ATV

Category: Lajme

  • ​Varhelyi-Spajiq flasin për planin e rritjes në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së

    ​Varhelyi-Spajiq flasin për planin e rritjes në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së

    Pas samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit Evropian (BE), ku u diskutua për Planin e Rritjes për rajon, kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq tha se slogani “Një rajon, një vizion”, është diçka që donin të dërgonin si mesazh nga Mali i Zi.

    Në një konferencë për media, Spajiq tha se ky është një rajon që do të jetë i avancuar ekonomikisht, që do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, dhe absolutisht një proces i pakthyeshëm.

    Spajiq tha se kanë folur për disa tema shumë optimiste që shumë shpejt të jenë pjesë e tregut të përbashkët.

    “Këto janë mesazhe të mëdha që nuk janë kurrë më afër dhe para së gjithash përgëzoj të gjithë ata që punuan në planin e rritjes për reformat që janë shumë ambicioze, mendoj se Malazezët janë padyshim më ambiciozët, por kjo është ajo që pritet nga ne, ju dëgjuat mesazhe nga rajoni sot se ata tashmë na konsiderojnë anëtarë të Bashkimit Evropian, se ne duhet të sillemi në atë mënyrë, unë me të vërtetë mendoj se Mali i Zi është qendra e vërtetë e rajonit, se ka mirëkuptim për të gjitha vendet e rajonit, që Mali i Zi do të jap jo 100% po 100 milion % që ti kemi raportet e shkëlqyera me të gjitha vendet e regjionit, nuk do të lëmë asnjë gur pa lëvizur derisa të gjejmë zgjidhje për të gjitha çështjet shumëpalëshe që do të lehtësojnë çështjet bilaterale në të ardhmen. E kuptojmë dhimbjen, i kuptojmë temat që rëndojnë nga e kaluara, por më vjen shumë mirë që të gjithë jemi kthyer nga ardhmja dhe asaj që na bashkon të gjithëve, e që është ekonomia dhe integrimet evropiane”, tha Spajiq.

    Në këtë konferencë edhe komisionari evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi tha se plani i rritjes nuk është më një draft, por është një realitet që kanë filluar ta zbatojnë.

    “Pra, komisioni i ardhshëm evropian duhet të jetë një komision i zgjerimit, një komision i zgjerimit që në fund të mandatit të tij do të shohë anëtarë të rinj që hyjnë. Dhe jam shumë i sigurt se me gjithçka që kemi bërë së bashku në këtë mandat, së fundi, me planin e rritjes, Ballkani Perëndimor do të jetë pjesë e atij zgjerimi. Sepse nëse shikoni atë që kemi vënë në tryezë së bashku, metodologjinë e re, planin ekonomik dhe investues, planin e rritjes, ajo që shihni është shpresoj se një grup mjetesh të pakthyeshme që na çojnë drejt zgjerimit. Thjesht për t’ju dhënë një element me të gjitha mjetet që kemi në dispozicion, deri në vitin 2027 Ballkani Perëndimor do të marrë të njëjtin nivel ose të krahasueshëm të intensitetit të ndihmës me atë që struktura jonë aktuale e kohezionit financon në mënyrë të dobishme shtetet anëtare, që do të thotë se ato do të arrijnë 90 pikë përqindjeje të intensitetit të ndihmës së 13 vendeve të kohezionit dhe të fondeve strukturore deri në fund të kësaj… periudhe financiare, e cila mbaron deri në vitin 2027”, tha Varhelyi.

    Varhelyi ka përmendur se po bëjnë përparim edhe në pjesën dixhitale të axhendës së tyre, Ëi-Fi për Ballkanin Perëndimor, diçka që sipas tij po e shpërndajnë gradualisht kudo.

