ATV

Category: Lajme

  • Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist, marsh protestues për Ditën e Punës

    Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist, marsh protestues për Ditën e Punës

    Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist ka organizuar marsh protestues për Ditën e Punës, raporton EO.

    “Kapitalizimi është hajni, bashkohuni në protestat e një majit” ishte thirrja që u bë në fillim të marshit.

    “Liri, barazi, solidaritet”, “Dinjitet për punëtorë”, 20 mijë familje me ndihma sociale”, “punëtorët vdesin, shefat mesin”, duam kontrata pune”, poshtë kapitalizmi”, ishin thirrjet qe u bën përgjatë marshit qe filloi tek sheshi “Zahir Pajaziti” e vazhdoi tutje drejt qytetit e deri tek inspektorati i punës.

  • Në gati çdo profesion, burrat paguhen më shumë sesa gratë

    Në gati çdo profesion, burrat paguhen më shumë sesa gratë

    Shumica e sektorëve në tregun e punës në Kosovë janë të dominuar nga burrat. Por, edhe në sektorët që punësojnë më shumë gra – si arsimi apo shëndetësia – burrat gëzojnë pagë mesatare më të lartë.

    I vetmi sektor ku gratë paguhen më shumë, është ai i transportit dhe magazinimit. /REL

  • Hyn në fuqi marrëveshja Shqipëri-Kosovë “pa kufi” – për 9 muaj

    Hyn në fuqi marrëveshja Shqipëri-Kosovë “pa kufi” – për 9 muaj

    Prej ditës së mërkurë ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes, sipas të cilit, qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës do të kalojnë përmes pikës kufitare të përbashkët Shqipëri-Kosovë me procedura të shpejtuara përgjatë 9 muajve të vitit dhe në fundjavat e festave.

    Më herët, kjo periudhë e lehtësimit të lëvizjes ishte në 4 muajt e verës. Qytetarët e Kosovës që kanë zgjedhur të udhëtojnë sot thonë se zbatimi i kësaj marrëveshje lehtëson ndjeshëm kalimet në kufi.

    Ndërkohë, që në orët e para të ditës së sotme, pika doganore e Morinës është përballur me një fluks të madh udhëtarësh nga Kosova, të cilët udhëtonin drejt Shqipërisë për të festuar Ditën e 1 Majit, por edhe për të kaluar disa ditë pushimi.

    Vetëm në orët e para të ditës së sotme, nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri rreth 5 mijë shtetas të Kosovës dhe 3 mijë mjete të vogla e dhjetëra autobusë.

  • Qindra punëtorë në marshin protestues – Kryesindikalistët akuzojnë Qeverinë për mashtrim

    Qindra punëtorë në marshin protestues – Kryesindikalistët akuzojnë Qeverinë për mashtrim

    Qindra protestues, kanë marrë pjesë në protestën e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës, e mbështetur nga sindikata tjera me rastin e 1 Majit – Ditës së Punëtorëve, raporton EO.

    Marshi protestues nisi nga Biblioteka Kombëtare, për të vazhduar drejt shesheve të Prishtinës, për tu ndalur para Qeverisë, ku krerët sindikalistë mbajtën edhe nga një fjalim.

    Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, kërkoi nga Qeveria që të veprojë në mënyrë që të mos siç tha viti 2022, kur u mbajt grevë disamuajshe.

    “Qeveri vazhdon t’i ik dialogut dhe prandaj jemi këtu drejtuar Qeverisë qe t’i realizojë kërkesat tonë për t’i parandaluar veprimet tjera sindikale. Kërkojmë nga Qeveria që të veproj e te mos përsëritet viti 2022 që shkaku i heshtjes së tyre na u deshtë të bëjmë veprime sindikale që nuk i kemi dashur”, tha ai.

    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, tha se kryeministri Albin Kurti i ka gënjyer punëtorët kur ka deklaruar se do t’i rrisë pagat. Me këtë rast, Azemi ka përmendur edhe ndërtimin e shtëpive në Graçanicë për komunitetin serb, duke thënë se “atje ndërtohen soliterat, e ne nuk kemi një shujtë”.

