ATV

Category: Lajme

  • Mospërmbushja e kontratës, dyshimet që rëndojnë mbi përgjegjësit e tenderit problematik të Prishtinës

    Mospërmbushja e kontratës, dyshimet që rëndojnë mbi përgjegjësit e tenderit problematik të Prishtinës

    Prokuroria e Shtetit ka ndaluar dje dy persona në lidhje me rënien e çatisë në Komunën e Prishtinës, nga ku u lënda një qytetare, e cila gjendet ende në gjendje të rëndë në kujdes mjekësor.

    Prokuroria ka njoftuar se njëri nga të ndaluarit është zyrtar i Komunës së Prishtinës, ndërsa tjetri përgjegjës i kompanisë punuese.

    Raportohet se dy të arrestuarit janë: Bekim Baftjaraj dhe Ylber Jashari, i pari arkitekt, mbikëqyrës i punimeve nga operatori ekonomik “NBT-ING” dhe i dyti inxhinier, menaxher i projektit i caktuar nga Komuna e Prishtinës.

    Për çka dyshohen Baftjaraj dhe Jashari?

    Të dy siç mëson Gazeta Sinjali dyshohen se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, duke mos përmbushur detyrat me te cilat kanë qenë te obliguar me ligj.

    Arkitekti dhe inxhineri dyshohet se nuk kanë përfunduar punimet sipas kontratës dhe si rezultat i kësaj është rrezuar kulmi i objektit të Komunës së Prishtinës.

    Mbi Baftjarajn dhe Jasharin rëndojnë veprat penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Shkaktimi i rrezikut te përgjithshëm”.

    Kulmi i objektit që ishte përuruar më 2009 u rrëzua një vit pas rikonstruktimit

    Objekti i Komunës së Prishtinës, në lagjen “Arbëria”, ishte përuruar në teteor të vitit 2009.

    Kjo ndërtesë atë kohë ishte përuruar nga ish-kryetari Isa Mustafa, dhe pati kushtuar komunë 4 milionë e 370 mijë euro.

    200 mijë euro ishin dhënë si donacion nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe mbi 300 mijë dollar nga Banka Botërore.

    Por, kulmi i objektit që ka një sipërfaqe prej 8 mijë metrave katrorë, është rindërtuar vitin e kaluar.

    Tenderi në vlerë prej 386 mijë eurove ishte fituar nga “NBT-ING” me bazë në Suharekë.

    Pronar i kompanisë figuron Behxhet Baftjaraj, bazuar në të dhënat publike në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve.

    Kompania në të kaluarën figuron se ka qenë e Tahir Sopës, biznesmenit suharekas që ishte arrestuar me akuzat për mashtrim, falsifikim, dhe keqpërdorim në prokurim publik.

    Kulmi i objektit të komunës së re të Prishtinës është rrëzuar pas një ere të fortë, ku për pasojë një vajzë 23 vjeçe ka marrë lëndime të rënda.

    Ajo po vazhdon të trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

  • Kosova, me të ardhurat më të ulëta për frymë në Europë, sipas fuqisë blerëse

    Kosova, me të ardhurat më të ulëta për frymë në Europë, sipas fuqisë blerëse

    Të dhënat e FMN-së tregojnë se Shqipëria dhe Kosova vijojnë të mbeten të fundit në Europë në treguesin e të ardhurave për frymë të matur sipas barazisë së fuqisë blerëse, të matur në dollarë ndërkombëtarë.

    Në vitin 2023, ky tregues për Shqipërinë ishte 19.5 mijë dollarë ndërkombëtare (treguesi eliminon diferencat në çmime midis shteteve). Shqipëria lë pas Kosovën, që e ka këtë tregues 15.8 mijë dollarë.

    Nivelin më të lartë të të ardhurave për frymë në rajon, sipas barazisë së fuqisë blerëse e ka Mali i Zi, në 28 mijë dollarë ndërkombëtarë, e ndjekur nga Serbia, me 26 mijë dhe Maqedonia e Veriut, me 21.4 mijë.

    Shqipëria po rezulton një nga vendet me ecurinë më të mirë ekonomike në rajon, sa u përket shifrave dhe rezistente ndaj goditjeve të ndryshme si tërmeti, pandemia, apo lufta, por kjo ecuri nuk duket se ka ndikuar në përmirësimin e jetesës së qytetarëve të saj.

