ATV

Category: Lajme

  • Kurti dhe Tërnava vizituan xhamitë Pirinaz dhe Alaudin, kryeministri uron Ramazanin

    Kurti dhe Tërnava vizituan xhamitë Pirinaz dhe Alaudin, kryeministri uron Ramazanin

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vizitoi xhaminë “Pirinaz” me myftiun Naim Tërnavën e cila u restaurua, ku sipas Kurtit ka rezultuar me një xhevahir në kryeqytet.

    “Meqenëse është tejet i bukur diku, së paku 4 shekuj e gjysëm i moqëm dhe paraqet një pikë turistike edhe për njerëzit brenda vendit sidomos për ata që vijnë ta vizitojnë vendin tonë”.

    Kurti falënderoi Naim Tërnavën për mikpritjen dhe shoqërimin për të parë renovimin dhe punimet që sipasj tij janë bërë me një profesionalizëm të jashtzakonshëm

    “Është vlerë e lartë historike dhe kulturore meqenëse mësuam se këtu medresen e ka përfunduar hoxhë Kadri Prishtina,” ku sipas Kurtit kështu paraqet një rrëfim të rëndësishëm për historinë e kryeqytetit dhe të popullit.

    Pas xhamisë së Pirinaz, ata vizituan edhe xhaminë Alaudin.

    Poashtu, Naim Tërnava falënderoi Kurtin që në natën e madhe e vizitoi xhaminë “Pirinaz” dhe “Alaudin.

    “Në këtë natë të madhe ku të gjithë përgatiten të agjërojnë, ku agjërimi na bën t’i përkushtohemi anës shpirtërore dhe na fisnikëron,” u shpreh Kurti.

    Kryeministri uroj muajin e ramazanit duke iu uruar agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve.

  • Lëkundje të forta tërmeti në Turqi

    Lëkundje të forta tërmeti në Turqi

    Një tërmet i fortë ka goditur pak minuta më parë Turqinë.

    Raportohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.8 i shkallës rihter, me epiqendër në zonën detare në jugperëndim të Antalias.

    Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, tërmeti ka ndodhur 110 kilometra në jugperëndim të Antalisë dhe 22 kilometra në juglindje të Demres, ndërsa thellësia fokale llogaritet në 21 kilometra.Deri më tani nuk raportohet për njerëz të lënduar apo dëme.

  • Vdekja tragjike e çiftit në Krushevë të Klinës, banorët e fshatit bllokojnë hekurudhën, kërkojnë vendosje të laurës

    Vdekja tragjike e çiftit në Krushevë të Klinës, banorët e fshatit bllokojnë hekurudhën, kërkojnë vendosje të laurës

    Një aksident tragjik ndodhi mbrëmë në fshatin Krushevë të Klinës, ku për pasojë vdiqën dy persona, pasi u përfshinë një furgon dhe treni.

    Burimet e ATV-së kanë bërë të ditur se viktimat janë, burrë dhe grua Fahri dhe Vlora Gjocaj.

    Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    “Mjeku kujdestar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës e ka konfirmuar vdekjen e dy të lënduarve në aksidentin që ndodhi në Krushevë”, ka thënë Gashi.

    Ndërkaq sot gjatë ditës si pasoj e këtij rasti banorët e fshatit Krushevë kanë bllokuar hekurudhën e trenit ku ka ndodhur ngjarja.

    Banorët gjithashtu kanë kërkuar vendosjen e laurës në hekurudhë, në këtë ngjarje prezent janë edhe policia e Kosovës të cilët po bisedojn me banorët për t’i bindur ta lirojnë rrugën dhe hekurudhën për qarkullim.

  • Zhduken gjashtë skiatorë në Alpet zvicerane

    Zhduken gjashtë skiatorë në Alpet zvicerane

    Autoritetet e shpëtimit kanë nisur një kërkim për gjashtë skiatorë të humbur në Alpet zvicerane në mes të kushteve të vështira atmosferike, njoftoi policia të dielën, raporton agjencia “AP”.

    Policia e kantonin Valais ka theksuar në një deklaratë se kërkimi filloi të shtunën midis vendpushimit të Zermattit dhe fshatit Arolla, pranë kufirit me Italinë.

    “Grupi filloi turneun e tij të shtunën në Zermatt dhe më vonë u raportua i zhdukur në zonën e Tête Blanche”, thuhet në deklaratën e policisë.

