ATV

Category: Lajme

  • Edhe shefi i EULEX-it në Kosovë mirëpret vendimin për tokat e Manastirit të Deçanit

    Edhe shefi i EULEX-it në Kosovë mirëpret vendimin për tokat e Manastirit të Deçanit

    Shefi i EULEX-it në Kosovë, Pietro Barbano e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me tokat e Manastirit të Deçanit.

    “Unë e mirëpres shumë zbatimin e vonuar të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rastin e Manastirit të Deçanit. Siguria juridike është themeli i Sundimit të Ligjit!”, shkroi Barbano në platformën X.

    Këtë hap e ka mirëpritur edhe shefi i BE-së, në Kosovë, Tomas Szunyog dhe ambasadori gjerman Jorn Rohde.

  • ​Ahmeti: Zbatimi i vendimit për manastirin e Deçanit, mbetet kushti i vetëm për anëtarësim në KiE

    ​Ahmeti: Zbatimi i vendimit për manastirin e Deçanit, mbetet kushti i vetëm për anëtarësim në KiE

    Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka deklaruar se tashmë është plotësuar edhe kushti i vetëm për anëtarësim në Këshill të Evropës, që ishte zbatimi i aktgjykimit të Kushtetueses për çështjen që lidhet me Manastirin e Deçanit.

    Në një konferencë për media së bashku me ministren Artane Rizvanolli, Ahmeti ka theksuar se deri në plotësimin e këtij kushti janë angazhuar përbrenda e kanë lobuar jashtë, derisa shtoi se ky ka qenë kushti i vetëm.

    “Sot Republika e Kosovës ka adresuar dhe përmbushur të gjitha rekomandimet kryesore, standardet, kushtet, shqetësimet e shënuara në raportin e juristeve eminent në memon e dhjetorit të raportueses Theodora Bakoyannis në draft raportin e parë fillestar të saj në komitetin për çështje politike dhe demokraci dhe në shqetësimet e ngritura nga të tri raportuese gjatë vizitave dhe takimeve që kemi pasur me to që nga tetori. Në periudhën e fundit të procesit, është fokusuar përgjegjësisht nga ana e raportueseve të Këshillit të Evropës në tri kushte kryesore para anëtarësimit, për të cilat jemi angazhuar përbrenda dhe kemi lobuar jashtë, e që nga janari e tutje ka mbetur vetëm një kusht, që në sytë e juristëve eminentë të raportueseve dhe grupeve kryesore politike në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, është parë si kusht i panegociueshëm. Ky kusht është zbatimi për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen që lidhet me Manastirin e Deçanit”, tha Ahmeti.

    Ndërkaq ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka folur mbi vendimin e Kushtetueses e cila obligon Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) që t’i kompensojë qytetarët e faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike në katër komunat në veri të Kosovës gjatë periudhës 202-2017.

    Ajo ka thënë se aktgjykimi i Kushtetueses nuk paraqet ndonjë kërkesë ndaj qeverisë, ndërsa shtoi se presin që ZRrE si institucion përgjegjës të marrë vendimin në bazë të këtij gjykimi, por edhe të jep sqarime për mënyrën se si do të zbatohet kjo në praktikë.

    Ajo ka theksuar se e rëndësishme është se tashmë ky problem është zgjedhur.

