ATV

Category: Lajme

  • Tre të plagosur në Gjakovë, i dyshuari në arrati

    Tre të plagosur në Gjakovë, i dyshuari në arrati

    Të paktën tre persona kanë mbetur të plagosur nga arma e zjarrit në orët e para të së dielës në Gjakovë.

    Zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj, ka thënë për KOHËN se të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe gjendja e tyre është stabile.

    Të shtënat me armë zjarri kanë ndodhur brenda një lokali rreth orës 00:10.

    “Sot rreth orës 00:10 kemi pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në një lokal në rrugën ‘Fan Stilian Noli’ në Gjakovë, ku për pasojë tre persona kanë marrë plagë, të cilat dyshohet të jenë shkaktuar nga armë zjarri. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe viktimave ju është ofruar trajtim mjekësor, nga informatat e para të pranuara, gjendja e tyre shëndetësore është stabile”, ka thënë Elezaj.

    Ai ka shtuar se janë duke kryer procedurat e nevojshme hetimore për zbardhjen e rastit dhe kapjen e të dyshuarit.

    Më tej është bërë e ditur se në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “vrasje në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

  • Abazi përmend “pazare” për pronën afër Manastirit të Deçanit në këmbim të anëtarësimit në KiE

    Abazi përmend “pazare” për pronën afër Manastirit të Deçanit në këmbim të anëtarësimit në KiE

    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, thotë se pranimi i marrëveshjes së Brukselit, e ka fundosur politikisht kryeministrin Albin Kurti. Thekson se moszbatimi i kësaj marrëveshjeje, ka plasaritur edhe raportet me ndërkombëtaret.

    Abazi përmend edhe një “pazar” ndërmjet kryeministrit Albin Kurti në lidhje me pronën afër Manastirit të Deçanit, si këmbim për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

    “Si pasoj e këtyre taktizimeve të cilat po flas, pra mos mbajtja e zgjedhjeve në veri të vendit, moszbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe aneksin në Ohër, raportet në Bashkësinë Ndërkombëtare janë të për keqësuara deri në sanksione, dhe kjo është problem në vete, edhe përbrenda partneritetit strategjik që kemi edhe që duhet të kemi me Bashkësinë Evropiane për anëtarësim në NATO dhe BE por tani po e shihni edhe këtë çështjen e fundit që në mënyrë të heshtur Lëvizja Vetëvendosje, kryeministri Kurti po pranon bartjen e pronës në pronësi të kishës si shkëmbim të një anëtarësimi në Këshillin e Evropës, gjë që po të ishin parti tjera do bëhej kaos i madh në Kuvend dhe në hapësirën publike”, thotë Abazi.

    Abazi ka hedhur akuza të rënda në drejtim të ish-shefit të tij të dikurshëm. Thotë se ka ardhur në pushtet duke kundërshtuar Asociacionin të cilin e ka pranuar së fundmi. E ky fakt sipas Abazit ka prodhuar edhe pakënaqësi brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

    “Normalisht me pranimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit në Oher tani më flitet për një periudhë jashtëzakonisht të vështire për Kosovën, sepse insistimi në bazë është implementimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe në bazë të këtyre marrëveshje për këtë qeveri dhe për kryeministrin Kurti është një ‘ecje nëpër gjak’, sepse është ardhur në pushtet me kauzën kundër Asociacionit, dhe tani duhet të zbatojë Asociacionin dhe normalisht kjo shtrëngon situatën deri në një përplasje e cila veç po vërehet edhe përbrenda Vetëvendosjes por edhe në raport me publikun sepse kur vjen në pushtet me kauzën kundër Asociacionit dhe e pranon zbatimin”, thotë tutje Abazi.

    E nënshkrimin e marrëveshjes për de-eskalim të situatës në veri, ish-zëvendëskryeministri e quan përfundim të pozitës së Kosovës sa i përket negocimit. Thotë se nga këto veprime, partia në pushtet po synon t’i kapitalizojë për vota në zgjedhjet e ardhshme.

    “Mendoj që kjo gjë tani më është e ditur, këto janë taktizme nuk ka strategji për dialog fare, nënshkrimi i marrëveshjes për deeskalim në Bratislavë e ka përfunduar pozitën e Kosovës në mundësinë e negocimit. Insistimi që bëhet nga SHBA dhe BE janë insistime përbrenda një kornize të sigurisë jo të normalizimit të marrëdhënieve. Jo të njohjes së Kosovës por të largimit të mundësisë së konfliktit në Ballkan me justifikim që Kosova nuk po i realizon premtimet e veta. Kjo e vendos Kosovën në një raport jashtëzakonisht të rëndë dhe të vështir me BE-në dh SHBA-në, rrjedhimisht nuk shoh që mund të ketë dalje të lehtë në këtë situatë përveç se tentimit për kapitalizim populist për vota për zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh Abazi.

