ATV

Category: Lajme

  • Pasi e siguruan mandatet, Lista serbe lëshon seancën

    Pasi e siguruan mandatet, Lista serbe lëshon seancën

    Deputete e Listës serbe të cilët u paraqitën për herë të parë në Kuvend pas më shumë se pesë muajve, kishin një synim, mosdjegien e mandateve. Ata, menjëherë e kanë lëshuar sallën e Kuvendi vetëm pesë minuta sapo ajo kishte filluar, raporton EO.

    Ata janë pritur në Hollin e Kuvendit nga mediat për arsyen e largimit nga Kuvendi por që të njëjtit nuk janë deklaruar.

    Mungesa e tyre në Kuvend shpesh ka qenë cak i diskutimeve se nuk përfaqësojnë e nuk përçojnë interesat e qytetarëve serbë në institucionin më të lartë të Republikës së Kosovës.

    Sipas Kushtetutës së Kosovës, neni 70, pika 5, mandati i deputetit përfundon kur mungon gjashtë muaj rresht në seancat e Kuvendit.

  • Shqipëria i emëron pesë ambasadorë të rinj

    Shqipëria i emëron pesë ambasadorë të rinj

    Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, i ka dekretuar disa ambasadorë të rinj.

    Ai me propozim të kryeministrit Edi Rama, i ka caktuar pesë ambasadorë.

    Po kaq edhe janë liruar nga detyra nga ana e kreut të shtetit shqiptar.

    Para nënshkrimit të dekreteve, presidenti e priti në zyrë ministrin Evropën dhe Punët e Jashtë të Shqipërisë, Igli Hasanin.

    Begaj tha se biseduan rreth ndryshimeve diplomatike si dhe për marrëveshjen për njohjen reciproke të pensioneve Shqipëri-Itali, marrëveshje kjo, e cila u firmos dy ditë më parë në Romë nga Hasani dhe homologu i tij Antonio Tajani.

    Njoftimi i Presidencës:

    1) Lirohet, Ermal Muça nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Kanada, rezident.

    2) Lirohet, Gjergj Teneqexhiu nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Japoni, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Filipineve, Republikën e Indonezisë, Republikën e Singaporit, dhe në Malajzi, jo rezident.

    3) Lirohet, Suela Janina nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, rezident, nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Dukatin e Madh të Luksemburgut, jo rezident.

    4) Lirohet, Ferit Hoxha nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kubës, jo rezident.

    5) Lirohet, Eduard Sulo nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Arabe të Egjiptit, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Arabe të Sirisë, në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë, Shtetin e Libisë, Shtetin e Palestinës, Republikën Libaneze dhe në Republikën e Sudanit, jo rezident.

    6) Emërohet z.Ilirian Kuka Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Hungarisë, rezident.

    7) Emërohet z. Ermal Muça Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Japoni, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Filipineve, Republikën e Indonezisë, Republikën e Singaporit dhe në Malajzi, jo rezident.

    8) Emërohet z. Ferit Hoxha Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, rezident, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Dukatin e Madh të Luksemburgut, jo rezident.

    9) Emërohet znj. Suela Janina Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kubës, jo rezident.

    10) Emërohet z. Sami Shiba Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Arabe të Egjiptit, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Arabe të Sirisë, në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë, Shtetin e Libisë, Shtetin e Palestinës, Republikën Libaneze dhe në Republikën e Sudanit, jo rezident.

  • Shpërthen për herë të dytë brenda pak muajve një vullkan në Islandë

    Shpërthen për herë të dytë brenda pak muajve një vullkan në Islandë

    Një vullkan në jugperëndim të Islandës ka shpërthyer të enjten, vetëm dy muaj pasi një shpërthim paraprak i detyroi banorët e qytetit bregdetar, Grindavik, të evakuoheshin.

    Shpërthimi nisi rreth orës 6 të mëngjesit sipas kohës lokale, duke lëshuar lavë përgjatë një çarjeje toke tri kilometra të gjatë në verilindje të Mount Sundhnukur, tha Zyra Meteorolgijike e Islandës.

    Roja Bregdetare tha se shpërthimi ndodhi në të njëjtën pjesë ku kishte ndodhur shpërthimi i 18 dhjetorit.

    Zyra Meteorologjike theksoi se lava po rridhte drejt perëndimit dhe se tani për tani nuk ka rrezik për qytetin Grindavik – në të cilin pati evakuim nga vullkani i fundvitit – apo për termocentralin e madh në këtë pjesë të vendit.

    Transmetuesi publik i Islandës, RUV, tha se Blue Lagoon spa, njëri prej atraksioneve më të mëdha turistike të Islandës, u mbyll menjëherë pasi filloi shpërthimi i vullkanit dhe se vizitorët u evakuuan në hotele.

    Ky është shpërthimi i tretë prej dhjetorit i një sistemi vullkanit në Gadhisullin e Reikjanes, ku ndodhet edhe Keflaviku, aeroporti kryesor i Islandës. Nuk u raportua për pengesa në fluturime të enjten.

    Në Islandë ndodh shpërthimi i një vullkani çdo katër-pesë vjet mesatarisht. Më 2010 ndodhi shpërthimi i vullkanit Eyjafjallajokull, më i madhi në vitet e fundit, duke lëshuar re të mëdha hiri në atmosferë, gjë që shkaktoi mbylljen e hapësirave ajrore nëpër Evropë.

    Qyteti me 3.800 banorë afër aeroportit kryesor të Islandës u evakuua më 10 nëntor kur një sërë tërmetesh shkaktuan çarje të tokës mes Grindavikut dhe Sylingarfellit, një qytet i vogël bjeshkor në veri.

    Vullkani filloi të shpërthejë përfundimisht më 18 dhjetor, duke lëshuar lavë në drejtim të Grindavik. Një shpërthim i dytë ndodhi më 14 janar dhe lava e tij rrodhi drejt qytetit.

    Muret mbrojtëse të cilat ishin forcuar pas shpërthimit të parë e ndalen një pjesë të lavës, por disa ndërtesa u gllabëruan nga lava./REL/

  • Vjedhje në Malishevë, hajnat vjedhin mbi 9 mijë euro para dhe 10 mijë euro stoli ari

    Vjedhje në Malishevë, hajnat vjedhin mbi 9 mijë euro para dhe 10 mijë euro stoli ari

    Mbi nëntë mijë euro para të gatshme dhe dhjetë mijë euro stoli të arit, dyshohet se janë vjedhur në një shtëpi, në fshatin Astrazub të Malishevës.

    Rasti raportohet të ketë ndodhur të mërkurën.

    Kështu të paktën në polici ka deklaruar pronari i shtëpisë, ku ka ndodhur vjedhja.

    Ai tha se persona të panjohur kishin depërtuar nga një dritare.

    Tutje, Policia njoftoi se rasti po hetohet.

  • Lista Serbe rikthehet në Kuvend vetëm për të siguruar vazhdimin e mandatit

    Lista Serbe rikthehet në Kuvend vetëm për të siguruar vazhdimin e mandatit

    Deputetët e Listës Serbe janë rikthyer në Kuvend të enjten në seancë pas një mungese prej gati pesë muajsh, vetëm për të siguruar vazhdimin e mandatit.

    Zakonisht kjo praktikë e tyre e rikthimit pas shumë muajsh bëhet për të mos djegur mandatet e deputetit, e rrjedhimisht për të mos humbur benefitet, raporton EO.

    Mungesa e tyre në Kuvend shpesh ka qenë cak i diskutimeve se nuk përfaqësojnë e nuk përçojnë interesat e qytetarëve serbë në institucionin më të lartë të Republikës së Kosovës.

    Sipas Kushtetutës së Kosovës, neni 70, pika 5, mandati i deputetit përfundon kur mungon gjashtë muaj rresht në seancat e Kuvendit.