    “Prandaj, është koha për të kapërcyer të gjitha, si të them, mosmarrëveshjet e konsoliduara dhe tradicionale, për shembull në lidhje me CEFTA-n dhe të bëjmë një lëvizje përpara, sepse rajoni po humbet një mundësi. Rajoni nuk do të mund të përfitojë nga e gjithë kjo nëse vazhdojmë me mosmarrëveshjet e vjetra, mendoj se kjo kornizë ofron zgjidhje pragmatike edhe për tejkalimin e këtyre vështirësive. Dhe siç e thashë shumë, shumë herë, por nuk dua t’i referohem vetes, është se ky rajon më vete mund t’i shtojë një të tretën e PBB-së së tij, është në duart tuaja për ta bërë këtë, kështu që mendoj se nuk ka kohë më të mirë për ta bërë atë se tani. Në fund, lajmi i mirë është se plani i rritjes jo vetëm që është i gjallë dhe po fillon, por mendoj se do të jetë mjaft mbresëlënëse që ne mund të kemi axhendën e reformës të rënë dakord brenda pak ditësh me ju për diçka, për shembull, zgjati shumë më tepër me shtetet tona anëtare”, shtoi ai.

    Liderët e vendeve të rajonit, përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë diskutuar Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

    Samiti është mbajtur nën sloganin “Një rajon, vizion i përbashkët”.

  • Murati merr pjesë në Seancën Plenare të Bordit të Guvernatorëve të BERZH

    Murati merr pjesë në Seancën Plenare të Bordit të Guvernatorëve të BERZH

    Në kuadër të takimeve të 33-ta vjetore të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) që po zhvillohen në Yerevan të Armenisë, sot u mbajt Seanca Plenare e Bordit të Guvernatorëve të BERZH. Në këtë seancë po merr pjesë edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati krahas përfaqësuesve tjerë të shteteve anëtare të këtij institucioni.

    Gjatë diskutimit, Ministri vuri në dukje performancën e mirë të ekonomisë së Kosovës, duke nënvizuar përpjekjet e vazhdueshme të Qeverisë për të qenë të vëmendshëm ndaj zhvillimeve globale dhe për të mbështetur në mënyrë aktive qytetarët dhe bizneset në tejkalimin e sfidave me të cilat u ballafaquan.

    Megjithatë, marrë parasysh ndikimin mbi-proporcional që rritja e normave të interesit ka në ekonomitë në zhvillim, Ministri Murati theksoi rëndësinë e nevojës për rritje të mbështetjes për sektorin privat nga ana e BERZH-it në mënyrë që të mos ketë mungesë të likuiditetit në treg.

    Ministri Murati nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me institucione si BERZH, që luajnë një rol kyç në promovimin e zhvillimit ekonomik dhe qëndrueshmërisë në rajon. Ai ripërsëriti përkushtimin e Kosovës për të punuar ngushtë me BERZH dhe për të thelluar bashkëpunimin në projekte që do të kontribuojnë në zhvillimin dhe stabilitetin ekonomik të vendit.

  • Gërvalla: Draft-statuti për Asociacionin në përputhje me Kushtetutën, KiE të përmbush detyrimet e veta

    Gërvalla: Draft-statuti për Asociacionin në përputhje me Kushtetutën, KiE të përmbush detyrimet e veta

    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla në një konferencë për media, ka folur për letrën e drejtuar presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, ku thuhet se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draftstatut për Asociacionin të cilin është zotuar ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit, raporton EO.

    “Zotimi ynë në letrën dërguar Këshillit të Evropës është zotim serioz dhe i sinqert dhe është ripërsëritje e ofertës së kryeministri Kurti dhënë në Ohër, Bruksel dhe javëve të fundit”, tha ajo, raporton RTKlive.

    Kryediplomatja kosovare tha se Kosova që nga aplikimi për Këshilli të Evropës ka lobuar që të jetë pjesë e kësaj organizate të rëndësishme. Gërvalla theksoi se qeveria e Kosovës ka shprehur vullnetin dhe se shpreson se zotimi i saj të përmbushet.

