ATV

Category: Lajme

  • Kryeministri belg kundërshton “idenë e çmendur” për ndërtimin e burgjeve në Kosovë

    Kryeministri belg kundërshton “idenë e çmendur” për ndërtimin e burgjeve në Kosovë

    Kryeministri Alexander De Croo ishte i ashpër ndaj partive të tjera gjatë fjalimit të tij në prag të 1 majit në qytetin bregdetar të Blankenberges.

    Ai denoncoi “propozimet e çmendura” të partive opozitare, e veçanërisht të partisë konservatore ‘N-VA’ për ndërtimin e burgjeve në Kosovë.

    “Është një ide e vogël që ata vodhën nga Danimarka dhe që tashmë ka kushtuar 210 milionë euro. Por ende asnjë i burgosur nuk është nisur për në Kosovë. E megjithatë, Theo Francken mendon se kështu do ta zgjidhë problemin e mbipopullimit të burgjeve. Ndërsa zgjidhja është thjesht ajo që bëri Vincent Van Quickenborne [ish-ministri i Drejtësisë të Belgjikës, v.j]: ndërtoi qendra paraburgimi si në Kortrijk”, tha kryeministri belg.

    Para disa ditësh, Theo Franken, anëtar i partisë konservatore nacionaliste belge Aleanca e Re, premtoi se pas zgjedhjeve në vendin e tij, do të marrë iniciativë për të ndërtuar ose marrë me qira një burg në Kosovë.

    Ai, shkroi se burgu do të shërbejë për të gjithë emigrantët ilegalë që ndodhen aktualisht në Belgjikë.

    “Pas zgjedhjeve do të ndërtojmë apo marrim me qira një burg në Kosovë për të strehuar gjithë këto mbeturina ilegale, kushton një qindarkë, por do ta bëjë vendin tonë më të sigurt”, ka shkruar Franken në rrjetin social “X”.

  • Pas diagnostikimit me kancer, Princi William tregon gjendjen shëndetësore të Kate Middleton

    Pas diagnostikimit me kancer, Princi William tregon gjendjen shëndetësore të Kate Middleton

    Princi William dha një përditësim të shkurtër për shëndetin e Kate Middleton në mes të betejës së saj me kancerin, teksa mori pjesë në hapjen e James Place Newcastle, Angli.

    Të pranishmit e pyetën për gruan dhe fëmijët e tij.

    “Gjithçka është në rregull,” u përgjigj mbreti i ardhshëm i Anglisë.

    Ai gjithashtu falënderoi gratë, të veshura me ngjyrat e flamurit britanik, të cilat vizituan qendrën e re të bamirësisë, e cila do të ofrojë ndihmë për burrat që përballen me tendenca vetëvrasëse.

    Përditësimi vjen më shumë se një muaj pasi Princesha e Uellsit njoftoi më 22 mars se ishte diagnostikuar me kancer.

    Kate kishte treguar se, pas operacionit në bark nuk kishte rrezik për kancer, por analizat e kryera pas operacionit treguan se kishte një tumor.

    Dhe ajo në videon përmes së cilës foli për herë të parë për sëmundjen e saj shtoi: “Ekipi im mjekësor më këshilloi të bëj kimioterapi parandaluese dhe tani jam në fazat e para të këtij trajtimi”.

  • Ardita Sinani kandidate për kryetare të Preshevës, Ragmi Mustafi për Bujanoc

    Ardita Sinani kandidate për kryetare të Preshevës, Ragmi Mustafi për Bujanoc

    Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ka njoftuar se kanë caktuar kandidatët për kryetar të komunës së Preshevës dhe Bujanocit.

    Kamberi tha se për zgjedhjet lokale e përcaktuara për 2 qershor, kandidatë për kryetare të komunës së Preshevës do të jetë Ardita Sinani, ndërsa për kandidat për kryetar të Bujanocit është caktuar Ragmi Mustafa.

    “Për komunën e Preshevës, pas një vlerësimi të kujdesshëm të aftësive dhe angazhimeve të mundshme të kandidatëve, partia ka zgjedhur Ardita Sinanin për të kandiduar për kryetare të komunës. Ardita Sinani është një figurë e njohur në për angazhimin e saj në fushën e zhvillimit social, edukimit dhe përfaqësimit të interesave të qytetarëve në disa fusha të rëndësishme. Përfaqësimi i saj do të sjellë drejtim të ri dhe të energjishëm për të adresuar sfidat dhe të arriturat e komunës së Preshevës. Në të njëjtën kohë, për komunën e Bujanocit, pas një procesi të ngjashëm të vlerësimit të kandidatëve, Partia për Veprim Demokratik ka vendosur që listës ti prijë nga Ragmi Mustafi.