    “Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk paraqet ndonjë kërkesë ndaj qeverisë, megjithatë presim që ZRrE si institucion përgjegjës të marrë vendimin në bazë të këtij gjykimi, por edhe të japë sqarime për mënyrën se si do të zbatohet kjo në praktikë, duke qenë se aktualisht ka shumë pikëpyetje në këtë aspekt. Përderisa ne si qeveri jemi duke analizuar implikimet potenciale që zbatimi i vendimit do të mund të ketë. Mos pagesa e energjisë elektrike nga konsumatorët në komunat veriore, dhe rrjedhimit nevoja për të mbuluar këtë hendek për hir të ruajtjes së sovranitetit padyshim që ka qenë shumë e padrejtë dhe barrë e rëndë financiarisht për gjithë ne të tjerët, qytetarët e Kosovës që e kemi paguar energjinë elektrike dhe tatimet…Më e rëndësishmja në temën e pagesës për komunat veriore është se tashmë ky problem është zgjedhur, një problem që për 23 vite na ka kushtuar 348.5 milionë euro, dhe në vitet e fundit edhe na ka rrezikuar kyçjen dhe anëtarësimin në asociacionin e operatorëve të transmisionit të Evropës, tani më është zgjidhur…Për furnizimin atje, për nominim të kërkesën blerje, përgjegjësinë e ka marrë kompania Elektrosever, që d.m.th borxhet kanë një adresë që d.n.th janë ndalur devijimet nga sistemi elektroenergjetik evropian, që në një mënyrë janë vjedhje e energjisë nga sistemi evropian ”, tha Rizvanolli.

    Mes tjerash, Rizvanolli ka thënë se në mbledhjen e qeverisë miratuan themelimin e ndërmarrjes së re publike qendrore, e cila do të quhet Korporata e ruajtjes së energjisë (KRE), për çfarë tha se shërbimet që do të ofrohen janë të shumëfishta.

    “Miratuam themelimin e ndërmarrjes së re publike qendrore e cila do të quhet Korporata e ruajtjes së energjisë (KRE). Kjo ndërmarrje do të ketë në pronësi dhe do të menaxhojë kapacitete prej 125 megavateve të sistemit të ruajtjes së energjisë me bateri të cilat po i ndërtojmë përmes programit kompakt mes Republikës së Kosovës dhe SHBA-ve të përfaqësuar nga Korporata e sfidave të mijëvjeçarit MCC në vlerë prej 236 milionë dollarësh në total. KRE do të funksionojë si shoqëri aksionare me aksionar të vetëm në Republikën e Kosovës dhe përgjatë pesë vjetëve të fazës së zhvillimit dhe të ndërtimit të baterive do të financohet nga programi kompakt. Shpejt do të fillojë rekrutimi i bordit drejtues të ndërmarrjes. Qe nga fillimi i operimit të baterive që pritet të jetë nga viti 2028, ndërmarrja do të jetë financiarisht e vetëqëndrueshme dhe pritet të ketë fitim vjetor prej rreth 10 milionë euro. Shërbimet që do të ofrohen janë të shumëfishta…Shërbimet të cilat do t’i ofrojë ndërmarrja e re janë të nevojshme për një sistem të energjisë të balancuar mirë e që ofron shërbim të pandërprerë të energjisë elektrike për qytetarët e bizneset e vendit dhe këto gjithashtu janë të rëndësishme për të plotësuar edhe kushtet që i kemi nga Asocacioni i operatorëve të transmisionit të Evropës, mirëpo edhe për të integruar burime të ripërtritshme të energjisë”, tha Rizvanolli.

  • Rama i jep mbështetje Qeverisë së Kosovës për Manastirin e Deçanit

    Rama i jep mbështetje Qeverisë së Kosovës për Manastirin e Deçanit

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka dhënë mbështetje të vendimit të Qeverisë së Kosovës e cila i kërkon Agjencisë Kadastrale të regjistrojë Manastirin e Deçanit, pas Vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

    Ai ka inkurajon lidershipin e Kosovës që të punojë me aleatët për të treguar se Kosova është një partner i matur dhe i besueshëm i Komunitetit Euroatlantik.

    “E mbështes plotësisht vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Manastirin e Deçanit; më mirë vonë se kurrë. E inkurajoj lidershipin e Kosovës që të vazhdojë të punojë me aleatët tanë të përbashkët për të demonstruar se Republika e Kosovës është me të vërtetë një partner i matur dhe i besueshëm i Komunitetit Euroatlantik”, shkruan Rama.

