ATV

Category: Lajme

  • Policia jep detaje për aksidentin në Milloshevë

    Policia jep detaje për aksidentin në Milloshevë

    ATV-ja pak më parë raportoi për një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, konkretisht afër fshatit Milloshevë, ndërsa tani Policia jep detaje.

    Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se në këtë aksident janë përfshirë katër vetura, ndërsa janë lënduar tre persona.

    “Sot rreth orës 08:00 në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë saktësisht në fshatin Milloshevë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë 4 automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale”, ka thënë Ahmeti.

    Sipas Ahmetit, me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

    Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, raportohet për të lënduar

  • Vdes gazetari i njohur dhe zyrtari i MPJ-së, Arben Rugova

    Vdes gazetari i njohur dhe zyrtari i MPJ-së, Arben Rugova

    Ka vdekur në moshën 52-vjeçare, gazetari i njohur dhe zyrtari i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Arben Rugova.

    Lajmin për vdekjen e kanë bërë të ditur familjarët e tij.

    Ai ndërroi jetë të hënën, ndërsa varrimi i tij do të bëhet të enjten, në fshatin e vendlindjen Hakaj, komuna Plavë – Mali Zi, në ora 15:00.

  • Vdekja e ish- truprojës së Thaçit, Çitaku: Luftëtar, legjendë, pusho në qetësi

    Vdekja e ish- truprojës së Thaçit, Çitaku: Luftëtar, legjendë, pusho në qetësi

    Vlora Çitaku, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës ka reaguar për vdekjen e Xhavit Ferizit (Raketës).

    Ajo e ka kujtuar ish-ushtarin e UÇK-së dhe ish-truprojën e ish-presidentit Hashim Thaci luftëtar e legjendë.

    “Raketë, s’po mundem me besu që nuk je më. Në fakt, kam besu që njerëzit si ti nuk na lënë kurrë. Epik. I madh. I pashëm. I guximshëm. I drejtë. Luftëtar. Legjendë. Pusho në qetësi. Kam me të kujtu përjetë”, ka shkruar Çitaku.

  • Ndërron jetë Xhavit Ferizi, ish-pjesëtari i UÇK-së dhe truproja ndër vite i Hashim Thaçit

    Ndërron jetë Xhavit Ferizi, ish-pjesëtari i UÇK-së dhe truproja ndër vite i Hashim Thaçit

    Ka ndërruar jetë ish-pjesëtari i UÇK-së, Xhavit Ferizi i njohur si Raketa.

    Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjete sociale.

    Raketa ka qenë edhe pjesëtar i sigurimit të afërt të ish-presidentit e ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.

     

  • Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, raportohet për të lënduar

    Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, raportohet për të lënduar

    Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, konkretisht afër fshatit Milloshevë.

    Sipas pamjeve të siguruara nga ATV-ja shihet se në këtë aksident janë përfshirë disa vetura.

    Në pamje shihet se njëra veturë ka goditur edhe një shtyllë elektrike, derisa është raportuar edhe për disa të lënduar nga ky aksident.

    Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore dhe disa zyrtarë të KEDS-it, të cilët po kryejnë ekzaminimet e nevojshme.

    Ndryshe, për shkak të aksidentit janë krijuar kolona të gjata dhe me këtë rast pjesëmarrësit në trafik po përdorin rrugët alternative./atvlive.tv/

  • Bashkimi Evropian për herë të parë vendos sanksione ndaj kolonëve izraelitë

    Bashkimi Evropian për herë të parë vendos sanksione ndaj kolonëve izraelitë

    Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së ranë dakord në një takim në Bruksel për planet përkatëse për të vendosur për herë të parë sanksione kundër kolonëve radikalë izraelitë në Bregun Perëndimor të lumit Jordan. Sikurse konfirmuan disa diplomatë këto plane do të zyrtarizohen në ditët në vijim. Hungaria njoftoi se nuk do ta bllokojë më këtë proces.

    Masat përfshijnë ndalimin e hyrjes në vendet e BE-së dhe ngrirjen e aseteve për individë të caktuar.