    Paradoksi, Shqipëria ndër vendet me ecurinë më të mirë ekonomike në rajon, por varfëria është rritur

    Të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) të publikuara në staf raportin e fundit për konsultimin e artikullit IV për vitin 2023, bënë të ditur se varfëria në Shqipëri është rritur vitet e fundit, shkruan Monitor.al

    Sipas raportit, niveli i varfërisë arriti në 25.2% në vitin 2022, nga 22% që kishte qenë në 2021, me një rritje prej 3.2 pikë përqindje brenda një viti.

    FMN thotë që perspektiva e anëtarësimit në BE mund të ofrojë një shtysë për të adresuar sfidat strukturore të gjata, një prej të cilave është dhe varfëria.

    “Shkalla e varfërisë është e dukshme në krahasim me homologët e rajonit dhe depërtimi i kredisë është i ulët”, thotë FMN në raport.

    “Shqipëria ka pasur gjithashtu flukse të mëdha emigracioni, pasi fuqia e saj e punës është joshur nga të ardhurat më të larta në vendet e BE-së. Korrupsioni dhe mangësitë në sundimin e ligjit mbeten shqetësime strukturore të kahershme”.

    Sipas FMN-së, ndryshe nga shumë vende, norma e varfërisë në Shqipëri është më e ulët tek të moshuarit, në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë.

    Megjithatë, FMN paralajmëron se varfëria tek të moshuarit mund të rritet, për shkak se njerëzit tani po punojnë të siguruar për periudha më të shkurtra kohore.

    “Ka të ngjarë, që në të ardhmen, më shumë njerëz do të marrin pensione të pjesshme, pensione sociale ose të mbeten pa pension, për shkak të kohëzgjatjes së pamjaftueshme të kontributit. Shkalla e zëvendësimit mund të ulet dhe kjo rrit shqetësimet për kërcënimin e varfërisë tek të moshuarit.

    Ndërsa në vitin 2012, personat që dolën në pension kishin kontribuar mesatarisht për 35 vjet, ata që dolën në pension në vitin 2022 kontribuuan mesatarisht për 27 vjet”, thotë FMN.

    PBB për frymë, çmime korente (sipas barazisë së fuqisë blerëse; dollarë ndërkombëtarë për frymë), viti 2023:

  • Mëngjes i ftohtë sot, dita vijon me vranësira e intervale me diell

    Mëngjes i ftohtë sot, dita vijon me vranësira e intervale me diell

    Dita e sotme ka filluar me një mëngjes të ftoftë, ku gjatë ditës pritet të ketë mot me vranësira e intervale me diell.

    Ngrica të thella shfaqen përsëri mëngjesin e së martës, me minimale deri në -9C e -6C. Megjithë intervaleve me diell, kalojnë edhe vransira, që aty këtu mund të shoqërohen me reshje lokale dëbore apo shiu.

    Maksimalet shkojnë deri në 3C e 4C, njofton Prishtina Weather.

    Relativisht i qëndrueshëm mbetet moti edhe ditëve vijuese. Intervalet me diell nuk mungojnë gjatë ditës, por se kalojnë edhe vransira, që ditën e enjtë mund të sjellin kushte edhe për shi e viseve malore borë.

    Temperaturat në rritje, deri në 5C e 7C, maksimalet.

  • Mbyllet për publikun seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi

    Mbyllet për publikun seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, seanca e së martës në rastin ku Jeton dhe Nexhat Vllasaliu po akuzohen për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi, është mbyllur sërish për publikun.

    Nga zyra e kryetares së trupit gjykues, Medie Bytyqi, u bë e ditur se edhe seanca e sotme mbyllet për publikun me kërkesë të prokurorit Armend Hamiti, ku pritet të dëshmojë dëshmitari D.K., dhe një tjetër dëshmitare, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    Arsyetimi për mbylljen e seancës ishte se gjatë këtyre dëshmive, mund të jepen të dhëna që i përkasin jetës personale dhe familjare.

    Jeton dhe Nexhat Vllasaliu ishin deklaruar të pafajshëm në seancën e 14 nëntorit 2022.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Jeton dhe Nexhat Vllasaliu ngarkohen se prej periudhës 9 janar 2021 deri më 8 prill 2021, në bashkëkryerje pas marrëveshjes paraprake, kishin filluar planifikimin për të privuar nga jeta të dëmtuarin, Bedri Rexhepi, me qëllim të fitimit të dobisë pasurore. Fillimisht, thuhet se i kishin ndarë rolet dhe planifikuar veprimet dhe Jeton Vllasaliu duke shfrytëzuar besimin që i dëmtuari/i ndjeri Rexhepi kishte ndaj tij, e vë në lajthitje të njëjtin, ashtu që duke filluar nga 9 janar 2021, i kishte ofruar për shitje dy vetura, një “Range Rover” dhe një “BMW X3”, për vlerën prej 30 mijë euro.