  • Një grua dhunohet fizikisht e psiqikisht nga burri dhe vjehrri i saj në Fushë Kosovë

    Një grua dhunohet fizikisht e psiqikisht nga burri dhe vjehrri i saj në Fushë Kosovë

    Një grua ka njoftuar Policinë e Kosovës se burri dhe vjehrri i saj kanë ushtuar dhunë fizike dhe psiqike.

    Rasti ka ndodhur në Fushë-Kosovë, ku viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

    Policia ka arrestuar të dyshuarit dhe pas intervistimit burri i saj është dërguar në mbajtje ndërsa vjehrri është liruar në procedurë të rregullt.

    Raporti i plotë:

    DHUNË NË FAMILJE

    Fushë Kosovë / 09.03.2024 – 21:00. Viktima femër/k ka njoftuar policinë se ndaj saj ka pasur dhunë psikike dhe fizike nga bashkëshorti dhe vjehërri i saj të dyshuarit m/k. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin bashkëshorti është dërguar në mbajtje ndërsa vjehërri është liruar në procedurë të rregullt.

  • Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në mes të një furgoni e treni në Klinë

    Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në mes të një furgoni e treni në Klinë

    “Aksidenti dyshohet se ka ndodhur pasi drejtuesi i automjetit, tanimë i ndjeri, nuk e ndali automjetin në shenjën ‘STOP’ para vendkalimit mbi hekurudhë, me ç’rast është goditur nga treni. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

    Policia e Kosovës përmes raportit të përditshëm ka dhënë detaje për aksidentin që ka ndodhur të shtunën në Krushevë të Madhe të Klinës, ku janë përplasur një furgon me një tren.

    Në këtë aksident humbën jetën një burrë e një grua.

    Policia thotë se drejtuesi i furgonit nuk ka ndaluar mbi hekurudhë, dhe është goditur nga treni.

    “Aksidenti dyshohet se ka ndodhur pasi drejtuesi i automjetit, tanimë i ndjeri, nuk e ndali automjetin në shenjën ‘STOP’ para vendkalimit mbi hekurudhë, me ç’rast është goditur nga treni. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

  • Ndodh në Prishtinë, një person shkakton aksident dhe largohet nga vendi i ngjarjes, rrugës vetë aksidentohet

    Ndodh në Prishtinë, një person shkakton aksident dhe largohet nga vendi i ngjarjes, rrugës vetë aksidentohet

    Një i dyshuar në Prishtinë ka shkaktuar aksident teksa po e drejtonte veturën e tij.

    Por ai është larguar nga vendi i ngjarjes duke vazhduar rrugën.

    Më pas i njëjti është vetë aksidentuar, ka raportuar Policia e Kosovës në raportin njëzetekatër orësh.

    “Prishtinë / 09.03.2024 – 06:00. I dyshuari mashkull/k, gjersa ka qenë duke drejtuar veturën e tij, ka shkaktuar aksident trafiku dhe ka vazhduar rrugën e më pas është vetë aksidentuar. Përpos dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar i dyshuari, një mashkull dhe tri femra/k. I dyshuari ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK”, thuhet në njoftim.

  • Sogojeva-Dermaku: 40 mijë euro gjobë e mbyllje të ndërmarrjes nëse shpërndahen sërish faturat pa zarfe

    Sogojeva-Dermaku: 40 mijë euro gjobë e mbyllje të ndërmarrjes nëse shpërndahen sërish faturat pa zarfe

    Nga 20 mijë e deri në 40 mijë euro parashihet që të jenë gjobat për ndërmarrjet publike të cilat bëjnë shpërndarjen e faturave pa i futur ato në zarfe. Kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online, komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP), Krenare Sogojeva Dermaku.

    Ajo ka kërkuar nga to që shpërndarjen e faturave ta bëjnë duke i vendosur në zarfe, në mënyrë që personat tjerë të mos kenë qasje tek to.

    Komisionerja e AIP-së, ka thënë se do të bëjnë inspektim se a është duke u respektuar kjo rregullore, dhe sipas asaj, nëse gjejnë shkelje ndërmarrjet mund të dënohen nga 20-40 mijë euro minimalja dhe nëse shkeljet janë të vazhdueshme gjoba mund ta mbyllë edhe ndërmarrjen.

