ATV

Category: Lajme

  • U prit me nderime ushtarake nga Macron, Rama kujton udhëtimin e parë në Francë në vitet ’90: Mendoja se kisha parë gjithçka

    U prit me nderime ushtarake nga Macron, Rama kujton udhëtimin e parë në Francë në vitet ’90: Mendoja se kisha parë gjithçka

    Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me presidentin francez u shpreh i emocionuar nga pritja ceremoniale me nderime ushtarake që iu bë gjatë vizitës së tij zyrtare në Francë.

    Gjatë fjalës së tij ai kujtoi edhe kohën kur sapo kishte mbërritur në Francë në vitet 1990.

    “Po vij nga një përvojë e dendur para disa minutash. Një ceremony që nuk e kisha imagjinuar kurrë në jetën time që u nënshkrua me mbërritjen time në francë në fillim të viteve ’90. Kur vija nga aeroporti mbajta rradhën gjatë për të marrë një taksi. Pastaj jetova ato vështirësitë e mëdha të asaj kohe për të gjithë ata dhe ato që vinin nga Shqipëria, sepse Evropa nuk ishte e lehtë për ne në ato kohë. Mendova se kisha parë gjithçka deri mbërrita një ditë I shoqëruar për të ardhur në këtë pallat për të marrë legjinin e nderit. Por sot jam shumë krenar, jo për veten, por për Shqipërinë, për këtë miqësi. Ishte hera e parë në historinë tonë diplomatike që një përfaqësues i shtetit shqitpar të pritet në këtë mënyrë”– tha Rama. /tch

  • Vritet një grua në Ferizaj

    Vritet një grua në Ferizaj

    Një grua është vrarë sot në Ferizaj.

    Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli.

    Informatat në Policinë e Kosovës janë që deri më tani një grua është pranuar në Qendrën Emergjente të Spitalit të Ferizajt pa shenje jete.

  • ​Belgjika: Rusia mund të ndërhyjë në fushatën për zgjedhjet e Parlamentit Evropian

    ​Belgjika: Rusia mund të ndërhyjë në fushatën për zgjedhjet e Parlamentit Evropian

    Prokurorët në Belgjikë po hetojnë ndërhyrjen e mundshme ruse në zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Evropian pas informacionit që ata morën nga shërbimet e inteligjencës, tha sot kryeministri Alexander De Croo.

    Hetuesit, tha De Croo, zbuluan se grupet ruse po i shtynin kandidatët pro-rusë për të dobësuar mbështetjen e BE-së për Ukrainën në luftën kundër pushtimit rus të nisur dy vjet më parë.

    “Qëllimi është të zgjidhen sa më shumë kandidatë pro-rusë në Parlamentin Evropian dhe në këtë mënyrë të forcohet retorika pro-ruse në atë institucion. Dobësimi i mbështetjes evropiane për Ukrainën i shërben Rusisë në fushën e betejës,” tha De Croo.

    Ai shtoi se hetimi filloi pasi autoritetet çeke zbuluan se agjentët rusë, aktivë në Bruksel, po përpiqeshin të fitonin ndikim dhe të paguanin ligjvënësit për të promovuar një agjendë pro-ruse.

    Edhe pse përfshirja e Rusisë në zgjedhjet evropiane u vu re në Belgjikë, Croo vëren se pagesat me para në dorë nuk janë realizuar në atë mënyrë. Perëndimi akuzon Rusinë se po përpiqet të ndikojë në opinionin publik gjatë fushatave zgjedhore, por Rusia e mohon me vendosmëri këtë.

    Përpara zgjedhjeve evropiane të qershorit, partitë kritike për mbështetjen e BE-së për Ukrainën përfshijnë Tubimin Kombëtar të Francës, Partinë e Lirisë së Austrisë dhe AfD të Gjermanisë, të cilat parashikohet të fitojnë më shumë vota se në zgjedhjet pesë vjet më parë.

    De Croo tha se ai kërkoi një takim urgjent të Agjencisë së BE-së për Bashkëpunimin Gjyqësor (Eurojust). Ai gjithashtu beson se rasti duhet të ndiqet penalisht nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF).

