ATV

Category: Lajme

  • Prifti raporton vjedhjen e pyllit, dyshohet se ajo zonë i përket objektit fetar

    Prifti raporton vjedhjen e pyllit, dyshohet se ajo zonë i përket objektit fetar

    Policia e Kosovës ka njoftuar se një prift ka raportuar se rreth 200 metra larg objektit fetar në fshatin Dragancë në Novobërdë, persona të panjohur kanë prerë dru.

    Sipas policisë, kjo pjesë dyshohet se i takon objektit fetar.

    “Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.

  • Temperaturat shënojnë ngritje, ky është parashikimi i motit për sot

    Temperaturat shënojnë ngritje, ky është parashikimi i motit për sot

    Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në zona të caktuara mund të ketë ndonjë reshje të izoluar.

    Meteo Kosova njofton se temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të luhaten prej 1 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16°C.

    Era do fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut, me shpejtësi prej 10-31 km/h.

  • Rregullorja e BQK-së për dinarin, sot është afati i fundit për propozime

    Rregullorja e BQK-së për dinarin, sot është afati i fundit për propozime

    Sot është afati i fundit kur Kosova dhe Serbia duhet t’i dërgojnë propozimet e tyre rreth një zgjidhjeje sa i përket përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

    Diskutimet për dinarin serb që u bënë të martën e 19 marsit në Bruksel, nuk përfunduan me ndonjë zgjidhje. Por, Kosova dhe Serbia u pajtuan që deri të premten t’i dërgojnë propozimet e tyre në adresë të Bashkimit Evropian.

    Ndryshe, në Bruksel, më 19 mars u mbajt takimi i përbashkët ndërmjet emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kryenegociatorit të Kosovës në dialog, Besnik Bislimi dhe kryenegociatorit serb, Petar Petkovq.

    Temë e diskutimi në këtë takim ishte Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës lidhur me dinarin serb.

    Bisedimet mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë përfunduan me zotimet e palëve që, deri më 22 mars, t`i dorëzojnë propozimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

    Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, pas takimit tha se janë dakorduam që deri të premten (22 mars v.j.) secila pale të sjellë propozimin e saj se si e sheh zgjidhjen afatshkurtër dhe se si të fillohet zgjidhja afatgjate e dinarit. “Javën e ardhshme do të mblidhemi sërish të diskutojmë se a mund të gjejmë hapësirë që këto dy propozime të bëhen një propozim”, ka thënë Bislimi.

    Emisari special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak, pas përfundimit të takimit në Bruksel mes kryenegociatorëve të Kosovës Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë Petar Petkoviq, ka njoftuar se takimi do të vazhdojë të hënën, duke theskuar se marrëveshja do të duhet të adresohet nga liderët.

    Lajçakak përmendi marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe çështjen e rregullores së BQK-së për para të gatshme.

  • ​Inspektorati: Ndotja akustike në kryeqytet në vlerat e lejuara

    ​Inspektorati: Ndotja akustike në kryeqytet në vlerat e lejuara

    Inspektorati i Komunës së Prishtinës ka njoftuar se falë instalimit të sistemit të avancuar të senzorëve dhe regjistrimit automatik të decibelëve, në vitin 2024 kanë rënë për diku rreth 80% ankesat e qytetarëve. Për më shumë, gjoba gjatë këtij viti janë shqiptuar vetëm për tejkalim të orarit të punës dhe jo për tejkalim të decibelëve të lejuar, e që është një indikacion i qartë i vetëdijesimit të lokaleve të gastronomisë.

    Inspektorati thotë se janë plasur sonte disa informata tendencioze mbi kinse tejkalimin e decibelëve të lejuar, duke sugjeruar se në disa lokale zhurma ka arritur edhe deri në 90 decibel, por në serverët e Kryeqytetit, të vendosur në Drejtorinë e Inspektoratit, nuk është regjistruar asnjë tejkalim i tillë, madje-madje në shumicën e lokaleve as lartësia prej 50 decibelëve nuk është arritur në asnjë moment.

