalohen nga Policia e Kosovës sepse të njëjtat mund të ngritin tensione në vend.

    Ibishi ka komentuar edhe propozimin e Serbisë për të rikthyer shërbimin ushtarak të detyrueshëm, derisa shton se shteti serb ka blerë armatime nga më të ndryshme por se i mungon faktori njeri dhe se vet ajo e ka pranuar një gjë të tillë.

    Hedhja e granatës në veri të Mitrovicës, sipas ekspertit të sigurisë, Ibishi edhe pse ka qenë një situatë në mes të serbëve, ka efektin e ngritjes së tensionit në vend.

    “Këto janë hapje hesapesh në mes grupeve, pra të komunitetit serb në veriun e Mitrovicës, por normal që policia duhet të kryej punën e vet edhe në aspektin e parandalimit të këtyre veprave, por edhe zbulimit dhe ndërmarrjeve të masave rreth zënies dhe procedimit të tyre, në procedurën e prokurorit dhe gjykatësit. … Këto i menaxhon mirë policia, edhe vet rasti, reagimi dhe pra procedimi më tej në zbulim të rastit, pasi që ushtrojmë kontrollin e plotë edhe në aspektin e mbajtjes së qetësisë publike por edhe sigurisë personale. Normal këto janë momente në pamundësi parandalimi, këto janë si rrjedhojë e ndarjes së hesapeve të grupeve të caktuara të mëhershme kriminale që kanë akoma efekte, pra të ngritjes së tensioneve, realisht përdorimi i granatës përfundon me pasoja të lëndimeve të rënda, të një personi dhe plagosjen tjetër. Kjo tregon një situatë akoma që policia ka punë si në parandalim edhe në qasje të reagimit në kuptim të ndalimit të këtyre veprave”, tha Ibishi.

    Po ashtu, Ibishi ka thënë se Serbia ka propozuar rikthimin e shërbimit ushtarak për shkak se asnjë qytetarë serbë nuk është i gatshëm të sakrifikohet më sikur në kohën e Millosheviqit. Ai theksoi se Serbia e ka bërë vlerësimin e situatës dhe për këtë arsyeje ka kërkuar trupa shtesë për ushtri.

    “Serbia çdoherë e bënë vlerësimin e situatës me qëllim të ngritjes të kapaciteteve njerëzore, pasi që ato i mungojnë. Nga pjesa që kanë deri 30,000 forca të armatosura, aktive nuk i kanë as 20,000 mijë, mandej pjesën rezervë nuk e kanë ende, që 13 vite e kanë hequr nga sistemi çështjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Kanë blerë armatim gjithandej, kanë investuar dhe në pajisje dhe armatim luftarak edhe nga perëndimi dhe lindja dhe Rusia, Kina, Irani. Mungesa e faktorit njeri, tashmë ata kanë vërejtur ngase njerëzit me të gjitha këto kërcënime që i bëjnë ndaj Kosovës, askush nuk është i gatshëm, të sakrifikohet më, sikur në kohën e Millosheviqiçit… Ajo vet deklarohet që ka mungesë të konsiderueshme, gati 1/3 i mungon nga pjesa aktive e forcës së armatosura, këtë boshllëk mundohet të përmbush me shërbim të detyrueshëm ushtarak”, theksoi Ibishi.

    Ndërkaq, sa i përket armatimeve të ushtrisë së Kosovës, Ibishi tha se Kosova është dashur të pajiset qysh moti me sistem raketor.

    “Forca e Sigurisë së Kosovës pajiset çdoherë dhe ajo është në planin e zhvillimit lidhur me armatimin luftarak, ndër to është kjo një sistem i raketës (antiblin) që është treguar i suksesshëm në luftimet mes Rusisë dhe Ukrainës, nga ana Ukrainës dhe është treguar shumë efektive dhe mendoj që detyrimisht, është dashur të pajisemi më herët por kemi pasur një model të ngjashëm nga Turqia, me këtë pajisje t’i bëjmë me dije Serbisë që nëse mendon dhe një herë të ndërhyj në Kosovë, do të ballafaqohet me një sistem të kundërvënies, reagimit të shpejt. Edhe, shoferët sikur paralajmëron të autoblindave vështirë ka t’i integrojë në sistem ngase ata ia dinë frikën nga një sistem i tillë raketor (antiblin)”, shtoi Ibishi.

    Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka bërë të ditur se përveç 246 raketave kundërtanke të tipit “Javelin”, ka bërë kërkesë për blerjen edhe të armëve të tjera nga SHBA-ja.

  • Tenton ta korruptojë me 50 euro policin kosovar për të kaluar kufirin, shoqërohet në polici

    Tenton ta korruptojë me 50 euro policin kosovar për të kaluar kufirin, shoqërohet në polici

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shoqëruar një person në stacion, pasi i njëjtit kishte tentuar ti ofroj 50 euro ryshfet për të kaluar kufirin me dokumente jo valide.
    Rasti është cilësuar si “Dhënie e ryshfetit”

    “Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i ka ofruar ryshfet 50 euro zyrtarit policor për të kaluar kufirin me dokumente jo valid. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia.

  • Rritet interesim i qytetarëve për t’u pajisur me pasaporta, 39 mijë aplikime nga 3 janari

    Rritet interesim i qytetarëve për t’u pajisur me pasaporta, 39 mijë aplikime nga 3 janari

    Sipas të dhënave të Agjencinë për Regjistrim Civil, afër 39 mijë qytetarë kanë aplikuar për pasaporta të Republikës së Kosovës që nga 3 janari.

    Ky numër po konsiderohet mjaft i madh dhe se pajiset me pasaportë për qytetarët po marrin kohë më shumë se një muaj.

    Në pamjet që ka siguruar EO, shihet një numër i madh i qytetarëve që janë duke pritur për aplikim për tu pajisur me pasaportë në Agjencinë për Regjistrim Civil.

    Zyrtarë në Aeroportin e Prishtinës, kanë njoftuar se nga data 1-15 janar 2024, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë janë regjistruar 103.248 udhëtarë në shkuarje, apo 20.531 udhëtarë më shumë se dyjavëshin e parë të vitit 2023.

    Ndërsa Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka shkruar se sipas të dhënave nga pikat kufitare, nga 1 janari i këtij viti, kur vendi ynë gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë pa viza e deri më 19 janar, në Republikën e Kosovës nga të gjitha pikat kufitare kanë hyrë 3687 autobusë, ndërsa kanë dalur nga të gjitha pikat kufitare 2408 autobusë.