    Ndryshe, të mërkurën qeveria ka urdhëruar Agjencinë Kadastrale të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat në afërsi të Manastirit të Deçanit.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se i kanë kërkuar Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me tokën rreth Manastirit të Deçanit. Kurti ka thënë se këtë vendim e ka marrë për ta hequr si kusht për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

  • ​Raporti i auditorit: Mbi 490 mijë euro nuk janë transferuar fare tek klubet sportive si sponosorizim

    ​Raporti i auditorit: Mbi 490 mijë euro nuk janë transferuar fare tek klubet sportive si sponosorizim

    Në raportin e auditorit të publikuar sot thuhet se të hyrat për klubet dhe organizatat sportive të arritura përmes Ligjit të Sponzorisimit nuk janë duke e arritur qëllimin e tyre për ngritjen e cilësisë në sport.

    Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka thënë në konferencë për media se ekziston një mungesë e dukshme e dëshmive që vërtetojnë se kontributet financiare në mënyrë efektive kanë përmirësuar cilësinë e sportit në Kosovë dhe gjithashtu nuk ka dëshmi që sigurojnë se fondet janë shpenzuar.

    “Ekziston një mungesë e dukshme e dëshmive që vërtetojnë se kontributet financiare në mënyrë efektive kanë përmirësuar cilësinë e sportit në Kosovë. Nuk ka dëshmi që sigurojnë se fondet janë shpenzuar, pra nuk ka një sistem që verifikon se aktivitetet janë realizuar në terren ashtu siç ishin planifikuar. Po ashtu MKRS gjatë periudhës 2020-2022 nuk ka zhvilluar asnjë monitorim. Kjo mungesë e monitorimit ka lënë hapësira për dyshime në lidhje me përdorimin e efektshëm të burimeve publike dhe realizimin e synimeve të interesit publik. Fondet e sponsorizimit nuk kanë arritur qëllimet për ngritje të cilësisë së sportit në vend. Kemi gjetur se një pjesë e këtyre fondeve përdoren shpesh për qëllime të marketingut të kompanive të sponsorizuara, duke rrezikuar që fondet mos të përdoren për interesin publik”, thuhet në raportin e auditorit.

    Raporti gjithashtu ka vërtetuar se mbi 490 mijë euro nuk janë transferuar fare tek klubet sportive si sponosorizim nga kompanitë private.

    Sponsorizimi dhe lirimi i 30% të tatimit në fitim për kompanitë private ka rezultuar me shmangie tatimore. Nga 45 mostrat e testuara kemi gjetur se mbi 490 mijë euro nuk janë transferuar fare tek klubet sportive si sponosorizim nga kompanitë private edhe pse në Administratën Tatimore të Kosovës kompanitë kishin raportuar se i kishin dhënë këto mjete për sponsorizim. Për më tepër këto kompani sponsorizuese janë liruar nga tatimi dhe si rrjedhojë nuk i kanë paguar tatim shtetit. Përveç kësaj, klubet sportive kanë përfituar sponsorizim mbi 1 (një) milion euro nga kompanitë private e për të cilat nuk kanë pasur vërtetim për sponsorizim nga ana e MKRS-së. Mungesa e koordinimit ndërmjet MKRS-së dhe Administratës Tatimore ka bërë që mos të ketë kontroll të duhur për shumat e sakta që duhet tatuar dhe liruar nga tatimi”, tha Spanca.

    Gjithashtu kritika në këtë raport ka edhe për organizatat sporrtive për faktin se ato gjatë viteve 2020-2022, nuk kanë raportuar për shpenzimet e subvencioneve në vlerë prej 3.5 milionë euro të financuara nga MKRS.

    “Në anën tjetër, Organizatat sportive gjatë viteve 2020-2022, nuk kanë raportuar për shpenzimet e subvencioneve në vlerë prej 3.5 milionë euro të financuara nga MKRS. Përveç financimeve me memorandume dhe me thirrje, MKRS financon organizatat sportive edhe pa thirrje publike , vetëm me kërkesa drejtuar Ministrisë, formë të cilën nuk e ka të paraparë në ligje dhe rregullore. Për më shumë, një nga Organizatat Joqeveritare përfituese e projektit “databaza sportive në Kosovë” nuk ka dorëzuar produktin/raportin final me kohë për të cilin Ministria kishte paguar 121,430 euro. Për më shumë, edhe pas dorëzimit të produktit, Ministria nuk e ka shqyrtuar dhe as pranuar të njëjtin përmes komisionit për të vlerësuar apo maksimizuar përfitimin nga ky projekt. Për pasojë, vlera për paranë e shpenzuar nuk është materializuar”, nënvizoi Spanca.

