ATV

Category: Lajme

  • Zëvendësohen shenjat e vendbanimeve në veri të Kosovës

    Zëvendësohen shenjat e vendbanimeve në veri të Kosovës

    Tabelat e komunikacionit që tregojnë vendbanimet të shkruara në cirilik në në veri të Kosovës sot janë zëvendësuar me tabela dygjuhëshe, në gjuhën shqipe dhe atë serbe, por me alfabet latin.

    Siç raporton mediumi në gjuhën serbe “KoSSev”, tani për tani janë zëvendësuar tabelat nga Rudare në Soçanicë dhe plani është që sot të ndërrohen deri në Jarinje.

  • Edi Rama uron ndjekësit për “Ditën e Verës”

    Edi Rama uron ndjekësit për “Ditën e Verës”

    Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka uruar ndjekësit e tij me një fotografi nga Elbasani, meqë sot festohet “Dita e Verës” në Shqipëri.

    “Mirëmëngjes dhe me ditën që paralajmëron më shumë diell e mbarësi, ju uroj një pranverë të bukur”, ka shkruar kreu i qeverisë shqiptare.

    Për “Ditën e Verës”, në Shqipëri do të mbahen aktivitete të ndryshme.

  • Pacolli mbështet Kurtin për tokën afër Manastirit të Deçanit: Vendimi s’është i gabuar

    Pacolli mbështet Kurtin për tokën afër Manastirit të Deçanit: Vendimi s’është i gabuar

    Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AK), Behxhet Pacolli, ka thënë se vendimi i qeverisë për implementimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për manastirin e Deçanit nuk është i gabuar, raporton EO.

    Ai ka thënë se është një pikë që është dashur të përmbushte pasi është pranuar që nga momenti që i shpalljes së pavarësisë dhe pranimit të dokumenti të Ahtisarit.

    Ai ka thënë se pavarësisht që kryeministri Albin Kurti e ka kundërshtuar këtë vendim ne të gjitha format, ai përsëri e ka pranuar atë, pasi sipas tij, Kurti nuk është hera e parë që e nuk i mban premtimet.

    “Po vendimi i qeverisë nuk është i gabuar për arsye se përmbushte edhe një pikë që është dashur që të përmbushet, është një obligim që rrjedh prej momentit kur ne kemi shpallur pavarësinë gjegjësisht prej dokumenteve të Ahtisarit dhe ky obligim ka mbetur aty është dashur që të përmbushte. Nuk besoj që dikush në Kosovë mendon se duhet të premton një herë edhe nuk e përmbush, premtimi duhet të përmbushte. Mënyra siç e ka trajtuar qeveria këtë problem, gjegjësisht njerëzit e qeverisë është diçka tjetër. Nëse ata përpara kanë qenë kundër dhe kanë sha, kanë fyer, kanë bërë çmos për shkak të ekzistencës, vetëm mendimi që të pranohet kjo që është pranuar dje, ai e bënë këtë tani pa as një problem dhe siç jemi mësuar nuk është hera e parë që Kurti del prej premtimeve të tij, ai shumëçka ka premtuar nuk e ka mbajtur fjalën. Sigurisht edhe në të ardhmen ne duhet të mësohemi me këtë dhe do të kemi rast të tjera. Por si veprim unë nuk besoj që është i gabuar, është dashur të ndodh. I gabuar ka qenë që duhet të pranohet dokumenti i Ahtisarit në atë kohë, mirëpo atëherë ne nuk kemi pasur kurrfarë ndikimi në atë dokument, ai dokument ekziston sot në bazë të atij dokumenti ne e kemi shpallur pavarësinë dhe normalisht është obligim që është dashur që të përmbushet”, ka thënë ai.

  • Haliti: Kurti ka mashtruar opinionin për tokën afër Manastirit të Deçanit, t’i kërkojë falje elektoratit të tij

    Haliti: Kurti ka mashtruar opinionin për tokën afër Manastirit të Deçanit, t’i kërkojë falje elektoratit të tij

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka mashtruar opinionin sa herë fliste për dhënien e tokës Manastirit të Deçanit, rpaorton EO.

