ATV

Category: Lajme

  • Aliu: E kam vetëm një kontratë njëburimore, jemi të hapur për hetim

    Aliu: E kam vetëm një kontratë njëburimore, jemi të hapur për hetim

    Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka folur në seancën e sotme të jashtëzakonshme në Kuvend, ku opozita po kërkon themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për tenderët njëburimorë.

    Në fjalën e tij, Aliu ka thënë se në Ministrinë të cilën ai e udhëheq, është vetëm një kontratë njëburimore, ndërsa janë 56 aneks kontrata.

    “Nëse kishim me krahasu përqindjet, ministria jonë për kah kontratat njëburimore ose kah vlera, del Ministria me performancë më të mirë. Nëse e krahasojmë me komunat, shumëfish më të mirë. Ju e përmendët 56 kontrata njëburimore. Një kontratë njëburimore, 56 janë aneks kontrata”, ka thënë ai.

    Ai ka sqaruar çka janë kontratat shtesë, duke shtuar më tej se nuk e ka problem nëse hetohet.

    “Kemi të bëjmë me punë shtesë, e aneks kontrata është për punë shtesë. Kontrata bazë, përqindja e caktuar, që është punë shtesë. Në momentin që parashikohet puna shtesë dhe është brenda kontratës bazë, aneks kontrata do ta ketë vlerën e qartë. Kemi të bëjmë me aneks kontrata, dhe nga të gjitha këto kontrata që i përmendët në rastin e ministrisë, e kemi vetëm një kontratë. Është dashtë me u vazhdu pasi ka mbetur pa mbikëqyrje, sepse në pandemi ka pasur pezullim të punës”, tha ai.

    “Të gjitha të tjerat janë ankes-kontrata dhe kjo madje për shkak se projektet kanë filluar të jenë më cilësore edhe punë shtesë të dalin më pak. Nëse e shohim vitin e fundit i kemi 980 mijë. Në vitin 2021, e kemi pasur 5.7 milionë nga 26 kontrata të trashëguara. Ajo çka do të doja të them, është se unë nuk e kam problem hetimin. Çështjet në fushën e ndërtimit nuk ka mundësi të mos ketë punë shtesë”, deklaroi ai.

  • Kastrati i drejtohet deputetëve të LV-së: Fytyrën e hajnave e keni, kryehajni është Albin Kurti

    Kastrati i drejtohet deputetëve të LV-së: Fytyrën e hajnave e keni, kryehajni është Albin Kurti

    Deputeti nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati është shprehur se ka me qindra kontrata një burimore ku qeveria ka vjedhur miliona, raporton Ekonomia Onlne.

    Kastrati iu ka thënë deputetëve të pozitës se ata nuk guxojnë të flasin pasi sipas tij, e kanë Dejonën dhe i përjashton nga grupi.

    “S’keni keni faj që rreni këtu sepse e keni hajnin e madh që nuk është këtu, e hajni i madh me pas pasë ndonjë garë për hajninë kishte me qenë kampion. Ja ku kemi me qindra kontrata një burimore ku keni vjedh miliona, hajnat me hajna , ju po thoni këta që kanë vjedh ma herët janë hajna të këqinjë e na jemi hajna të ndershëm, Martini e Nagipi janë të ndershëm, cilat janë rezultate e këtyre rrenave ju s’guxoni me fol e keni Dejonën, ju përjashton prej grupit, aman mos vini këtu me thanë që jo u vjedhën në të kaluarën, nuk e pash askënd prej juve të del të thotë kjo kontratë nuk është e vërtetë”.

    “Këtu të fascionon mënyra se si ju mundoheni me e kamuflu të vërtetën me rrena. Të gjithë e shohin se çfarë hajnie bëhet me kontratat njëburimore dhe jut ë fasciononi se si mundoheni me i mbështjellë të vërtetat me rrena. Ma kujtoni atë fabulën e derrit me lëkurën e qengjit. Kur hin derri me ia vjedh ushqimin qengjave në stallë, dhe e qet një qebe përmbi për mos me u vërejtë, po ai nuk mundet turinjtë me i mlu se i duhet me i shti turinjtë të jashtqitja e vetë dhe pastaj detektohet që është hajni. Edhe ju e keni fytyrën e hajnave, pra kot mundoheni me u mbulu, ju mbeteni hajna. A keni faj që rreni kështu jo, sepse e keni këtu model kryerrencin, kryehajnin sepse kryehajni me pas pase ndonjë olimpiadë për hajni, e kish zanë vendin e parë”, tha Kastrati.

