ATV

Category: Lajme

  • Krasniqi: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin, sinjal i keq për komunitetet joshumicë

    Krasniqi: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin, sinjal i keq për komunitetet joshumicë

    Ministri i Administrimit të Puhstetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka vlerësuar se nga anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE) përfitojnë veçanërisht komunitetet joshumicë.

    Sipas tij, kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë nga lidershipi aktual i Evropës, me Asociacionin e komunave me shumicë serbe është sinjal shumë i keq për komunitetet joshumicë në Kosovë.

    “Së pari, Asociacioni nuk është kërkesë e serbëve të Kosovës. Me Kushtetutë, serbët e Kosovës e kanë të drejtën dhe lirinë e asociimit si çdo komunitet tjetër. Së dyti, me këtë kushtëzim, krerët e disa prej shteteve evropiane fatkeqësisht po tregojnë se nuk u intereson edhe aq fuqizimi i komuniteteve tjera joshumicë në Kosovë, si rom, ashkali, egjptian, turk, goran e të tjerë, të cilët më së shumti do të përfitonin nga mekanizmat e Këshillit të Evropës”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

    Së treti, sipas tij, prioritizimi dhe insistimi në mekanizma e entitete një etnike rrezikon që në Kosovë të krijohet një superkomunitet joshumicë, siç ka thënë ai, duke e shthurur kështu harmoninë kushtetuese që ekziston ndërmjet komuniteteve joshumicë.

    “Si qytetar i kësaj Republike e së dyti si egjiptian në Kosovë, kjo më shqetëson jashtëzakonisht shumë”, ka shkruar Krasniqi.

  • Osmani: E ardhmja e Kosovës është në familjen euroatlantike

    Osmani: E ardhmja e Kosovës është në familjen euroatlantike

    Presidentja e Republikës së Kosovës, në Samitin e Kopenhagës për Demokraci, tha se për Kosovën e ardhmja në familjen euroatlantike është vet realiteti.

    Ajo tha se Bashkimi Evropian dhe NATO-ja mbeten ndër aleancat më të njohura në historinë moderne.

    “Jemi dëshmitar të një sulmi të pandalshëm ndaj vlerave demokratike nga autokratët që e shohin demokracinë si kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj ambicieve të tyre. Sa më e madhe të jetë dëshira e tyre për ta minuar demokracinë aq më e fortë duhet të jetë vendosmëria jonë për ta luftuar. Jam krenare që qëndroj në këtë podium të sotëm për të ndarë me juve një këndvështrim në historinë e Kosovës si tregim i shpresës si tregim I demokracisë që jep rezultat”, tha Osmani mes tjerash.

    Sipas saj, demokracia më e gjallë në rajonin tonë është testament i vërtetë i asaj se si fati i një populli mund të transformohet kur jepet një rrugëtim drejtë pavarësisë, lirisë e demokracisë duke dalë nga hiri i një lufte gjenocidale.

  • ​Një grua sulmohet sesksualisht në Lipajn

    ​Një grua sulmohet sesksualisht në Lipajn

    Policia e Kosovës njofton se një grua ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një person në Lipjan.

    Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje në ora 18:40, derisa i dyshuari është arrestuar.

    “Lipjan 13.05.2024-18:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

  • ​Lajçak shprehet optimist se në takimin e radhës mund të arrihet marrëveshje për dinarin

    ​Lajçak shprehet optimist se në takimin e radhës mund të arrihet marrëveshje për dinarin

    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është shprehur optimist se në takimin i cili do të mbahet gjatë kësaj jave me kryenegociatorët Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviq në Bruksel do të arrihet një marrëveshje.

    Sipas tij në këtë takim synohet gjetja e një zgjidhjeje të përkohshme për ata që preken nga rregullorja e BQK-së për operacionet me para të gatshme.

    “Jam i sigurt se një marrëveshje mund të arrihet, por do të kërkojë fleksibilitet dhe kompromis nga të dyja palët”, ka shkruar emisari Miroslav Lajçak.

    Ndryshe të mërkurën Bashkimi Evropian ka ftuar në takim Kosovën dhe Serbinë.

    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për media tha se vazhdimi i bisedimeve do të jetë për gjetjen e zgjidhjes së përkohshme në lidhje me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin.

  • Osmani për Masakrën Qyshk, Zahaq, Llabjan e Pavlan: Synimi i forcave kriminale ishte shfarosja dhe spastrimit etnik i shqiptarëve

    Osmani për Masakrën Qyshk, Zahaq, Llabjan e Pavlan: Synimi i forcave kriminale ishte shfarosja dhe spastrimit etnik i shqiptarëve

    Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar 25-vjetorin e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan.

    25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal serbe vranë e masakruan barbarisht 44 civilë në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan.

    Sikurse në çdo masakër kudo në Kosovë, synimi i forcave kriminale ishte shfarosja dhe spastrimit etnik i shqiptarëve.

    Në këtë përvjetor i kujtojmë me dhimbje martirët e këtyre fshatrave dhe riafirmojmë përkushtimin tonë për drejtësi.

    Qoftë i përhershëm kujtimi dhe nderimi për të gjithë të rënët për liri!

  • Libri i kujtimeve të Merkelit publikohet në fund të nëntorit

    Libri i kujtimeve të Merkelit publikohet në fund të nëntorit

    Libri i kujtimeve të ish-kancelares gjermane Angela Merkel me titull “Liria. Kujtimet 1954 – 2021″ do të publikohet në fund të nëntorit, tre vjet pas përfundimit të mandatit të saj 16-vjeçar, njoftoi sot shtepia e saj botuese.

    Merkel, e cila drejtoi Unionin Kristiandemokrat (CDU), përballoi një sërë krizash gjatë kohës së saj në detyrë, duke përfshirë fluksin e lartë të migrantëve në Evropë në 2015 dhe pandeminë e Covid-19.

    Ish-kancelarja e shkroi librin me këshilltaren e saj politike, Beate Baumann.

    Sipas shtëpisë botuese “Kiepenheuer & Witsch”, libri tregon jetën e Merkelit në dy shtete gjermane – 35 vjet në Gjermaninë Lindore komuniste dhe 35 vjet në Gjermaninë e ribashkuar.

    Në një deklaratë për shtyp, Merkel, e cila lindi në Hamburg në vitin 1954, por e cila u shpërngul në ish-Gjermaninë Lindore me familjen e saj pak më vonë, shpjegoi se çështja e lirisë, në nivel politik dhe personal e ka shqetësuar atë gjatë gjithë jetës.

    “Pa demokraci nuk ka liri, nuk ka shtet kushtetues, nuk ka mbrojtje të të drejtave të njeriut”, tha ajo.

    Në nivel personal, liri do të thotë të mos ndalosh së mësuari, por të jesh në gjendje të shkosh më tej, edhe pas largimit nga politika”, shtoi Merkel.

    “Libri do të shfaqet në mbarë botën në mbi 30 vende”, njoftoi shtëpia botuese.

    Merkel ishte në krye të ekonomisë më të madhe të Evropës për 16 vjet midis 2005 dhe 2021.

    Ajo ishte gjithashtu kancelarja e parë grua e Gjermanisë./atsh

  • Shtyhet rregullorja e ShSKUK-së për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës

    Shtyhet rregullorja e ShSKUK-së për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës

    Rregullorja e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), Nr. 02/2024 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës është shtyrë, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative e ka aprovuar si të bazuar propozimin e paditësve propozues për shtyrje të ekzekutimit të kësaj rregulloreje, raporton Ekonomia Online.

    Këtë gjë e ka konfirmuar për EO edhe avokati i paditësve, Ardian Bajraktari.

    “Sot kam pranuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës ku është aprovuar propozimi ynë për shtyrjen e ekzekutimit të rregullores për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës”, tha Bajraktari përmes telefonit.

    Tutje Bajraktari thekson se tashmë padisë i janë bashkuar edhe 136 punonjës të tjerë të SHSKUK-së, kryesisht të shërbimit dytësor shëndetësorë, dhe shprehet optimist,

    “Në pajtim me nenin 264 të Ligjit për Procedurën Kontestimore, padisë i janë bashkuar edhe 136 punonjës të tjerë, dhe unë jam shumë optimist që i tille si ky vendim do të jetë edhe epilogu përfundimtar i këtij procesi, megjithatë duhet të presim verdiktin e Gjykatës”, u shpreh ai.

