ATV

Category: Lajme

  • 24 vite nga masakra e 4 shkurtit në Mitrovicë, Osmani: Kujtesë e trishtë e përpjekjes për mbijetesë

    24 vite nga masakra e 4 shkurtit në Mitrovicë, Osmani: Kujtesë e trishtë e përpjekjes për mbijetesë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se masakra e 3 dhe 4 shkurtit në Mitrovicë shërben si një kujtesë e trishtë e përpjekjes për mbijetesë.

    Ajo gjithashtu ka thënë se vënia e autorëve të krimit para drejtësisë është domosdoshmëri në funksion të paqes afatgjate.

    “Në kujtim të dy netëve të tmerrit të 3-4 shkurtit të vitit 2000, në Mitrovicë, sot nderojmë jetët e humbura të 10 qytetarëve të pafajshëm, mes tyre pleq, gra dhe fëmijë, të cilët u vranë mizorisht nga bandat kriminale, të nxitura nga Serbia. Respekt edhe për 25 të plagosur, të cilët mbijetuan dhe jetojnë ende me plagë fizike dhe emocionale nga nata e tmerrit”.

    “1,564 familje me 11,364 anëtarë, të shpërngulur me forcë nga shtëpitë e tyre janë dëshmi e tendencës për spastrim etnik të kësaj pjesë të Mitrovicës nga grupet kriminale. Ngjarjet e atyre dy netëve të tmerrit, shërbejnë si një kujtesë e trishtë e përpjekjes për mbijetesë dhe për ta mbrojtur lirinë e arritur me gjak e sakrificë. Vënia e autorëve të krimit para drejtësisë është domosdoshmëri në funksion të paqes afatgjate! Qoftë i përhershëm kujtimi për të vrarët më 3-4 shkurt 2000 në Mitrovicë”, thuhet tutje në shkrimin e saj.

  • Ndërtimtaria dhe gastronomia shkelësit më të mëdhenj të të drejtave, flasin punëtorët

    Ndërtimtaria dhe gastronomia shkelësit më të mëdhenj të të drejtave, flasin punëtorët

    Ndërtimtaria dhe gastronomia shkelësit më të mëdhenj të të drejtave, flasin punëtorët
    Punëtorët e sektorit privat në Kosovë po vazhdojnë të përballen me shkeljen e të drejtave të tyre nga punëdhënësit. Shumë nga bizneset private kanë punëtorë pa kontrata ligjore, si dhe pa sigurim shëndetësor.

    Derisa sektorët me shkeljet më të mëdha të drejtave të punëtorëve janë sektori ndërtimtarisë dhe ai gastronomisë, punëtorët të cilët ka intervistuar KosovaPress, kanë treguar se punojnë me orar të stërzgjatur, nuk kanë pagesë të rregullt, si dhe detyrohen të punojnë edhe vikendeve, ani pse e kanë ditë pushimi.

    Ndërsa, nga Inspektorati i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Hekuran Nikçi në lidhje me këtë çështje tha se për shkak të rasteve të shumta të shkeljeve të drejtave të punëtorëve, është rritur edhe numri i inspektorëve.

    KosovaPress ka intervistuar njërën nga të punësuarat në njërin nga bizneset në kryeqytet, e cila tha se i është premtuar kontrata e punës nga punëdhënësi por se tashmë gati për tre vite punë, ajo ende nuk e posedon.

    “Punoj gati tre vite këtu në market, kam orarin paradite nga ora 09:00 deri në ora 17:00, dhe mbas dite nga ora 14:00 deri në ora 22:00. Në fillim jemi marrë vesh me punuar me kontratë, më kanë thënë që mbas tre muajve e marrë kontratën po ende nuk e kam……00:21 Zakonisht kur marrë lëndimet i paguaj krejt shpenzimet vet dhe punoj me orar shtesë, mbas tetë orë pune, më duhet me qëndruar edhe mbas orari. Nuk paguhet as vikendi kur punoj”, tha një e punësuar.

    Po ashtu, edhe një ish i punësuar në sektorin e ndërtimtarisë dhe gastronomisë, ka treguar se në dy punët që i kishte, ka qenë pa kontratë.

    Ai tha se ka punuar në objekte të larta dhe se gjatë punës nuk ka pasur asnjë pajisje mbrojtëse për siguri.