  • Tërmet i fortë në Itali, lëkundjet ndihen edhe në Slloveni e Kroaci

    Tërmet i fortë në Itali, lëkundjet ndihen edhe në Slloveni e Kroaci

    EMSC njoftoi se të mërkurën në mbrëmje, rreth orës 22:19, veriu i Italisë u godit nga një tërmet i fortë.

    Sipas njoftimit bëhet me dije se tërmeti ishte me magnitudë 5.0 të shkallës Rihter dhe sipas raporteve fillestare, tërmeti nuk ka shkaktuar dëme të mëdha.

    Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte 13 kilometra nga qyteti i Tolmezzo dhe u ndje edhe në vendet fqinje, duke përfshirë Slloveninë dhe një pjesë të Kroacisë.

    Bazuar në të dhënat e para, tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash, njoftojnë mediat italiane.

    Lëkundjet kanë zgjatur për disa sekonda dh zjarrfikësit kanë marrë dhjetëra thirrje, por se ende nuk ka raportime për dëme.

  • Tahiri: Qeveria ka kontraktuar 781 tenderë njëburimor të cilët pa asnjë dyshim janë burim i korrupsionit

    Tahiri: Qeveria ka kontraktuar 781 tenderë njëburimor të cilët pa asnjë dyshim janë burim i korrupsionit

    Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës ka thënë se përgjatë dy viteve në gjashtë ministri dhe KEK janë lidhur 220 kontrata njëburimore në vlerë prej 153 milionë eurove.

    Tahiri konsideron se kontratat njëburimore janë përdorur në kundërshtim me ligjin derisa sipas tij e kanë ngufatë konkurrueshmërinë në sektorin privat.

    “Ka një frikë serioze të kësaj qeverie në raport me hetimin tenderëve njëburimor që shuma e tyre vjen në 209 milionë euro. Kjo qeveri ka kontraktuar 781 tenderë njëburimor të cilët pa asnjë dyshim janë burim i korrupsionit, burim i keqpërdorimit dhe mbi të gjitha e ngufatë konkurrueshmërinë e sektorit privat në këtë temë. Se kontratat njëburimore janë përdorur në sasi të madhe dhe kundërshtim me ligjin tregon fakti se vetëm në vitin 2022/23, në gjashtë ministri dhe në KEK janë nënshkruar 220 kontrata në vlerë prej 153 milionë euro”, u shpreh Tahiri.

  • Deputetja Deliu-Kodra thotë se qytetarët kanë plotësisht të drejtë të dinë se ku shkojnë paratë e tyre

    Deputetja Deliu-Kodra thotë se qytetarët kanë plotësisht të drejtë të dinë se ku shkojnë paratë e tyre

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra në fjalën e saj në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se si PDK kemi denoncuar me fakte keqpërdorimet në Ministrinë e Infrastrukturës. Kontrata një burimore janë standard i rregullt i kësaj qeverie, raporti për vendin e thotë se gjatë viti 2022, 78.5 milionë janë nënshkruar me negocim pa publikim, raporton Ekonomia Online.

    “Sot nuk do flasim as për dështimet e mëdha të kësaj qeverie, temë e sotme është themelimi i komisionit hetimor për kontratat një burimore, pra është korrupsioni. Si PDK kemi denoncuar me fakte keqpërdorimet në Ministrinë e Infrastrukturës. Kontrata një burimore janë standard i rregullt i kësaj qeverie, raporti për vendin e thotë se gjatë viti 2022, 78.5 milionë janë nënshkruar me negocim pa publikim”.

    Deliu-Kodra tha se deri me tani janë regjistruar 1800 kontrata një burimore. Prandaj PDK e konsideron Të rëndësishëm komisionin hetimor për të zbardhur abuzimet e mëdha për të cilat kemi diskutuar tash e sa kohë.

    “Cila është vlera e secilës kontratë, a janë përmbushur kushtet, këto dhe shumë pyetje komisioni hetimor parlamentar do i shtroj para vetes, e qytetarët kanë plotësisht të drejtë të dinë se ku shkojnë paratë e tyre sepse në vend se këto të holla të përfundojnë në shkolla, çerdhe po shkojnë në xhepat e këtyre qeveritarëve”, ka thënë Deliu-Kodra.

