ATV

Category: Lajme

  • ​Travel off Path: Shqipëria destinacioni perfekt këtë verë

    ​Travel off Path: Shqipëria destinacioni perfekt këtë verë

    Evropa në përgjithësi është një nga destinacionet më të mira të plazhit në planet me vende si Shqipëria, Greqia, Spanja, dhe Portugalia, shkruan Sam Sears në një artikull të botuar në “Travel off Path”.

    Shqipëria ka qenë në një trajektore në rritje me udhëtarët vitet e fundit për një sërë arsyesh, por një prej tyre është bregdeti i saj fenomenal. Qyteti bregdetar i mrekullueshëm i Shqipërisë, Ksamili, është një nga destinacionet më të mira të plazhit për t’u arratisur, dhe zgjedhja më e mirë për pushime verore të lira në parajsë.

    Deti Jon

    Shqipëria është një nga vendet më në trend në Evropë, tashmë një destinacion nën radar për shumë udhëtarë. Niseni vizitën tuaj në Shqipëri me një ndalesë në kryeqytetin e gjallë, Tiranën. Sfondi i bukur i maleve piktoreske të gjelbërta e bën qytetin unik dhe akoma më tërheqës. Vija bregdetare e Shqipërisë është e mahnitshme. Durrësi është plazhi më i afërt me Tiranën ku mund të bëni një udhëtim ditor. Udhëtarët që nuk janë në dijeni të perlave të vërteta të Shqipërisë duhet të bëjnë një udhëtim pak më në jug të vendit, transmeton ATSh.

    Ksamili

    Shqipëria ka pasur një rritje të turizmit vitet e fundit, shumë udhëtarë kanë përfituar nga kostoja e ulët e jetesës dhe lejeqëndrimi i lehtë për nomadët dixhitalë. Vendi ofron plazhe jashtëzakonisht të bukura, ndër të cilat spikat një parajsë si Ksamili. Ksamili shtrihet përballë brigjeve lindore të Korfuzit duke ndarë të njëjtat ujëra blu mahnitëse me një nga sekretet e çmuara të Shqipërisë. I krahasuar me Maldivet, fshat i bukur bregdetar ka rreth 10 000 banorë. Ja vlen të udhëtoni për të pushuar në Ksamil, një nga sekretet më të ruajtura të Evropës, i mbushur me ujëra blu, rërë të bardhë, mot të përsosur dhe një atmosferë të qetë. Ndryshe nga shumë destinacione të njohura të plazhit, Ksamili është i pacënuar dhe mund të kaloni ditë të lumtura në plazhin me diell.

    Një arratisje verore e përballueshme në ‘parajsë’ Nomadët dixhitalë nuk janë të vetmit udhëtarë që kërkojnë të kursejnë shpenzimet në udhëtimet e tyre; kjo vlen për të gjithë. Dhe kush nuk do të dëshironte të përdorte pasaportën e tij dhe të arratisej në plazhe parajsore të përballueshme? Ksamili mund të jetë i vogël dhe nuk ka shumëllojshmëri në opsionet e akomodimit, por me siguri këtu mund të gjeni një vend të rehatshëm për t’u çlodhur. Hotelet dhe bujtinat kushtojnë deri në 64 dollarë në natë, ndërsa hotelet buzë detit deri në 200 dollarë.

  • Gjermania nga 1 qershori lehtëson edhe më shumë procedurat për punësim

    Gjermania nga 1 qershori lehtëson edhe më shumë procedurat për punësim

    Ministri i financave Hekuran Murati gjatë fundjavës përmes rrjeteve sociale ka folur për suksesin e qeverisë në investime kapitale dhe rritjen e qarkullimit të bizneseve në Kosovë sipas tij në në vitin 2024 është rritur qarkullimi i bizneseve për 4.8 për qind më shumë se në vitin 2023.

    Në anën tjetër përfaqësues të bizneseve në Kosovë thonë të kundërtën ata flasin për rënie të konsumit dhe mbyllje të bizneseve në mungesë të fuqisë punëtore. Ndërkohë përfaqësues të bizneseve shqiptare në Gjermani thonë se shteti gjerman ka vazhduar me lehtësim të masave për emigrant gjë që sipas tyre do ta godas Kosovën edhe më shumë.

    Përkrah rritjes ekonomike, të cilën e proklamon ministri i financave, Hekuran Murati dhe investimeve kapitale është rritur edhe qarkullimi i bizneseve, madje sipas ministrit kushdo që thotë ndryshe ka qëllim të keq ose nuk ka informata të bollshme.

    “Qarkullimi i bizneseve për muajt janar dhe shkurt të këtij viti, krahasuar me vitin 2023, shënon +4.8% rritje. Këto janë të dhënat zyrtare, të deklaruara në ATK. Çdo pretendim tjetër nëpër studio televizive ose është i keqinformuar, ose qëllimkeq. Ndërmarrësit tanë e bizneset tona e kanë dëshmuar tash e sa kohë që u bëjnë ballë të gjitha sfidave”, ka thënë Murati.

    Përderisa zyrtarë të qeverisë flasin për rritje të investimeve kapitale dhe rritje të qarkullimit të bizneseve, këta të fundit bëjnë me dije se rreth 400 biznese janë mbyllur në dy muajt e parë të liberalizimit të vizave. Konkretisht Agim Rada nga shoqata Esnaf në Prizeren, thotë se mungesa e investimeve të huaja dhe kapitale po u shkakton telashe bizneseve.

    “Me rritjen e pakënqaësisë ka ardhë edhe papunësia dhe shqetësimet e tjera në anën tjetër kemi mungesë të punëtorëve të kualifikuar për çka bizneset duhet që ti trajnojnë rishtazi punëtorët dhe në këtë mënëyrë”, ka thënë Rada për rtv21.

    Mbyllja e bizneseve dhe rënia e konsumit, sipas njohësve të ekonomisë, është pasojë e migrimit të madh të njerëzve në vendet perëndimore. Ndërkohë që nga viti 2016 nga një për qind e qytetarëve vlerësohet se kanë migruar vetën në Gjermani me viza pune. Por, kryetari i lobit shqiptar në Gjermani, Skënderbeg Kaliqi, e sheh me shqetësim fyrjen në fuqi më një qershor të një ligj në Gjermani, i cili do t’ua mundësojë punëtorëve të kualifikuar marrjen e familjeve të tyre.

    “Pikë së pari për tu punësuar në shtetin Gjerman duhet të aplikohet për punë pra duhet të pajiset me leje pune por tash qeveria federale në Gjermani në mungesë të fuqisë punëtore ka vazhduar të lehtëoj masat për emigrantët dhe këtu përfitues janë edhe Ballkani Perëndimor…Ka edhe projekte të tjera siç është blerja e e talenteve apo trurit ato do të ju ndihmojnë që të zbatohen planet e juaja të rekrutimit ka edhe mënyra të tjera pra qeveria Gjermane tash e ka lehtësuar edhe më shumë sistemin për punëtorët e kualifikuar siç është IT, Medicina dhe të tjerët pasi që i njeh diplomat e Kosovës por gjithmonë përmes aplikimit për punë në ambasadë në Prishtinë dhe ky ligj siç e thash do të hyjë në fuqi që nga 1 qershori”, ka thënë Kaliqi.

    Pas liberalizimit të vizave vlerësohet se shumë biznese në Kosovë kanë përmirësuar kushtet e punës dhe rritur pagat e punëtoreve, por as kjo nuk ka mjaftuar që ato të stabilizohen me fuqinë punëtore.

  • Policia: Në Facebook u shpërnda një video ku i dyshuari nxit dhe bën thirrje për urrejtje fetare

    Policia: Në Facebook u shpërnda një video ku i dyshuari nxit dhe bën thirrje për urrejtje fetare

    Në Policinë e Kosovës është raportuar një rast i nxitjes e përqarjes dhe mos durimit.

    Sipas policisë në Ferizaj është raportuar se në një faqe është shpërndarë një video e një personi ku nxit dhe bën thirrje për urrejtje fetare në sheshin e qytetit.

    “NXITJE E PËRQARJES DHE MOSDURIMIT – Ferizaj / 28.03.2024 – Është raportuar se në rrjetin social facebook nga një faqe është shpërnda një video ku i dyshuari mashkull kosovar nxitë dhe bënë thirrje për urrejtje fetare në sheshin e qytetit. Lidhur me rastin me datën 31.03.2024 njësiti i hetimeve në konsultim me prokurorin ka inicuar lëndën e rastit e cila është ne procedure hetimore”, thuhet në raport.

  • ​Përfundon dita e pestë e kërkimit të një personi në Leposaviq

    ​Përfundon dita e pestë e kërkimit të një personi në Leposaviq

    Policin e Kosovës, ekipi i zjarrfikësve dhe ekipet e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, po vazhdojnë kërkimin e një qytetari të zhdukur nga Leposaviqi.

    Tanimë është bërë dita e pestë që ai po kërkohet në territorin e Leposaviqit dhe në lumin Iber.

    Sipas Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, pas thirrjes nga Policia e Kosovës për ndihmën në gjetjen e një personi të zhdukur në Leposaviq, ekipet e tyre janë aktivizuar nga data 27 mars, ku ende është duke vazhduar kërkimi për gjetjen e qytetarit nga Leposaviqi.

  • Rreth 300 mjekë e infermierë besohet se janë larguar nga Kosova në 3 muajt e parë të këtij viti

    Rreth 300 mjekë e infermierë besohet se janë larguar nga Kosova në 3 muajt e parë të këtij viti

    Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë, pasi që çdo muaj po ikin nga vendi profesionistët shëndetësor.

    Papunësia, kushtet jo të mira të punës, pakënaqësitë shumën e pagës, janë disa nga arsyet kryesore pse mjekët po e braktisin Kosovën

    Ministria e Shëndetësisë thotë se është duke punuar që të krijojë kushte me të mira për stafin shëndetësor në vend dhe se po i përkrahin dhe mbështesin mjekët.

    ‘’Ministria e Shëndetësisë është duke vazhduar me investime në infrastrukturë e pajisje mjekësore në mënyrë që profesionistët të mund të shfaqin gjithë potencialin e tyre. Edhe në buxhetin e këtij viti është paraparë sigurimi i aparaturave më qëllim të ngritjes së shërbimeve të reja’’, thonë nga Ministria e Shëndetësisë për FrontOnline.

    Poashtu, MSH-ja thotë se do të ketë rritje të pagave edhe vitin e ardhshëm.

    ‘’Qeveria e Kosovës ka rritur pagat për profesionistët shëndetësorë dhe aktualisht paga e një mjeku në Kosovë është ndër më të lartat në rajon. Krahas zhvillimit ekonomik me progres pozitiv rritja në koeficientin e pagës do të vazhdoj edhe vitin e ardhshëm’’.

    Nga kjo ministri thonë se janë duke mbështetur mjekët të cilët kanë zgjedhur të punojnë vetëm në sektorin publik.

    ‘’Ministria e Shëndetësisë është duke mbështetur mjekët të cilët kanë zgjedhur të punojnë vetëm në sektorin publik me shtesë në pagë’’, thonë nga MSH-ja.

    Kreu i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu ka treguar numrin e mjekëve që janë larguar nga Kosova përgjatë tre muajve të parë të këtij viti.

    ‘’Sa i përket numrit të mjekëve, trendi po vazhdon i njëjti. Deri më sot janë 29 mjekë që kanë marrë dokumentacionin e duhur për punësim në shtetet evropiane. Pra janë 29 mjekë që janë larguar në tre muajt e parë të këtij viti e që është numër i njëjtë me tre muajt e parë të vitit të kaluar’’, thotë ai.

    Sejdiu thotë se arsyet e largimit të mjekëve nga Kosova janë papunësia, kushtet e punës dhe kushtet e kualitetit të shkollimit specialistik.

    ‘’Ne tash e sa vite bëjmë një sondazh apo pyetësor për arsyet e largimit të mjekëve që po largohen nga Kosova dhe arsyeja kryesore e largimit është papunësia sepse kemi 441 mjekë të papunë, të deklaruar në Ministrinë e Financave dhe ATK kjo është arsye e parë, dhe arsye e dytë janë kushtet e punës dhe kushtet kualiteti i shkollimit specialistik dhe arsye e tretë janë pagat duke pasur parasysh se ke këta janë shumica mjekë të përgjithshëm të diplomuar dhe paga e tyre është rreth 700 euro’’.

    Kreu i Odës së Mjekëve të Kosovës, më tej tregon se ka më shumë që dy vite që oda të cilën ai e drejton nuk ka pasur takim me Ministrinë e Shëndetësisë.

    Sipas Sejdiut, oda që ai drejton por edhe oda tjera kanë kërkuar takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, por nuk kanë marrur përgjigje.

    ‘’Ne takime me MSH-në nuk kemi pasur tash e më shumë se dy vite, përveç raporteve tona të rregulla që i dërgojmë të gjitha e ku përfshihen këto që i ceka më lartë. Ne kemi bërë kërkesë zyrtare gjithë kryetarët e odave, para afro dy muajsh që të bëjmë një takim dhe të diskutojmë me ministrin rreth implementimit të legjislacionit që i përket odave dhe MSH-së, por përgjigje nuk kemi marrë dhe nuk e dimë arsyen’’, shprehet Pleurat Sejdiu, kryetar i OMK-së.

    Shqetësues largimin e mjekëve nga Kosova e sheh edhe Tevide Imeri, kryetare e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë

    Ajo thotë se nëse vazhdon ky trend do të jetë shqetësues.

    ‘’Nëse ndiqet trendi i largimit të mjekëve si në vitin 2023, duke ia shtuar këtu faktin edhe të masave të reja, të cilat i kanë marrur vende si Gjermania, mund të themi se numri për këtë vit mund të jetë edhe më shqetësues’’, thekson Imeri.

    Imeri thotë se sipas informatave që ajo ka janë rreth 300 mjekë dhe infermierë që kanë ikur nga Kosova.

    ‘’Nuk kemi numër të saktë për këtë tre mujor. Diku rreth 300 është numri sipas informatave që kemi’’ thotë ajo.

    Për Imerin, sfiduese vazhdo ntë jetë mungesa e mjekëve dhe anesteziologëve.

    ‘’Vazhdon të jetë sfiduese mungesa e mjekëve të punës, anesteziologëve dhe kuadrov deficitare’’ ka thënë Imeri.

    Ajo thotë se janë takuar me ministrin e shëndetësisë Arben Vitia ku kanë marrë edhe disa zotime.

    ‘’Jemi takuar me ministrin Vitia në kuadër të partneritetit social e ku kemi diskutuar për këtë çështje dhe mbetët prioritet i angazhimit tonë nga ai kemi marrë premtime për angazhimin e tij në përmirësimin e cilësisë së ofrimit të shërbimeve përmes zhvillimit të kuadrov, kushteve të punës dhe edukim të vazhdueshëm profesional’’, thotë Imeri.

  • Tetë vjet nga hyrja në fuqi e MSA ndërmjet BE-së dhe Kosovës

    Tetë vjet nga hyrja në fuqi e MSA ndërmjet BE-së dhe Kosovës

    Sot mbushen tetë vjet nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës.

    Marrëveshja është kulmi i përpjekjeve dhe përkushtimit në agjendën evropiane të më shumë se një dekade e gjysmë të institucioneve të Kosovës, dhe të njëjtën kohë paraqet një fillim të ri që i hap rrugë, përshpejton dhe e përforcon procesin të integrimit evropian me qëllim të anëtarësimit në BE.

    Kjo ishte marrëveshja e parë kontraktuale midis BE-së dhe Kosovës, e cila u nënshkrua më 27 tetor 2015 dhe ka marrë pëlqimin e Parlamentit Evropian dhe është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës.

    MSA sjell dobi të shumta që prekin rrafshet politike, ekonomike, të përafrimit të legjislacionit, që si rezultat do të përmirësojnë institucionet, dhe mjedisin e biznesit, dhe do të ndikojnë edhe në mirëqenien e të gjithë qytetarëve.

    Sa i përket pjesës politike, Kosova merr përsipër që të zbatojë një agjendë edhe më ambicioze të reformave, të drejtuar kah zhvillimi politik, ekonomik dhe social, dhe nga ana tjetër BE-ja zotohet që t’i mundësojë Kosovës të gjitha instrumentet që ka në dispozicion, përfshirë ato financiare, që të arrihet zbatimi i këtyre reformave, në mënyrë që vendi ynë të përmbushë kriteret e anëtarësimit.

    Nga pikëpamja ekonomike, MSA përforcon marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare në mes të Kosovës dhe BE-së duke krijuar gradualisht një zonë të tregtisë së lirë në mes të BE-së dhe Kosovës.

    Ndër të tjera, MSA-ja ofron mbështetje teknike dhe financiare për reformat ekonomike të Kosovës që do të çojë drejt përforcimit të një ekonomie funksionale të tregut, e cila do të jetë në gjendje të përballet me presionin konkurrues të tregut të BE-së.

    Qeveria e Kosovës i ka paraparë të gjitha këto veprime përmes Programit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës. Ky program është dokumenti kryesor nacional i politikave për aderim në BE dhe qëllimi parësor i programit është përmbushja e detyrimeve të MSA-së brenda afateve të parapara me këtë marrëveshje.

  • 25 vjet nga masakra në Gjakovë dhe Lybeniq të Pejës

    25 vjet nga masakra në Gjakovë dhe Lybeniq të Pejës

    Mbi 60 shqiptarë të lagjes së I-rë në Gjakovë janë masakruar nga forcat serbe, në mesnatën e 1 dhe 2 prillit të vitit 1999. Në atë lagje u qëlluan dhe u dogjën të gjallë burra, gra e fëmijë. Flaka që dilte nga shtëpia e familjes Vejsa tronditi të gjithë banorët e qytetit. Krismat e automatikëve nuk kishin të ndalur. Shtëpia digjej bashkë me trupat e njerëzve të gjallë e të vrarë.

    20 vetë të familjeve Vejsa, Hoxha, Haxhiavdija, Caka, Gashi dhe Nuçi të strehuar në shtëpinë e Lulzimit u ngjitën në qiell bashkë me flakën që dogji trupat e tyre për ta sjellë dritën e lirisë.

    Nga ana tjetër u vranë dhe u dogjën bashkë me shtëpitë edhe të katër anëtarët e familjes Cana dhe katër nga familja Gërçari.

    Ndërsa po në këtë vit, më 1 prill, në fshatin Lubeniq të Pejës në orët e hershme të mëngjesit, formacionet ushtarake, policore, militare dhe paramilitare e kishin rrethuar në të gjitha anët këtë fshat, i cili shtrihet rrëzë Alpeve Shqiptare dhe në mes të fshatit Raushiq dhe Strellc, ku vranë shumë persona.

  • Bie ashensori, lëndohen pesë persona

    Bie ashensori, lëndohen pesë persona

    Përgatiti: Armand Hoti

    Në destinacion nuk arritën shëndosh e mirë. Mbrëmjen e së shtunës, ky ashensor i një ndërtese në Fushë në Kosovë, ra nga kati i dytë në bodrum, duke lënë të lënduar pesë persona që ndodheshin brenda.

    Nga emergjenca në QKUK, thanë se nuk kanë pranuar dikë të lënduar nga ky aksident. Megjithatë, në vendngjarje dolën Policia dhe ambulanca.

    Pas kamerave, banorët e këtij objekti thanë se muajve të fundit ashensori nuk ka qenë fare funksional për shkak të defekteve.

    Obligimin për mirëmbajtjen e ashensorit, që nga marsi e ka marrë një kompani tjetër.

    Por, mirëmbajtësi i ri nuk iu përgjigj thirrjeve të televizionit.

    As nga Policia Rajonale e Prishtinës, nuk u përgjigjën lidhur me aksidentin. Madje, rasti nuk figuron as në raportin 24 orësh të policisë. Në lagje po ashtu flitet se në ashensor kanë hyrë më shumë persona ngase ai mund t’i përballojë.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • Përkujtohen 106 të vrarët nga masakra e Pastaselit

    Përkujtohen 106 të vrarët nga masakra e Pastaselit

    Përgatiti: Haris Ademi

    Gjithë këta njerëz u mblodhën të dielën në Pastasel të Rahovecit, për t’i përkujtuar masakrën që ndodhi këtu, para 25 vjetëve.

    Nga ky fshat dhe përreth tij, forcat serbe më 31 mars 1999, vranë 106 persona. Shumë prej tyre ende konsiderohen të zhdukur.

    Një nga të mbijetuarit, tregon për tmerrin që përjetuan atë ditë.

    Edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, kujton pamjet që ka parë, pas masakrës.

    Ndërsa kryeministri Albin Kurti thotë se çdo ditë e fundit e marsit, është kujtesë për krimet që u bënë ndaj civilëve shqiptarë.

    Kurti përkujtoi të dielën edhe masakrën në Burim të Malishevës, ku u vranë 42 civilë shqiptarë, nga 10 deri në 90 vjeç.

    E po ashtu shkroi edhe për krimet në familjen Kumnova në Gjakovë, ku u rrëmbyen, vranë e zhdukën gjashtë anëtarë të familjes, eshtrat e pesë prej të cilëve u gjetën në Batajnicë, më 2011.

    Kryeministri përsëriti zotimin për të mos reshtur së kërkuari ndriçimin e së vërtetës dhe drejtësi për krimet e luftës.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • Të shtëna me armë zjarri në Prizren, sekuestrohet pistoleta

    Të shtëna me armë zjarri në Prizren, sekuestrohet pistoleta

    Disa të shtëna armësh janë dëgjuar mbrëmë në Prizren, më saktësisht në rrugën “Gani Saramati”, ku dy person nga automjeti ka gjuajtur në drejtim të një automjeti tjetër.

    Rastin për ATV-në e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

    “Mbrëmë me datë 30.03.2924, rreth orës 22:40 është raportuar per gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Gani Saramati” në Prizren. Viktima e rastit(A.K. d.l.1995 nga Korisha) është paraqitë në stacionin Policor të Prizrenit. Ai ka raportuar se deri sa ka qenë në automjet në lëvizje njëri nga dy të dyshuar të njohur për viktimën nga automjeti i tyre i cili ishte gjithashtu në lëvizje, ka nxjerrë armën-pistolet dhe ka shtënë në drejtim të automjetit të tij. Nga të shtënat askush nuk ka marr lëndime. Policia pasi ka mbledhë provat dhe dëshmit e mundshme, në konsultim me prokurorin e shtetit kan filluar hetimet për rast të klasifikuar si “Vrasje në tentativë”. Policia i ka kërkuar të dyshuarit në shtëpin e tyre në Prizren,por ata janë larguar dhe nu është ditur vendqëndrimi i tyre. Gjithashtu me urdhër të prokurorit kujdestar është bastisë shtëpia e të dyshuarve, por nuk është gjet asgjë e dyshimtë apo e ndaluar me ligj. Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kan vazhduar me hetimimin e rastit dhe pasi që kan ra në kontakt me të dyshuarit, ata sot me datë 31.03.2024 rreth orës 13:00 janë dorëzuar në polici, gjithashtu edhe arma-pistoleta e përodrur është gjet dhe sekuestruar. Pas intervistimit në prezencën e avokatëve mbrojtës të dy të dyshuarev, me urdhër të prokurorit i është caktuar ndalimi policor për 48 orë”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.