ATV

Category: Lajme

  • Policia e Kosovës demanton shkrimet e mediave serbe se i keqtrajtuan disa të rinj serbë në Leposaviq

    Policia e Kosovës demanton shkrimet e mediave serbe se i keqtrajtuan disa të rinj serbë në Leposaviq

    Policia e Kosovës, ka demantuar shkrimet tendencioze dhe të pavërteta të publikuara në disa mediume kryesisht serbe, të cilat i referohen zyrës serbe për Kosovë të cilët paraqesin situatë jo reale se kinse Policia e Kosovës nuk i ka trajtuar dhe nuk janë sjellë si duhet ndaj disa të rinjve/fëmijëve serb në komunën e Leposaviçit.

    Në demantin e tyre thuhet se policia e Kosovës ka reaguar në një rast të prishjes së rendit dhe qetësisë publike te një kafiteri, ku ndaj dy personave ka shqiptuar gjobë për prishje të rendit publik.
    “Vlen të theksohet se Policia e Kosovës udhëhiqet nga parimet më demokratike dhe të gjitha masat dhe veprimet policore i ka ndërmarrë në funksion të ruajtjes së rendit e qetësisë publike si dhe garantimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim.

    Andaj, deklarimet e tilla tendencioze, nuk iu shërbejnë qytetarëve e as sigurisë publike, pasi veprimet policore janë mbështetur në procedurat e parapara ligjore përfshirë atë të ruajtjes së rendit e qetësisë publike”, thuhet në njoftimin e tyre.

  • Ahmeti ua uron besimtarëve musliman festën e Kurban Bajramit

    Ahmeti ua uron besimtarëve musliman festën e Kurban Bajramit

    I pari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti u ka uruar qytetarëve festën e Kurban Bajramit.

    “Të nderuar qytetarë,

    Në këtë ditë të veçantë të Kurban Bajramit, dëshiroj t’ju uroj gëzim, paqe dhe begati. Le të jetë kjo festë një mundësi për të reflektuar mbi vlerat e sakrificës, dashurisë dhe solidaritetit që na bashkon.

    Le të festojmë së bashku me familjarë e miq.

    Gëzuar Kurban Bajramin!”, ka shkruar ai në postimin e tij.

  • Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, ende nuk dihet identiteti

    Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, ende nuk dihet identiteti

    Një person është gjetur pa shenja jete në Livoq të Epërm të Gjilanit.

    Policia njofton se ende nuk dihet identiteti i viktimës, mirëpo trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML.

    “VDEKJE E DYSHUAR- Livoq i Epërm, Gjilan / 15.06.2024 – 12:45. Njësitet policore pas pranimit të informatës, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur një trup të gjinisë mashkullore, pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa (ende) nuk dihet identiteti i viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”

  • Presidentja Osmani uron festën e Kurban Bajramit

    Presidentja Osmani uron festën e Kurban Bajramit

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani u ka uruar besimtarëve musliman festën e Kurban Bajramit.

    “Kjo festë bashkon njerëzit, ndaj në këtë ditë hapen jo vetëm dyert, por edhe zemrat për ta shpërfaqur traditën tonë, si dhe shpirtin solidar për të ndarë diçka nga vetja për ata që kanë nevojë”, shkruan mes tjerash në urimin zyrtar.

    Urimi i plotë:

    Uroj që festa e Kurban Bajramit të sjellë gëzim, paqe dhe begati në familjet tuaja!

    Kjo festë bashkon njerëzit, ndaj në këtë ditë hapen jo vetëm dyert, por edhe zemrat për ta shpërfaqur traditën tonë, si dhe shpirtin solidar për të ndarë diçka nga vetja për ata që kanë nevojë.

    Kurban Bajrami është festë e sakrificës, mundësi për reflektim, dhembshuri dhe mirënjohje.

    Shtëpitë tuaja në këtë ditë feste qofshin të mbushura me gëzim, dashuri, mirëkuptim dhe tolerancë.

    Urime dhe gëzuar festa e Kurban Bajramit!

  • Samiti i Paqes për Ukrainën, takimet që i zhvilloi dje Osmani në Zvicër

    Samiti i Paqes për Ukrainën, takimet që i zhvilloi dje Osmani në Zvicër

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Zvicër, atje ku po mbahet Samiti i Paqes për Ukrainën.

    Osmani në kuadër të këtij Samiti është takuar me liderë të ndryshëm evropianë.

    Ajo paraprakisht është pritur nga presidentja e Zvicërs, Viola Amherd dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

    Përmes një postimi në rrjetin social, X, Osmani potencoi se në Samitin e Paqes janë të përkushtuar për të mbështetur lirinë e Ukrainës.

    “Në Zvicër, me Presidenten zvicerane, Viola Amherd, presidentin ukrainas, Zelensky dhe liderë të tjerë nga e gjithë bota. Në jemi këtu për të përkushtuar mbështetjen tonë për lirinë e Ukrainës”, shkroi Osmani në X.

    Më pas është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe me zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris.

    Osmani ka thënë se zëvendëspresidentes Harris i përcolli mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e palëkundur dhe miqësinë tonë të përjetshme.

    “Me Zëvendës Presidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris. I përcolla mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e palëkundur dhe miqësinë tonë të përjetshme!”, ka thënë ajo.

  • Maqedonci: Të gjithë besimtarëve myslimanë u uroj festën e Kurban Bajramit, festën e sakrificës

    Maqedonci: Të gjithë besimtarëve myslimanë u uroj festën e Kurban Bajramit, festën e sakrificës

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

    Ai ka thënë se mësimi më i rëndësishëm i kësaj feste është solidariteti me tjetrin si udhërrëfyqesi i përhershëm për jetë në paqe.
    “Të gjithë besimtarëve myslimanë u uroj festën e Kurban Bajramit, festën e sakrificës.

    Mësimi më i rëndësishëm i kësaj feste është solidariteti me tjetrin si udhërrëfyqesi i përhershëm për jetë në paqe.

    Me synim tjetrin e jo veten, në këtë ditë rikujtojmë mësimet hyjnore për t’u treguar bujarë e zemërgjerë, sidomos me skamnorët, jetimët, të dobëtit dhe të vetmuarit.

    Uroj që kjo festë të sjellë paqe e lumturi në zemrën e secilit.

    Gëzuar e me fat Kurban Bajrami!”

  • Policia gjen sasi të drogës në Prishtinë, rasti po hetohet

    Policia gjen sasi të drogës në Prishtinë, rasti po hetohet

    Janë gjetur 12.1 gramë marihuanë, një telefon cellular dhe një adapter në Prishtinë.

    Sendet janë konfiskuar ndërsa rasti po hetohet.

    “POSEDIM I NARKOTIKËVE- Rr. Pavarësia, Hajvali, Prishtinë /15.06.2024 – 08:10. Është raportuar se janë gjetur 12.1 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë, një telefon celular dhe një mbushës-adapter. Sendet e gjetura janë konfiskuar, ndërsa rasti është duke u hetuar.”

  • Haradinaj në selinë e BIK-ut, uron besimtarët musliman festën e Kurban Bajramit

    Haradinaj në selinë e BIK-ut, uron besimtarët musliman festën e Kurban Bajramit

    Kryetari i AAK-së, Ramush Hardinaj në nder të festës së Kurban Bajramit ka vizituar kryemyftiun Tërnava, nga ku edhe u ka uruar të gjithë besimtarëve musliman festën.

    “Ne emër të AAK, bashkëpuntorëve po qendroj në selin e bashkesisë islame të uroj myftiun Ternaven e të gjithë besimtarët islam të Kosovës, shqiptarët kudo që janë per festën e kurban bajramit gezojmë bashkë gjindemi të jetojmë me porosinë e festes që është edhe sakrifica edhe solidaritetiti i ndërsjellët, urime me fat”, ka thënë Haradinaj i shoqëruar nga anëtarë të partisë që ai drejton.

  • Kurti nga selia e BIK-ut: Shoqëria në komb duhet të jetë bashkë me njëri tjetrin

    Kurti nga selia e BIK-ut: Shoqëria në komb duhet të jetë bashkë me njëri tjetrin

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti në nder të festës së Kurban Bajramit ka vizituar kryemyftiun e vendit, Naim Tërnava në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës.