    “I sigurojmë qytetarët e Kryeqytetit se inspektorët e Kryeqytetit, së bashku me pjesëtarët e Policisë së Kosovës, janë në vazhdimësi në terren, se serverët janë plotësisht funksional dhe monitorohen gjatë gjithë kohës dhe se tejkalimi i zhurmës së lejuar nuk do të tolerohet nga askush, në veçanti pasi që regjistrimet e tilla janë automatike”, thuhet në reagim.

  • Arrestohet personi që e sulmoi fizikisht zyrtarin policor

    Arrestohet personi që e sulmoi fizikisht zyrtarin policor

    Policia e Kosovës e ka arrestuar një person për shkak se kishte sulmuar fizikisht një zyrtar policor derisa ishte duke kryer detyrën zyrtare gjatë një mosmarrëveshje midis disa personave.

    “Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

  • Kryeministri Kurti publikon pamje të ushtrisë serbe fare pranë kufirit me Kosovën

    Kryeministri Kurti publikon pamje të ushtrisë serbe fare pranë kufirit me Kosovën

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka publikuar para pak çastesh pamje të ushtrisë serbe fare pranë kufirit me Kosovën.

    Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, shefi i ekzekutivit ka shkruar se sot gjatë ditës, njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën, në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut.

    “Lëvizje të ngjashme janë regjistruar edhe në fshatin Oslare të Bujanovcit, në afërsi të kufirit me Kosovën”, shkroi mes tjerash ai.

    Më poshtë edhe postimi i plotë:

    Ditë më parë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kërcënoi publikisht Kosovën, duke thënë se “Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzoj mundësinë për të vepruar”.

    Sot gjatë ditës, njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën, në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut. Lëvizje të ngjashme janë regjistruar edhe në fshatin Oslare të Bujanovcit, në afërsi të kufirit me Kosovën.

    Jemi të vetëdijshëm se Forcat e Armatosura të Serbisë janë duke realizuar stërvitjet e rregullta dhe ato janë duke i përdorur si pretekst për të shkaktuar provokime të qëllimshme në afërsi të kufirit me Kosovën.

    Jemi duke vëzhguar me kujdes se a do të përpiqen ta kalojnë kufirin, gjersa edhe ky afrim i automjeteve të tyre ushtarake nuk është normal.

  • Bislimi për deklaraten e Escobar: Ideja e “katastrofës humanitare” u krijua artificialisht nga propaganda serbe

    Bislimi për deklaraten e Escobar: Ideja e “katastrofës humanitare” u krijua artificialisht nga propaganda serbe

    Zëvendëskryeministëri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, në emisionin CONTEXT në ATV, ka komentuar deklaratat e Emisarit amerikan Gabriel Escobar, i cili tha se me mënyrën se s’i po zbatohet regullorja e BQK-së, mund të çoj në emergjencë humanitare.

    Për Bislimin këto terme janë pjesë e propagandës serbe, anipse kështu tha amerikani Escobar.

    “Ideja është që mosvazhdimi i ndihmës financiare mund të shkaktojë katastrofë humanitare është krijuar artificialisht nga fuqia e propagandës serbe, për arsye se të gjithë personat që flasim janë pjesë e sistemit të Kosovës të pagesës. Edhe në qoftë se Serbia do të pushonte për një moment së dërguari mjetetet drejt tyre, ata prap do të kishin mjete që pamundëson kthimin në një problem humanitar.” – ka thënë ai.

    Intervistën e tij të plotë në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

  • Blinken thotë se Izraeli gabon nëse e pushton Rafahun e Gazës

    Blinken thotë se Izraeli gabon nëse e pushton Rafahun e Gazës

    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë të enjten se Izraeli do të gabojë nëse kryen ofensivë të madhe tokësore në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Rafah, dhe se ajo është e panevojshme për ta mposhtur Hamasin – grupin palestinez të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

    Deklarata e Blinkenit tregon se tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit janë duke u rritur.

    Blinken, i cili po e viziton Lindjen e Mesme për herë të gjashtë urgjentisht prej se nisi lufta më 7 tetor, u takua me diplomatët e lartë arabë në Kajro për të diskutuar për arritjen e një armëpushimi në Gazë dhe për planet për të ardhmen e enklavës palestineze pas luftës.

    Ai tha se “një armëpushim i menjëhershëm dhe i qëndrueshëm” me lirimin e pengjeve izraelite që po mbahen nga Hamasi është tejet i nevojshëm menjëherë, raporton rel.