    “Ka qenë shqetësim i qytetarëve vazhdimisht që ne i kemi dëgjuar përfshi edhe vetë neve. Po ashtu ka qenë kërkesë e Kuvendit qysh ne raportimet e mia të para Komisionit për Siguri. Ishte momenti ky që ne kemi takuar të gjitha ndërmarrjet publike dhe në veçanti, përveç të tjerash i kemi kërkuar që faturat të zarfohen, faturat të mos lihen më në ambiente ku mund të kenë qasje personat e pa autorizuar. Rezistencë në kuptimin papajtueshmëri nuk ka pasur, kanë paraqitur problemet e tyre teknike por edhe financiare, mirëpo gjithsesi ne tash e kemi lëshuar qarkoren e kemi përcaktuar një afta dhe brenda afatit presim që të reflektojnë këto ndërmarrje publike. Po që se nuk do të reflektojnë, mbi bazën e ligjit dhe autorizimeve ligjore që i kemi do të ndërmarrim veprime”.

    “Jo nuk do të shqiptohet gjobë para se të bëhet inspektimi do të bëhet inspektimi pastaj edhe do të shqiptohet gjoba nëse është e nevojshme. Gjoba fillon prej 20 mijë euro e përfundon varësisht prej shkeljes që behët, do të thotë deri në 40 mijë është ky limit për një shkelje, por nëse e gjejmë shkeljen e dytë, tret e të katërtën e kështu me radhë normalisht është kumulative dhe mund të jete një gjobë që mund ta mbyllë edhe ndonjë ndërmarrje e të mos flas për bizneset”, ka thënë ajo.

    Sogojeva-Dermaku, ka thënë se Agjencia së fundi ka lëshuar edhe një qarkore për gjitha institucionet publike ku ka kërkuar nga to që në hyrje të ndërtesave të institucionit të mos ju ndalohet vizitorëve letërnjoftimi.

    Sipas saj, letërnjoftimi, numëri personal është një e dhënë personale që mund të kërkohet vetëm për qëllime legjitime dhe ai mund të kërkohet vetëm nga institucionet e sigurisë.

    Ajo ka theksuar se vitin e kaluar Agjencia ka kryer një numër të inspektimeve në spitalet private për përpunimin e të dhënave shëndetësore të qytetareve dhe se kanë bërë procesverbalet dhe kemi nxjerr vendime detyruese për përmbushjen e kërkesave të ligjit për mbrojtjen e të dhënave.

    “Ne kemi lëshuar një qarkore për gjitha institucionet publike në vend ne nivel qendror e lokal, ku kemi kërkuar nga institucionet që në hyrje të ndërtesave të institucionit të mos ju ndalohet vizitorëve letërnjoftimi. Letërnjoftimi numri personal është një e dhënë personale që mund të kërkohet vetëm për qëllime legjitime e që në fakt as një institucion nuk ka qellim legjitim nuk e ka bazën për përpunim të tillë, për shkak se askujt nuk i duhet numri i letërnjoftimit përveç institucioneve të sigurisë. Ndërsa për institucione të tjera letërnjoftimi kërkohet vetëm sa për identifikim, por jo edhe të ndalohet letërnjoftimi. Njëjte do të veprojmë edhe për institucionet po që se zbatojnë këtë kërkesë tonën brenda afatit. Vitin e kaluar ne kemi kryer një numër të inspektimeve në spitalet private për përpunimin e të dhënave shëndetësore të qytetareve tanë. Kemi bërë procesverbalet dhe kemi nxjerr vendime detyruese për përmbushjen e kërkesave të ligjit për mbrojtjen e të dhënave. Po që se nuk do të kemi përmbushjen sipas vendimeve dhe afateve që kemi vendosur në vendimet tona atëherë do të ndërmerren masat dhe në këtë rast agjencia do të veproj direk me gjobë”, ka thënë ajo.

    Sogojeva-Dermaku ka thënë se Agjencia ka nisur edhe një cikël takimesh me kryetaret e komunave për ti njoftuar ata dhe për t’ju bërë thirrje që ti plotësojnë kërkesat e ligjit për qasje në dokumente publike dhe mbrojtjen e të dhënave.

