ATV

Category: Lajme

  • ​Aktakuzë për G.I, tentoi të hy nga Shqipëria me 655.97 gram marihuanë

    ​Aktakuzë për G.I, tentoi të hy nga Shqipëria me 655.97 gram marihuanë

    Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit G.I., i cili gjendet në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Sipas aktakuzës, i pandehuri G.I., me datë 01.12.2023 rreth orës 23:10 min në Pikë Kalimin Kufitar të Vërmicës, saktësisht në hyrje nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Kosovës, pa autorizim dhe me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, importon substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, në atë mënyrë që i pandehuri pasi siguron narkotikun në një vend të panjohur në Republikën e Shqipërisë, nëpërmjet autobusit pronë e një prej kompanive turistike, e depërton narkotikun në Republikën e Kosovës, mirëpo në hyrje të kufirit, i njëjti autobus së bashku me pasagjerët selektohet për kontroll të detajuar në vijën e dytë të kontrollit, dhe gjatë kontrollimit të përbashkët në mes të zyrtarëve policor dhe atyre doganor, haset një çantë krahu në vendin ku vendosen valigjet e krahut në pjesën e bagazhit sipër në autobus, dhe sekuestrohet një qese najloni me substancë të dyshuar për narkotikë, e cila substancë narkotike pas ekzaminimit dhe ekspertimit nga Laboratori i Agjencisë Kosovare për Forenzikë, rezulton të jetë e llojit kanabis (marihuana), nga matjet neto me peshë të përgjithshme prej 655.97 gram.

    Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

  • Një ndërtesë shumëkatëshe është përfshirë nga zjarri në Prishtinë, Policia jep detaje

    Një ndërtesë shumëkatëshe është përfshirë nga zjarri në Prishtinë, Policia jep detaje

    Një ndërtesë shumëkatëshe është përfshirë nga zjarri, sot në rrugën “Ukshin Hoti”, në Prishtinë.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

    “Sot rreth orës 09:45, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën Ukshin Hoti në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një objekt. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, ka thënë Ahmeti.

  • Konjufca e pranon që dinari i ka acaruar raportet me amerikanët: Deklarata e O’Brien shqetësuese, e dimë pse janë “idhnu”

    Konjufca e pranon që dinari i ka acaruar raportet me amerikanët: Deklarata e O’Brien shqetësuese, e dimë pse janë “idhnu”

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka interpretuar deklaratën e ashpër të James O’Brien, ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për raportin mes Kosovës dhe SHBA-së.

    Konjufca ka thënë se deklarata e O’Brien ishte shqetësuese, por sipas tij “partneriteti është mos me u befasu”, duke aluduar se SHBA-të u befasuan me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës.

    “Ajo ishte shqetësuese. Nuk ka çka me interpretu aty. Ne dëshirojmë që të trajtohemi me partneritet nga ana e Kosovës. Tash aty munden me e interpretu sepse z. O’Brien po konsideron që me e ndalë dinarin në Kosovë është mu prishë partneriteti me SHBA-në. Tash na duhet me shtru pyetjen se pse qenka kjo. Pse pe prishka relacionin e Kosovës me SHBA-në?”, deklaroi Konjufca.

    “Unë qysh e interpretoj, është kështu: Sepse komuniteti serb ka jetu me dinarin 24 vjet. Është sikur me diçka mësohesh, ajo është përditshmëria jote, shkon çohesh në mëngjes shkon aty në vetëshërbim, paguan aty me dinar, del atje merr pagën, del pensioni këndej. Krejt jeta jote është dinari. Ai është një komunitet i Kosovës që jeton në Kosovë. Tash nëse e ndal dinarin, mënyra qysh kanë jetu ata, tash atyne iu mbrapet jeta, iu kthehet përmbys. Ata po thonë që ju përmes këtyre veprimeve kështu, ju po na befasoni. E partneriteti, është mos me u befasu”.

    “Tash, unë ty të them “mirë ish kanë me më kallëzu më herët”. Atje a di për çka flitet në veri? Ata pensionerat u çuan në protestë, ajo të shkakton tensione. Tash tensionet e rrezikojnë sigurinë e Kosovës dhe nëse cenohet siguria mundet me ardhë deri tek dalja jashtë prej kontrollit. Kur del situata jashtë prej kontrollit, përgjegjësinë më të madhe prapë e merr Amerika. Jo përgjegjësinë pse ka dalë, po për me e nalë me e kthy në binarë. Gjithmonë e shohin këtë prej perspektivës së sigurisë”.