    Ai i shoqëruar nga ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri i shëndetësisë Arben Vitia, ministri i mbrojtjes dhe sigurisë Ejup Maqedonci,ministri i kulturës, rinisë dhe sportit Hajrullah Ceku, uroi të gjithë besimtarët musliman Kurban Bajramin dhe duke theksuar se kjo festë kujton rëndësinë e gadishmërisë për sakrificë, raporton EO.

    Në mesazhin e tij, Kurti ka thënë se shoqëria në komb duhet të jetë bashkë njeri tjetrin.

    “E falënderoj nga zemra myftiun e bashkësisë islame të Kosoves,Naim Tërnaven për këtë mikëpritje të ngrohtë, ua uroj edhe njëherë Kurban Bajramin edhe kolegëve të tij e të gjithë besimtarëve, qytetarëve të vendit tonë shqiptarëve kudo që janë. Kjo festë na e rikujton edhe rëndësinë e sakrificës mbi të gjitha rëndesinë e gadishmerisë. Kurban Bajrami është festë të cilën të mirat materiale i ndajmë me të afërt, miqët, fqinjët e gjithashtu edhe me ata që janë të varfer e nevojtarë, e paralelisht me këtë ndajmë edhe kohë e dashuri.

    Ai gjithashtu e falendëroi edhe Bashkësinë Islame të Kosovës, në krye me myftiun Tërnava për rolin e tij tradicional dhe historik që ka luajtur për të mirën e qytetarëve.

  • Besimtarët myslimanë falin Namazin në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë

    Besimtarët myslimanë falin Namazin në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë

    Besimtarët myslimanë në të gjithë botën, por edhe në Shqipëri kremtojnë sot Kurban Bajramin.

    Mijëra besimtarë shqiptarë u mblodhën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të falur Namazin.

    Ritin e faljes së Kurban Bajramit besimtarët shqiptarë e kryen edhe në xhamitë e qyteteve kryesore të vendit.

    Pas urimit për festën, në ligjërimet e tyre ata kërkojnë më shumë paqe dhe harmoni, virtyte të cilat janë mishëruar më së miri deri më tani.

    Për nder të kësaj feste, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu uroi të gjithë shqiptarët, ndërsa u lut për më shumë paqe e harmoni.

    Festimet që i takojnë kësaj dite shënojnë flijimin dhe sakrificën e njeriut në emër të besimit të zotit dhe në emër të dashurisë për njeriun. Ajo përbën festën e madhe të mëshirës, të faljes, mirëkuptimit, mirësisë, vëllazërimit dhe paqes.

    Kremtimi i kësaj dite siç është bërë traditë fillon në orët e para të mëngjesit, kur mijëra besimtarë myslimanë falin namazin.

    Sipas fesë myslimane, për këtë ditë të shënuar theret një dash apo një dele e rritur, e cila i dedikohet Zotit.

    Familja që e ther mund të mbajë aq mish sa i duhet dhe pjesën tjetër duhet ta ndajë me familjet e varfra. Karakteristike e kësaj dite janë dhe ëmbëlsirat dhe zbukurimet.

    Në çdo familje myslimane gatuhen ëmbëlsira, të cilat duhet t’u serviren dhe miqve. Ndërkohë, të gjithë besimtarët, si dhe shtëpitë e tyre duhet të stolisen sa më mirë të jetë e mundur.

    Besimtarët flijojnë në orët e para të mëngjesit qindra qengja dhe desh për të evokuar ngjarjen e shenjtë, ku zë fill kjo festë, ndër më të rëndësishmet për fenë myslimane.

    Vite më parë, kur besimi fetar ishte i ndaluar në Shqipëri, ritet fetare, kremtoheshin fshehurazi. Ndonëse pa bujë shume familje tradicionale, shqiptarët i kushtonin një fond të veçantë kremtimit të kësaj feste. Kurban Bajrami, tashmë një ditë feste zyrtare, kremtohet prej vitesh nga të gjithë shqiptarët, pa harruar këtu devotshmërinë e besimtarëve myslimanë në këtë ditë, e cila shënon flijimin dhe sakrificën e njeriut në emër të besimit te Zotit, në emër të dashurisë për njeriun./Ora News/