  • Muaji i Shenjtë i Ramazanit, Nikolla uron besimtarët myslimanë: Sakrifica e durimi sjellin rritjen shpirtërore

    Muaji i Shenjtë i Ramazanit, Nikolla uron besimtarët myslimanë: Sakrifica e durimi sjellin rritjen shpirtërore

    Kryeparlamentarja Lindita Nikolla uron besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

    Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Nikolla shkruan se sakrifica, vullneti e durimi sjellin rritjen shpirtërore!

    “Me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, uroj të gjithë besimtarët myslimanë dhe qytetarët shqiptarë të kenë shëndet e gëzime në familjet e tyre. Nevoja dhe tradita për të dashur e mbështetur njeri-tjetrin tejkalon çdo besim e komunitet fetar dhe zbukuron jetët tona.

    Mozaiku fetar është një pasuri kulturore e kombëtare e Shqipërisë dhe e shqiptarëve. Sakrifica, vullneti dhe durimi që besimtarët dëshmojnë gjatë muajit të Shenjtë të Ramazanit, sjellin rritjen shpirtërore, na afrojnë me njeri-tjetrin dhe lehtësojnë përballimin e vështirësive te jetës. Agjërim të lehtë e të pranuar!”- shkruan Nikolla.

  • Për nder të muajit të Ramazanit, dekorohet rruga “Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë

    Për nder të muajit të Ramazanit, dekorohet rruga “Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë

    Komuna e Prishtinës ka dekoduar rrugën “Ibrahim Lutfiu”, në prag të muajit të Ramazanit.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama thotë se dekorimi është bërë për t’i dhënë atmosferë të ngrohtë dhe sjellë ndjesinë e festës e bashkimit Prishtinës tonë në këtë muaj sakrifice.

    “Në prag të Muajit të bekuar të Ramazanit, kemi dekoruar rrugën “Ibrahim Lutfiu” në zonën e vjetër të kryeqytetit, për t’i dhënë atmosferë të ngrohtë dhe sjellë ndjesinë e festës e bashkimit Prishtinës tonë në këtë muaj sakrifice. Vizituam po ashtu Këshillin e Bashkësisë Islame të Prishtinës, ku u pritëm nga kreu i KBI-së, Hetem ef. Sopjani me të cilin biseduam për projekte të përbashkëta në interes të qytetarëve. Pamë edhe dizajnin e veçantë të lokalit “Begler” i cili gjendet në këtë zonë dhe që duhet vizituar patjetër”, thotë Rama.

    Tutje, ai ka shkruar se sonte te Xhamia e Gurit bashkë me miftiun e BIK-ut, Naim Tërrnava do t’i shohin zonën e zbukuruar.

  • Trajkoviq – Gjuriqit: Fotografinë e ka bërë dikush nga rrethi yt i ngushtë për të diskredituar

    Trajkoviq – Gjuriqit: Fotografinë e ka bërë dikush nga rrethi yt i ngushtë për të diskredituar

    Rada Trajkoviq, këshilltare e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i ka reaguar ambasadorit të Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq.

    Kjo pasi u publikua një fotografi ku Gjuriq ishte në takim privat me Milan Radojçiq, kreu i grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës më 24 shtator ku mbeti i vrarë një polic.

    Gjuriq ka akuzuar autoritetet e Kosovës për këtë, por Trajkokoviq i ka thënë se “kjo fotografi mund të lëshuar në qarkullim nga rrethi i tij i ngushtë”.

  • Shtatë kandidatë për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, grumbullojnë nënëshkrimet e nevojshme

    Shtatë kandidatë për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, grumbullojnë nënëshkrimet e nevojshme

    Shtatë kandidatë do të garojnë në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut që do të mbahen më 24 prill. Komisioni shtetëror ka bërë të ditur se deri të premten në mesnatë, shtatë nga njëmbëdhjetë kandidatët kanë arritur të mbledhin nga 10.000 nënshkrime.

    Bashkimi Demokratik për Integrim do të garojë me Bujar Osmanin, i cili ka grumbulluar rreth 11.000 nënshkrime, ndërsa opozita e bashkuar shqiptare me Arben Taravarin, kryetarin aktual të Gostivarit.

    Zgjedhjet konsiderohen shumë të rëndësishme për të ardhmen evropiane të vendit, ndërsa shërbejnë edhe si test për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen së bashku me raundin e dytë të presidencialeve.