  • ​Çmimet e arit rriten në nivele rekord

    ​Çmimet e arit rriten në nivele rekord

    Çmimet e arit u rritën në një kulm historik të premten, me 0.5 për qind të arit në 2,384.34 dollarë për ons që nga ora 3:45 GMT, sipas raporteve të mediave.

    Shufra e shufrave arriti një rekord të lartë 2,395.29 dollarë më herët në sesion.

    Furnizimet e arit në SHBA gjithashtu fituan 1.2 për qind në 2,401.80 dollarë.

    Platini u rrit 0.7 për qind në 986.65 dollarë dhe paladiumi u rrit 0.1 për qind në 1049.83 dollarë.

  • Navalny shkroi autobiografi sekrete, teksti do të botohet më 22 Tetor

    Navalny shkroi autobiografi sekrete, teksti do të botohet më 22 Tetor

    Gjatë qëndrimit në burg ish-lideri i opozitës Alexei Navalny shkruajti një autobiografi para se të vdiste, e cila do të publikohet këtë vit.

    E veja e tij Yulia Navalnaya, ka zbuluar ekzistencën e një teksti që rrethi i tij i ngushtë e kishte mbajtur të fshehtë për vite me radhë. Në një postim në ‘X’ ajo shprehet se autobiografia mban titullin “Patriot” dhe është shkruar në vitin 2020 pasi ai ishte helmuar nga ajo që mjekët perëndimorë thanë se ishte një agjent nervor.

    “Kjo nuk është aspak ashtu si e imagjinoja se Alexei do të shkruante diçka të tillë. Mendova se do të ishim në të 80-at dhe se ai do të ishte ulur në kompjuterin e tij pranë dritares dhe do të shkruante për jetën. Por gjërat dolën ashtu siç dolën. Në mënyrë të tmerrshme dhe shumë, shumë të padrejtë”, tha Navalnaya.

    Libri do të publikohet në të paktën 11 gjuhë të ndryshme më 22 Tetor. Sipas Yulia, Navalny-t i pëlqente të kujtonte ngjarjet e jetës së tij si dhe të përshkruante fëmijërinë. Penguin Books UK e përshkroi librin si historinë e plotë të jetës së Navalny dhe një thirrje nxitëse për të vazhduar punën e palodhur të tij për të cilën ai sakrifikoi jetën.

    Libri nuk ka gjasa të jetë i disponueshëm në vendlindjen e Navalny-t, ku autoritetet e shpallën të jashtëligjshme lëvizjen e tij si ekstremiste dhe akuzuan përkrahësit e tij si bashkëpunëtorë të mbështetur nga SHBA-ja për të nxitur revolucion.

    Putin muajin e kaluar e quajti vdekjen e Navalny-t “të trishtueshme” dhe tha se ai ishte gati t’ia dorëzonte politikanin e burgosur Perëndimit në një shkëmbim të burgosurish, me kusht që të mos kthehej më në Rusi.

  • Turizmi në Kosovë po shënon rritje

    Turizmi në Kosovë po shënon rritje

    Për të tretin vit me radhë, Unioni i Turizmit të Kosovës po organizon Panairin Ndërkombëtar të Turizmit Kosova 2024, ku sivjet po marrin pjesë mbi 300 biznese nga 15 shtete të ndryshme të rajonit dhe BE-së.

    Hapja e këtij panairi vuri në pah rëndësinë e zhvillimit të turizmit në Kosovë, në mënyrë që të tërhiqen sa më shumë vizitorë nga të gjitha vendet e botës, për çka u tha se kjo gjë do të ndikonte edhe në përmirësimin e kushteve dhe ekonomisë në vendin tonë.

    Kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti tha se trendi i rritjes së numrit të vizitorëve ndërkombëtar në Kosovë, po shënon rritje vazhdimisht . Sipas tij, në muajin janar të këtij viti ka mbi 50 për qind më shumë vizitorë, krahasuar me janarin e vitit të kaluar. Hoti u bëri thirrje institucioneve që ta kenë prioritet turizmin në Kosovë, meqë sipas tij turizmi është një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë së një vendi dhe një faktorë shumë i rëndësishëm i punësimit.