    “Siç jeni informuar të gjithë sot në mëngjes i jam drejtuar me një letër në emër të Qeverisë, Këshillit të Evropës. Kemi përsëritur gatishmërinë tonë për të përgatitur draft- dokument për krijimin e një mekanizmi për vetëmenaxhim, koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ky draft do të përmbushte detyrimet e trashëguara ndërkombëtare të Kosovës, do të plotësonte nevojat e qytetarëve serb në Kosovës, dhe do të respektonte në tërësi Kushtetutën dhe të gjitha ligjet në Republikën e Kosovës, dhe parimet e KiE ku kemi bërë kërkesë të anëtarësohemi. Kosova dhe qeveria e saj kanë qenë përherë të përkushtuara për konsolidimin dhe forcimin ndërkombëtar të Kosovës, duke zënë kështu vendin e saj të merituar në mesin e shteteve të përparuara. Jemi ballafaquar me skepticizëm rreth asaj se a ka qenë momenti i duhur kur kemi parashtruar kërkesën tonë. Në favor të raportit votuan edhe shtete qe se kanë njohur Kosovën, madje disa prej tyre kanë qenë më të zëshmet. Gjatë gjithë periudhës, Kosova ka zhvilluar aktivitet të dendur lobimi”

  • ​Abazi vendos njoftimin mortor te Kuvendi, hap të pame për vdekjen klinike për dy institucionet

    ​Abazi vendos njoftimin mortor te Kuvendi, hap të pame për vdekjen klinike për dy institucionet

    Ish-deputeti i Vetëvendosjes, tani i pavarur, Haki Abazi, ka vendosur një karrige në hyrje të Kuvendit të Kosovës, në të cilën ka vendosur një njoftim mortor duke hapur të pame për vdekjen klinike të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.

    Abazi i tha mediave se akuzuar Qeverinë Kurti për manipulim dhe fshehje të idesë për krijimin e Asociacionit të Kosovës, që sipas tij, forma e qeverisjes ka arritur nivel të lartë të hipokrizie.

    “Është mashtrim total idesë së zgjedhjeve të parakohshme për ta manipuluar, për ta nxjerr energjinë për të mos tu pa ideja që ky është duke e bo Zajednicën, e pat sot mëngjes është duke e dërguar statutin e draftuar nga Friedrich-Ebert-Stiftung, qe tregon qartazi se ne çfarë niveli ka arritur hipokrizia dhe manipulimi në formën e qeverisjes”, është shprehur ai.

    Për deputetin e Pavarur, Haki Abazi, historia është duke u ripërsëritur si ajo e viteve të 90’-ta, duke cilësuar se Qeveria Kurti ka tentuar të krijoj situata për të dirigjuar deputetët e tanishëm siç e quan ai “dredhje e dorës”.

    “Në këtë vend deputetët e Kosovës e kanë shpall deklaratën kushtetuese të dy korrikut për t’i ikur dredhjes së dorës dhe çfarë po ndodhë në 2024 ose për tre vite më shumë me radhë, neve tentohet me na u dredh dora nga njerëz autokratë e njerëz palegjitimitet, të cilët nuk e kanë marrë votën e qytetarëve fare”, ka shtuar deputeti.

    Gjithashtu, Abazi ka ritheksuar se ndryshime pozitive nuk ka pasur nga Qeveria Kurti dhe vetëm po thellohet korrupsioni dhe krimi i organizuar, ai ka kritikuar kryeministrin duke thënë se këto tema për të janë të parëndësishme.

    “Asnjë gjë nuk ka ndryshuar, është stresuar dhe mund të stresohet vështirësia e funksionimit institucional nëse kthehemi në kombinat rikat e krimit të organizuar dhe korrupsionit që janë pjesë institucionale që si duket për Kurtin është e parëndësishme, e keni parë në raporte ndërkombëtare as krimi as korrupsioni nuk janë luftuar nga kjo qeveri”, tha Abazi.

    Ndërsa sa i përket kalimit të tij në ndonjë parti, ish deputeti i Vetëvendosjes në mënyrë kategorike i mohon zërat se mund të kalojë në partitë e përfolura si ajo e PDK-së dhe ajo e PSD-së.

  • Voziti 238 km/h, gjobitet shoferi dhe i ndalohet për gjashtë muaj vozitja

    Voziti 238 km/h, gjobitet shoferi dhe i ndalohet për gjashtë muaj vozitja

    Policia e Kosovës ka hasur sot në autostradë në një shofer, i cili ka vozitur në 238 km/h në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte 100 km/h.

    Shoferi është gjobitur me 500 euro, pesë pikë negative, si edhe gjashtë muaj ndalim të mjetit me veprim motorik.
    “Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 238 km/h, i njëjti është gjobitur 500 €, 5 pikë negative dhe 6 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Policia po e zbaton ligjin e ri me gjoba më të ashpra, duke ua ndaluar edhe drejtimin e mjetit.