    Deputeti i PDK-së përmend edhe kundërshtitë e Kurtit sa ishte në opozitë, teksa pret që kryeministri të kërkojë falje elektoratit të tij për mosmbajtje të fjalës.

    “Dua të them që unë ua kam tërheq vërejtën publikisht edhe kur kanë pas dëshirë edhe kur nuk kanë pas deshir se është një çështje që duhet të zbatohet. Ka qenë një vendim e Gjykatës Kushtetuese në vendet demokratike, politika nuk mund t’i kontestoj vendimet e gjyqësorit, veçanërisht kur është pyetja Gjykata Kushtetuese. Beteja ka qenë edhe lokaliste. Në Deçan ka qenë edhe betejë politike në nivel qendror, ashtu siç ka qenë edhe betejë ndërkombëtarë sa i përket zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”.

    “Ajo që unë kisha me deklaru është se Albini është përpjekur ta bind opinionin rrejshëm që nuk do ta miratoj kurrë dhënien e tokave Manastirit të Deçanit. Ka dalë në foltoren e parlamentit duke mos i përmend ato deklarime nëpër media i cili realisht ata që i kanë marrë vendimet i ka konsideruar si tradhtar dhe kjo e demanton besimin dhe premtimet që i ka dhënë edhe votuesve të vet edhe qytetarëve të Kosovës që është një super hero, super politikan i ciki s’merr vesh për askënd ku shkelen interesat e Kosovës”, u shpreh Haliti.

    “Kosova është me kushtetutë një shtet multietnik, një shtet laik që respekton interesat e komuniteteve tjera duke përfshirë garancinë e të gjithë për të besuar në fe të vet. Prandaj unë besoj që dhe mendoj që Albini do duhej të ju kërkonte falje atyre që i ka quajtur tradhtarë dhe elektoratit të vet falje se nuk ka mundur me mbajte fjalën, njëkohësisht dhe mendoj që e ka borxh para mediave se përmes jush komunikon të sqarojë çfarë ka ndodh”, u shpreh ai.

  • Polonia tërheqë më shumë se 50 ambasadorë të emëruar nga administrata e mëparshme

    Polonia tërheqë më shumë se 50 ambasadorë të emëruar nga administrata e mëparshme

    Polonia ka vendosur të tërheqë më shumë se 50 ambasadorë të saj të emëruar nga administrata e mëparshme, njoftoi të mërkurën Ministria e Jashtme e Polonisë.

    Ky vendim erdhi pasi riorganizimi i propozuar u paraqit në Këshillin e Shërbimit të Jashtëm dhe pas miratimit të tij nga kryeministri Donald Tusk, kanë nisur procedurat e tërheqjes.

    Qeveria “beson se ndryshimi i nevojshëm i ambasadorëve polakë do të ndihmojë në adresimin e sfidave të vështira me të cilat përballet politika e jashtme e Polonisë sot në një mënyrë më të mirë dhe më profesionale”, shtohet në deklaratë.

  • ​Miratohet raporti me amendamente për promovimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë

    ​Miratohet raporti me amendamente për promovimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, me shtatë vota pro dhe tri abstenime miratoi raportin me amendamente të Komisionit funksional për Projektligjin për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë. Për këtë raport nuk pati diskutime nga anëtarët e këtij Komisioni.

    Ndërsa, zëvëndës kryetari i parë i këtij Komisioni, Hydajet Hyseni Kaloshi propozoi që në kuadër të vizitave nëpër komunitetit, Komisioni të viziton edhe komunitetin boshnjak. Për këtë nuk u pajtua deputeti nga radhët jo shumicë, Enis Kervan.

    “Vizitat për komunitetet e ndryshme, meqë kemi pasur takime të tilla, mendojmë që është mirë të planifikojmë edhe vizitën e radhës. Unë do të propozoja që kësaj radhe të komunikojmë me komunitetin boshnjak”, tha ai.