    Shkak i planeve për sanksionet janë aktet e dhunshme të kolonëve ekstremistë izraelitë kundër palestinezëve – veçanërisht pas masakrës së Hamasit në Izrael më 7 tetor. Sulmet si dhe ndërtimi i vendbanimeve, shihen si një nga pengesat për përpjekjet për të gjetur një zgjidhje afatgjatë të paqes në konfliktin e Lindjes së Mesme.

    Me sanksionet BE-ja po ndjek shembullin e SHBA-së dhe të Britanisë së Madhe. SHBA ka vendosur tashmë masa ndëshkuese që drejtohen kundër kolonëve ekstremistë izraelitë. SHBA-ja i akuzon ata ndër të tjera për pjesëmarrje në dhunën kundër civilëve palestinezë në Bregun Perëndimor të lumit Jordan.

    Ashpërsim i sanksioneve ndaj Hamasit

    Nga diplomatët mësohet po ashtu se BE-ja do të shtojë sanksionet e mëparshme të vendosura ndaj Hamasit. Diplomatët thanë se ato do të hyjnë në fuqi fillimisht me kërkesën e anëtarëve si Gjermania, të cilët dëshirojnë të bëjnë të qartë se nuk po i krahasojnë Hamasin dhe kolonët izraelitë.

    Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se ka rëndësi thelbësore që Gjermania ta bëjë të qartë se veprimet e të dyja palëve nuk janë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

    BE-ja vazhdon të jetë e ndarë në dy grupe: vendeve anëtarëve që mbështesin fuqishëm Izraelin dhe atyre që simpatizojnë më tepër me palestinezët.

    Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili është më afër grupit të fundit, tha të hënën (18.03) se lufta në Gazë është kthyer në një “varrezë për shumë nga parimet më të rëndësishme të së drejtës humanitare”.

  • Në këto vende sot do të ketë ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

    Në këto vende sot do të ketë ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

    KEDS-i ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme në sistem dhe për pasojë në disa vende do të ketë mungesë të energjisë elektrike.

    Orari sipas rajoneve:

    Prishtinë

    Punime të domosdoshme për siguri të  sistemit

    Nga TS 35/10kV Batllava do të ndërpritet:

    Dalja 10 [kV] Orllani (kodi: 14015002) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.

    Vendet: Gibovci, Shkolla e Vjetër, Xhamia e Vjetër, Kalatica, Braina, Berveniku, Bllata, Metergovci 1 dhe 2, Orllani, Vikendicat, Te Zahir Pajaziti

    Arsyeja:Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesvedhe pastrimi i trasesë.

    NS 110/10(20)[kV] Prishtina 3

    Nga Dalja 10[kV] Nr.32 SH.K.SH do të ndërprehet:

    NS 10/0.4kV TS Qyteteza Pejton 1 (Gjykata Kushtetuese) (kodi: 12000023101) nga ora 09:00 deri 11:00

    Vendet: 131. rr. Perandori Justinian.

    Arsyeja: Ndërprerje emergjente, rregullimi i kabllos furnizuse në ormanin shpërndarës nga zbarrat ne siguresa.

    Vërejtje! Nuk do të ndalet komplet trafo, vetëm një dalje 0.4[kV].

    NS 35/10[kV] Mazgiti

    Nga Dalja 10[kV] Shkabaj do të ndërprehen:

    NS 10/0.4[kV] Lagjja e re Hade-Shkabaj (kodi: 15019002197) nga ora 09:00 deri 12:00

    NS 10/0.4[kV] Lagjja e re Hade-Shkabaj (kodi: 15019002247) nga ora 09:00 deri 12:00

    Vendet: Hade e Re.

    Arsyeja: Ndërprerje emergjente, punimi i 3 lidhëseve 10[kV].

    Pejë – Punime të domosdoshme për siguri të  sistemit

    Nga TS 35/10[kV] Gurrakoci do të ndërpritet:

    Dalja 10kV Zallqi (kodi: 50052003) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.

