ATV

Category: Lajme

  • Sot zhvillohet xhiroja e 34-të në Superligë, këto janë përballjet

    Sot zhvillohet xhiroja e 34-të në Superligë, këto janë përballjet

    Të dielën do të luhet xhiroja e 34-të në Superligën e Kosovës në futboll.

    Të gjitha ndeshjet luhen atë ditë dhe me orar të njëjtë, nga ora 15:00.

    Ndeshja më interesante pa dyshim do të jetë ajo mes Llapit dhe Malishevës.

    Pas barazimit me Gjilanin në mesjavë, Llapi tani është në pozitën e tretë me katër pikë më pak se lideri, Ballkani.

    Në anën tjetër, Malisheva është në vendin e katërt.

    Duel interesant pritet të jetë edhe ai mes Dritës dhe Feronikelit 74, dy ekipeve që po luftojnë për objektiva të kundërta.

    Drita për titull kampioni, ku gjendet katër pikë prapa Ballkanit, ndërsa Feronikeli 74 për t’i ikur pozitës që dërgon në barazh.

    Ballkani do ta presë në shtëpi ekipin e parafundit që është përshëndetur nga Superliga, Fushë Kosovën.

    Dukagjini e pret në Klinë finalisten e Kupës së Kosovës, Prishtinën, ndërsa Gjilani i shkon Lirisë.

  • Vdes ish luftëtari i UÇK-së, Esat Tahiri

    Vdes ish luftëtari i UÇK-së, Esat Tahiri

    Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar se ka vdekur ish luftëtari i UÇK’së, Esat Tahiri.

    Lushtaku tha se Tahiri ka qenë sypatrembur, luftëtar i zoti, burrë i fjalës dhe punëtor i palodhur.

    “Me zemër të thyer e dhembje të thellë mora lajmin për vdekjen e bashkëluftëtarit sypatrembur, mikut të veçantë, bashkëpunëtorit të ngushtë e bashkëqytetarit të respektuar, Esat Tahiri.

    Esati ishte luftëtar i zoti në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, bashkëpunëtor i imi i ngushtë në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, burrë i fjalës e punëtor i palodhur. Kontributi i tij për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës do të mbetet i paharruar.”

  • Vdes zëvendëskancelari zviceran, Andre Simonazzi

    Vdes zëvendëskancelari zviceran, Andre Simonazzi

    Zëvendëskancelari i Zvicrës, Andre Simonazzi vdiq të premten në moshën 55-vjeçare, tha qeveria zvicerane në një deklaratë.

    Simonazzi u rrëzua në një “hiking” në mal me familjen e tij, tha qeveria, duke e falënderuar për shërbimin e tij që nga viti 2009.

  • Dje përfundoi periudha transitore e BQK’së për dinarin, nga sot euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

    Dje përfundoi periudha transitore e BQK’së për dinarin, nga sot euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

    Dje ka përfunduar periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rreth çështjes së dinarit, ndërsa që nga sot ndaj gjithë atyre që përdorin valuta të tjera përpos euros për transaksione me para të gatshme në Kosovë, do të ndërmerren masa.

    Dje ka qenë ditae fundit e periudhës transitore të Bankës Qendrore për çështjen e dinarit.

    Në kuadër të kësaj periudhe, nuk janë shqiptuar masa ndëshkuese, por janë ofruar informacione për qytetarët rreth zbatimit të rregullores për pagesa me para të gatshme.

    Ndërsa, bankat komerciale që operojnë në Kosovë janë udhëzuar që të hapin degë të reja në veri.

    Pas 12 majit të gjitha transaksionet me para të gatshme kudo në Kosovë duhet të bëhen me euro.

    “Valutat tjera jo euro mund të përdoren në Republikën e Kosovës si vlera për ruajtje në formë fizike apo në llogaritë bankare në valuta jo euro, për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta jo euro dhe për aktivitetet e këmbimit valutor”, citohet në rregulloren e BQK-së

    Zbatimi i rregullores sidomos në veri të vendit vlerësohet se mund të jetë sfidues.

    Kryeministri Albin Kurti, i pyetur ditë me parë për përfundimin e fazës transitore ka ritheksuar se Banka Qendrore është ajo që vendos për çështje të tilla, e jo ekzekutivi.