  • Mbreti Charles ndan mesazhin e parë publik që nga diagnoza e kancerit

    Mbreti Charles ndan mesazhin e parë publik që nga diagnoza e kancerit

    Mbreti Charles ka folur për herë të parë publikisht që kur u diagnostikua me kancer, duke uruar Grenadën për 50 vjetorin e Pavarësisë.

    Ai po rikuperohet në shtëpinë e tij në Norfolk me Mbretëreshën pranë tij, pasi veç ka nisur trajtimin e tij të parë për këtë sëmundje.

    Në deklaratën e lëshuar të mërkurën mbrëma, ai tha: “Me kënaqësi të madhe, ju dërgoj urimet më të ngrohta të miat”, tha Mbreti.

    “Gjatë këtyre pesë dekadave të fundit, unë me admirimin më të thellë kam parë teksa keni ndërtuar kombin tuaj, keni krijuar vendin e veçantë të Grenadës në botë edhe si një anëtar thelbësor i familjes sonë të Commonwealth. Së bashku, ju e keni krijuar Grenadën si një shembull të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës. Ju jeni përballur me sfidat më kritike të ndryshimit të klimës dhe humbjes së biodiversitetit duke i ofruar botës një shembull lidershipi, elasticiteti dhe inovacioni. Së bashku i keni dhënë jetë fjalëve të himnit tuaj kombëtar: Aspironi, ndërtoni, avanconi!”.

    Mbreti Charles tutje tha se i vjen keq që nuk mund të jetë personalisht me popullin e Grenadës për të shënuar momentin historik, shkruan The Telegraph.

  • ​Fillon konferenca ndërkombëtare “Kufijtë e Lirisë së Fjalës”

    ​Fillon konferenca ndërkombëtare “Kufijtë e Lirisë së Fjalës”

    Ka filluar konferenca ndërkombëtare “Kufijtë e Lirisë së Fjalës”, për nder të 25-vjetorit të themelimit të Agjencisë së Lajmeve KosovaPress. Në Prishtinë janë bashkuar më shumë se 20 agjenci botërore të lajmeve nga e gjithë Evropa dhe Ballkani.

    Në konferencën ku nikoqire është KosovaPress, po marrin pjesë anëtarët e rrjetit më të madh evropian të agjencive të lajmeve EANA (www.neësalliance.org), si dhe atij të Evropës juglindore ABNA SE (www.abnase.com), rrjete këto ku KosovaPress-i, është anëtar.

    Enkas për këtë konferencë, nga Kievi vjen edhe Nataliya Kostina, shefe e Departamentit për Marrëdhënieve me Jashtë në Agjencinë Ukrainase të Lajmeve Ukrinform.

    Konferenca do të ketë dy panele, ku gazetarët do të kenë mundësi të bëjnë pyetje gjatë dy paneleve dhe gjatë konferencës.

    Paneli i parë do të fokusohet në sfidat bashkëkohore me të cilat përballen agjencitë e lajmeve dhe mediat në këtë periudhë të ndryshimeve të mëdha globale.

    Në panelin e dytë, folës do të jenë presidenti i Bordit të Prishtina MALL, Fatmir Zymeri, udhëheqësi i Kolegjit UBT Edmond Hajrizi, profesoresha universitare Besa Luzha, Kushtrim Krasniqi nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Tualant Hodaj nga Federata e Futbollit të Kosovës, të cilët do të paraqesin pikëpamjet rreth mundësisë së krijimit të sinergjive për mbështetje të iniciativave inovative që avancojnë prosperitetin shoqëror.

  • Pal Lekaj sërish në gjykatë

    Pal Lekaj sërish në gjykatë

    Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj sot sërish do të paraqitet në gjykatë, por këtë herë për të paraqitur dëshminë e tij në rastin ku kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

    Seanca do të mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të enjten në ora 13:00, raporton Paparaci.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 3 shkurt 2017, ka ngritur aktakuzë kundër Glauk Konjufcës, të cilin e ngarkon me dy vepra penale.