    “Qëllimi jonë është me e kuptu sa ma mirë që është e mundshme se cili është kufiri mes detyrave të shpisë që duhet mi bë patjetër dhe cilat janë ato që asnjo s’duhet me i bë pa vetë, pa pytë. Një shtet është i organizuar në masën që don me i ditë ato që duhet me i bë vetë edhe cilat janë ato kur duhet me pytë”, deklaroi Konjufca për Demos.

    Ndryshe, javën e kaluar, SHBA-ja i ka dhënë një goditje Qeverisë së Kosovës.

    Ishte ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, i cili tha se vendimi për ta zbatuar rregulloren e BQK-së për ndalimin e dinarit serb, ka ndikuar në cilësinë e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Qeverisë. Ndërsa para tij, ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien paralajmëroi se SHBA mund të mos e trajtojë Kosovën si partnere, nëse merr vendime pa u konsultuar.

  • Aksident trafiku në autostradën Prishtinë-Prizren, lëndohen dy persona

    Aksident trafiku në autostradën Prishtinë-Prizren, lëndohen dy persona

    Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti në autostradën Prizren-Prishtinë.

    Nga Policia e Kosovës kanë thënë se në aksident janë përfshirë dy automjete, një kamionetë dhe një veturë.

    Të lënduarit, sipas policisë, janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.

    “Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:30 të mëngjesit në në kilometrin e 48-të në drejtimin Prizren-Prishtinë. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, kanë thënë nga Policia.

  • Gërvalla takon zëvendëskancelarin gjerman, folën për situatën në Kosovë

    Gërvalla takon zëvendëskancelarin gjerman, folën për situatën në Kosovë

    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih, është takuar me zëvendëskancelarin e Gjermanisë Robert Habeck.

    “Me zëvendëskancelarin e Gjermanisë Robert Habeck në margjinat e MSC2024, shkëmbyen mendime mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor dhe theksuan rëndësinë e ndërmarrjes së veprimeve për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”, ka shkruar ajo në ‘X.

  • Kundër vazhdimit të tenderimit “të paligjshëm” dhe pagat e ulëta, nxjerrë sërish në protestë punëtorët e KEK-ut

    Kundër vazhdimit të tenderimit “të paligjshëm” dhe pagat e ulëta, nxjerrë sërish në protestë punëtorët e KEK-ut

    Shoqata Sindikale e Sigurimit Fizik në KEK, ka mbajtur protestë paqësore kundër vazhdimit të tenderimit “të paligjshëm” të këtij Departamenti, pagat e ulëta dhe kushtet e rënda për punonjësit e sigurimit fizik në KEK, raporton EO.

  • Vetëplagoset me armë zjarri një i ri në Podujevë, dërgohet në QKUK

    Vetëplagoset me armë zjarri një i ri në Podujevë, dërgohet në QKUK

    Një person ka kërkuar ndihmë mjekësor pasi që ishte vetëplagosur me pistoletë.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 02:50 në fshatin Peran, të Podujevës.

    Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me pesë fishekë, një predhë dhe një gëzhojë.

    “Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësor pasi që, ishte vet-plagosur me pistoletë. I dyshuari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar; një pistoletë me pesë fishekë, një predhë dhe një gëzhojë”, thuhet në raport.

    Ndërkaq, rasti është duke u hetuar.

  • Raportimet për keqpërdorimet me patentë-shofer, Prokuroria e Pejës vazhdon hetimet

    Raportimet për keqpërdorimet me patentë-shofer, Prokuroria e Pejës vazhdon hetimet

    Prokuroria Themelore në Pejë është aktivizuar me hetime pas raportimeve se rajoni i Pejës po prin për sa i përket keqpërdorimeve me patentë-shoferë.

    Nga kjo prokurori konfirmuan për Express se aktualisht kanë duke u zhvilluar hetime, teksa thanë se nuk mund të ndajnë më shumë detaje.

    “Departamenti i Krimeve të Rënda është duke vazhduar me hetimet, për momentin nuk mund të jap më shumë detaje pasi pengohet procesi i hetimeve”, tha ai.

