ATV

Category: Lajme

  • ​Marshall: Keqinformimi dhe përmbajtjet e rreme janë një sfidë e madhe për mediat

    ​Marshall: Keqinformimi dhe përmbajtjet e rreme janë një sfidë e madhe për mediat

    Drejtori i Press Assocation, Alan Marshall ka deklaruar se keqinformimi dhe përmbajtja e rreme janë një sfidë e madhe me të cilën po ballafaqohen mediat.

    Në konferencën ndërkombëtare “Kufijtë e Lirisë së Fjalës”, për nder të 25-vjetorit të themelimit të Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, Marshall ka thënë se janë duke u munduar të shikojnë kë kanë audiencë në mënyrë që të verifikohen lajmet.

    “Në Mbretërinë e Bashkuar sikurse në vendet tjera, nuk jemi imun ndaj sfidave, modeleve të bizneseve që dalin çdo ditë dhe kemi parë shumë ndryshime në tregun tonë, sidomos këto ndryshme në lidhje me konsolidimin. Ka pasur një kufizim në lidhje me lajmet e nivelit lokal dhe vendor, por e kemi edhe këtë pjesë të modelit digjital që nuk është akoma një bazë stabile dhe këtë e kemi parë këto viteve të fundit ku e kemi rritjen e modeleve të abonimeve online, rritjen në numrin e abonueseve të klientëve, por akoma nuk është ajo pjesa e konfidencës e mjaftueshme të stabilitetit që ajo pjesa bazë, pastaj inteligjenca artificiale që ndryshon çdo ditë, e kemi Facebook, Google dhe është mjaft e lehtë qe të ketë ndikim në një model të tillë të biznesit. Pra, janë sfida të vazhdueshme, si për klientët tanë por gjithashtu edhe për ne. Çfarë po mundohemi të bëjmë është të mendojmë kënd e kemi audiencë për të verifikuar përmbajtjen e lajmeve dhe si mund ta kemi një produkt i cili përshtatet me këto dhomat e lajmeve”, deklaroi Marshall.

    Mes tjerash, Marshall tha se janë duke shikuar mundësitë që njerëzit të sjellin informacione të sakta dhe të besueshme për audiencën, në këtë formë të luftohen përmbajtjet e rreme.

    “Ne aktualisht kemi edhe klientë që janë jo mediatik si agjenci të lajmeve (flet për AP-në), ku keqinformimi është një sfidë e madhe, përmbajtja e rreme po ashtu, më pas është problem verifikimi i lajmeve për këto organizatat jo mediatike, mund të jetë qeveria, organizatat, korporatat, mund të jenë edhe kompanitë e ndryshme. Kjo për ne është shumë e rëndësishme si treg në shënjestër në lidhje me përmbajtjen, sepse ndryshe nuk kemi me pas mundësi të bëjmë verifikimin dhe të kemi mundësi të ngritim edhe besimin. Mendoj se jemi duke shikuar këto mundësitë, gjithmonë duhet shikuar edhe nga pikëpamja sa mund të sjell para inteligjencës artificiale, ku janë këto mundësi të përfitimeve financiare, dhe nëse besojmë në vlerat e përmbajtjes së besimit, ne atëherë çfarëdo tjetër që po ndodh në botën digjitale, njerëzit akoma do të mundohen të japin informatë të besueshme, të saktë dhe të paanshme”, shtoi ai.

    Ndërsa ka shtuar se sfidë mbeten edhe rekrutimi me gazetarë të rinj.

    “Ka qenë sfidë në perceptimin e publikut sa i përket vlerës së gazetarisë, dhe kjo dallon prej vendit në vend, mirëpo gjithashtu është e ndërlidhur me çështjen e besueshmërisë…Kuotat kanë që të rekrutojnë gazetarë të rinj, sepse gazetaria nuk shihet si diçka që është me vlerë të madhe shoqërore, është diçka anësore, dhe kjo është sfidë”, tha mes tjerash Marshall.

    Në konferencën ku nikoqire është KosovaPress, po marrin pjesë anëtarët e rrjetit më të madh evropian të agjencive të lajmeve EANA (ëëë.neësalliance.org), si dhe atij të Evropës juglindore ABNA SE (ëëë.abnase.com), rrjete këto ku KosovaPress-i, është anëtar.