    Për adresimin e këtyre çështjeve të trajtuara në raport, nga ZKA janë dhënë 10 rekomandime për dy institucione. 6 rekomandime për MKRS, 2 rekomandime për ATK-në dhe 2 të përbashkëta për të dy institucionet.

  • ​Ismaili thotë se BQK-ja nuk është ndikuar nga masat e BE-së

    ​Ismaili thotë se BQK-ja nuk është ndikuar nga masat e BE-së

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili tha se masat e vëna nga BE në qershor të vitit 2023, nuk kanë pasur ndikim direkt në punën e tyre, derisa potencoi se kanë vazhduar bashkëpunimin me partnerët dhe BE-në, ngase sipas tij BQK-ja qëllimshëm është përjashtuar nga çfarëdo lloj kufizimi.

    Ai këto komente i bëri gjatë raportimit të tij në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere lidhur me Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit (MSA) dhe rregulloret e BQK-së, derisa iu përgjigj pyetjes së deputetit nga LDK-ja Avdullah Hoti, nëse kanë ndikuar masat e vëna nga BE në punën e BQK-së.

    “Sa i përket masave ne si BQK nuk kemi ndonjë impakt direkt, ne kemi vazhduar me bashkëpunimin tone me partneret tanë me Bashkimin Evropian dhe bankat partnere pa asnjë kufizim… BQK-ja ka qenë, po besoj, qëllimshëm e përjashtuar nga çfarëdo lloj kufizimi. Kështu që ne kemi vazhduar të marrim asistencat e nevojshme, të jemi pjesëmarrës të gjithë dinamikës që ka qenë e paraparë, me këtë rast i falënderoj që ndikimet e tjera jashtë Bankës Qendrore nuk kanë reflektuar në cilësinë e bashkëpunimit tonë”, tha Ismaili.

    Ismaili i pyetur nga deputeti i AAK-së, Pal Lekaj nëse lufta Ukrainë-Rusi ka ndikuar në ekonominë e Kosovës, tha se duke qenë se vendi ynë është i varur nga importi në masë të madhe është ndikuar drejtpërdrejt, porse shtoi se në mesin e këtij viti pritet që situata të normalizohet.

    Ai shtoi se në sektorin financiar nuk ka pasur kokëçarje dhe se gradualisht është duke u reduktuar ndikimi negativ.

    “Sipas vlerësimeve tona, fundi i vitit 2022, inflacioni ishte 11.6 për qind, fundi i vitit 2023 u mbyll me rreth 4.9 për qind. Pra, nga 2021-2023 filloi normalizimi dhe 2024 dhe të gjitha parashikimet edhe të organeve kryesore botërore kanë parashikim që te mesi i këtij viti do të kthehet në normalitet, sa i përket presionit inflacionist…Ekonomia jonë duke qenë e varur nga importi në masë të madhe është ndikuar drejtpërdrejt, kjo ka ndikuar sigurisht edhe në sistemin bankar në vendet ku ka reflektuar edhe në koston e financimit… Kosova nuk ka ndonjë bankë apo institucion financiar që është drejtpërdrejt e lidhur me Ukrainën ose Rusinë. Në sektorin financiar nuk ka pasur kokëçarje…Po mendojmë që gradualisht është duke u reduktuar ndikimi negativ, ka filluar ta stabilizohet viti 2023-2024”, theksoi Ismaili.

    Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka pyetur guvernatorin Ismaili në lidhje me një konkurs të BQK-së, për zgjedhjen e zëvendësguvernatorit, në të cilin është zgjedhur Milot Cakaj, për çka tha se ka mundur që të jetë i kurdisur.

    Lushtaku ka pyetur Ismailin se a është në dijeni në lidhje me disa informata që kanë qarkulluar se Milot Cakaj, ka pasur lidhje me informatoren e BIA-s në Kosovë, Jelena Bjellica.