    Vendet: Gurakoc Musollët, Gurakoc, Prekallë, Trubohoc, Zabllaq, Zallqi, Shalonovicë, Osojan, Tupeq, Bllagaq dheDreja.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë

    Prizren – Punime të domosdoshme për siguri të  sistemit

    Nga NS 110/10kV Prizreni 3 do të ndërpritet:

    Dalja 10kV Zhupa (kodi: 31000026) nga ora 10:00 deri në ora 15:00.

    Vendet: Manastericë, Llokvicë, Neprogoshte, Reçan, Pllanjane Lubinjçë e Epërme, Lubinjçë e Ulët, Gornja  Selle, Mushnikovë, Ts Prevalla, Hotel Sharri, Ts Sat Styro, Ts Shpia e Bardhë, Sredska, Stajkovc, Bogoshevc dhe Drajqiq.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

    Nga  TS 110/35/10kV Prizreni 1 (H10) do të ndërprehet:

    NS 35/10kV Pirana (H01) me kod: 300340 dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV  prej orës 09:00  deri ne ora 11:00

    Vendet: fshatrat: Bregu i Drinit, Dedaj, Kabash i Hasit, Krajk (një pjesë), Kushnin, Lubizhdë e Hasit, Lukinaj (një pjesë) dhe Romajë, Mamusha, Medevec, Sërbicë e Ulët, Sërbicë e Poshtme dhe Zojz, Piranë, Randobravë, Retijë dhe Reti e Poshtme, Krushë e Madhe, Krushë e Vogël dhe Randobravë (një pjesë), Biznese në Piranë dhe Krushë e Vogël dhe I.M.N”Tulltorja” në Landovicë.

    Arsyeja: Ndërprerje emergjente, rregullimi i kokës kabllovike në kabllon 35 kV.

    Ferizaj – Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Nga NS 110/35/10[kV] Lipjani do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Baza e Asfaltit (kodi: 41000005) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

    Vendet: fshatrat: Gjytezë (Grackë e Vjetër), Grackë, Gracka e Vjetër, Jeta e Re (Topliqan), Magurë (një pjesë), Magjistralja Lipjan-Shtime (një pjesë), Topliçan dhe Topliçani i Vjetër (një pjesë).

    Arsyeja: Ndërprerje emergjente, demontimi i  shtyllës 12/315 të tensionit të mesëm në degëzimin  për tek TS Kulla Grackë e Vjetër dhe riparimi i panelit të tensionit të ulët në këtë trafostacion.

    Mitrovicë – Punime të domosdoshme për siguri të  sistemit

    Nga TS 35/10 kV Shupkovci  do të ndërpritet:

    Dalja 10kV Shala (kodi: 70000101) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.

    Vendet: Reka, Tunelli i Parë, Kutllofc, Mazhiqi, Rashani, Terstena, Bare, Bajgora, Vidishiqi, Kovaqica, Kaqanolli, Rahova, Boletini, Zhazha, Vllahia, Zijaqa, Maxhera, Melenica, Dedia, Zabërgja, Selaci, SOWI KOSOVO L.L.C.  Central me Erë. – Arsyeja: Ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe astrimi i trasesë.

    Punime në projekte investive – Nga TS 110/10[kV] Mitrovica II do të ndërpritet:

    LP 10 kV Shipoli (kodi: 70000001) nga ora 09:00 deri në ora 18:00.

    Vendet: Fshati Shipol, fshati Vaganicë , fshati Vernic dhefshati Pirq.

    Arsyeja:  Projekte investive, energjizimi i linjës dhe përmirësimi i vëretjeve të dhëna nga komisioni për pranim teknik.

    Gjilan – Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    NS 110/10(20)[kV] Kamenica

    Nga Dalja 10[kV] Strezovci

    NS 10/0.4kV Stabilimenti në Strezovc do të ndërprehen:

    Këto nënstacione nga ora 10:30 deri 13:30

    NS 10/0.4[kV] Meshina-1         (Kodi:62000005033)

    NS 10/0.4[kV] Meshina-2        (Kodi:62000005034)

    NS 10/0.4[kV] Bushenicë         (Kodi:62000005035)

    NS 10/0.4[kV] TS-036-Strezovc (Kodi:62000005036)

    NS 10/0.4[kV] Strezovc-1         (Kodi:62000005037)

