ATV

Category: Lajme

  • Moti për sot me diell dhe vranësira

    Moti për sot me diell dhe vranësira

    Në Kosovë për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira.

    Era do të fryjë nga kuadrati i jugperëndimit, e cila lokalisht pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-52 km/h!

    Sipas MeteoKosova, temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 3 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 19°C.

  • Tërnava sot i drejtohet opinionit publik

    Tërnava sot i drejtohet opinionit publik

    Besimtarët myslimanë në botë, përfshirë ata në Kosovë nisin muajin e shenjtë të Ramazanit. Dita e parë e agjërimit është të hënën.

    Për këtë, myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), të dielën në ora 11:00 do t’i drejtohet opinionit publik me një mesazh.

  • Vritet në Gjermani boksieri shqiptar Besar Nimani

    Vritet në Gjermani boksieri shqiptar Besar Nimani

    Boksieri shqiptar, Besar Nimani, është vrarë të shtunën në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë.

    Lajmin e kanë dhënë familjarët e tij.

    Sipas mediave gjermane, bazuar në deklarimet e dëshmitarëve, 38-vjeçari është qëlluar me të dalë nga një restorant.

    I ndjeri ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

    Boksieri që ka garuar në kategorinë supervelter, raportohet të jetë sulmuar edhe në vitin 2013.

    Ka pasur 27 meçe, nga të cilat 26 fitore dhe një humbje. Nuk ka qenë aktiv që nga viti 2019.

  • Ky është çifti që humbën jetën në aksidentin tragjik mes trenit dhe furgonit në Klinë

    Ky është çifti që humbën jetën në aksidentin tragjik mes trenit dhe furgonit në Klinë

    Dy persona kanë humbur jetën pasi një kombi-bus u përplas me një tren të udhëtarëve në Krushevë e Madhe të Klinës.

    Burimet e ATV-së kanë bërë të ditur se viktimat janë, burrë dhe grua Fahri dhe Vlora Gjocaj.

    Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    “Mjeku kujdestar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës e ka konfirmuar vdekjen e dy të lënduarve në aksidentin që ndodhi në Krushevë”, ka thënë Gashi.
    Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:10 dhe në të janë përfshirë një tren dhe një kombibus.

    “Sot rreth orës 18:10, policia është njoftuar për një aksident në fshatin Krushevë e Madhe, Klinë. Në aksident është i përfshirë treni i udhëtarëve dhe një kombibus. Dy persona janë dërguar me Emergjencë për në Spitalin Rajonal në Pejë”, ka njoftuar paraprakisht Gashi. /atvlive.tv

  • Tragjike: Dy të vdekur nga goditja e furgonit nga treni në Klinë

    Tragjike: Dy të vdekur nga goditja e furgonit nga treni në Klinë

    Dy personat që morën lëndime serioze si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në fshatin Krushevë të Klinës, ku u përfshinë treni dhe një furgon, kanë humbur jetën në spital.

    Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    “Mjeku kujdestar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës e ka konfirmuar vdekjen e dy të lënduarve në aksidentin që ndodhi në Krushevë”, ka thënë Gashi.
    Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:10 dhe në të janë përfshirë një tren dhe një kombibus.

    “Sot rreth orës 18:10, policia është njoftuar për një aksident në fshatin Krushevë e Madhe, Klinë. Në aksident është i përfshirë treni i udhëtarëve dhe një kombibus. Dy persona janë dërguar me Emergjencë për në Spitalin Rajonal në Pejë”, ka njoftuar paraprakisht Gashi.

  • Votimi për shkarkimin e kryetarëve në 4 komunat veriore vlerësohet i panevojshëm

    Votimi për shkarkimin e kryetarëve në 4 komunat veriore vlerësohet i panevojshëm

    Më 21 prill qytetarët e katër komunave veriore kanë mundësi të votojnë për apo kundër largimit të katër kryetarëve shqiptarë nëpërmes referendumit.

    Verifikimi i nënshkrimeve të dorëzuara të peticionit nga kuvendet komunale të Leposaviqit, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Mitrovicës së Veriut, po vlerësohet si hap pozitiv.

    Megjithatë, sipas Artan Muhaxhirit, e gjithë kjo situatë ka qenë e panevojshme. Sipas tij, kryetarët është dashur të japin dorëheqje.

    Se shkuarja direkt në zgjedhje të reja do të ishte rrugë më e drejtë e thotë edhe shoqëria civile në Mitrovicë të Veriut.