    Aktakuza thotë se i pandehuri Jeton, më 8 prill 2021 të dëmtuarin Rexhepi e dërgon në fshatin Vllasali në shtëpinë e të pandehurit Nexhat ku paraprakisht kishin planifikuar vrasjen e tij, e më pas i pandehuri Jeton në mënyre tinëzare e privon nga jeta Rexhepin, duke menduar se ka me vete shumën e të hollave dhe atë në vlerë prej 30 mijë euro, siç edhe ishin marrë vesh për shitjen e veturave, e më pas kufomën e të ndjerit e dërgon në katin e tretë të shtëpisë. Të nesërmen, thuhet se së bashku e marrin kufomën dhe i pandehuri Nexhat e varros për t’i zhdukur gjurmët.

    Me këtë, akuzohen se kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe “Dëmtim i varreve apo kufomave”.

  • Të vrarë e të plagosur në valën e re të sulmeve ruse në Ukrainë

    Të vrarë e të plagosur në valën e re të sulmeve ruse në Ukrainë

    Disa persona janë vrarë dhe plagosur më 23 janar, si pasojë e valës së re të sulmeve ruse me raketa në qytetet ukrainase, përfshirë kryeqytetin Kievin.

    Sistemet e alarmeve janë aktivizuar në gjithë territorin e Ukrainës.

    Në Kiev, të paktën një grua është vrarë dhe nëntë persona tjerë janë plagosur, ka thënë kryetari i kryeqytetit Vitali Klitschko në platformën Telegram.

    Tri distrikte – Peçerks, Sviatoshinsk dhe Solomjansk – janë shënjestruar në sulm, ka thënë Klitschko.

    Sipas tij, tetë persona janë shtruar në spital.

    Në Harkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, raketat ruse Kh-22 kanë goditur shënjestra civile, ka thënë guvernatori rajonal Oleh Synyehubov, po ashtu, në Telegram.

    “Si rezultat, 28 persona janë plagosur. Dy gra, 56 dhe 40 vjeçe, fatkeqësisht, janë vrarë”, ka thënë ai, duke publikuar pamje të ndërtesave krejtësisht të shkatërruara.

    Raketat ruse kanë goditur edhe qytetin Pavlohrad, në rajonin jugor të Dnjipropetrovskut, duke e vrarë të paktën një person.

    Në javët e fundit, Rusia i ka intensifikuar sulmet me raketa në shënjestrat civile në Ukrainë, duke shkaktuar një mori vdekjesh, plagosjesh dhe dëmesh materiale.

    Qyteti i Harkivit është goditur në veçanti.

    Sipas zyrtarëve ukrainas, vetëm në periudhën 29 dhjetor 2023 – 2 janar 2024, Rusia ka nisur më shumë se 500 dronë të prodhuar prej Iranit në qytetet ukrainase.

    Kjo valë sulmesh ka rritur presionin në kapacitetet ajrore për mbrojtje të Ukrainës, dhe rezervat e municioneve, për çka presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka shtuar thirrjet ndaj aleatëve që t’i ndihmojnë Kievit.

    Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

    Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

    Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

    Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL/

  • Vodhën çantat e krahut nga katër gra serbe, arrestohen dy persona në veri të Mitrovicës

    Vodhën çantat e krahut nga katër gra serbe, arrestohen dy persona në veri të Mitrovicës

    Policia ka bërë të ditur se brenda 10 ditësh janë vjedhur çantat e krahut të katër femrave serbe në raste të ndara.

    Sipas tyre të njëjtat kanë qenë duke ecur rrugës derisa janë plaçkitur, ndërsa dy të dyshuarit për rastin janë arrestuar.

    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veri, Veton Elshani tha se të arrestuarit për rastet e vjedhjes kanë qenë bashkëpunues dhe kanë pranuar fajësinë, ku edhe janë gjetur 3 çantat bashkë me dokumente.

    “Rasti i parë ka ndodh me datën 11.01.2024 rreth orës 18:30 në rrugën ,,Knjaz Millosh” ku viktime ka qene një femër e nacionalitetit serb, të cilës i eshte vjedhur çanta në të cilën ka qenë 50 euro, 4000 dinarë si dhe dokumentet personale të Shtetit të Kosovës dhe Serbisë”.