  • Kalon marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për trajtimin e ujërave të zeza në Ferizaj

    Kalon marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për trajtimin e ujërave të zeza në Ferizaj

    Me 80 vota për ka kaluar marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për trajtimin e ujërave të zeza në Ferizaj, raporton Ekonomia Online.

    Në mungesë të ministrit Hekuran Murati, prezantimin e këtij projektligji e bëri ministri Arben Vitia, i cili tha se kjo marrëveshje ka synim për të avancuar zhvillimin e vendit për një mjedis të pastër.

    “Kjo marrëveshje është negociuar dhe finalizuar në kuadër të përpjekjeve të Kosovës për të avancuar zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe në linjë me programin e qeverisë dhe vizionin për infrastrukturë të integruar në harmoni me mjedisin e pastër”, tha Vitia.

  • Xi dhe Putin i cilësojnë raportet e tyre si “forcë stabilizuese” në botën kaotike

    Xi dhe Putin i cilësojnë raportet e tyre si “forcë stabilizuese” në botën kaotike

    Lideri kinez, Xi Jinping, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, i cilësuan raportet mes dy shteteve të tyre si “forcë stabilizuese në botën kaotike”, gjatë takimit të tyre në Pekin.

    Në vizitën në Kinë, Putin po kërkon që të marrë mbështetje më të madhe nga Pekini për luftën që udhëheqësi rus ka nisur kundër Ukrainës më 2022 dhe për ekonominë e izoluar të shtetit të tij.

    Ky është udhëtimi i parë jashtë vendit i Putinit që u rizgjodh edhe për një mandat presidencial në zgjedhjet e marsit.

    Rusia është goditur me sanksione të paprecedenta nga Perëndimi që nga nisja e luftës kundër Ukrainës.

    Gjatë takimit mes Xisë dhe Putinit, lideri kinez iu referua homologut të tij si “mik i vjetër”, duke shtuar se raportet Kinë-Rusi “ndihmëse për paqe”.

    “Kina është e gatshme të punojë me Rusinë… për të ruajtur drejtësinë në botë”, shtoi Xi.

    Putin, ndërkaq, i tha Xisë se raportet mes dy shteteve janë “faktorë stabilizues në arenën ndërkombëtare”.

    “Raportet midis Rusisë dhe Kinës nuk janë oportuniste dhe nuk drejtohen kundrejt askujt”, tha Putin, sipas njoftimit të lëshuar nga Kremlini.

    “Së bashku, ne respektojmë parimet e drejtësisë dhe rendit të botës demokratike që reflekton realitete multipolare dhe bazohet në të drejtën ndërkombëtare”, shtoi ai.

    Pas takimit me dyer të mbyllura. Dy liderët nënshkruan një deklaratë të përbashkët për thellimin e “partneritetit strategjik gjithëpërfshirës” mes shteteve të tyre, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve në Kinë, Xinhua.

    Udhëheqësi rus arriti në Kinë të mërkurën, disa orë pasi tha se trupat ruse po përparojnë “në të gjitha frontet” në fushëbetejën në Ukrainë, pas nisjes së një sulmi të madh tokësor.

    Xi ka kundërshtuar kritikat e Perëndimit për shkak të raporteve të afërta të shtetit të tij me Moskën.

    Raportet tregtare Kinë-Rusi kanë lulëzuar që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës dhe më 2023, vlera e tregtisë mes dy shteteve arriti në 240 miliardë dollarë.

  • Samiti në Malin e Zi, Spajiq: Kemi pritshmëri të mëdha për Planin e rritjes

    Samiti në Malin e Zi, Spajiq: Kemi pritshmëri të mëdha për Planin e rritjes

    Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian theksoi se do të vendosin një fokus të madh në të ardhmen e tregut të përbashkët rajonal dhe integrimin brenda tregut të përbashkët evropian.

    Ai theksoi se Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor, para së gjithash sipas këndvështrimit tonë, përfaqëson një sinjal dhe përkushtim të qartë ndaj Bashkimit Evropian për transformimin ekonomik dhe demokratik të Ballkanit Perëndimor.