    Ishte zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durimishi ai që derisa kishte njoftuar për shkeljet ligjore që kanë gjetur gjatë procesit të marrjes së patent-shoferit, ka njoftuar se në rajonin e Pejës dyshohet se janë bërë më së shumti keqpërdorime.

    Durmishi para disa javësh kishte dorëzuar në Prokurorinë e Pejës raportin me qindra raste, ku përfshihen emra të personave të dyshimtë nga autoshkolla, ekzaminier e zyrtarë të ministrisë.

    “Nga ajo që kemi gjetur deri më tani kemi gjetur që bëhet fjalë për një ndërmarrje të gjerë kriminale e cila mbetet të vërtetohet nga organet e drejtësisë. Dyshimet tona kanë filluar nga informatat e shumta që na dërgonin qytetarët. Pas analizimit të statistikave vjetore që jemi njoftuar nga departamenti na kanë njoftuar që ka dyshime për keqpërdorime të shumta”, kishte theksuar Durimishi.

    Durimishi kishte paralajmëruar se nëse konfirmohen dyshimet e tyre, do të konfiskojnë të gjitha patentë-shoferët që janë marrë kundërligjshëm.

    Ministria e Infrastrukturës para pak ditësh ua ka ndërprerë marrëdhënien e punës tre ekzaminerëve të angazhuar në departamentin për patentë-shofer.

    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kishte thënë se vendimi është marrë pas informatave për dyshime të bazuara në keqpërdorime të mëdha në procesin e punës.

  • Humb jetën një person në Skenderaj, dyshohet se u mundua ta shuaj zjarrin në pyll

    Humb jetën një person në Skenderaj, dyshohet se u mundua ta shuaj zjarrin në pyll

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e hënë në fshatin Rezall të Skenderajt, ku një person ka humbur jetën derisa ishte duke tentuar ta shuaj zjarrin në mal.

    Rasti ka ndodhur rreth orës 18:00.

    “Pas pranimit të një informate për një person të lënduar, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku në një fushë kanë hasur viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Dyshohet se viktima ka vdekur duke u munduar ta shuaj zjarrin që ishte duke u djegur një fushë e lirë dhe një pjesë e pyllit (malit) pronë e tij, e cila është lokalizuar nga njësiti zjarrfikës”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

  • Hoti: Buxheti në përkeqësim, më shumë investoi Qeveria Mustafa për dy vite se sa Qeveria Kurti për tashmë katër vite

    Hoti: Buxheti në përkeqësim, më shumë investoi Qeveria Mustafa për dy vite se sa Qeveria Kurti për tashmë katër vite

    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar lidhur me situatë aktuale të ekonomisë vendit.
    Sipas tij, gjendja e buxhetit është dukie u përkeqësuar, duke e bërë një krahasim qeverisjesh paraprake.

    “Përkeqësim i paprecedent i strukturës së buxhetit në tri vitet e fundit: Trefish më shumë shpenzohet në subvencione-transfere se në ndërtimin e rrugëve, shkollave, spitaleve apo në pajisje të ushtrisë e policisë”, shkroi ai mes tjerash.

    Postimi i plotë:

    Përkeqësim i paprecedent i strukturës së buxhetit në tri vitet e fundit: Trefish më shumë shpenzohet në subvencione-transfere se në ndërtimin e rrugëve, shkollave, spitaleve apo në pajisje të ushtrisë e policisë
    Kjo politikë buxhetore nuk siguron zhvillim. As varfëria nuk eliminohet kështu. Ajo mund të zbutet përkohësisht me subvencione, por eliminohet vetëm me zhvillim.

    Më tepër është investuar në 2 vite e 9 muaj të Qeverinë Mustafa (979 mil. euro shpenzimet kapitale në nivelin qendror), se në Qeverinë aktuale që është në vitin e katërt të mandatit (910 mil. euro shpenzimet kapitale në nivelin qendror).

    Për më tepër, në Qeverinë Mustafa 20 përqind e buxhetit është dedikuar për shpenzime kapitale të nivelit qendror. Ndërkaq, në Qeverinë aktuale, shpenzimet kapitale të nivelit qendror kanë rënë në 12 përqind të buxhetit.