  • Vdekja e ish-senatorit Lieberman, Konjufca ngushëllon senatin: Ishte mik i madh i Kosovës

    Vdekja e ish-senatorit Lieberman, Konjufca ngushëllon senatin: Ishte mik i madh i Kosovës

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glak Konjufca, i ka shprehur ngushëllime senatit amerikan për vdekjen e ish-senatorit Joseph Lieberman.

    Në fillin të seancës së jashtëzakonshme parlamentare, Konjufca ka vlerësuar lartë kontributin e ish-senatorit amerikan për lirin e Kosovës.

    Ai ka bërë me dije se miku i madh i Kosovës kurrë nuk do të harrohet nga shoqëria kosovare.

    “Dëshiroj që në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në emër të të gjithë juve si deputetë, t`i shprehim ngushëllime senatit amerikan dhe familjes Lieberman, sepse dje ndërroi jetë miku i madh i Republikës së Kosovës dhe shqiptarëve, senatori amerikan Joseph Lieberman, i cili për 34 vite ishte anëtar i senatit amerikan dhe një mik shumë i madh i interesave tona, i cili në çdo moment jo vetëm nuk hezitoi, por në mënyrë të palodhshëm e mbrojti kauzën për lirinë e popullit të Kosovës, për Kosovën Republikë si shtet i pavarur dhe sovran. Prandaj, mendimet tona janë me familjen Lieberman dhe senatin amerikan. Do të kujtohet pa dyshin nga populli dhe shoqëria e jonë”, ka thënë Konjufca.

  • Vrasja e rëndë në Kolovicë: Ndalohet njëri prej të dyshuarve që po trajtohej në QKUK

    Vrasja e rëndë në Kolovicë: Ndalohet njëri prej të dyshuarve që po trajtohej në QKUK

    Është dërguar në mbajtje njëri nga personat që ishte duke u trajtuar në QKUK, si pasojë e plagosjes me armë zjarri të martën mbrëma në rrugën “Jeronim De Rada”, në Kolovicë.

    Ndërkaq policia konfirmoi edhe vdekjen e gruas që u plagos po atë natë, e ku numri i të vrarë nga konfrontimi në mes të dy grupeve ka shkuar në dy.

    “Prishtinë / 26.03.2024-21:20. Lidhur me rastin është raportuar se viktima femër kosovare e cila ka qenë duke trajtuar në QKUK lidhur me nje rast te mehershem, me 27.03.2024 ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin I dyshuari mashkull kosovar i cili po ashtu ishte duke u trajtuar në QKUK është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar ne mbajtje kurse trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftim.

  • Haradinaj: Kosova duhet me qenë vigjilente dhe duhet me qenë bashkë me aleatët

    Haradinaj: Kosova duhet me qenë vigjilente dhe duhet me qenë bashkë me aleatët

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se sa i përket kërcënimeve të  paralajmëruara në veri, çdoherë ekziston një mundësi e tillë, pra e kërcënimeve por Kosova duhet me qenë vigjilente dhe duhet me qenë bashkë me aleatët mos me leju rrezikimin e Kosovës”.

    “Kërcënimet e paralajmëruara në veri, çdoherë ekziston një mundësi e tillë, pra e kërcenimeve por Kosova duhet me qenë vigjilente dhe duhet me qenë bashkë me aleatët mos me leju rrezikimin e Kosovës”, tha ai.

    Ndërkaq, i pyetur për anëtarësimet e Kosovës në organizatat e huaja tha se është meritë e aleatëve.

    “Është pozicionim i qartë i aleatëve me avancu Kosovën mendoj përkundër pengesave që keyeministri kurti ua ka nxjerr aleatëve ata prap se prap arritën me nxjerr këtë rezultat, është krejtëisht punë e tyre”, deklaroi Haradinaj.

    Ndërkaq i pyetur për kandidatin në zgjedhje, Haradinaj tha se AAK nuk e ka përcaktuar ende dhe se do shihet me kohë.

    “Po, duhet me u shkarku qeveria e mënyra se si shkojmë në zgjedhje ka shumë rendësi, do e dëgjoj zotin Krasniqi, po i propozon data Kurtit e së pari duhet ta definojmë mënyrën se si shkojmë në zgjedhje, pra data pason pas procesit, duhet me u shkarku qeveria Kurti. Ne kemi mocion për shkarkim të qeverisë kështu është radha e punëve nëse shkojmë drejtë me shpërbërje të kuvendit që kërkon 2/3 -ën eshtë kryesisht agjenda e Kurtit që i bjen PDK-ja po ia plotëson kërkesën Kurtit ose kanë koalicion për mënyrën se si me ec përpara drejt zgjedhjeve”, ka thënë Haradinaj.

  • Kurti pas miratimit të raportit për anëtarësim në KiE: Arritje e madhe, kemi punuar dy vjet e gjysmë, do të kurorëzohet në pranverë

    Kurti pas miratimit të raportit për anëtarësim në KiE: Arritje e madhe, kemi punuar dy vjet e gjysmë, do të kurorëzohet në pranverë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur lajm të mirë kalimin me sukses vendimmarrjen e radhës në rrugën drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, raporton Ekonomia Online.

    Kreu i ekzekutivit tha se është lajm i mirë për Evropën e kombin shqiptar që “Federata ruse është jashtë Këshillit të Evropës e Republika e Kosovës brenda”.

    “Besoj se kjo është një arritje e madhe për Kosovën, për të cilën Qeveria e Republikës ka punuar dy vjet e gjysmë pa u ndalur dhe më në fund në këtë Pranverë gjithçka do të kurorëzohet me sukses. Ky është vetëm hapi i parë në këtë pranverë. Hapi tjetër vie në mes të prillit kur do të votohet në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe hapi përmbyllës është ai në Këshillin e Ministrave në maj”, tha Kurti, teksa falënderoi

    “… është lajm tejet i mirë për Evropën, për kombin shqiptar, për demokracinë që në këtë epokë gjeopolitike e historike, Federata ruse është jashtë e Republika e Kosovës po hynë brenda”, u shpreh Kurti pas homazheve te varrezat e anëtarëve të vrarë të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, në Podujevë.

    Në takimin e së mërkurës në Paris, Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci e ka miratuar me 31 vota për, 4 kundër dhe 1 abstenim opinionin e raportueses, Dora Bakoyannis, me rekomandimin që Kosova të ftohet për t’u bërë anëtarja më e re e Këshillit të Evropës.

     

  • Kurti për dinarin: S’i ndalim ndihmat që vijnë nga Serbia por duhet të bëhen euro në Kosovë

    Kurti për dinarin: S’i ndalim ndihmat që vijnë nga Serbia por duhet të bëhen euro në Kosovë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vendimin për çështjen e dinarit e ka marrë Banka Qendrore e Kosovës dhe se do të mbështetet nga ekzekutivi. Kurti ka mohuar pretendimet e Serbisë për incidente pas këtij vendimi, raporton Ekonomia Online.

    Pas homazheve në varrezat e anëtarëve të vrarë të familjes Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, në Podujevë, Kurti tha se Qeveria e Kosovës nuk i ndal ndihmat nga Beogradi për qytetarët serb por që ato duhet të kthehen në valutën euro.

    Ai përmendi edhe numrin e qytetarëve që kanë llogari bankare e që marrin pensione nga Qeveria e Kosovës.

    “Për anëtarësim në Këshill të Evropës na prinë Ministria e Punëve të Jashtme, për çështjen e euros si e vetmja valutë si mjet pagese në Kosovë, na prin Banka Qendrore e Kosovës, ajo e ka marrë vendimin për rregullin e ri ajo e ka bërë planin tranzitor me dhjetë hapa, ne do ta mbështesim këtë plan për aq sa kërkohet ekzekutivi me dikaster e vet. Jemi në rrugë të mbarë dhe është e qartë se përkundër paralajmërimeve apokaliptike nga Beogradi, praktikisht nuk ka incidente në terren”, u shpreh Kurti, teksa tregoi se pagesat në veri bëhen në valutën euro.

    “Në Leposaviq, Zveçan, Zubin-Potok e Mitrovicë të veriut, nëpër lokale paguhet me euro por gjithashtu edhe mos të harrojmë se janë mbi 33 mijë gjirollogari ku serbët i marrin ndihmat e tyre në valutën euro që ua jep Qeveria e Kosovës. Ne nuk jemi për t’ua ndalur ndihmat që u vijnë edhe nga Serbia por nëse ato vijnë edhe në dinarë, duhet të bëhen euro në Kosovë”, deklaroi ai.