    “Sidomos për bizneset Plani i rritjes paraqet një mundësi dhe paraqet një efekt të qartë sinjalizues se rajoni do të jetë pjesë e tregut më të madh. Shpeshherë them se Mali i Zi është treg 1/2 milion, por si pjesë e tregut të vetëm është pjesë e tregut gjysmë miliardësh. Mali i Zi në qeveri është i përkushtuar fuqimisht për të rritur prosperitetin ekonomik dhe cilësinë e jetës për qytetarët tanë. Me këtë parim që drejton çdo veprim tonin, ne kemi pritshmëri të mëdha për planin e rritjes. Duke njohur fazën aktuale dhe sfidat në zhvillimin ekonomik, agjenda e reformave të Malit të Zi përgatitet me një qëllim të qartë: të përdorë stimujt e ofruar nga Lehtësia e Reformës dhe Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Kjo nënkupton zbatimin e masave të rëndësishme reformuese në fushat strategjike që synojnë përshpejtimin e rritjes ekonomike dhe sigurimin e përafrimit me standardet e BE-së”, theksoi ai.

    Spajiq thekson se fokusi kryesor i këtij Plani është populli.

    “Investimi në kapitalin njerëzor është ndoshta aspekti më i rëndësishëm i agjendave të reformës, me ndikim afatgjatë dhe të qëndrueshëm. Kjo është arsyeja pse sot diskutojmë gjithashtu disa mënyra praktike në të cilat plani i rritjes mund ta bëjë jetën tonë të përditshme më të lehtë. Mjetet praktike si “Digital Ëallet”, “Critical Medical Alliance” do të na ndihmojnë të kuptojmë më gjerë kontekstin e asaj që ne mund t’u ofrojmë qytetarëve tanë përveç fuqizimit ekonomik”, tha ai.

    Kryeministri Milojko Spajiq u ka bërë thirrje të gjithëve që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të bashkëpunojnë drejt objektivit tonë të përbashkët që t’i hapet rrugë për përmirësimin e lehtësimit të tregtisë, integrimit rajonal, prosperitetit ekonomik si për Ballkanin Perëndimor ashtu edhe për Shtetet Anëtare të BE-së.

  • Escobar e kreu detyrën, Hovenier ia dedikon një shkrim lamtumirës

    Escobar e kreu detyrën, Hovenier ia dedikon një shkrim lamtumirës

    Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, i ka kushtuar një postim lamtumirës emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili po përfundon detyrën e tij dhe do të marrë një angazhim të ri në diplomacinë amerikane.

    Hovenier ka thënë se ka qenë i nderuar që të punojë me Escobar për të avancuar qëllimet e SHBA-së në Kosovë dhë në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

    “Ndërsa miku dhe kolegu im Gabriel Escobar përfundon detyrën e tij si Përfaqësues Special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, i uroj atij sukses në detyrën e tij të radhës. Unë kam qenë i nderuar të punoj me të për të avancuar qëllimet e SHBA-së në Kosovë dhe në Dialogun e BE-së. Falenderoj për përkushtimin e tij të palodhshëm në avancimin e vizionit tonë për një Kosovë të sigurt, të begatë dhe demokratike dhe rajon të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Hovenier.

  • Zjarr në një ndërtesë në Dusseldorf, tre të vdekur e shumë të lënduar

    Zjarr në një ndërtesë në Dusseldorf, tre të vdekur e shumë të lënduar

    Të paktën tre persona kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë të lënduar rëndë, si pasojë e një zjarri që shpërtheu të enjten në një ndërtesë banimi në Gjermaninë perëndimore.

    Autoritetet kanë bërë të ditur se shpërthimi ka ndodhur gjatë natës në një kioskë e cila ishte pjesë e ndërtesës në Dusseldorf. Zjarri sipas tyre është përhapur në hyrje dhe deri në katin e dytë të ndërtesës, raporton AP.

    Zjarrfikësit kanë përdorur shkallët për të shpëtuar shumë njerëz nga ballkonet e banesave të tyre.

    Gjashtëmbëdhjetë njerëz janë dërguar në spitale, kanë bërë të ditur zyrtarë të zjarrfikësve.

    Shkaku i zjarrit nuk dihet ende, sipas policisë.