    “Unë kam qenë duke punuar ndërtimtari, kam qenë me një firmë në Prishtinë, nuk kam pasur as kontratë pune, as sigurim shëndetësor. Verës punojmë edhe ore shtesë, as ato nuk paguhen, ato i kemi vetëm rrogë bazë. 01:42 Punojmë edhe dimrit, nuk kemi pajisje të punës, këpuca, as rripa të sigurisë, as jelek”, tha ish i punësuari.

    Ai thotë se ka punuar edhe kamarier por se nuk ka pasur orar të rregullt pune.

    “Përveç ndërtimtarisë, unë kam punuar edhe kamerier, edhe aty kam qenë pa kontratë, po nuk kam vazhduar me punuar se nuk ka pasur orar, kemi punuar edhe në festa gjithashtu”, shtoi ish i punësuar.

    Kryeinspektori i Punës, Hekuran Nikçi ka treguar se vetëm gjatë vitit 2023 për shkelje të drejtave të punëtorëve në sektorin privat, janë shqiptuar mbi 1000 gjoba. Sipas tij, ky numër i gjobave është shumë i lartë.

    Nikçi potencoi se në rastet kur hasin në rrezikshmëri të jetës së punëtorëve, veprimi që ndërmarrin ata është mbyllja e kantierit deri në eliminimin e parregullsive.

    E sa i përket pagtave në sektorin privat, në Sindikatën e Punëtorëve në Sektorin Privat, thotë se ende është në fuqi paga 130 euro dhe 170 euro, pagë kjo e cila është aprovuar në vitin 2011, dhe se deri më sot nuk ka ndryshuar.

  • Grabitje e armatosur në një market në Ferizaj

    Grabitje e armatosur në një market në Ferizaj

    Një punëtore në një market në Ferizaj, ka njoftuar se një person i pa njohur i maskuar dhe më një armë në dorë i ka kërkuar që t’i japë të gjitha paratë që i ka në arkë.

    Rasti ka ndodhur mbrëmë, ku i dyshuari pasi që i ka marrë parat është larguar në drejtim të pa njohur. Rasti është duke u hetuar.

  • Shqipëria dhe Italia finalizojnë marrëveshjen për njohjen e sigurimeve shoqërore

    Shqipëria dhe Italia finalizojnë marrëveshjen për njohjen e sigurimeve shoqërore

    Shqipëria dhe Italia do të finalizojnë të martën marrëveshjen për njohjen reciproke të kontributit për sigurimet shoqërore.

    Lajmi bëhet me dije nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, shkruan euronews.al.

    “Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të zhvillojë nesër vizitën zyrtare gjatë së cilës do të firmosë marrëveshjen me homologun Tajani. Marrëveshja vjen si një detyrim dhe e drejtë ndaj qytetarëve shqiptarë, italianë dhe italo-shqiptarë, të cilët kanë punuar me përkushtim për 30 vjet dhe kanë kontribuar në ekonominë dhe përparimin social të të dy vendeve tona”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

  • Kozmonauti rus thyen rekord, kaloi mbi 878 ditë në hapësirë

    Kozmonauti rus thyen rekord, kaloi mbi 878 ditë në hapësirë

    Prishtinë | 04 Shk 2024 | 11:48 | Nga Ekonomia Online
    Kozmonauti rus Oleg Kononenko vendosi të dielën një rekord botëror për kohën totale të kaluar në hapësirë, duke tejkaluar bashkatdhetarin e tij Gennady Padalka i cili kaloi më shumë se 878 ditë në orbitë, tha korporata hapësinore e Rusisë.

    Kononenko pritet të arrijë gjithsej 1000 ditë në hapësirë më 5 qershor dhe deri në fund të shtatorit do të ketë 1110 ditë.

    “Unë fluturoj në hapësirë për të bërë gjënë time të preferuar, jo për të vendosur rekorde” ,tha Kononenko për TASS në një intervistë nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës (ISS)

    “Jam krenar për të gjitha arritjet e mia, por jam më shumë krenar që rekordin për kohëzgjatjen totale të qëndrimit njerëzor në hapësirë e mban ende një kozmonaut rus”.