    Ndër të tjera, Hoti tha se do të bëjnë përpjekje që gjatë këtij viti të rrisin për 30 për qind numrin e vizitorëve në Kosovë.

    Ndërkaq, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se organizimi i këtij panairi shërben si një qëllim jetik për kryeqytetin, duke vënë në qendër të vëmendjes potencialin e gjerë që e ka Kosova me bukuritë e saj natyrore, kulturore dhe historike. Rama potencoi se përmes këtij panairi mund të arrihen shumë bashkëpunime të ndërsjella të agjencive turistike në rajon.
    Ai tha se ky organizim është një mundësi për ta transformuar kryeqytetin në një qendër të gjallërishme dhe dinamike.

    Zëvendësministri i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Mentor Arifaj tha se Kosova gjatë tri viteve të fundit është bërë gjithnjë e më shumë vend tërheqës dhe atraktiv për vizitorët.

    Ai potencoi se në vitin 2023 janë shënuar rreth 1 milion e 500 mijë netëqëndrime nga vizitorët ndërkombëtar. Arifaj tha se synojnë që të zhvillojnë edhe më tej turizmin, sipas tij duke ofruar dixhitalizm të tij, përmirësim të infrastrukturës, të vetë udhëzimeve dhe orientimit në turizëm.
    Ndërkaq, zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Vilma Bello nënvizoi se marrëdhëniet vëllazërore në mes Kosovës dhe Shqipërisë ekzistojnë përtej fushës së turizmit.

    Ajo tha se Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet një mbështetëse e fuqishme e njohjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe gjithashtu edhe integrimit evropian të saj.
    Bello përgëzoi të dyja shtetet për implementimin e marrëveshjeve në fushën e turizmit.

    Panairi Ndërkombëtar i Turizmit ‘Kosova 2024’ do të jetë i hapur për vizitorë edhe gjatë dy ditëve të ardhshme.

  • Maqedonci, shefes së operacioneve të NATO-s: Trupat serbe përreth kufirit me Kosovën përbën kërcënim për stabilitetin e Ballkanit

    Maqedonci, shefes së operacioneve të NATO-s: Trupat serbe përreth kufirit me Kosovën përbën kërcënim për stabilitetin e Ballkanit

    Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, e ka pritur në takim shefen e operacioneve aktuale, Divizioni per Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, znj. Ariella Viehe

    Maqedonci thekson se në takim e ka njoftuar Viehen, lidhur me zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe planet për të ardhmen.

    “Gjatë takimit gjithashtu biseduam për gjendjen e sigurisë në Kosovë, dhe theksova faktin që vendosja e trupave ushtarake serbe përreth kufirit me Kosovën përbën kërcënimin të vazhdueshëm për stabilitetin e Ballkanit, e që duhet trajtuar me seriozitet lëvizjet e tilla të Serbisë edhe nga ana e NATO-s”, shkroi Maqedonci.

    “Nënvizova që vazhdojmë me përkushtim të koordinohemi e të bashkëpunojmë gushtë si ministri me KFOR dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), ndëërsa ritheksova se objektivi ynë është anëtarësimi në NATO, në mënyrë që FSK të ofroj kontribut aktiv në misionet për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes, e për këtë po angazhohemi çdo ditë”.

  • IKSHPK: Rriten rastet me kollën e mirë

    IKSHPK: Rriten rastet me kollën e mirë

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) tha se ka regjistruar raste të reja me sëmundjen ngjitëse të kollës së mirë, apo siç njihet ndryshe edhe si pertussis.

    “Gjatë vitit 2024, IKSHPK ka regjistruar 14 raste të konfirmuara me laborator të pertussisit, kryesisht te moshat e reja, që paraqet një rritje të lehtë krahasuar me vitet paraprake”, u tha në njoftim.

    Më 29 mars, ky institut kishte raportuar për tetë raste të regjistruara me kollën e mirë.

    “Kjo sëmundje ngjitëse mund të shfaqet në çdo moshë, por më shpesh i prek fëmijët dhe adoleshentët. Më të rrezikuar janë fëmijët nën moshën 1-vjeçare”, tha IKSHPK-ja.