    Sipas aktakuzës, i pandehuri Konjufca po akuzohet se më 10 gusht 2016, gjatë mbajtjes së mbledhjes në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku merrnin pjesë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Pal Lekaj, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petroviq, i njëjti në cilësinë e deputetit, në kundërshtim me ligjin ka përdorur armë, ashtu që gjatë kësaj mbledhje ka hedhur gazin lotsjellës në këtë sallë.

    Aktakuza thotë se si pasojë e kësaj, qëndrimi i pjesëmarrësve është pamundësuar nga tymi që ka shkaktuar gazi lotsjellës dhe të njëjtit janë detyruar të braktisin sallën, me çka i pandehuri Konjufca ka rënë ndesh me nenin 9.1 të Rregullores nr.04/12 për armëmbajtje në Republikën e Kosovës, ku ndalohet përdorimi i armëve.

    Me këtë, Konjufca po akuzohet se ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej një deri në tetë vjet.

    Ndërsa, sipas dispozitivit të dytë të kësaj aktakuze, me datë, në kohë dhe vend të përshkruar si në dispozitivin e parë të kësaj akuze, i pandehuri Konjufca gjatë përdorimit të gazit lotsjellës ka penguar personat zyrtarë si kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Pal Lekaj, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petroviq në kryerjen e detyrave zyrtare, ç’rast të gjithë personat zyrtarë janë detyruar ta ndërpresin mbledhjen dhe të largohen nga salla.

    Për këtë, Konjufca po akuzohet se ka kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare” parashikuar nga neni 409, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej tre muaj deri në tre vjet.

  • Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të veturave në Gjakovë

    Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të veturave në Gjakovë

    Të mërkurën në orët e pasdites në Stacioni Policor në Gjakovë janë raportuar dhe iniciuar pesë raste të ndara për vjedhje të veturave: një në fshatin Cermjan dhe katër të tjerat në qytetin e Gjakovës. Sipas policisë veturat e vjedhura kanë qenë tre Golf II, një Ford Fokus dhe një Golf V.

    “Bazuar në të dhënat e pranuara nga ankuesit e rasteve të raportuara, veturat kanë qenë të parkuara, ndërsa çelësat e tyre (në të gjitha rastet) i kishin lënë brenda tyre. Njësitet kompetente në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, menjëherë ju kanë përgjigjur rasteve dhe pas një pune intensive operative dhe hetimore kanë arritur t’i gjejnë, të braktisura, pesë veturat e raportuara të vjedhura”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Sipas komunikatës për media puna operative dhe hetimore ka vazhduar në drejtim të identifikimit dhe arrestimi të të dyshuarve të përfshirë në rastet e raportuara, kështu që rreth orës 02:20 të datës 8 shkurt janë identifikuar dy të dyshuar.

    “Të njëjtit dyshohet se fillimisht kanë shkaktuar vetë-aksident me njërën nga veturat e vjedhura dhe pastaj e kanë braktisur atë. Dy të dyshuarit janë arrestuar mbi dyshimin se janë të përfshirë në rastet e vjedhjes së veturave dhe me vendim të prokurori të shtetit (në koordinim me të cilin janë ndërmarrë edhe veprimet hetimore), janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

  • Zhduket një person në Pejë, vuan nga epilepsia

    Zhduket një person në Pejë, vuan nga epilepsia

    Një person është zhdukur të mërkurën në Pejë.

    Sipas policisë, rastin e ka raportuar vëllai i tij i cili ka thënë se viktima është më Sindromën Down dhe i njëjti vuan nga epilepsia.

    Gjithashtu, ai ka thënë viktima është larguar nga shtëpia dhe nuk di për vend ndodhjen e tij.

    Derisa rasti po vazhdon të hetohen.

    “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij viktima mashkull kosovar i cili vuan nga epilepsia dhe nga ‘Sindromi Doun’ është larguar nga shtëpia dhe nuk di për vend ndodhjen e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.