    59-vjeçari mori vendin e parë nga Padalka, i cili grumbulloi gjithsej 878 ditë, 11 orë, 29 minuta dhe 48 sekonda.

    Bashkimi Sovjetik e trembi Perëndimin në vitet e para të garës hapësinore duke qenë i pari që nisi një satelit në orbitën e Tokës – Sputnik 1, në 1957 – dhe më pas kozmonauti sovjetik Yuri Gagarin u bë njeriu i parë që udhëtoi në hapësirë në 1961, raporton Reuters.

    Por pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, programi hapësinor i Rusisë u përball me mungesa masive fondesh dhe korrupsion.

    Zyrtarët nën presidentin Vladimir Putin janë zotuar në mënyrë të përsëritur se do ta kthejnë rënien e programeve hapësinore të Rusisë, megjithëse probleme serioze mbeten ende, sipas zyrtarëve dhe analistëve të hapësirës.

  • Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë

    Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë

    Një person pa shenja jete është gjetur ditën e shtunë në Gjakovë.

    Viktima është gjetur në banesën e tij rreth orës 13:00.

    “Është raportuar se një person gjendet pa shenja jete. Njësitë policore si dhe stafi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në viktimën mashkull kosovar, i cili ishte shtrirë në dysheme ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij”, thuhet në raportin e policisë.

  • Mbyllja e zyrave të Serbisë me polici, zëdhënësi Stano del me reagim – Kosova t’i shmang veprimet e njëanshme

    Mbyllja e zyrave të Serbisë me polici, zëdhënësi Stano del me reagim – Kosova t’i shmang veprimet e njëanshme

    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka lëshuar një deklaratë, përmes së cilës kërkon nga Kosova që “të shmangë veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet dhe t’i adresojë këto çështje përmes dialogut të lehtësuar nga BE”.

    Ky reagim vjen pasi Policia mbylli komunat paralele të Serbisë në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë dhe objektet e OJQ’së Qendra për Paqe dhe Tolerancë në Prishtinë.

    “Bashkimi Evropian nënvizon me shqetësim të madh operacionet e Policisë Speciale të kësaj jave në zyrat e institucioneve të drejtuara nga Serbia në komunat Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë dhe objektet e organizatës joqeveritare Qendra për Paqe dhe Toleranca në Prishtinë.”

    Stano ka thënë se mbyllja e këtyre zyrave do të ketë efekte negative në jetën e përditshme dhe kushtet e jetesës së komunitetit serb në Kosovë.

    “Mbyllja e papritur e këtyre zyrave do të ketë efekte negative për kushtet jetësore të përditshme të komunitetit serb të Kosovës, pasi do të kufizojë qasjen e tyre në shërbimet themelore sociale duke pasur parasysh mungesën e dukshme të alternativave në këtë moment.”

    Ai ka shtuar se statusi i këtyre strukturave është paraparë të zgjidhet përmes dialogut.

    “Statusi i këtyre strukturave është paraparë të zgjidhet në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, në lidhje me themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Prandaj, BE-ja i kërkon Kosovës që të shmangë veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet dhe t’i adresojë këto çështje përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja.”

    Lidhur me këto çështje, mbrëmë ka dalë me reagim edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, duke thënë se autoritetet e Kosovës po nxisin tensione ndëretnike të panevojshme.

    Ai tha se Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi për të gjitha shqetësimet e qytetarëve, ndërsa ka shtuar se çështja e strukturave serbe duhet të përfshihet në dialog.

    “Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është thellësisht e shqetësuar për veprimet e fundit të autoriteteve të Qeverisë së Kosovës që kanë ndikim direkt dhe negativ në pjesëtarët e etnisë serbe dhe minoritetet tjera në Kosovë. Këto veprime janë duke rritur në mënyrë të panevojshme tensionet ndëretnike dhe si pasojë kufizojnë opsionet që Shtetet e Bashkuara të shërbejnë si avokuese efektive për Kosovën në arenën ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e Hovenier.

  • Nga Big Basta me djalin e tij tek Luiza Gega, personazhet e njohur i bashkohen fushatës së bashkisë për mbjelljen e pemëve në Tiranë

    Nga Big Basta me djalin e tij tek Luiza Gega, personazhet e njohur i bashkohen fushatës së bashkisë për mbjelljen e pemëve në Tiranë

    Personazhet e njohur shqiptarë i janë bashkuar fushatës së Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve në kryeqytet.