    “Ne mendojmë se kjo qeveri edhe ka kryer punë nuk është se ka kryer por ka kryer punë qysh se dje ndertoj solitera për të tjerët nuk jemi kundër, por deri sa atje ndërtohen soliterat ne nuk kemi një shujtë. Kryeministri i Kosovës i shpenzon rezervat shtetërore, kryeministri i Kosovës paguan njerëz nga 7 mijë euro nga ambasadat tjera dhe neve nuk na jep as 7 cent. Qeveria me politikat e veta e ka mbyt kapitalin e Kosovës, nëse vazhdon kështu, kryeministrin e Kosovës nuk ka kush të bart me xhipa të zi, se Kosova po zbrazet. Këta njerëz që po dalin, po dalin sepse paga është 170 euro, neve na ka rrejt se ne momentin kur vjen në Qeveri, paga do të jetë 350 euro dhe sot ajo është 170 euro”, tha Azemi.

    E kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, tha se prania e tyre në masë të madhe, tregon për fuqinë që e kanë. Ai i bëri ftesë ekzekutivit që të angazhohet për dialog me sindikatat.

    “Prania jonë këtu është dëshmi e besimit tonë në fuqinë e dialogut dhe angazhimit konstruktiv. Jemi mbledhur për të nxitur mirëkuptim për hapa të mëtutjeshëm. Qeverisë i bëjmë ftesë të hapur për tu angazhuar për dialog. Kërkesat tona lindin nga një dëshirë e përbashkët për punëtorët e arsimit, sektorit privat, dhe gjithë punëtoret në Kosovë”, tha Hykolli.

  • Zëvendëskryeministri Bislimi u takua me Sekretarin e Shtetit të Departamentit Federal për Punë të Jashtme të Zvicrës

    Zëvendëskryeministri Bislimi u takua me Sekretarin e Shtetit të Departamentit Federal për Punë të Jashtme të Zvicrës

    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u takua ditën e djeshme gjatë qëndrimit në Zvicër me Sekretarin e Shtetit të Departamentit Federal për Punë të Jashtme të Zvicrës (FDFA), Alexandre Fasel.

    Në këtë takim, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi perspektivën evropiane të vendit tonë, objektivat e synimet e rrugëtimit në proceset e integrimit evropian dhe zhvillimin e progresin e vendit tonë. U nënvizua se përmes programit tonë qeveritar dhe politikave të ndërmarra, kemi dëshmuar përkushtimin e fuqishëm për qeverisje demokratike dhe bërë hapa të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik, për rritje ekonomike të qëndrueshme, me shpërndarje të drejtë e të barabartë tek të gjithë qytetarët.

    Më tej, u diskutua dhe rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi vlerat demokratike të shtetit tonë dhe synimin e përafrimit me bashkësinë evropiane, ku një hap i rëndësishëm është dhe anëtarësimi në këtë organizatë.

    Në mesin e temave të trajtuara ishin dhe situata në vend dhe rajon si dhe procesi i dialogut. Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi Fasel për mikpritjen, bisedën e çmuar dhe pikëpamjet e shkëmbyera, duke theksuar dhe rëndësinë e vazhdimit të fuqizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve tona.

  • Fillon protesta e Odës së Farmacistëve

    Fillon protesta e Odës së Farmacistëve

    Ka filluar protesta e Odës së Farmacistëve të Kosovës, raporton EO.

    Sipas farmacistëve sot për gjysëm ore farmacitë do të jenë të mbyllura. Kjo pas vendimit të fundit, sipas tyre për orarin e punës.

  • Hyn në fuqi marrëveshja Shqipëri-Kosovë “pa kufi” – për 9 muaj

    Hyn në fuqi marrëveshja Shqipëri-Kosovë “pa kufi” – për 9 muaj

    Prej ditës së mërkurë ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes, sipas të cilit, qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës do të kalojnë përmes pikës kufitare të përbashkët Shqipëri-Kosovë me procedura të shpejtuara përgjatë 9 muajve të vitit dhe në fundjavat e festave.

    Më herët, kjo periudhë e lehtësimit të lëvizjes ishte në 4 muajt e verës. Qytetarët e Kosovës që kanë zgjedhur të udhëtojnë sot thonë se zbatimi i kësaj marrëveshje lehtëson ndjeshëm kalimet në kufi.

    Ndërkohë, që në orët e para të ditës së sotme, pika doganore e Morinës është përballur me një fluks të madh udhëtarësh nga Kosova, të cilët udhëtonin drejt Shqipërisë për të festuar Ditën e 1 Majit, por edhe për të kaluar disa ditë pushimi.

    Vetëm në orët e para të ditës së sotme, nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri rreth 5 mijë shtetas të Kosovës dhe 3 mijë mjete të vogla e dhjetëra autobusë.