  • Takimi Gjuriq- Radojiçiq, reagon ambasadori Hovenier: Ai është një kriminel që duhet të jap përgjegjësi

    Takimi Gjuriq- Radojiçiq, reagon ambasadori Hovenier: Ai është një kriminel që duhet të jap përgjegjësi

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeff Hovenier në një përgjigje për Gazetën Express, të dielën, ka folur me tone te ashpëra rreth takimit të Marko Gjuriq, ambasadorit të deritashëm të Serbisë në SHBA dhe Milan Radojiçiq i kërkuar nga Interpoli në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë. Fotografia Gjuriq- Radojiçiq u publikua dhe qarkulloi mbrëmë në profile të ndryshme në platformën X. Sot takimi u konfirmua nga vetë Gjuriq. Hovenier ka theksuar se “jemi në dijeni të raportimeve të mediave për takimin e pretenduar”.

    “Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për zotin Radoicic është i njohur. Z. Radoicic është nën sanksionet e qeverisë amerikane për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar transnacional”, ka thënë Hovenier në një përgjigje për Gazetën Express.

    “Siç kanë thënë zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane: Serbia duhet të mbajë përgjegjës ata të përfshirë në sulmin e kryer nga paraushtarakët etnikë serbë në Banjska që rezultoi në vdekjen tragjike të një rreshteri të Policisë së Kosovës” ka shtuar ai

    Tutje Hovenier rikujton se SHBA ka një pikëpamje të qartë për Radoiçiq. “Ai ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjska përmes avokatëve të tij. Ai është një kriminel që duhet të mbajë përgjegjësi”, ka thënë Hovenier.

    Marko Gjuriq po përflitet si mandatar për formimin e qeverisë së re të Serbisë pas zgjedhjeve atje.

    Radoiçiq i cili e ka pranuar se ka qenë në krye të sulmuesve në Banjskë, ishte ndaluar nga policia serbe më 24 shtator të vitit të kaluar, por pas pak ditëve Gjykata e Lartë në Beograd kishte njoftuar se e ka liruar nga mbajtja një ditë pas marrjes në pyetje. Që nga atëherë, Radoiçiq është i lirë në Serbi. Në reagimin e tij për takimin, Gjuriq ka thënë se as nuk e fsheh e as nuk turpërohet dhe se lidhet me “punën që e bën”.

    Gjuriq ka thënë po ashtu se publikimi i fotografisë lidhet me kthimin e tij në politikë të përditshme.

  • Gjuriq reagon pasi iu publikua fotografia me terroristin Radojiçiq: Nuk kam ndërmend t’i kërkoj falje Kurtit e as Sveçlës

    Gjuriq reagon pasi iu publikua fotografia me terroristin Radojiçiq: Nuk kam ndërmend t’i kërkoj falje Kurtit e as Sveçlës

    Takimin me terroristin Milan Radoiçiq në një restorant, Marko Gjuriq e ka quajtur “fushatë negative” kundër tij e Serbisë. Gjuriq, për takimin me terroristin thotë se “nuk e ka ndërmend t’i kërkojë falje” kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti e as ministrit Sveçla.

    “Do të isha i zhgënjyer nëse nuk do të niste një fushatë negative me rastin e rikthimit tim të fundit. Edhe nëse është goxha e varfër. Nuk kam ndërmend t’i kërkoj falje Kurtit dhe Sveçlës apo boteve të tyre dhe njerëzve të tjerë keqdashës për asgjë”, shkruan Gjuriq.

    I njëjti pohon se nuk ndihet i turpëruar që ka takuar terroristin Radoiçiq.

    “Nuk i kam fshehur dhe as nuk kam turp asnjëherë nga kontaktet publike që kam në punën që bëj. Përveç përfaqësuesve të ndryshëm serbë me të cilët kam kontakte të rregullta dhe me të cilët dëshiroj të takohem edhe sot, jam takuar shumë herë, gjithashtu në kuadër të punës sime, me udhëheqës të shumtë shqiptarë”, vijon ai.

    Ai tenton të largojë vëmendjen nga takimi i tij, duke thënë se takime ka pasur edhe me Kurtin e Sveçlën, dhe si rëndom akuzon krerët e shtetit të Kosovës se “shkelin të drejtat e serbëve”.

    Ai paralajmëron rikthim në politikë, siç po flitet në krye të qeverisë serbe.

    “Kam kohë që jam larguar nga politika ditore, ndaj më duket paksa i habitshëm pasioni me të cilin disa në hapësirën publike bëjnë fushatë kundër vendit të tyre, duke menduar se me këtë do të arrijnë përfitime politike. Megjithatë, në të ardhmen e afërt i presin zhgënjime të reja të mëdha. Do të kthehem së shpejti dhe mezi pres t’i përballoj të gjithë së bashku”, tha ai.