    Ky panel është drejtuar nga Branka Gabriela Vojvodic nga Agjencia e Lajmeve Kroate HINA dhe përbëhet nga: Alan Marshall – drejtori PA Media Group të Mbretërisë së Bashkuar, Camille Bouissou nga Agjencia Franceze e Lajmeve AFP, Natalia Kostina nga Agjencia Ukrainase e Lajmeve UKRINFORM, Aimilios Perdiakris nga Agjencia Greke e Lajmeve ANA-MPA.

    Në panelin e dytë, folës do të jenë presidenti i Bordit të Prishtina MALL, Fatmir Zymeri, udhëheqësi i Kolegjit UBT Edmond Hajrizi, profesoresha universitare Besa Luzha, Kushtrim Krasniqi nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Tualant Hodaj nga Federata e Futbollit të Kosovës, të cilët do të paraqesin pikëpamjet rreth mundësisë së krijimit të sinergjive për mbështetje të iniciativave inovative që avancojnë prosperitetin shoqëror. /KP

  • Kurti udhëton për në ShBA

    Kurti udhëton për në ShBA

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, kanë udhëtuar mbrëmë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Kryeministri Kurti pritet të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet sonte në orën 21:00 sipas orës lokale të Kosovës.

  • ​Boissou nga AFP: Sfidat për lirinë e mediave po rritet çdoherë e më shumë

    ​Boissou nga AFP: Sfidat për lirinë e mediave po rritet çdoherë e më shumë

    Camille Boissou nga agjencia franceze e lajmeve AFP, ka deklaruar se sfidat për lirinë e mediave po rriten çdoherë e më shumë por agjencitë e lajmeve duhet të përpiqen të jenë imune deri në qetësimin e polarizimeve.

    Ajo në panelin e parë me temën “Cilat janë sfidat për Agjencitë e Lajmeve në periudhën e fundit?”, si funksionojnë dhe kujdesen për klientët e tyre besnik.

    Boissou: tha se për të përfituar të holla dhe që t’i bëjnë njerëzit të paguajnë, duhet të bëhet kontrollimi i fakteve, daljen në terren dhe të jenë të pa zëvendësuar.

    “Askush nuk do t’i paguaj produktet tona nëse nuk jemi të shkëlqyer në punën tonë dhe kjo është e para për të përfituar të hollat, që kurrë mos të dorëzohemi në terren, qoftë ky terreni në Ukrainë, Gaza apo edhe ai virtual ku shfaqen dezinformatat. Duhet të përshtatemi dhe mos të ikim prej mënyrës se si gjeneratat e vjetra i marrin lajmet sepse nëse mbetemi të bllokuar në gazeta dhe varemi prej klientëve me rëndësi të lartë, do të na ikë ky trend dhe mendoj që nuk duhet ta lejojmë që ky trend të na ikë dhe për këtë arsye para disa viteve se kemi ide të reja se si t’i transmetojmë lajmet dhe klientët tanë që të rinjtë të kenë qasje në lajmet tona sepse duam të jemi aty dhe t’i tregojmë klientëve tonë se po mendojmë për këtë dhe po mendojmë se si të jemi aty dhe t’i ndihmojmë klientëve atyre, kështu që na besojnë dhe mbesin klientë besnik”, tha ajo.

    Sipas saj, e veçantë në agjencinë e tyre është puna e tyre me platformat madhore google, meta tiktak dhe Microsoft, tani janë klient si çdo klient tjetër dhe bashkëpunojnë me ta dhe kontrollimi i fakteve është diçka që kanë nis që nga 2017, dhe tanimë kanë mbi 140 kontrollues të fakteve.

    E derisa për lirin e shprehjes, Boissou theksoi se shijojnë lirin e gazetarëve por sfidat po zmadhohen çdoherë e më shumë me privatizimin e mediave.

    “Mendoj që gjëja më e vështirë është që të mbetemi qendror, nëse jo neotral, të përpiqemi të jemi imun ndaj këtyre sepse janë klientët tonë këto media që po polarizohen më shumë, që të mos ndikohemi ndoshta është tepër por thjeshtë ta themi që ta mbajmë gjakftohtësinë dhe të përpiqemi që të mos ndikohemi nga kjo, mendoj që është ajo që do të na shpëtoj deri në kohën kur do të qetësohet paska polarizimi “, tha ajo.

    Ajo theksoi se shpreson të qëndrojnë të përditësuar dhe atë që ka mësuar nëAFP, është që kur bëjnë gabime, e përmirësojnë dhe këtë e lexojnë klientët.