  • Scholz kundër ofensivës ushtarake të Izraelit në Rafah: Do të sillte humbje të pabesueshme të jetëve njerëzore

    Scholz kundër ofensivës ushtarake të Izraelit në Rafah: Do të sillte humbje të pabesueshme të jetëve njerëzore

    Kancelari gjerman Olaf Scholz ka paralajmëruar qeverinë izraelite kundër një ofensive ushtarake në Rafah.

    Në një deklaratë për mediat, Scholz tha se një gjë e tillë do të ishte “e papërgjegjshme” dhe do të sillte humbje të mëdha të jetëve të njerëzve të pafajshëm.

    “Nuk besoj se një ofensivë e tillë është mundur pa humbje të pabesueshme njerëzore”– u shpreh Shcolz.

    Duke iu përgjigjur pyetjes për furnizimin me armë të Izraelit, kancelari tha se qeveria gjermane furnizon armë vetëm në raste individuale dhe ku është e qartë se ato nuk mund të përdoren në situata që mund të bien ndesh me ligjin ndërkombëtar.

    Në çdo rast, Gjermania nuk i furnizon Izraelit armë siç bëjnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Top Channel

  • Tre të mitur arrestohen për grabitje në tentativë në rrugën “Muharrem Fejza”

    Tre të mitur arrestohen për grabitje në tentativë në rrugën “Muharrem Fejza”

    Tre të mitur janë arrestuar pasi dyshohet se nën kërcënimin e thikës, i kanë kërkuar para një gruaje.

    Ata janë dërguar në mbajtje.

    “GRABITJE NË TENTATIVË- Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 11.05.2024 – 01:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë-të mitur, nën dyshimin se të njëjtit nën kërcënimin e armës-thikës, viktimës femër kosovare i kanë kërkuar para. Gjatë kontrollimit te njëri prej të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, kujdestar të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.”

  • Abdullahu: Kandidimi i Hamzës për kryeministër e ka befasuar për të keq këtë qeveri dhe Kurtin

    Abdullahu: Kandidimi i Hamzës për kryeministër e ka befasuar për të keq këtë qeveri dhe Kurtin

    Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu ka thënë për Ekonomia Online se kandidimi Bedri Hamzës për kryeministër e ka befasuar për të keq kryeministrin Albin Kurti, teksa e sheh si opsionin më të mirë për qytetarët.

    Sipas tij, Hamza vjen nga një komunë e cila ka frymuar çdo ditë me probleme të veriut të vendit, teksa përmend karrierën e tij si ish-guvernator e ish-ministër i Financave.

    “Kur kemi kandidu si Parti Demokratike, zoti Hamza për kryeministër përveç gjërave të tjera, që i kemi shoshitur gjerë e gjatë për ta gjetur kandidatin më të mirë si ofertën tonë më të mirë për qytetarët e Kosovës kemi pasur parasysh edhe dy çështje dy faktorë kruciale, çështjen e veriut, përkatësisht ballafaqimin me Serbinë dhe çështjen e gjendjes ekonomike në Kosovë dhe qytetareve të Kosovës. Bedri Hamza është përgjigja jonë më e mirë për të dyja këto çështje. Mund të konstatohet kështu për arsyje se z. Hamza vjen nga një komunë e cila ka frymu çdo ditë me probleme të kësaj natyre prandaj z. Hamza i njeh hallet e qytetareve si në jug si në veri të Mitrovicës dhe ka ofertë dhe ofertat e tij bazohet në përvojën që e ka pas si Kryetar Komune ndërkohë që tjetra është duke pasur parasysh se ka qenë guvernator se ka qenë ministër i financave, po edhe kryetar komune oferta e tij bazohet në përvojë dhe të gjithë qytetarët i len para dëshirës të madhe që ta sprovojnë këtë njeri që të shohë si përvojën e tij do ta aplikojë për krejt qytetarët pa dallime. Zoti Hamza nuk e ka kërku këtë vend këtë ulëse, për kryeministër”, ka thënë Hamza.

    Abdullahu ka folur edhe për takimet e shumta që kandidati i PDK-së për kryeministër ka thuajse çdo ditë me ambasadorë e qytetarë të shumtë. Ai ka theksuar se Hamza në këto takime tregon gatishmërinë e tij, për të bashkëpunuar me pragmatizëm politik për të mirën e qytetarëve të Kosovës.