    Kjo sëmundje, që shkaktohet nga bakteri bordetella pertussis, përhapet lehtësisht nga personi në person përmes spërklave nga kollitja ose teshtitja e personit të infektuar.

    Sipas IKSHP-së, simptomat zakonisht shfaqen shtatë deri në dhjetë ditë pas infektimit, por mund të shfaqen edhe deri në 21 ditë më vonë. Simptomat janë të ngjashme me ftohjen e zakonshme, përfshirë teshtitjen, rrjedhjen e hundës, temperaturë të ulët dhe një kollë të lehtë.

    Sipas IKSHPK-së, mënyra më e mirë e parandalimit të kësaj sëmundjeje është vaksinimi, duke u bërë thirrje prindërve të vaksinojnë fëmijët dhe foshnjat për këtë sëmundje ngjitëse.

  • ​Hapet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit, Kosova shënon rritje të numrit të turistëve

    ​Hapet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit, Kosova shënon rritje të numrit të turistëve

    Mbi 300 biznese nga 15 shtete të ndryshme, po marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “Kosova 2024”, të organizuar nga Unioni i Turizmit të Kosovës, për vitin e tretë me radhë.

    Me rastin e hapjes së këtij panairi, u vu në theks rëndësia e turizmit dhe promovimit të Kosovës për rritjen sa më të madhe të numrit të vizitorëve.

    Kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti, tha se trendi i rritjes së numrit të vizitorëve ndërkombëtar në Kosovë po shënon vazhdimisht rritje. Sipas tij, në muajin janar të këtij viti ka mbi 50 për qind më shumë vizitorë, krahasur me janarin e vitit të kaluar.

    Hoti tha se edhe gjatë vitit 2023, është shënuar një rritje prej 24,8 për qind e numrit të vizitorëve nga vendet ndërkombëtare, krahasuar me vitin 2022.

    Ndërkaq, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama tha se organizimi i këtij panairi shërben si një qëllim jetik për kryeqytetin, duke vënë në qendër të vëmendjes potencialin e gjerë që e ka Kosova për zhvillimin e turizmit.

    Rama potencoi se permes këtij panairi mund të arrihen shumë bashkëpunime të ndërsjella të agjensive turistike në rajon.

    Ai tha se ky organizim është një mundësi për ta transformuar kryeqytetin në një qendër dinamike për tërheqjen e sa më shumë vizitorëve.

    Zëvendësministri i Ministrisë së Industrisë, Ndermarrësisë dhe Tregtisë, Mentor Arifaj tha se Kosova gjatë tri viteve të fundit është bërë gjithnjë e më shumë vend më tërheqës për vizitorë.

    Ai potencoi se në vitin 2023 janë shënuar 1 milionë e 500 mijë netë qëndrime nga vizitorë ndërkombëtarë.

    Arifaj përmendi se MINT-i ka hartuar ligjin për turizmin dhe strategjinë e turizmit për vitin 2024-2030, me qëllim tërheqjen e sa më shumë vizitorëve në Kosovë.

    Ndërkaq, zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Vilma Bello nënvizoi se marrëdhëniet vëllazërore në mes Kosovës dhe Shqipërisë ekzistojnë jo vetëm në fushën e turizimit.

    Ajo tha se Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet një mbështetese e fuqishme e Kosovës për njohje ndërkombëtare dhe integrimin e saj.

    Bello përgëzoi të dyja shtetet për implementimin e marrëveshjeve në fushën e turizmit.

    Ky panair do jetë i hapur për qytetarët përgjatë dy ditëve.

  • 1 mijë e 168 gjoba për një javë në rajon të Gjilanit

    1 mijë e 168 gjoba për një javë në rajon të Gjilanit

    Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Gjilan ka shqiptuar 1 mijë e 168 gjoba për një javë.

    “Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 05.04.2024 – 11.04.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Siguria në trafikun rrugor’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e njëqind e gjashtëdhjetë e tetë (1168) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor”, njofton policia.

    Nga këto raste janë tetë shqiptime të masës së ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike, dhjetë tërheqje të motoçikletave nga trafiku, hetim të pesëmbëdhjetë aksidenteve të trafikut me dëme materiale dhe hetim të njëzetë aksidenteve të trafikut me të lënduar.