  • Fadil Hadërgjonaj aderon në LDK

    Fadil Hadërgjonaj aderon në LDK

    Ish luftëtari i Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, gjenerali Fadil Hadërgjonaj sot ka aderuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

    Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku i cili i ka uruar mirëseardhje Hadërgjonajt.

    “‘Bjeshka’ siç e thërrasin shokët e luftës, është një prej figurave më të shquara e të njohura në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, gjeneral Fadil Hadërgjonaj, nga sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë Abdixhiku.

     

  • Krasniqi uron 1 Majin: Nga Qeveria kërkojmë respekt dhe dinjitet në shtëpi, jo më valixhe për Evropë

    Krasniqi uron 1 Majin: Nga Qeveria kërkojmë respekt dhe dinjitet në shtëpi, jo më valixhe për Evropë

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në Ditën Ndërkombëtare e Punëtorëve ka thënë thënë se për punëtorët, nga qeveria kërkojnë respekt dhe dinjitet në shtëpi dhe siç u shpreh ai, jo më valixhe për Evropë.

    Ai përmes një postimi në Facebook u ka uruar punëtorëve 1 Majin.

    “Për punëtorët tanë, të drejtat e tyre dhe Kosovën tonë – nga Qeveria kërkojmë respekt dhe jo denigrim. Kërkojmë siguri, barazi, mundësi dhe dinjitet në shtëpi – jo më valigje për Evropë”.

    “Punëtorëve të zellshëm të vendit tonë, atyre që përkundër sfidave dhe vështirësive vazhdojnë të mbajnë gjallë pulsin e zhvillimit të Republikës, urime 1 Majin. Mirënjohës secilit prej jush”, ka shkruar ai.

  • Regjistrimi i popullsisë, zëvendësministrja tregon sa mërgimtarë janë regjistruar deri tash

    Regjistrimi i popullsisë, zëvendësministrja tregon sa mërgimtarë janë regjistruar deri tash

    Rreth 300 mijë mërgimtarë janë regjistruar deri tash në procesin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, që ka filluar nga 5 prilli e do të zgjasë deri më 17 maj.

    Kështu ka deklaruar zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, e cila tha se të njëjtit janë regjistruar në kuadër të platformës e-diaspora, por edhe regjistrimit fizik.

    Ajo tha se si Qever janë shumë të fokusuar që të gjitha politikat që ndërtojnë për të ardhmen, të jenë të bazuara në të dhënat që do të dalin nga ky proces.

    “Po është e vërtetë që Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin e popullsisë dhe pjesëtarëve të diasporës jashtë vendit. Brenda këtyre ditëve sa ka filluar procesi, që ka filluar në datën 5 prill dhe do të vazhdojë deri në 17 maj, ne kemi rreth 300 mijë pjesëtarë të diasporës të cilët janë regjistruar në kuadër të platformës e-diaspora dhe regjistrimi fizik. Kështu që, për fillimet e para, ky proces është duke vijuar shumë mirë dhe synimi jonë është që të gjejmë forma të informojmë qytetarin tanë brenda dhe jashtë vendit rreth procesit dhe rëndësisë së procesit sepse është një proces shumë i rëndësishëm dhe jetik për Republikën e Kosovës sepse me një format përcakton politikat tona për 10 vitet e ardhshme. Si qeveri e Republikës së Kosovës jemi shumë të fokusuar që të gjitha politikat që ndërtojmë për të ardhmen të jenë të bazuara në të dhëna dhe këto të dhëna na kanë munguar për një kohë jashtëzakonisht të gjatë, sidomos në fushën e diasporës, që është një prej dikastereve i ndërlidhur me Ministrinë e Punëve të Jashtme”, ka deklaruar Gashi në një intervistë për Zërin e Amerikës.

    Gashi ka ftuar të gjithë mërgimtarët që ende s’janë regjistruar, që ta bëjnë këtë duke thënë se u merr kohë 10 minuta.

    “Prandaj unë po shfrytëzoj edhe një herë rastin t’u kërkoj të gjithë bashkatdhetarëve që të regjistrohen në kuadër të e-diasporës sepse përmes regjistrimit ose përmes dedikimit të 10 minutave kohë në kuadër të platformës ata na japin një mundësi të mirë të ndërtojmë politika të qëndrueshme mbi bazën e të dhënave të tyre”, ka thënë Gashi.