    Mustafi është një personalitet i njohur në komunën e Bujanocit për angazhimin e tij të gjatë dhe të palodhur në shërbim të zhvillimit dhe përfaqësimit të interesave të qytetarëve të kësaj komune”, ka thënë ai.

    Postimi i plotë:

    Partia për Veprim Demokratik ka përfunduar një proces të brendshëm të përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet lokale të përcaktuara për 2 qershor.

    Ky proces ka pasur një rëndësi të veçantë për partinë, pasi ka shërbyer si një rast për të dëshmuar qëndrimin e tyre ndaj demokracisë së brendshme dhe përpjekjet për të siguruar përfaqësimin më të mirë të komunitetit të tyre në nivelet lokale të qeverisjes.

    Për komunën e Preshevës, pas një vlerësimi të kujdesshëm të aftësive dhe angazhimeve të mundshme të kandidatëve, partia ka zgjedhur Ardita Sinanin për të kandiduar për kryetare të komunës. Ardita Sinani është një figurë e njohur në për angazhimin e saj në fushën e zhvillimit social, edukimit dhe përfaqësimit të interesave të qytetarëve në disa fusha të rëndësishme. Përfaqësimi i saj do të sjellë drejtim të ri dhe të energjishëm për të adresuar sfidat dhe të arriturat e komunës së Preshevës.

    Në të njëjtën kohë, për komunën e Bujanocit, pas një procesi të ngjashëm të vlerësimit të kandidatëve, Partia për Veprim Demokratik ka vendosur që listës ti prijë nga Ragmi Mustafi. Mustafi është një personalitet i njohur në komunën e Bujanocit për angazhimin e tij të gjatë dhe të palodhur në shërbim të zhvillimit dhe përfaqësimit të interesave të qytetarëve të kësaj komune.

    Këto nominime janë reflektim i përkushtimit të Partisë për Veprim Demokratik në sigurimin e liderëve të përshtatshëm dhe të përkushtuar për të përfaqësuar dhe për të përmbushur synimet dhe aspiratat e qytetarëve në nivelet lokale të qeverisjes.

    Me një fokus të vazhdueshëm në përmirësimin e kushteve jetësore dhe zhvillimin në tërësi, këto nominime sjellin një periudhë të re të arritjeve dhe përparimit për qytetarët e Preshevës dhe Bujanocit.

  • Ambasadori turk i thotë Kurtit se Ankaraja voton pro Kosovës në KiE

    Ambasadori turk i thotë Kurtit se Ankaraja voton pro Kosovës në KiE

    Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

    Siç njofton Zyra e Kryeministrit, ambasadori Angili e uroi kryeministrin Kurti për votimin e suksesshëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës.

    Ai theksoi mbështetjen e Republikës së Turqisë për votimin e ardhshëm në Komitetin e Ministrave.

    “Kryeministri Kurti falënderoi Ambasadorin për urimet dhe për mbështetjen e plotë të Turqisë”, njofton ZKM.

    Më 16 prill të gjithë deputetët nga Republika e Turqisë votuan pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës.

    Gjatë takimit, u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe rëndësia e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta në fushat e ekonomisë, kulturës, mbrojtjes dhe investimeve.

    “Kryeministri shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës, veçanërisht për rolin e saj në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”.

  • Haradinaj kujton të rënët e Nabërgjanit: Asgjë me shumë se liria e popullit të Kosovës nuk e shpërblen gjakun e të rënëve për liri

    Haradinaj kujton të rënët e Nabërgjanit: Asgjë me shumë se liria e popullit të Kosovës nuk e shpërblen gjakun e të rënëve për liri

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Nabërgjan në nderim dhe kujtim të dëshmorëve dhe martirëve.

    Haradinaj ka thënë se Nabërgjani ka shumë dhimbje dhe krenari.

    “Sot bëra nderime në vendin ku pushojnë dëshmorë e martirë të Nabërgjanit. Edhe këtu si anembanë Kosovës, ka shumë dhimbje por edhe krenari. Më 1 maj të vitit 1999, shumë burra dhe gra të këtij fshati u vranë në mënyrën më mizore nga kriminelët barbarë serbë, vetëm sepse ishin shqiptarë dhe besonin në lirinë e Atdheut”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka kujtuar edhe dëshmorin Metush Gashi në përvjetorin e rënies.