    “Rasti i dytë ka ndodhur me datën 13.01.2024 rreth ore 20:20 në rrugën ,,Knjaz Millosh” ku viktimë ka qenë një femër e re serbe të cilës i është vjedhur çanta e krahut derisa ka qenë duke ecur rrugës e vetme. Më ketë rast të njëjtës i janë vjedhur dokumentet zyrtare”.

    “Rasti i tretë ka ndodhur me datën 20.01.2024 rreth orës 22:25 në rrugën “Kral Petar” në Mitrovicen Veriore ku viktimë ka qenë një femër serbe të cilës i është vjedhur çanta e krahut ku në të ka pas një telefon, një pjesë të vogël të parave, si dhe dokumentet e Kosovës dhe Serbisë”..

    “Rasti i fundit ka ndodhur me datën 22.01.2024 rreth orës 18:00 në rrugën ,,Knjaz Millosh” ku përsëri viktime ka qenë një femër serbe e moshës se re, të cilës i është vjedhur çanta nga krahu dhe në çantë ka pas dokumentet personale të Kosovës dhe Serbisë”.

    Ndryshe, policia ka bërë të ditur se të arrestuarit janë N.S. 21.02.1998 dhe S.H. 17.03.1992.

    Në konsultim me Prokurorin e shtetit të dyshuarve u caktohet masa e ndalimit deri në 48 orë.

  • Një femër dërgohet pa shenja jete në QMF në Prishtinë

    Një femër dërgohet pa shenja jete në QMF në Prishtinë

    Një femër është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

    Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 07:50.

    “Prishtinë 22.01.2024-07:50. Është raportuar se në Qendrën e Mjekësisë Familjare pa shenja jetë është sjell viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

  • ​Kurti pas takimit me Ramën dhe Taravarin: Duhet të jemi krah për njëri-tjetrin

    ​Kurti pas takimit me Ramën dhe Taravarin: Duhet të jemi krah për njëri-tjetrin

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se shqiptarët duhet të jenë krah për njëri-tjetrin, për zhvillim, demokratizim, reformë, progres dhe mirëqenie. Derisa ka shtuar se shqiptarët e kanë vetëdije historike e kombëtare orientimin e qartë euro-atlantik dhe ndërtimin e aleancave mbi vlera e bindje.

    Këto komente kreu i ekzekutivit i ka bërë pas takimit që pati bashkë me homologun e tij nga Shqipëria, Edi Rama dhe kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarin.

    Siç ka thënë Kurti përmes një shkrimi në Facebook, ky takim ka ndodhur të hënën në Shkup, kur po mbahej Samiti i BE-së.

    “Në Shkup, në margjina të konferencës së liderëve të rajonit për Planin e Rritjes së BE-së, bashkë me kryeministrin Rama takuam dhe bashkëbiseduam me Arben Taravarin, kryetarin e Aleancës për Shqiptarët.

    Shqiptarët më shumë sesa fat, e kanë vetëdije historike e kombëtare orientimin e qartë euro-atlantik dhe ndërtimin e aleancave mbi vlera e bindje. Sfidat shpesh i kemi të ngjashme e të përbashkëta. Shërbimin ndaj qytetarëve duhet përherë ta kemi qëllim të palëkundur të angazhimit politik. E në rrugë e sipër na duhet të jemi krah për njëri-tjetrin, për zhvillim, demokratizim, reformë, progres dhe mirëqenie”, ka shkruar ai në Facebook.

  • Kanoset me armë zjarri një person në Ferizaj

    Kanoset me armë zjarri një person në Ferizaj

    Është kanosur me armë zjarri një person në Ferizaj.

    Sipas policisë, tre persona kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti në një distancë rreth 150 metrave ka shtënë disa herë me armë zjarri.

    I dyshuari gjendet në arrati.

    “Ferizaj 22.01.2024-13:53. Tre ankues meshkuj kosovar kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti në një distancë rreth 150 metrave ka shtënë disa herë me armë zjarri. Në konsultim me prokurorin, është bastisur shtëpia e të dyshuarit me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri Revole me gas e cila dyshohet të jetë përdorur në rast, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.

  • Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

    Në Hagë, pritet të vazhdojë dëshminë dëshmitarja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), e cila është e 41-ta dhe mban kodin W04489 në këtë gjykim.

    Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill të vitit të kaluar, kurse të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.

    Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.