    Për këtë propozim pati vërejtje deputeti nga radhët e komunitetit turk, Enis Kervan. Ai propozoi që vizitat të bëhen në mënyrë institucionale, në ato komuna siç tha ai ku ndodhen komunitetet.

    “Mendoj se nuk është në rregull me komunitetet me u takuar, por me institucionet. Prandaj, ne kemi filluar me komunën e Gjilanin. Propozoj që takimi I radhës të jetë në Prizren, Lipjan. Në çdo komunë ekzistojnë Komisionet për komunitete. Kështu që në çdo komunë përfshihen komunitetet jo-shumicë dhe mundemi me kuptuar institucionalisht se çka po bëjnë në aspektin e zbatimit të ligjeve. Prandaj, ne s’kemi pasur takime me komunitetet, kjo iniciativë nuk është e keq, por tani kërkohet që me çdo komunitet me u takuar. Kështu që më mirë është në mënyrë institucionale në ato komuna ku janë komunitetet”, theksoi Kervan. /kp

  • Haradinaj për vendimin e Qeverisë për pronat afër Manastirit: Kurti po i bën shumë dëme Kosovës

    Haradinaj për vendimin e Qeverisë për pronat afër Manastirit: Kurti po i bën shumë dëme Kosovës

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që tash e tutje, kryeministri Albin Kurti të fokusohet në zbatimin e planit franko-gjerman, raporton Ekonomia Online.

    Vendimin e djeshëm, Haradinaj e quan “fik e korit”, ndërsa thekson se shefi i ekzekutivit po i bën shumë dëme Kosovë.

    “Ajo është shprehja e popullit edhe fik edhe korit, po na ndodh fatkeqësisht me Kurtin në mënyra se si ky po i trajton aleatët dhe obligimet që i ka marrë me aleatët do t’i kushtojnë Kosovës. Do ta kem një presion të vazhdueshëm për shumë tema tjera, e rrugës do të ishte pas kësaj që ka ndodh dje Kurti të rikthehet në planin franko-gjerman për shkak se ju shihni Këshillin e Evropës, anëtarësimin në Këshillin e Evropës”, u shpreh Haradinaj.

    Haradinaj tregoi për takimin e djeshëm që kanë pasur me emisarin special të ShBA-së, Gabriel Escobar.

    “Besoj që po shihet ku jemi në atë periudhën që po dënohemi për qasjen për mënyrën si i kemi menaxhu këto marrëdhënie, obligimet e marra nga plani franko-gjerman i mbështetur prej amerikanëve kanë mundur me ec përpara drejt NATO-s gjë që është kthyer mbrapa. Po gjen tema me rrit populizmin, me rrit emrin e vet po shihet që është e qëllimshme”.

  • Policia nigeriane arreston myslimanët që nuk agjërojnë gjatë Ramazanit

    Policia nigeriane arreston myslimanët që nuk agjërojnë gjatë Ramazanit

    Policia islamike në shtetin verior të Nigerisë, Kano, arrestoi 11 myslimanë të martën, të cilët u panë duke ngrënë ushqim gjatë muajit të Ramazanit.

    Kano ka një popullsi shumicë myslimane, ku një sistem ligjor islam – Sheriati – vepron së bashku me ligjin laik.

    Policia islamike, e njohur gjerësisht si Hisbah, kryen kontrolle të restoranteve dhe tregjeve çdo vit gjatë Ramazanit.

    Të 10 burrat dhe një grua u liruan pasi u betuan se nuk do të humbnin më qëllimisht agjërimin.

    “Ne arrestuam 11 persona të martën, duke përfshirë një zonjë që shiste kikirikë, e cila u pa duke ngrënë nga mallrat e saj dhe disa persona na lajmëruan,” i tha BBC-së zëdhënësi i Hisbah, Lawal Fagge.

    “10 të tjerët ishin burra dhe u arrestuan në të gjithë qytetin, veçanërisht pranë tregjeve ku ndodhin shumë aktivitete.”

    Ai shtoi se operacionet e kërkimit do të vazhdojnë, por tha se jomyslimanët janë të përjashtuar.