    Ky u drejtua nga Branka Gabriela Vojvodic nga Agjencia e Lajmeve Kroate HINA dhe përbëhet nga: Alan Marshall – drejtori PA Media Group të Mbretërisë së Bashkuar, Camille Bouissou nga Agjencia Franceze e Lajmeve AFP, Natalia Kostina nga Agjencia Ukrainase e Lajmeve UKRINFORM, Aimilios Perdiakris nga Agjencia Greke e Lajmeve ANA-MPA.

    Ndërsa në panelin e dytë, folës do të jenë presidenti i Bordit të Prishtina MALL, Fatmir Zymeri, udhëheqësi i Kolegjit UBT Edmond Hajrizi, profesoresha universitare Besa Luzha, Kushtrim Krasniqi nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Tualant Hodaj nga Federata e Futbollit të Kosovës, të cilët do të paraqesin pikëpamjet rreth mundësisë së krijimit të sinergjive për mbështetje të iniciativave inovative që avancojnë prosperitetin shoqëror.

  • Deliu: Qeveria synon t’i kontrollojë mediat online me projektligjin për KPM-në, kjo i hap rrugë autoritarizmit

    Deliu: Qeveria synon t’i kontrollojë mediat online me projektligjin për KPM-në, kjo i hap rrugë autoritarizmit

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu tha se Qeveria po kërcënon mediat online me kontroll, duke iu referuar ndryshimeve që Ekzekutivi synon t’i bëjë në projektligjin që parasheh rregullimin e mediave online.

    Deliu tha në Kuvend se kjo “i hap rrugë autoritarizmit dhe cenzurës”.

    “Këto ndryshime dekurajojnë gazetarët të raportojnë për çështje me interes publik nga frika e hakmarrjes shtetërore të cilën e kemi pa disa herë. Për më tepër, kontrolli shtetëror i medias minon edhe aspiratën e Kosovës për integrim në Bashkimin Europian”, tha ajo.

    Deliu kërkoi që Qeveria “ta rishikojë e ta rishqyrtojë prpozimin e saj për ta kontrolluar median online”.

    “I bëj po ashtu thirrje që të dëgjohen zërat e gazetarëve dhe të respektohen parimet e demokracisë. Të tërheqin këtë projektligj të rrezikshëm para se të bëhet vonë”, tha ajo.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) para pak ditësh i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të heqë dorë menjëherë prej ndryshimeve në projektligjin që parasheh rregullimin e mediave online.

    Projektligj për Komisionin e Pavarur të Mediave, është miratuar nga Qeveria më 27 dhjetor të vitit të kaluar, dhe është dërguar për miratim në Kuvendin e Kosovës.

    Ky hap i ekzekutivit është konsideruar përpjekje e re e Qeverisë aktuale që t’i sulmojë mediat.

  • ​Tahiri kritikon Qeverinë Kurti për mungesë të investimeve kapitale

    ​Tahiri kritikon Qeverinë Kurti për mungesë të investimeve kapitale

    Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesë të investimeve kapitale.

    Ne seancën e sotme parlamentare, Tahiri tha se tashmë po bahën gati 3 vjet që nga 14 shkurti i vitit 2021 kur Lëvizja Vetëvendosje ka ardhë në pushtet, por që sipas tij, ka mungesë të projekteve.

    Ai tha se Qeveria nuk ka arritur t’i ekzekutojë mbi 1 miliardë e 125 milionë euro në investime kapitale, teksa tha se investimi i vetëm i këtij pushteti është ura e Saradranit.

    “Tani jemi vetëm 6 ditë para 14 shkurtit kur Lëvizja Vetëvendosje, pra tri vjet qeverisje. Në secilin vend normal do të bëhet një bilanc dhe në secilën demokraci funksionale do të ishte një llogaridhënie se cka ka ndodhur për tri vjet nga një pushtet që i ka mbi 50 për qind. Më lejoni që sot t’i bëj tri bilance në rrafshin e brendshëm. Po e nisi me shpenzimet kapitale. A mund të besoni që për dy vjet e nëntë muaj, kjo qeveri nuk ka arritur të ekzekutojë 1 miliardë e 125 milionë euro investime kapitale që nënkupton për shumën 1 miliardë e 125 milionë euro kemi më pak rrugë, më pak shkolla dhe gjithcka që ka qenë në platformën “Krejt dhe Drejt” ka qenë një mashtrim i madh. “E keni marrë Kosovën me celësa në dorë. Tri vjet pas vetëm një investim kapital e keni që mund të thoni ky është investimi. Ajo është ura që e lidh fshatin e Bekë Berishës dhe Arben Gashit”, tha Tahiri.