    Lidhur me këtë, Ismaili tha se konkursi është përsëritur, por që Cakaj ka dalë i pari në listën e kandidatëve, ku kanë aplikuar 15 kandidatë.

    “Konkursi i parë që po iu referoheni zotëri Lushtaku është shpallur më 19 gusht 2023. Në këtë konkurs kanë aplikuar 28 kandidatë, 18 janë zgjedhur për intervistim. Pas procesit të intervistimit asnjëri nga kandidatët nuk ka mbërri të kalojë 70 për qind të pragut siç ka qenë e përcaktuar në mënyrë analoge…Në rastin konkret që ju i referoheni, nuk e ka kaluar fare, për shkak të mungesës së dokumentacioneve. Dokumentacionet e tij kanë qenë të panoterizuara siç ka kërkuar konkursi…Pavarësisht nga kapaciteti, përvoja e këto me radhë nuk janë marrë në konsideratë. Pastaj, është përsëritur konkursi…Krahas të njëjtit proces ky që është shpallur me 19 gusht ka qenë i shpallur edhe për operacione financiare, në operacionet bankare kemi pasur kandidatë të suksesshëm, kanë qenë katër persona të suksesshëm dhe është emëruar një person i brendshëm, pra për herë të parë…Në njërin kemi dështuar, njërin e kemi emëruar. Pastaj janë ripërsëritur konkurset…Zotëri Cakaj ka dalë i pari në listën e kandidatëve, ku kanë aplikuar 15…”, potencoi Ismaili.

    Përveç kësaj, guvernatori i BQK-së, gjatë raportimit të tij në Komisionin për Buxhet dhe Transfere tha se asnjë informatë e tillë nuk ka arritur në Bankën Qendrore, e po ashtu asnjë ankesë nuk është ushtruar ndaj procesit të përzgjedhjes të asnjërit nga këta zëvendësguvernatorë.

    Ai shtoi se në BQK nuk ka vend askush që nuk plotëson integritetin profesion dhe të sigurisë kombëtare.

    “Sa i përket kërkesave të nevojshme për tu emëruar ju siguroj që të gjitha ato janë të respektuara sipas ligjit për Bankën Qendrore. Secili kandidat është dashur ta sjellë certifikatën prej gjykatës, vërtetimin prej policisë. Për fat të keq, unë e kam kuptuar këtë po ashtu në Bankë Qendrore se asnjë nga drejtuesit e bankës qendrore nuk ka, as nuk ka pasur certifikatë të sigurisë dhe kur jam interesuar tash së voni del se nuk po mund të lëshohej, për shkak të ndryshimit të ligjit, për kompetencë ishte larguar nga AKI-ja… Asnjë informatë ju siguroj që nuk ka qenë e kësaj natyre, të paktën në Bankë Qendrore nuk ka ardhur, e po ashtu asnjë ankesë nuk është ushtruar ndaj procesit të përzgjedhjes të asnjërit nga këta zëvendësguvernatorë… Në praktikë e shëndetshme do të ishte që të gjithë drejtuesit minimalisht të kenë një certifikatë të sigurisë…Në pyetjen a ka, nuk kishte pasur ndonjëherë…Një informatë të tillë ne në asnjë organ nuk e kemi pranuar, përveç që e kemi parë një postim publik që është bërë lajm”, tha Ismaili.

  • Vendimi i qeverisë për Manastirin e Deçanit, Lekaj i reagon Kurtit: “Ku je o Albin patrioti, a e lëshove bajrakun a”

    Vendimi i qeverisë për Manastirin e Deçanit, Lekaj i reagon Kurtit: “Ku je o Albin patrioti, a e lëshove bajrakun a”

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti lidhur me pranimin e vendimit për tokat e Manastirit të Deçanit.

    Lekaj në një postim në ‘Facebook’ madje e quan “patriot” kreun e Qeverisë.