    “Kemi filluar një cikël të takimeve me kryetaret e komunave konkretisht, arsyeja është që për se afërmi ti njoftojmë ata dhe të ju bëjmë thirrje që ti plotësojmë kërkesat e ligjit për qasje në dokumentet publike dhe mbrojtjen e të dhënave. Kjo për një qëllim të vetëm, këtë vit në do ta zhvillojmë programin e transparencës dhe kemi shkuar që të ju sqarojmë edhe për se afërmi se çka do të përfshije ky program që ndërlidhet me zbatimin e nenit 5 të ligjit që parasheh publikimin proaktiv të dokumenteve publike. Në anën tjetër dhe shumë të rëndësishme e kemi instalimin e praktikës për hartimin e politikave të privatësisë. Si dhe një rregullativë tjetër që ka të bëjë me instalimin e masave të sigurisë për procedurat e përpunimit të të dhënave personale nëpër këto institucione”, ka thënë ajo.

  • Një fëmijë dërgohet pa shenja jete në QMF-në e Malishevës

    Një fëmijë dërgohet pa shenja jete në QMF-në e Malishevës

    Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se ditën e djeshme rreth orës 13:55 një fëmijë/djalë është dërguar pa shenja jete në QMF në Malishevë.

    Sipas njoftimin, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

    Trupi i pajetë është dërguar për obduksion dhe rasti po hetohet.

    “Qendra e Mjekësisë familjare në Malishevë ka njoftuar se në këtë qendër nga familjarët është sjellë një fëmijë mashkull/k pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit i cili ka qenë në dalë në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • 14 vjet nga tërmeti në Istog

    14 vjet nga tërmeti në Istog

    Para 14 vjetësh në Kosovë ka ndodhur një tërmet prej 5.2 shkallësh që për epiqendër pati jugperëndimin e Istogut. Më 10 mars 2010 territori i Kosovës u godit nga një tërmet që la pas vetëm dëme materiale.

    Një orë pasi ndodhi tërmeti, me një komunikatë zyrtare Rrjeti Sizmologjik i Kosovës kishte njoftuar se në orën 14:38, sipas kohë lokale, sizmografët e Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, detektuan tërmet me epiqendër 6 kilometra në juglindje të Istogut. Magnituda e tërmetit ishte 5.2 shkallë të Rihterit, ndërsa intensiteti në epiqendër VII ballë sipas MCS-64 thellësia 5.2 km.

    Tërmetin e kanë ndier banorët e rrethit të gjerë të Pejës, Istogut dhe tërë territori i Kosovës. Kjo lëkundje shkaktoi panik në mesin e dukagjinasve, ndërsa punëtorët e shumë institucioneve kishin lëshuar objektet.

    Por ky tërmet nuk mbeti i kufizuar vetëm në Kosovë, dridhja u ndje edhe në rajon, deri në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje. /kp/

  • 17 vjet nga përfundimi i bisedimeve për statusin e Kosovës

    17 vjet nga përfundimi i bisedimeve për statusin e Kosovës

    Në Vjenë të Austrisë më 10 mars 2007, mbarojnë bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës mes shqiptarëve dhe serbëve pa marrëveshje.

    Të pranishëm ishin krerët e Kosovës Fatmir Sejdiu, Agim Çeku, Kolë Berisha dhe të tjerë, dhe ata të Serbisë Boris Tadiq, Vojislav Kostunica dhe të tjerë, si dhe i dërguari i OKB-së për statusin, Martti Ahtisaari.

    Ahtissari shprehu keqardhje që nuk është arritur asnjë marrëveshje. Ai edhe njoftoi se dokumenti përfundimtar për statusin e Kosovës do t’i dërgohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së në fund të muajit mars 2007.

    Albert Rohan, bashkëpunëtor i Martti Ahtisaari i dorëzon OKB-së propozimin e Ahtisaarit për statusin e Kosovës, më 15 mars 2007. Plani direkt propozonte pavarësi për Kosovën.

  • Kartëmonedha e parë në SHBA para 162 vjetësh

    Kartëmonedha e parë në SHBA para 162 vjetësh

    Qeveria e Shteteve të Bashkuara më 10 mars 1862, nxori në qarkullim kartëmonedhën për herë të parë.

    Deri atëherë, njësia monetare amerikane ishte tradicionalisht vetëm në formën e monedhave prej ari dhe argjendi, vlera e të cilave varej nga pesha e tyre.

    Kongresi votoi të vinte në qarkullim kartëmonedhën për të mbuluar koston e madhe të luftës civile. Kartëmonedhat që u nxorën në qarkullim në atë kohë ishin 5, 10 dhe 20 dollarë.

    Qeveria deklaroi se paratë prej letre mund të përdoreshin për të shlyer të gjitha borxhet, shtetërore dhe private.

    Emri zyrtar i parasë prej letre ishte kartëmonedhë e ligjshme, mirëpo amerikanët i quanin kartëmonedhat letra të gjelbra, pasi ato ishin shtypur me ngjyrë të gjelbër.