    Tahiri gjithashtu foli edhe për pagat e sektori publik për të cilat tha janë të gjendje të mjerueshme dhe se sipas tij, pagat e vetme që janë rritur në këtë sektor është ajo e kryeministrit dhe ministrave.

    “Pagat në sektorin publik janë tmerri i tmerrit. Realisht rritje tek 80% te administrata e shërbyesve civilë ka rritje vetëm prej 20 deri 40 euro. Pra 80 për qind e administratës e kanë këtë rritje me këtë ligj. Rritja më e madhë është tek kryeministri, tek ministrat, tek të emëruarit politik. Aty është bërë rritja më e madhe, mbi 50 për qind. A po e shihni se kush po i ngritë pagat?”, tha Tahiri.

  • Prishtina pritet të lidhet me tren me Aeroportin e Sllatinës

    Prishtina pritet të lidhet me tren me Aeroportin e Sllatinës

    Një tren i lehtë që lidh Prishtinën me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës në Sllatinë.

    Ky është projekti i radhës i Ministrisë së Infrastrukturës, i cili është aprovuar për financim nga Bashkimi Evropian, tha sot ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

    Aliu tha se treni do të kalojë nga Prishtina në Fushë Kosovë dhe i njëjti mundëson shkarkimin e trafikut në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

    “E kemi projektin e hekurudhës, nga Prishtina në aeroportin e Prishtinës, e që është linjë hekurudhore që sapo është aprovu. Është apovu nga BE për financim, e kemi shty si projekt i cili lidh Prishtinën me aeroportin e që kalon edhe në Fushë Kosovë. Mundëson shkarkimin e trafikut nga Fushë Kosova në Prishtinë. Po ashtu projektet tjera ndërlidhse, jemi në fazë të komunikimit me Komunën e Prishtinës për unazën e Prishtinës. Kjo mbase do të filloj të realizohet me segmente, është në fazë të përfundimit. Projekti i tillë është i rëndësishëm për shkarkimin e trafikut në kryeqytet”, tha ai.

  • PS-ja rrëzon propozimin për 50 milionë dollarë ndihmë Kosovës

    PS-ja rrëzon propozimin për 50 milionë dollarë ndihmë Kosovës

    Partia Socialiste e Shqipërisë ka rrëzuar propozimin e Lulzim Bashës për t’i dhënë 50 milionë dollarë ndihmë Kosovës.

    Votimi është realizuar në seancën plenare të së enjtes në Parlamentin e Shqipërisë.

    Pas rrëzimit të amendamentit, Lulzim Basha së bashku me Enkelejd Alibeajn dhe deputetët që e mbështesin janë larguar nga seanca.

    “Projektligj për miratimin e strategjisë së sigurisë kombëtare të Republikës së Shqipërsië. Nga zoti Basha janë paraqitur dy amendamende për këtë projektligj. Do të votojmë amendamendet e porpozuara nga zoti Basha. 75 vota kundër, nëntë pro, asnjë abstenim nuk miratohet. Amendamenti për një ndryshim në pjesën e treë. 75 vota kundër, 9 pro nuk miratohet”, tha kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

    Më 19 janar, Basha njoftoi se Partia Demokratike do të depozitonte në Kuvend një amendament ku do kërkojë që një pjesë e buxhetit të Shqipërisë të përdoret për të ndihmuar ushtarakisht Kosovën.

  • Gërvalla pret në takim lamtumirës ambasadorin Abbott, vlerëson lart rolin e tij në bashkëpunimin mes dy vendeve

    Gërvalla pret në takim lamtumirës ambasadorin Abbott, vlerëson lart rolin e tij në bashkëpunimin mes dy vendeve

    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

    Sipas njoftimit zyrtar , Gërvalla e ka falënderuar Abbott për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës, “që nga çlirimi, pavarësia, shtetndërtimi dhe integrimi euroatlantik si dhe rolin e rëndësishëm që e luan sot në përballje me situatën gjeopolitike dhe të sigurisë në rajon, Evropë dhe në botë”.