    “Është rrjedhë normale e takimeve që po i bën kandidati ynë për kryeministër zoti Bedri Hamza për t’u takuar me përfaqësues të ndryshëm, pra përfaqësues të ambasadave të ndryshme në Prishtinë. Përfaqësuesit ndërkombëtarë e njohin, e dinë punën e z. Hamza prandaj edhe kanë kërkuar të takohen me të. Ajo çfarë bën z. Hamza në këto takime tregon gatishmërinë e tij, për të bashkëpunuar, gatishmërinë e tij për të koordinuar punët, jo me arrogancë po me pragmatizëm politik për të mirën e qytetarëve të Kosovës. Krejt këtë duhet pasur parasysh se ky koordinim na duhet, na ka munguar për kohë të gjatë sidomos dhe posaçërisht, në përballjen tonë me Serbinë”, ka thënë Abdullahu.

    Zëdhënësi Abdullahu ka theksuar se kandidimi i Bedri Hamzës për kryeministër e ka befasuar për të keq këtë qeveri por edhe kryeministrin Kurti. Ai ka potencuar se një nga arsyet pse prolongohen zgjedhjet është edhe forca, gatishmëria për punë, ngjyrimi optimist që ka dhënë kjo kandidaturë e tyre.

    “Partia Demokratike ka thënë edhe më herët po e përsëris edhe unë sot, sa më parë që shkojmë në zgjedhje parlamentare aq më mirë për të gjithë ne, sidomos për qytetarin e Kosovës, për gjendjen e tij, çoftë financiare, çoftë për gjendjen e Kosovës. Duket se kandidimi i z. Hamza për kryeministër është gjithsesi një nga faktorët, që e ka befasu për të keq këtë qeveri, e ka befasu për të keq zotin Kurti, dhe një nga arsyet pse prolongohen zgjedhjet është edhe forca, gatishmëria për punë, ngjyrimi optimist që i ka dhënë kandidimit të tij, dhe politikave të konstruktuara tashmë shumë mirë. E kanë shtyer të gjitha këto bashkë të hezitojnë të shkojnë në zgjedhje sepse ngurrojnë të hezitojnë të ballafaqohen tashmë me një kandidat ekspresiv dhe me shumë përvojë”, ka thënë Abdullahu.

    Ne thirremi në rezultatet e zgjedhjeve lokale ka thënë Abdullahu deri sa ka folur për sondazhet që e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje të parën. Matematika politike do ta lë me gojë hapur edhe qeverinë aktuale edhe kryeministrin aktual sepse përvoja e kandidatit Hamza, sipas tij është e begatshme, ka mbështetje të fortë dhe para këtij kandidati qeveritarët aktualë do të ndihen si nxënësi problematik në dërrasën e zezë që nuk e din mësimin.

    “Zakonisht në pyetjet që bëhen, ku thuhet se në sondazhe Vetëvendosja qëndron më mirë, unë e kolegët e mi thirremi, në rezultate të zgjedhjeve lokale. Matematika politike apo thënë më saktë kalkulimet politike të zotit Bedri Hamza, që kanë mbështetje në përvojë do ta lënë gojë hapur edhe qeverinë aktuale edhe kryeministrin aktual sepse ato janë të begatshme kanë mbështetje të fortë në përvojë në profesionalizëm, në guxim, dhe para këtij kandidati qeveritarët aktualë do të ndihen si ai nxënësi problematik në dërrasën e zezë që nuk e din mësimin, faktikisht si ai nxënësi jo i mirë para dërrasës së populizmit ekstremist”, është shprehur për Ekonomia Online, Faton Abdullahu.

  • Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

    Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

    Në njoftimin e këtij instituti bëhet e ditur se temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-21 gradë Celsius.

    “Të dielen parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës do të dendësohen duke krijuar kushte për reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh”.

    “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-21gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

  • Çmimet e larta të pemëve dhe perimeve, shkak varësia nga importi

    Çmimet e larta të pemëve dhe perimeve, shkak varësia nga importi

    PËRGATITI: KRENARE MULLIQI  

    Çmimet e pemëve dhe perimeve në vend vazhdojnë të jenë të larta.