    NS 10/0.4[kV] Kosovicë           (Kodi:62000005038)

    NS 10/0.4[kV] TS-Carevc-039 (Kodi:62000005039)

    NS 10/0.4[kV] TS-040-Bushinc (Kodi:62000005040)

    NS 10/0.4[kV] Tirinc-TS-041    (Kodi:62000005041)

    NS 10/0.4[kV] Strezovci-2        (Kodi:62000005042)

    NS 10/0.4[kV] Krileva 1            (Kodi:62000005047)

    NS 10/0.4[kV] Krileva -2          (Kodi:62000005048)

    NS 10/0.4[kV] Leshtar             (Kodi:62000005049)

    NS 10/0.4[kV] Bolevc              (Kodi:62000005050)

    NS 10/0.4[kV] Vaganesh         (Kodi:62000005051)

    NS 10/0.4[kV] Kremenata -1   (Kodi:62000005052)

    NS 10/0.4[kV] Kremenata -2   (Kodi:62000005053)

    NS 10/0.4[kV] Rahovic            (Kodi:62000005054)

    NS 10/0.4[kV] Grexhenik        (Kodi:62000005055)

    NS 10/0.4[kV] Srezovci III       (Kodi:62000005057)

    NS 10/0.4[kV] Krilevë              (Kodi:62000005059)

    NS 10/0.4[kV] TS-060-Leshtar(Kodi:62000005060)

    NS 10/0.4[kV] Jastrebac         (Kodi:62000005061)

    NS 10/0.4[kV] Rahovice i ri    (Kodi:62000005063)

    Vendet: Një pjesë e Strezovcit, një pjesë e Meshinës, një pjesë e Bushenicës, një pjesë e Kosovicës, një pjesë e Krilevës,  një pjesë e Kremenatës, një pjesë e Rahovicës, një pjesë e Leshtarit, një pjesë e Gërexhenikut, një pjesë e Bolvcit dhe një pjesë e Trinicit.

    Arsyeja: Ndërprerje emergjente, ndërrimi i ndarësit linjor në LP 10 kV Srezovc.

  • Rundi i ri i dialogut Kosovë – Serbi: Kryengociatorët sot në Bruksel diskutojnë edhe për dinarin

    Rundi i ri i dialogut Kosovë – Serbi: Kryengociatorët sot në Bruksel diskutojnë edhe për dinarin

    Në nivel të kryenegociatorëve, Kosova dhe Serbia sot do të vazhdojnë rundin e ri të dialogut, ku agjenda do të jetë e fokusuar në diskutimet për Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit dhe Aneksin për zbatimin e saj dhe ndër të tjera do të diskutojnë edhe për çështjen e dinarit, raporton Gazeta Sinjali.

    Në Bruksel sot janë ftuar për takim kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq.

    Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

    “Të martën, përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka ftuar kryenegociatorët, homologët e tij kryesorë, të vijnë në Bruksel për të vazhduar diskutimet. Pra, para së gjithash, të vazhdohet diskutimi, i cili tashmë ka filluar para disa javësh për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin. Dhe do të ketë edhe pika të tjera për të diskutuar mes kryenegociatorëve nga Serbia dhe Kosova në Bruksel, të cilat janë çështjet më urgjente në kuadër të dialogut””, ka deklaruar “.

    Ndryshe, blloku evropian, por edhe Shtetet e Bashkuara, kanë kritikuar vendimin për dinarin, duke thënë se ai është marrë pa konsultime paraprake dhe pa marrë për bazë ndikimet negative që ka te komuniteti serb. Uashingtoni i ka kërkuar Kosovës që të shtyjë pezullojë vendimin, por deri më tani Qeveria e Kosovës nuk ka shfaqur sinjale se do të tërhiqet nga kjo rregullore.

    Ndërsa dje, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë në Bruksel se do të vazhdohet presioni ndërkombëtar ndaj Kosovës dhe Serbisë, që t’i zbatojnë obligimet e tyre nga marrëveshja e arritur para një viti, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

  • Charles Michel: Nëse duam paqe, Evropa duhet të përgatitet për luftë

    Charles Michel: Nëse duam paqe, Evropa duhet të përgatitet për luftë

    Presidenti i Këshillit Evropian deklaroi se Evropa duhet të kalojë në një ekonomi lufte dhe të forcojë mbrojtjen e saj në përgjigje të kërcënimit të paraqitur nga Rusia.