    “Po ashtu, nderuam kujtimin për dëshmorin e kësaj treve, Metush Gashin, i cili qysh si i ri u përball me armikun në mbrojtje të tokave shqiptare. I rritur në një familje atdhetare e patriotike, ai ishte pjesëmarrës në shumë shumë beteja për vendin në përpjekjet e popullit shqiptar për liri, deri sa ra heroikisht nën emblemën e Brigadës 133 “Adrian Krasniqi” të UÇK-së.

    “Asgjë me shumë se liria e popullit të Kosovës nuk e shpërblen gjakun e të rënëve për liri. I përjetshëm kujtimi për ta!”, ka përfunduar Haradinaj.

  • Zgjerimi i rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Graçanicës, nënshkruhet tenderi 1.7 milionësh

    Zgjerimi i rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Graçanicës, nënshkruhet tenderi 1.7 milionësh

    Ministria e Infrastrukturës ka dhënë tenderin për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Komunës së Graçanicës, segmenti nyja te Gorenja deri në Hajvali.

    Zgjerimi i kësaj rruge pritet të kushtojë 1 milion e 737 mijë e 811 euro. Kontratën e ka fituar “K.N.P.SH. PAPENBURG&ADRIANI COMPANY SH.P.K”.

    Sipas dosjes së tenderit, kohëzgjatja e kësaj kontrate është 135 ditë.

    Kontrata për këtë tender është nënshkruar me 26 maj.

    “Të gjitha pozicionet të realizohen duke respektuar përshkrimin teknik në projekt dhe kushtet e kontratës. Pozicionet në paramasë përfshijnë, furnizimin me material, transportin, shkarkimin e materialeve , fuqinë punëtore testimet e nevojshme , mekanizimin dhe punimimin e pozicionit me të gjiha aktivitet dhe materialet”, thuhet në dosje./GE

  • Vuçiqit s’i bën për zhgënjimin e Amerikës: Edhe Dodik është i sanksionuar, por unë rri e pi me të

    Vuçiqit s’i bën për zhgënjimin e Amerikës: Edhe Dodik është i sanksionuar, por unë rri e pi me të

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, folur rreth shprehjes së zhgënjimit të Departamentit të Shtetit të ShBA-së për përfshirjen e Aleksandar Vulin dhe Nenad Popoviq në kabinetin e ri qeveritar, ku të dy janë të sanksionuar nga Uashingtoni.

    Ai ka thënë se “Qeveria e Serbisë zgjidhet nga qytetarët serbë”, duke shtuar se edhe presidenti i Republika Sërpskës, Milorad Dodik është nën sanksione amerikane, por që ai vazhdimit rri me të, raporton Nova.

    “Epo edhe Dodik është i sanksionuar por që është pranë meje. Kështu që le të pimë. Ne pimë bashkë një herë në javë, ai mban një gotë raki, unë një gotë vere dhe çfarë?”, është shprehur Vuçiq.

    “Nuk është lajm i mirë për ne [shprehja e zhgënjimit], por të shpresojmë që të kemi marrëdhënie të mira me partnerët amerikanë. Nuk jam i lumtur me reagimin e tyre, pro qeveria zgjidhet nga qytetarët, kështu që ç’nënkupton ajo”.

    “Kur ata vendosin sanksionet ndaj dikujt, ne duhet ta ulim kokën dhe të themi: Po, faleminderit që na njoftuat se kush nuk vlen. Epo edhe Dodik është zgjedhur nga njerëzit dhe unë do të kem respekt për ta, sikurse kam respekt për ata që janë zgjedhur këtu”.

  • Në seancë të mbyllur dëgjohet dëshmia e dëshmitarit të 60-të në rastin Thaçi dhe të tjerët

    Në seancë të mbyllur dëgjohet dëshmia e dëshmitarit të 60-të në rastin Thaçi dhe të tjerët

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është duke u dëgjuar dëshmia e dëshmitarit të thirrur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me kodin 04731 në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Dëshmia e këtij dëshmitari është duke u dëgjuar në seancë tërësisht të mbyllur për publikun, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Përpara kësaj, kryetari i trupit gjykues njoftoi për procesverbal se të gjithë të akuzuarit janë prezent në sallën e gjyqit përveç Jakup Krasniqit i cili është i pranishëm përmes video-lidhjes.