    Ato kanë renduar gjepin e qytetarëve, të cilët ankohense pavarësisht inflacionit, pagat e tyre nuk janë rritur.

    Shkak i çmimeve të larta të prodhimeve bujqësore po konsiderohet se është importi i tyre, pasi kultivimi i tyre në Kosovë bëhet më vonë.

    “Këto produkte kultivohen më vonë dhe dalin në treg shumë më vonë, andaj jemi të detyruar për import ku çmimet janë shumë më të larta..”, tha profesori i ekonomisë Fidan Qeriqi.

    Qeriqi thotë se Qeveria duhet të punojë që këto prodhime të mos ketë nevojë të importohen.

    “Ministria e Bujqësisë duhet t’i orientoj subvencionet kah serrat, në mënyra që fermerët i mbjellin këto produkte dhe të dalin më herët në treg dhe në atë formë nuk ka nevojë për import”, shtoi tutje ai.

    Ndërkaq, kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna,thotë se në muajit në vazhdim pritet të ketë stabilizim të çmimeve.

    “Së pari do të ketë stabilizim të çmimeve për shkak të rënies së inflacionit, sepse nuk ka logjikë inflacioni të bie e çmimet të rriten. Nuk ka arsye, nëse ndodh kjo me të vërtet na duhet me ndërhyrë inspektorati dhe organet kompetente për të pare”, tha Rafuna.

    Sipas indeksit të çmimeve për muajin mars tëpublikuar nga ASK-ja, produktet që kanë pësuar ulje tëçmimeve janë ato të bulmetit dhe vezët./atvlive.tv/

    Për më shumë në linkun e mëposhtëm:

    https://www.youtube.com/watch?v=NNYyxi5Qx6M

  • MBJ-ja s’tregon për numrin e aplikantëve për pasaportat, pas vendimit të PE-së

    MBJ-ja s’tregon për numrin e aplikantëve për pasaportat, pas vendimit të PE-së

    PËRGATITI: BENITA ZENELI 

    Në muajin janar të këtij viti, kur u hoqën vizat, mbi 800 serbë kanë aplikuar për t’u pajisur me pasaportë të Kosovës.

    Por nuk dihet nëse ky interesim ka vazhduar edhe pas vendimit të Parlamentit Evropian, më 23 prill, që e heq regjimin e vizave edhe për serbët e Kosovës, që pajisen me pasaporta nga Drejtoria Koordinuese në Beograd.

    ATV-ja ka pyetur në Ministrinë e Punëve të Brendshme për këto shifra, por gjatë tërë javës nuk ka marrë përgjigje.

    Mirëpo, analisti Bekim Kabashi vlerëson se mundësimi i lëvizjes së lirë në Zonën Schengen me pasaportat e Serbisë, ka ndikuar që komuniteti serb të mos ketë interes më të pajiset me dokumentet e Republikës së Kosovës.

    “Nuk është që ata kanë shpreh vullnet për tu integruar në shtetin e Kosovës por ka qenë interes i momentit. Edhe qytetarët e Kosovës ka pas raste kur kanë shfrytëzuar pasaportat e Serbisë, Shqipërisë e rajonit për me pas mundësi me lëviz lirshëm, njëjtë kanë vepruar edhe serbët por jo për tu integruar në shoqërinë dhe shtetin e Kosovës”, tha Kabashi.

    Kjo situatë, sipas njohësit Gëzim Qerimi, e ka cenuar integrimin e qytetarëve serbë.

    “Në realitet Serbia ka qenë pengesë e integrimit e qytetarë serb. Me vendimin e fundit në një formë edhe BE-ja e mbështet idenë që të kenë një raport më të fuqishëm me shtetin serb sesa me shtetin ku jetojnë, në Republikën e Kosovës.”, deklaroi Qerimi.

    Hartuesi i dokumentit për heqjen e vizave për qytetarët që i kanë këto lloj pasaportash, Matjazh Nemec, kishte thënë se nuk ka qëllim ta zgjidh ndonjë çështjes mes Kosovës dhe Serbisë, por një problem teknik për lëvizje të lirë dhe trajtim të barabartë të qytetarëve./atvlive.tv/

    Për më shumë klikoni në linkun e mëposhtëm:

    https://youtu.be/m5kG3KlqOLc?si=ARIAKvel-VMeV_cs