    “HAHAHAHAHA, Ku je o Albin patrioti???? A lëshove bajrakun a?”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

    Kujtojmë se në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Agjencia Kadastrale ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dhënien e tokës së Manastirit të Deçanit.

    Kurti tha se Kosovës i është bërë e qartë që të zgjedhin mes dy opsioneve, të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të ecur përpara drejt anëtarësimit në Këshill të Evropës këtë vit, apo të hiqet dorë nga çështja e Kosovës nga agjenda e anëtarësimit.

  • Miratohet vendimi për restaurimin e shtëpisë së Kompleksit Memorial “Masakra e Reçakut”

    Miratohet vendimi për restaurimin e shtëpisë së Kompleksit Memorial “Masakra e Reçakut”

    Ministri i Infrastrukturës, Planifikimit dhe Mjedisit Hapësinor, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se në mbledhjen e sotshme të Qeverisë është miratuar vendimi për shpronësimin e pronës së paluajtshme për realizimin e Projektit për konservimin dhe restaurimin e shtëpisë së Kompleksit Memorial “Masakra e Reçakut”.

    Aliu tha se, kompleksi do të marrë formën më meritore që i takon, e që garanton mbrojtjen e plotë të kompleksit dhe shtëpive.

    “Si Qeveri jemi të përkushtuar që kompleksi të marrë formën më meritore të konzervimit dhe menaxhimit, për t’u përmirësuar kështu në mënyrë të kujdesshme, duke garantuar mbrojtjen e plotë e të mirëfilltë të kompleksit dhe shtëpive”, ka thënë ai.

    Kujtojmë se ky kompleks Memorial përfshin varrezat e martirëve, murin përkujtimor, shtatoren e ‘William Walkerit’, zyrat administrative, dhe në kuadër të zonës së veçantë janë edhe dy shtëpitë ku kanë ndodhur masakrat.

  • Lëkundje tërmeti në Pejë

    Lëkundje tërmeti në Pejë

    Një tërmet me magnitudë 2.6 të shkallës së Rihterit ka goditur sot Kosovën.

    Sipas EMSC, epiqendra ishte në rajonin e Pejës dhe se thellësia hipoqendrore ishte 2 km.

  • Rohde e përgëzon Qeverinë, e quan moment historik zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit

    Rohde e përgëzon Qeverinë, e quan moment historik zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit

    Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka thënë se vendimi i sotëm i Qeverisë Kurti për të urdhëruar kalimin e 24 hektarëve tek Manastiri i Deçanit është një moment historik.

    Rohde ka thënë se edhe pese zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është shumë i vonuar, ai shënon një hap të rëndësishëm të Kosovës për sundimin e ligjit.

    Ambasadori gjerman ka falënderuar të gjithë aktorët politikë, përfshirë edhe Manastirin e Deçanit.

    “Vendimi i Deçanit ishte shumë i vonuar, ai shënon një hap të rëndësishëm në angazhimin e 🇽🇰 për sundimin e ligjit. Urojmë qeverinë e Kosovës, të gjithë aktorët politikë të përfshirë dhe Manastirin e Deçanit në këtë moment historik”, ka shkruar Rohde.

  • Shefi i BE-së në Kosovë mirëpret vendimin e qeverisë për Manastirin e Deçanit

    Shefi i BE-së në Kosovë mirëpret vendimin e qeverisë për Manastirin e Deçanit

    Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me Manastirin e Deçanit.

    Szunyog theksoi se ruajtja e sundimit të ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë parakushte të nevojshme për rrugën e Kosovës drejt BE-së, njofton Klankosova.tv.

    “Një ditë e mirë për sundimin e ligjit në Kosovë! Zbatimi i shumëpritur i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 për çështjen e Manastirit të Deçanit & regjistrimi i tokës së manastirit më në fund bëhet realitet”, shkroi Tomas Szunyog në platformën X.

    “BE-ja bazohet në sundimin e ligjit. Ruajtja e sundimit të ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë parakushte të nevojshme për rrugën e Kosovës drejt BE-së. Vendimi i sotëm është një hap i mirëpritur, i cili tregon përkushtimin e Kosovës”.