    “Ministrja Gërvalla vlerësoi lart rolin e Ambasadorit Abbott në thellimin e bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy vendeve dhe i uroi Ambasadorit suksese në misionet e tij të ardhshme”, thuhet në njoftim.

  • Dështon gjykimi ndaj ish-kryetarit të Malishevës dhe të tjerëve

    Dështon gjykimi ndaj ish-kryetarit të Malishevës dhe të tjerëve

    Për shkak se mbrojtësi i të akuzuarit Bajram Hasani, avokati Ymer Huruglica ishte i angazhuar në një rast tjetër, ka dështuar të mbahet gjykimi ndaj ish-kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj dhe të tjerëve.

    Një gjë të tillë e bëri të ditur për “Betimi për Drejtësi”, gjykatësi i rastit, Vesel Ismaili.“Për shkak se avokati Huruglica është në një rast tjetër, sot dhe nesër nuk do të mbahet gjykimi” tha gjykatësi Veseli.

    Në këtë rast, për korrupsion për shkak të shpronësimeve dhe shpalljes së “Zonës ekonomike” të Malishevës po akuzohen ish-kryetari i Malishevës, Ragip Begaj bashkë me ish-ministrin Bajram Hasani e zëvendësministrin Faton Thaqi.

    Pjesë e aktakuzës për korrupsion janë edhe Hajdin Berisha, Bashkim Krasniqi, Malë Krasniqi.Ndërsa, Ahmet Rrahmanaj, akuzohet për veprën penale “Shpëlarje parave” dhe Nazmi Kafexholli akuzohet edhe për veprën penale “Mashtrim”.

    Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale më 1 korrik 2021, Ragip Begaj, Hajdin Berisha, Bashkim Krasniqi, Malë Krasniqi, Bajram Hasani, Nazmi Kafexholli dhe Faton Thaqi, akuzohen se kanë kryer veprën penale të “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

    Ahmet Rrahmanaj, akuzohet për veprën penale “Shpëlarje e parave”, ndërsa Nazmi Kafexholli akuzohet edhe për veprën penale “Mashtrim”.

    Ata po ngarkohen se duke keqpërdorur pozitën apo autoritetin e tyre zyrtar, kanë krijuar Zonën Ekonomike në Malishevë, në zonat kadastrale Banjë, Bellanicë dhe Senik me qëllim të shpronësimit të tokave të blera me çmim të ulët, me një çmim shumë më të lartë.

  • S’kalon rezoluta e PDK-së për çmimin dhe faturimin e rrymës, Vetëvendosja abstenon

    S’kalon rezoluta e PDK-së për çmimin dhe faturimin e rrymës, Vetëvendosja abstenon

    Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar rezolutën në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët, raporton EO.

    Kjo pasi pro kësaj rezolute votuan vetëm 29 deputetë, ndërsa nuk pati asnjë kundër e 55 deputetë abstenuan.

    Rezoluta për çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët ishte propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila përmbante pesë pika.

    Më poshtë gjeni të plotë propozim-rezolutën e propozuar:

    Më poshtë gjeni të plotë propozim-rezolutën e propozuar: 

    1. I rekomandon Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), që brenda afatit të arsyeshëm kohor të anuloj vendimin për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike dhe të marrë vendim për uljen e çmimit të saj në harmoni me rrethanat socio-ekonomike dhe nivelin e çmimit të energjisë në tregun ndërkombëtar, respektivisht në bursat respektive ndërkombëtare;
    2. I rekomandon Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), brenda afatit të arsyeshëm kohor të marrë vendim për anulimin – heqjen e bllok tarifës për kalkulimin e shpenzimeve të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë;
    3. I rekomandon Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ndërmarrjen e masave në raport me Kompaninë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), për të siguruar trajtimin efektiv dhe të barabartë të konsumatorëve që kanë parashtruar ankesa ndaj faturave të energjisë elektrike për muajin dhjetor 2023 dhe ankesave eventuale të konsumatorëve në vitin 2024.
    4. Obligon Qeverinë e Republikës së Kosovës për marrjen e masave, veprimeve e vendimeve për krijimin e parakushteve financiare për anulimin e menjëhershëm të vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe lehtësimin e barrës financiare për konsumatorët familjarë të energjisë elektrike;
    5. Kërkon nga Zyra për Rregullatorin e Energjisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, që në afat sa më të shkurtër kohor të njoftoj Kuvendin për përmbushjen e pikave 1, 2, 3 dhe 4 të kësaj rezolute.