    Artisti i njohur, Big Basta i shoqëruar nga djali i tij, Lian kanë mbjellë disa fidanë bashkë me ekipin e Bashkisë së Tiranës. Fushatës i është bashkuar edhe sportistja e njohur Luiza Gega.

    Më herët kësaj nisme iu bashkua edhe aktorja e njohur Olta Gixhari me djalin e saj Amar.

    Bashkia e Tiranës do të vijojë me fushatën e saj për shtimin e gjelbërimit edhe këtë vit, ndërkohë që kryebashkiaku Veliaj ka bërë thirrje shkurti të kthehet në një muaj mobilizimi masiv për mbjelljen e pemëve. /tch

  • Houthi reagon pas sulmeve të ShBA-së dhe Britanisë së Madhe

    Houthi reagon pas sulmeve të ShBA-së dhe Britanisë së Madhe

    Houthi kanë thënë se nuk do të pengohen nga Britania e Madhe dhe ShBA-ja pasi vendet filluan një raund të sulmeve ajrore të përbashkëta ndaj këtij grupi në Jemen.

    Natën e kaluar, SHBA-ja dhe Britania e Madhe përdorën bomba të drejtuara me saktësi për të goditur një numër objektivash Houthi në përgjigje të sulmeve të vazhdueshme ndaj anijeve detare në Detin e Kuq.

    Houthis thonë se sulmet e tyre janë në solidaritet me palestinezët, derisa Izraeli godet Gazën, shkruan Sky News.

    Një zëdhënës ushtarak i Houthit, Yahya Sarea, përmes një deklarate tha se ndërhyrja e grupit në Detin e Kuq do të vazhdonte.

    “Këto sulme nuk do të na pengojnë nga qëndrimi ynë etik, fetar dhe humanitar në mbështetje të popullit elastik palestinez në Rripin e Gazës”, tha Sarea.

  • Gjermania mbështet deklaratën e BE-së ndaj Kosovës: Veprimet e njëanshme vetëm i hedhin benzinë zjarrit

    Gjermania mbështet deklaratën e BE-së ndaj Kosovës: Veprimet e njëanshme vetëm i hedhin benzinë zjarrit

    Shteti gjerman ka mbështetur deklaratën e lëshuar nga Bashkimi Evropian sot gjatë ditës, ku thuhet se janë të shqetësuar me operacionet e Policisë së Kosovës ku janë mbyllur institucionet e drejtuara nga Serbia.

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde përmes një reagimi në platformën X, shkruan se mbështesin deklaratën e BE-së.

    Në reagim, Rohde shton tutje se dialogu i udhëhequr nga Bashkimi Evropian midis Kosovës dhe Serbisë është vendi më i përshtatshëm për të adresuar këto çështje.

    “Masat e njëanshme vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit dhe janë pikërisht e kundërta e uljes së tensioneve. Dialogu i udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është forumi i vetëm i përshtatshëm për të adresuar këto çështje”, ka shkruar Rohde.

    Bashkimi Evropian sot përmes një komunikate për media ka reaguar lidhur me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës.

    Në një deklaratë të lëshuar nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, thuhet se BE-ja është shqetësuar me operacionet e Policisë së Kosovës gjatë kësaj jave në zyrat e institucioneve të drejtuara nga Serbia në komunat Dragash, Pejë, Istog e Klinë.

    Stano ka thënë se BE është e shqetësuar edhe me operacionin që ndodhi në objektin e organizatës joqeveritare Qendra për Paqe dhe Tolerancë në Prishtinë.

    Ai ka shtuar se BE-ja i kërkon Kosovës që të shmang veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet.

    Ndryshe, ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, mbrëmë ka reaguar duke thënë se qeveria amerikane është thellësisht e shqetësuar me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës.

    Hovenier përmendi çështjen e dinarit dhe mbylljen e komunave paralele në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë, teksa tha se këto veprime po i rrisin në mënyrë të panevojshme tensionet etnike dhe si pasojë “po i kufizojnë mundësitë që ShBA-të të shërbejnë si avokues për Kosovën në arenën ndërkombëtare”.