  • Kurti: Marrëdhëniet me SHBA-në janë shumë të mira

    Kurti: Marrëdhëniet me SHBA-në janë shumë të mira

    Kryeministri i i Kosovës Albin Kurti, në një intervistë për Radiotelevizionin e Kosovës, ka folur për aktualitetin politik në vend dhe problemet që janë shfaqur me Bashkësinë Ndërkombëtare. Ka folur për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Temë e intervistës ka qenë edhe çështja e dinarit serb, por edhe lëndët që po trajtohen nga Gjykata Kushtetuese e për të cilat thotë se janë selektive.

    Kryeministri Albin Kurti në intervistën për RTK-në ka thënë se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të mira. Por, siç ka thënë ai marrëdhënia do të thotë edhe marrje edhe dhënie dhe në anën tjetër duhet të jetë një raport me rrugë dy kahore.

    “Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një aleat i pazëvendësueshëm, e i paçmueshëm, si një partner substancial në të kaluarën, në të ardhmen e sidomos tani në këtë vit të rëndësishëm dhe si një mik të dëshmuar janë shumë të mira, por marrëdhënia do të thotë edhe marrje edhe dhënie dhe në anën tjetër duhet të jetë një raport me rrugë dy kahore. Nëse për të pasur marrëdhënie të shkëlqyeshme kushti dhe garancia, dhe mundësia është veç serviliteti do t’i kishin pas ata që kanë shkuar jo unë, pse erdhi puna unë të bëhem kryeministër. Sepse populli i Kosovës po donë marrëdhënie më të thella e më të gjëra, jo me shkëlqye nga serviliteti, por me përfitu nga normaliteti. Populli dëshironte që edhe me partnerët edhe aleatët tanë të mos përfitojmë ne si individ, por të përfitoj shteti edhe ne si individ humbim nga pak”, ka theksuar Kurti.

    Ai ka folur edhe për takimet dhe raportet që ka me të të dërguarin e posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

    “Vazhdimisht diskutojmë dhe se për shumicën e gjërave pajtohemi por jo për gjithçka. Nganjëherë neve na duket që për hollësi të caktuara kemi më shumë informacion, por këto nuk paraqesin mospajtime që do të shndërrohej në tension”, ka deklaruar kryeministri i vendit.

  • Bislimi: Në Bruksel nuk është diskutuar as kontestuar Rregullorja e BQK-së

    Bislimi: Në Bruksel nuk është diskutuar as kontestuar Rregullorja e BQK-së

    Zëvendëskryeministëri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në Bruksel nuk është diskutuar as kontestuar Rregullorja e BQK-së, por ai thotë se janë diskutuar modalitetet se si kjo mund të arrihet brenda kësaj rregullore.

    “Në Bruksel nuk është diskutuar as kontestuar Rregullorja e Bankës Qendrore, për arsye se Banka Qendrore e Kosovës ka monopol në dizajnimin e politikës monetare, por në atë moment kur një politikë dizajnohet atëherë janë qytetarët ata të cilët janë të ngarkuar me zbatimin e saj. Për shembull, kur unë udhëtoj në Londër dhe vozis në anën e majtë, unë bëhem hisedar në zbatimin e një politike të komunë trafiku që kanë aranzhuar institucionet në Britani të Madhe, e njëjta ndodh këtu. Ne kemi Rregulloren e Bankës Qendrore, e cila specifikon qartë se si duhet të kryhet importi dhe eksporti i monedhave dhe në atë moment që është vërejtur se kjo ka krijuar komplikime për bartjen e mbështetjes financiare që Serbia dërgon për qytetarë të komunitetit serb në Kosovë, ne jemi të treguar të gatshëm të diskutojmë modalitetet se si kjo mund të arrihet edhe më tej brenda Rregullores së Bankës Qendrore”, tha Bislimi.

    Ai tha se ajo që do të dorëzojnë nesër, nuk janë propozime për rregulloren, por janë ide se si transferi i mbështetjes financiare të Serbisë drejt qytetarëve të komunitetit serbë është i mundshëm brenda kësaj Rregullore. /atvlive.tv

    Intervistën e tij të plotë në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë: