ATV

Category: Lajme

  • 50 euro gjobë, policia paralajmëron sërish këmbësorët që nuk respektojnë rregullat në trafik

    50 euro gjobë, policia paralajmëron sërish këmbësorët që nuk respektojnë rregullat në trafik

    Më 3 prill ka hyrë në fuqi Ligji i Ri për Rregullat e Trafikut Rrugor. Me këtë rast, policia ka paralajmëruar edhe një herë këmbësorët që nuk respektojnë rregullat në trafik,

    Në njoftim thuhet se kalimi i rrugës jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë apo kalimeve të veçanta, mund të bëhet vetëm në rastet kur vendkalimi më i afërt për këmbësorë është më larg se 50 metra në vendbanime dhe me larg se 100 metra jashtë vendbanimeve

    Mosrespektimi i kësaj rregulloreje ndëshkohet me gjobë prej 50 euro.

    Njoftimi i policisë:

    KËMBËSORË!

    Bëhu i dukshëm!

    Përdor vendkalimin e këmbësorëve!

    Respekto semaforin!

    Shiko majtas, shiko djathtas, shiko majtas edhe një herë pastaj kalo!

    Mos përdor telefonin, dëgjueset në veshë apo pajisjet e tjera të ngjashme që mund t’ju hutojnë!

    Shfrytëzo vendkalimin për këmbësorë dhe ec në trotuar!

    Në rrugët pa trotuare, ec në anën e majtë!

    Kujdesi shpëton jetë!

    Për sigurinë tuaj, vishni rroba të ndritshme ose mbani me vete materiale reflektues apo dritë të bardhë gjatë natës për t’ju ndihmuar juve dhe ngasësve që të jeni të dukshëm!

  • Arrestohen tre të rinj në Gjermani, dyshohet se planifikuan sulm terrorist

    Arrestohen tre të rinj në Gjermani, dyshohet se planifikuan sulm terrorist

    Autoritetet gjermane i kanë arrestuar tre të rinj, të moshës 15 dhe 16-vjeçare, nën dyshimin se kishin planifikuar sulm vdekjeprurës terrorist në shtetin perëndimor gjerman, North Rhine-Westphalia, thanë prokurorët të premten.

    Zyra Qendrore kundër Terrorizmit në këtë shtet kishte lëshuar fletarrestime për tre të rinjtë gjatë festës së pashkëve.

    Të arrestuarit janë një vajzë 15-vjeçare nga Dyseldorfi, një djalë 15-vjeçar nga distrikti Markischer Kreis dhe një vajzë 16-vjeçare nga rrethina Soest, e cila ndodhet rreth 100 kilometra në lindje të Dyseldorfit.

    Sipas hetuesve, ata akuzohen se ishin pajtuar për të kryer vrasje dhe vrasje paparamendim, si dhe për të përgatitur një varg veprimesh të dhunshme që e rrezikojnë shtetin.

    Sipas agjencisë gjermane të lajmeve, DPA, të rinjtë e kishin krijuar një grup për bisedime online, por nuk kishin përpiluar plan konkret për kohën apo vendin e sulmit.

    Autoritetet kanë kryer bastisje gjithashtu gjatë hetimeve ndaj tyre, sipas DPA-së.

    Hetuesit “e panë rrezikun” në përgatitjet e tyre, pavarësisht se mungonte një plan specifik sulmi, sipas burimeve të DPA-së./rel/

  • Opozita bojkoton mbledhjen e Komisionit për Arsim: Nuk marrim pjesë në Komision për Ligjin e kontrabanduar

    Opozita bojkoton mbledhjen e Komisionit për Arsim: Nuk marrim pjesë në Komision për Ligjin e kontrabanduar

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, nuk ka arritur ta shqyrtojë Projektligjin pёr Tekste shkollore, për shkak të bojkotit nga opozita, raporton Eo.

    Sipas tyre, ata nuk do të marrin pjesë në këtë Komision për të shqyrtuar “Ligjin e kontrabanduar”.

    Kryetari i Komisionit, Ardian Gola, miratoi rendin e ditës me asnjë votë kundër, ndërsa u miratuan amandamentet që janë ndryshuar përgjatë grupit punues.

    Ndërsa, nuk u caktua ndonjë datë tjetër për mbledhjen e radhës të Komisionit.

  • ​ShBA parashikon sulm të Iranit kundër Izraelit

    ​ShBA parashikon sulm të Iranit kundër Izraelit

    Shtetet e Bashkuara presin një sulm iranian kundër Izraelit – por jo aq të rëndësishëm sa për ta përfshirë Uashingtonin në luftë, sipas një zyrtari amerikan.

    Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar Iranin që të mos përdorë asnjë sulm të tillë si mjet për të përshkallëzuar më tej situatën në rajon.

    Burimet iraniane thanë se Teherani e ka siguruar Uashingtonin se nuk do të veprojë me nxitim në përgjigjen e tij ndaj një sulmi të dukshëm izraelit në ndërtesën e konsullatës së tij në Siri javën e kaluar – dhe do të shmangë përshkallëzimin e madh.

    Izraeli nuk ka komentuar pretendimin se ishte i përfshirë në sulmin që vrau dy komandantë të lartë ushtarakë, por ushtria amerikane beson se vendi ishte përgjegjës.

    Joe Biden tha në fillim të kësaj jave se mbështetja e SHBA për Izraelin ishte “e hekurt” ndaj Iranit. /Sky News/

  • Pamje nga vendi ku ndodhi shpërthimi i cili dëmtoi gjashtë vetura

    Pamje nga vendi ku ndodhi shpërthimi i cili dëmtoi gjashtë vetura

    Një shpërthim ka ndodhur sot në rrugën “Zekirja Cana” në Prishtinë, me ç’rast janë dëmtuar gjashtë vetura, raporton EO.

    Nga Policia e Kosovës kanë thënë se nga informacionet e para dyshojnë e bëhet fjalë për granatë dore. Si pasojë e shpërthimit nga fragmentet e mjetit shpërthyes gjashtë vetura janë dëmtuar, derisa nuk raportohet për pasoja në njerëz.

    Rruga është bllokuar për lëvizje ndërkaq njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese ka bërë pastrimin e terrenit.

  • ​Corriere Della Sera: Lukova dhe Ksamili, dy destinacionet me detin e kristaltë në Shqipëri

    ​Corriere Della Sera: Lukova dhe Ksamili, dy destinacionet me detin e kristaltë në Shqipëri

    Në Shqipëri nuk mungojnë plazhet e bukura dhe shpesh italianët zgjedhin t’i kalojnë pushimet këtu – edhe për të kursyer para. Vendi mesdhetar ofron akomodime me kosto të ulët. Lukova dhe Ksamili, dy pikat turistike në Rivierën Shqiptare, ndërthurin vlerat e bukurisë – të konsideruara si “Maldivet e Evropës”- me atë të komoditetit të jashtëzakonshëm, shkruan Elmar Burchia në të përditshmen italiane “Corriere Della Sera” botuar në rubrikën “Dove Viaggi”, transmeton ATSh.

    Të gjithë në Shqipëri. Edhe këtë verë? Vitin e kaluar, vendi i Gadishullit Ballkanik regjistroi shifra rekord në sektorin e turizmit: sipas zyrës vendase të statistikave, në Shqipëri kanë hyrë 9,5 milionë shtetas të huaj, një rritje prej 33,2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

    Shqipëria ka vetëm 2,8 milionë banorë. Piku i sezonit turistik, padyshim, u arrit në gusht ku u regjistruan 2 milionë pushues. Dhe shumë prej tyre ishin italianë, 10% e totalit.

    Ka shumë arsye pse njerëzit zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë vitet e fundit: kurioziteti për të vizituar një vend më pak të njohur; afërsia me Italinë dhe fakti që është një destinacion mjaft i lirë në krahasim me çmimet- shumë të larta në destinacionet e mbipopulluara me njerëz.

    Shqipëria ofron plazhe të bukura dhe të pastra; pamje që të lëne pa frymë; peizazhe pothuajse të pacënuara; një det të mrekullueshëm; kuzhinë të shijshme; jetën e gjallë të natës dhe mikpritje vërtetë të ngrohtë.

    Vija bregdetare shqiptare shtrihet në 363 kilometra. Pothuajse të gjitha plazhet janë magjepsëse. Por cilat janë më të bukurat?

    Sipas ekspertëve të udhëtimeve, dy plazhet më të vlerësuara janë Lukova dhe Ksamili, dy vendpushime në Rivierën Shqiptare të konsideruara si “Maldivet e Evropës”.

  • ​Vjedhje e rëndë në Gjilan

    ​Vjedhje e rëndë në Gjilan

    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë në Gjilan.

    Në raportin 24-orësh thuhet se disa persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës (mashkull kosovar) ku kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme të parave.

    Për rastin është njoftuar prokurori i cili ka udhëzuar fillimin e hetimeve.

    “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të pa njohur, kanë depërtuar në shtëpinë e tij ku sipas tij kane vjedhur një shumë të konsiderueshme të parave. Lidhur me rastin eshte njoftuar prokurori kujdestar I cili ka udhezuar fillimin e hetimeve”, njofton policia.

  • Rama sot do të takohet me presidentin Macron në Francë

    Rama sot do të takohet me presidentin Macron në Francë

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë këtë të premte një takim “tetë a tetë” me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

    Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Francë, Rama do të pritet sot në orën 12:30 në një ceremoni zyrtare, e më pas në orën 13:00, do të mbërrijë në Pallatin Elysee, ku do të mirëpritet nga Macron me të cilin do të mbajë edhe një deklaratë për shtyp.

    Më pas, në praninë e kryeministrit Rama dhe presidentit Macron do të nënshkruhen disa marrëveshje ndërqeveritare dhe memorandume mirëkuptimi mes vendeve.

    Kurse në orën 14:45, Rama dhe Macron do të zhvillojnë një takim kokë më kokë mes tyre.

  • Shpërthim në Prishtinë, dyshohet për granatë dore – gjashtë vetura të dëmtuara

    Shpërthim në Prishtinë, dyshohet për granatë dore – gjashtë vetura të dëmtuara

    Një shpërthim ka ndodhur sot në rrugën “Zekirja Cana” në Prishtinë. Si pasojë e shpërthimit, gjashtë vetura janë dëmtuar, derisa nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    “Rreth orës 07:00 është pranuar informata për një shpërthim në rrugën “Zekirja Cana” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit nga fragmentet e mjetit shpërthyes gjashtë vetura janë dëmtuar përderisa nuk raportohet për pasoja në njerëz.

    Përgjatë kryerjes së ekzaminimit të vendngjarjes rruga është bllokuar për lëvizje ndërkaq njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese ka bërë pastrimin e terrenit. Rezultatet e para sugjerojnë që mjeti shpërthyes të ketë qenë granatë dore, ndërkohë që policia po vijon me ndërmarrjen e veprimeve të tjera për ndriçimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci.

  • Kontrabandë me mish në Leposaviq, shoferi ik nga vendi i ngjarjes

    Kontrabandë me mish në Leposaviq, shoferi ik nga vendi i ngjarjes

    Një rast i kontrabandimit me mallra, produkte tw mishit, ka ndodhur tw enjten në komunën e Leposaviqit, njofton policia.

    Sipas policisë një kamion me targa të Serbisë, i ngarkuar me rreth 4 ton mish pule, ka devijuar rrugën dhe ka hyrë rënë në një përrua. Policia bën të ditur se i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.

    “Leposaviç 11.04.2024-19:40. Raportohet se një kamion me targa te shtetit serb me drejtues NN ka devijuar rrugën dhe ka hyrë në një prrua. Në kamion kishte të ngarkuara rreth 4 tonë mish të bardhë, kurse personi i dyshimtë është larguar në drejtim të pa njohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti cilësohet si me lart. Njesitet policore relevante ne bashkëpunim me Doganën e Kosovës, janë duke u marrur me rastin”, thuhet në raportin e policisë.