    “Ne nuk i arrestojmë jomyslimanët sepse kjo nuk i shqetëson ata dhe e vetmja herë që ata mund të jenë fajtorë për një krim është kur zbulojmë se ata gatuajnë ushqim për t’ua shitur myslimanëve që supozohet se janë duke agjëruar.”

    Lidhur me të arrestuarit, ai tha se ata u liruan pasi u premtuan se do të fillonin agjërimin tani e tutje.

    Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit, i cili vendos bazën për mënyrën se si u kërkohet myslimanëve të jetojnë jetën e tyre.

    Këtë vit, Ramazani pritet të zgjasë 30 ditë, ku agjërimi fillon të hënën më 11 mars dhe parashikohet të përfundojë të martën më 9 prill./BBC/

  • Vullnetarët serbë që luftojnë për Rusinë kërcënojnë NATO-n për ndërhyrje në Kosovë: Do ta kthejmë tokën tonë

    Vullnetarët serbë që luftojnë për Rusinë kërcënojnë NATO-n për ndërhyrje në Kosovë: Do ta kthejmë tokën tonë

    Grupe të mbështetura nga Serbia kanë vazhduar me kërcënime për sigurinë e Republikës së Kosovës. Një grup nacionalistësh serbë i ashtuquajtur “Arinjtë e Permit” në një kërcënim të hapur duke i quajtur fashiste trupat e NATO-s, ka shfaqur synimet hegjemoniste.

    Disa prej tyre kanë bërë një video në të cilën shihen të maskuar e të armatosur, derisa nuk ndalin kërcënimet e tyre.

    “Përshendetje nga ‘Vullnetarët serbë.’ Përshëndesim popullin tonë, popullin e Kosovës, popullin e Republikës Srpska. ‘Permskie Medvedi’ (Arinjt e Permit) ju premtojnë personalisht, mu nga këto anë, se sapo ta përfundojmë këtë me fashistët e NATO-s, do të vijmë atje që të kthehemi në shënjtoret tona dhe ta kthejmë atë që është e jona”, thonë ata në videon e siguruar nga The Geopost.

    Ata kanë përmendur edhe popullin dhe fëmijët e Kosovës nga radhët e komunitetit serbë.

    “Përshëndesim popullin dhe fëmijët nga Zveçani, nga Graçanica, dhe nga të gjitha shënjtoret tona serbe. Ne jemi me ju dhe duhet të jeni të sigurt me ne. Lavdi Zotit, lavdi Nënës Rusi, deri në fitore”, thonë të njëjtit./TheGeopost/

  • Tërmeti i fuqishëm që dridhi Malin e Zi, këto janë dëmet që ka shkaktuar

    Tërmeti i fuqishëm që dridhi Malin e Zi, këto janë dëmet që ka shkaktuar

    Në Goli të Malit të Zi, ku ka qenë epiqendra e tërmetit (në fshatit Çaragje) janë shkaktuar dëme materiale.

    Siç raporton sot gazeta malezeze Vijesti në versionin online të saj, ka shumë çati të dëmtuara dhe shtëpi të çara.

    Po ashtu, në rrugën Nikshiq – Kërstaç ka disa rrëshqitje të dheut.

    Për shkak të rrëshqitjes së tokës, e cila është shkaktuar nga tërmeti, rruga drejt pikës kufitare Krstaç (mes Malit të Zi dhe Bosnjës) ka qenë e mbyllur për qarkullim deri në orët e para të mëngjesit. Banorët lokale e kanë pastruar rrugën për të bërë të mundur kalimin e zyrtarëve policorë.

    Rrëshqitje të dheut ka pasur edhe në disa pjesë të rrugës lokale në Goli. Në Golijë jetojnë përgjithmonë rreth 130 amvisëri.

    Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter ka tronditur territorin e Malit të Zi në orën 04:06 minuta mëngjesin e të enjtes.

    Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji njoftoi se epiqendra ishte pesë kilometra nga qyteti i Çaragjesë në komunën e Nikshiqit. Pika qendrore ishte në një thellësi prej 14 kilometrash.