    Sidoqoftë, bazuar në udhëzimin administrativ që mundëson largimin e kryetarëve të komunave, të miratuar shtatorin e vitit të kaluar, që ky votim të jetë i suksesshëm, duhet 50 për qind, plus një votë e qytetarëve me të drejtë vote.

    Pastaj rezultati i dërgohet presidentes, e cila ka afat ligjor prej 30 deri në 45 ditë për të shpallur mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

    https://www.youtube.com/live/Gw9mIylVE4I?si=kvgd_a0NYKI-3FWN

  • Policia në Spanjë arreston pesë persona nga Gjermania e Kosova, dyshohen për sulm seksual ndaj një gruaje

    Policia në Spanjë arreston pesë persona nga Gjermania e Kosova, dyshohen për sulm seksual ndaj një gruaje

    Pesë persona me origjinë nga Gjermania dhe Kosova janë arrestuar nga Policia e Spanjës, pasi të njëjtit dyshohet se janë përfshirë në një sulm seksual ndaj një gruaje 26-vjeçare.

    Siç raporton El Mundo, ngjarja dyshohet se ka ndodhur të martën në një hotel luksoz në Marbella të Spanjës, teksa viktima është me origjinë nga Mongolia.

    Grupi që ra na pranga, dyshohet se kishin planifikuar që viktimën ta dërgojnë në hotelin ku qëndronin e më pas të abuzojnë me të seksualisht.

    Vajza kishte dalë nga dhoma e shqetësuar dhe duke qarë, gjë që ra menjëherë në sy te një punëtore e hotelit e cila denoncoi rastin.

    Siç shkruan gazeta spanjolle, hetimi mbetet i hapur dhe të arrestuarit janë vënë në dispozicion të Gjykatës Hetimore numër 1 në Marbella.

    Tashmë hetuesit, të cilët kanë biseduar me dëshmitarët dhe kanë kërkuar pamje nga kamerat e hotelit – po fokusohen në përcaktimin e shkallës së pjesëmarrjes në ngjarjet që mund të ketë pasur secili prej të dyshuarve.

    Këta persona janë liruar me dakordim të prokurorisë dhe mbrojtjes dhe të gjithë ata hetohen lidhur me dyshimet e sulmit seksual dhe dy kanë detyrimin të paraqiten periodikisht përpara konsullatës spanjolle të qytetit gjerman ku banojnë.

  • Aksidentohet një kamion me një veturë në Gjakovë, lëndohet një person

    Aksidentohet një kamion me një veturë në Gjakovë, lëndohet një person

    Një aksident trafiku me një të lënduar ka ndodhur sot në fshatin Bishtazhin të Gjakovës.

    Zëdhënësi i policisë, Sheremet Elezaj ka thënë, se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një veturë.

    Rasti është duke u hetuar nga policia.

    “Në fshatin Bishtazhin-Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren) rreth orës 12:50 dy automjete (një kamion dhe një veturë) janë përfshirë në aksident trafiku. Përveç dëmeve materiale deri më tani është raportuar për një person të lënduar. Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin”, ka thënë Elezaj.

  • ​Gjirokastër: 15-vjeçari ther me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet nga policia

    ​Gjirokastër: 15-vjeçari ther me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet nga policia

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në policinë e Gjirokastrës arrestuan të miturin, 15- vjeçar si autor të dyshuar të plagosjes së djeshme në qytetin e Gjirokastrës ku rreth orës 08:05 në lagjen “18 shtatori”, gjatë një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij.

    Pas ngjarjes i lënduari është transportuar për në spitalin e Gjirokastrës ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe është jashtë rrezikut për jetën.

    Sipas policisë veprimet procedurale me të miturin e ndaluar vijojnë të kryhen në praninë e prindit, mbrojtësit ligjor dhe psikologut. /euronews.al/

  • Lajçak javën e ardhshme viziton Beogradin

    Lajçak javën e ardhshme viziton Beogradin

    I dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të qëndrojë në Beograd të premten e javës së ardhshme.

    Është presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që ka treguar se “Lajcak do ta vizitojë Serbinë më 15 mars.

    Ai ka thënë se me të do të flasë për procesin e largimit të kryetarëve të katër komunave veriore të Kosovës, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut.

    Lajçak më 5 mars ka vizituar Kosovën, ku është takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe temë e diskutimit mes tyre ka qenë vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin serb që të mos përdoret si mjet pagese.

    Për dallim prej shumë rasteve të tjera, Lajçak ka kryer takimit në Prishtinë dhe është kthyer direkt në Bruksel, pa bërë ndalesë në Beograd.