    Kurse, me arsyetimin se do të diskutohet një çështje, në fillim seanca kaloi në sesion privat e më pas për t’u mbyllur tërësisht.

    Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

    Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

    Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

    Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /BetimipërDrejtësi

  • 1 Maji – Dita e Punëtorëve, vërehet fluks më i vogël i qytetarëve që frekuentojnë Gërminë

    1 Maji – Dita e Punëtorëve, vërehet fluks më i vogël i qytetarëve që frekuentojnë Gërminë

    Këtë vit, krahasuar me vitet paraprake u vërejt fluks më i vogël i qytetarëve që frekuentojnë Gërminë për të shënuar 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. Edhe ata që zgjodhën këtë vend, ishin pensionist që kishin dalë për aktivitete sportive, raporton Ekonomia Online.

    E ata që zgjodhën këtë vend, shprehën brengën e tyre për ikjen e të rinjve nga vendi.

    Xhavit Robelli, pensionist, tha për Ekonomia Online se rinia kosovare po ik nga vendi për shkak të mosplotësimit të kushteve të punës.

    “Atyre (punëtorëve) iu kanë shkelur çdoherë të drejtat, aty ka hapësirë ende me iu ndihmu. Pagat janë shumë të ulëta, pjesa më e madhe e rinisë po na ikin janë të shtypur. Në disa vende janë përmirësuar kushtet, tash është më mirë, por ka hapësirë që me u bë më mirë përndryshe po na ikin rinia po na shkojnë jashtë po i përgatitim e po i shkollojmë po na i merr Evropa”, tha Robelli.

    Pensionistja, Shukrije Ymeri – Berisha, tha për Ekonomia Online se Dita e 1 Majit, nuk po festohet si viteve më herët.

    Ajo shtoi se sot për 1 Maj shumë pak qytetarë kanë dalë në Gërmi, gjë e tillë që nuk ka ndodhur viteve më përpara.

    “Sot po më vjen çudi po shihen njerëzit e zakonshëm që dalin. Kjo ditë ka qenë moti nuk po e festojnë njerëzit”, tha ajo.

    Ndërsa, Nehat Spahiu, një tjetër pensionist tha se sa i përket të drejtave të punëtorëve dhe plotësimin e kushteve të punës, janë minimale dhe kanë qenë të tilla.

    “Punëtorët po ikin më të madhe po e lëshojnë Kosovën, nuk po gjejnë perspektivë këtu. Kosova ka mbet edhe pa profesione të rëndësishme për arsye se rinia po e gjen vetën Evropë në vende më të zhvilluara”, tha Spahiu.

    I njëjti tha se nuk sheh ndonjë angazhim nga Qeveria për t’i ndihmuar punëtorëve të rinjve për zhvillim të mëtutjeshëm.

    “Qeveria aktuale por as qeveritë e kaluara nuk kam pa ndonjë angazhim apo interesim. Arsimi ka çaluar dhe po çalon, pastaj rinia nuk po e gjen vetën në profesione se rrogat e ulëta me këto nuk po mund ta kalojnë muajin, siç kemi thënë ne përpara me e zënë fundin r muajit për të ardhura”, tha ai.

    Një problem tjetër që po figuron në vend sipas Spahiut është edhe mungesa e punëtorëve në ndërtimtari.

    Ndryshe, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve gjatë ditës në kryeqytet janë mbajtur dy protesta, dhe një aksion simbolik nga Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës.

  • Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë para KS të OKB-së, tregon çka i tha sekretarit të NATO-s

    Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë para KS të OKB-së, tregon çka i tha sekretarit të NATO-s

    Gjatë ditës së djeshme është mbajtur një seancë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

    Aty për disa orë u diskutua për situatën në BeH, të caktuar nga Federata Ruse.

    Por gjatë kësaj seancë vend zuri edhe situata në Kosovë.

    Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron ka rrëfyer për vizitën e tij që pati në Kosovë dhe idetë që pati pas kësaj vizite.

    “Kam qenë në Kosovë dhe kam kaluar kohë me KFOR-in, e pas kthimit nga atje kam kontaktuar me sekretarin e përgjithshëm te NATO-s dhe i kam shprehur mendimin tim qe duhet ta forcojmë KFOR-in dhe ta mbështesim duke i hequr restrikcionet për disa trupa te disa shteteve qe ndodhen atje”, ka thënë Cameron.