  • ​25 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës

    ​25 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës

    Sot mbushen 25 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës, në të cilën forcat pushtuese kriminale serbe kanë vrarë dhe masakruar barbarisht 44 meshkuj.

    Masakra e 14 majit 1999 ishte vetëm njëra nga të shumtat që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë.

    Dhjetëra pjesëtarë të grupit paramilitar serb “Çakallët” janë arrestuar dhe dënuar në Beograd.

    Në Qyshk është kryer një nga krimet më monstruoze nga shteti i Serbisë: policia dhe bandat qeveritare, pas një sulmi të egër – gjatë të cilit kanë përdhunuar gratë shqiptare dhe kanë plaçkitur gjithçka që kanë mundur të marrin me vete – kanë vrarë të paktën 44 civilë, në tri shtëpi të fshatit të cilat i kanë djegur.

    Fshati është rrafshuar me tokë, ndërsa nga aty janë dëbuar më shumë se 400 civilë.

  • Rusia vazhdon sulmet në Harkiv

    Rusia vazhdon sulmet në Harkiv

    Katër persona janë plagosur në sulmet e reja ruse në qytetin e Harkivit në verilindje të Ukrainës, thanë zyrtarët ukrainas më 14 maj.

    Një burrë dhe tri gra u plagosën nga granatimet e forcave ruse në orët e para të së martës, tha Oleh Sinehubov, guvernator i rajonit të Harkivit, ku gjendet edhe qyteti me po të njëjtin emër.

    Sinhubov shkroi në Telegram se Rusia sulmoi qytetin e dytë më të madh të Ukrainës me bombat e reja UMPB D-30, që janë bomba me precizitet të lartë dhe veprojnë sikurse raketat lundruese.

    Përdorimi i këtyre lloj bombash nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur, ndërkaq Moska ende nuk ka komentuar për këto pretendime të Ukrainës.

    Si Ukraina, ashtu edhe Rusia, thonë se nuk sulmojnë civilët në lutën që Moska nisi kundër Kievit në shkurt të vitit 2022.

    Lufta ka vrarë mijëra persona, ka detyruar miliona të tjerë të zhvendosen dhe i ka shndërruar qytetet ukrainase në gërmadha.

    Në ditët e fundit, Rusia po shtyn përpara një sulm tokësor të saj në rajonin e Harkivit, që gjendet pranë kufirit me Rusinë. Moska po sulmon zona të reja me grupe të vogla ushtarësh, duke zgjeruar frontin, kanë thënë zyrtarët ukrainas.

    Sulmet e reja ruse në Harkiv po ndodhin në ditën kur sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, po qëndron në Ukrainë në një vizitë të paparalajmëruar, gjatë së cilës do të takohet me krerët shtetërorë ukrainas.

    Qëllimi i vizitës, sipas zyrtarëve amerikanë, është që të riafirmohet mbështetja e Uashingtonit për Kievin, forcat e të cilit po përballen me pushtimin rus për më shumë se dy vjet./REL/

  • Presidentja Osmani merr pjesë në Samitin e Kopenhagës për Demokraci

    Presidentja Osmani merr pjesë në Samitin e Kopenhagës për Demokraci

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Mbretërinë e Danimarkës ku do të marrë pjesë në Samitin e Kopenhagës për Demokraci.

    Në Samit, Presidentja Osmani do të ketë fjalim kryesor dhe diskutim mbi përpjekjet e Kosovës për mbrojtjen dhe forcimin e demokracisë, si dhe për rëndësinë e integrimit të vendit tonë dhe të vendeve tjera aspiruese në institucionet euroatlantike në dritë të zhvillimeve gjeopolitike.

    Përgjatë vizitës në Mbretërinë e Danimarkës, Presidentja Osmani do të zhvillojë takime me liderë shtetëror.

    Po ashtu, Presidentja Osmani do ta takojë edhe mërgatën shqiptare në këtë shtet.