    Charles Michel, i cili do të kryesojë një takim të liderëve të BE-së të enjten për të diskutuar mbështetjen për Ukrainën, tha se Evropa duhet të marrë përgjegjësinë për sigurinë e saj, shkruan Sky News.

    “Nëse nuk e marrim përgjigjen e duhur të BE-së dhe nuk i japim Ukrainës mbështetjen e mjaftueshme për të ndaluar Rusinë, ne jemi të radhës,” shkroi ai në një shkrim të botuar në gazetat evropiane.

    “Prandaj ne duhet të jemi të gatshëm për mbrojtjen dhe të kalojmë në një mënyrë “ekonomie lufte”. Ai shtoi: “Nëse duam paqe, duhet të përgatitemi për luftë”.

    Ndërsa Evropa kishte bërë përparime që nga pushtimi i Ukrainës nga Moska në shkurt 2022 – duke përfshirë rritjen e kapacitetit të prodhimit ushtarak me 50%, ai tha se nevojiten shumë më tepër.

    Michel u kërkoi gjithashtu vendeve të BE-së të sigurojnë që Ukraina të marrë atë që i nevojitet në fushën e betejës.

  • BE-ja vazhdon me presion për zbatim, presidentja fajëson Serbinë

    BE-ja vazhdon me presion për zbatim, presidentja fajëson Serbinë

    Përgatiti: Fatlum Jashari

    Në prag të takimit të radhës të kryenegociatorëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, në njëvjetorin e dakordimit të shtojcës së Ohrit, Bashkimi Evropian shprehu zhgënjimin për nivelin e ulët të zbatimit.

    Megjithatë, BE-ja nuk heqë dorë nga marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve ballkanike.

    “Fatkeqësisht, përkundër mbështetjes së gjerë nga Bashkimi Evropian dhe asaj ndërkombëtare, Serbia dhe Kosova kanë arritur përparim shumë të kufizuar. Së shpejti do të ketë një takim të ri të kryenegociatorëve këtu në Bruksel. Më vjen shumë keq që kjo marrëveshje, e cila ishte shumë e vështirë për t’u arritur, nuk është zbatuar. Ne do të vazhdojmë të bëjmë presion ndaj dy palëve, në mënyrë që të lëvizim përpara”, ka thënë përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Josep Borrell.

    Për mungesën e rezultateve në zbatim, presidentja Vjosa Osmani fajësoi Serbinë.

    “Serbia ka shkelur me dhjetëra herë këtë marrëveshje, e cila qartë i kërkon që të mos shkelë integritetin territorial të Kosovës, që ta njohë subjektivitetin ndërkombëtar dhe parimin e barazisë së palëve, që të mos votojë kundër Kosovës në organizata ndërkombëtare, që të mos përdorë dhunë në relacionet ndërshtetërore”, tha Osmani.

    Duke përmendur refuzimin për propozimin paraprak të sekuencimit, ajo vlerësoi se plani i ri i balancuar do të ishte çelës për zbatim të plotë.

    “Plani i sekuencues i zbatimit të ketë parasysh që si Kosova, si Serbia, t’i zbatojnë në mënyrë paralele, të menjëhershme, obligimet e tyre. E jo që njëra palë t’i ketë të gjitha përfitimet në fillim, e pastaj për Kosovën të mendohet krejt në fund, sepse kjo do të na krijojë edhe një situatë ku Serbia përfiton, kurse Kosovës i thuhet prit edhe pak, jep edhe më shumë, jep edhe më shumë. Kjo nuk është një strategji që ka sjellë më shumë paqe”, tha Osmani.

    Dokumenti i sekuencimit apo renditjes së zbatimit të obligimeve nga marrëveshja bazë dhe shtojca, krahas rregullores së BQK-së, është temë kryesore në takimin e ftuar për të martën, ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë.