ATV

Category: Lajme

  • Abdixhiku nga selia e BIK-ut: Një shoqëri që beson në zot, përkujdeset për familjen, atdheun dhe vendin është shoqëri që ka prosporitet

    Abdixhiku nga selia e BIK-ut: Një shoqëri që beson në zot, përkujdeset për familjen, atdheun dhe vendin është shoqëri që ka prosporitet

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ua ka uruar festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë, nga selia e BIK-ut.

    Abdixhiku tha se kjo festë kujton vlerat e larta njerëzore ndaj krijuesit.

    “Sot me bashkëpunëtor të LDK-së urova myftiun Tërrnava dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, kjo festë na kujton vlerat me të larta njerëzore, sakrificen ndaj krijuesit,solidaritetin ndaj njerëzve dhe mirësinë ndaj njëri tjetrit. Një shoqëri që beson në ZOT e që perkujdeset për familjen e për njëri tjetrin për atdheun vendin është shoqeri që ka prosporitet”.

  • Ambasadorja izraelite në Kosovë uron “Bajramin e vogël”

    Ambasadorja izraelite në Kosovë uron “Bajramin e vogël”

    Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv, i ka uruar besimtarët myslimanë për Kurban Bajram apo siç njihet edhe ndryshe “Bajramin e vogël”.

    Ziv urimin e saj përveç në shqip, e ka bërë edhe në gjuhën e disa komuniteteve joshumicë që jetojnë në Kosovë.

    “Gëzuar festën e Bajramit të Vogël të gjithë miqve që po festojnë në Izrael, Kosovë dhe anekënd botës!

    Me fat Bajramin e Vogël!

    Bajram Šerif Mubarek Olsun!

    Bayramınız kutlu olsun!

    Bahtalo o Kurban Bajrami!

    Eid Mubarak!”, ka shkruar ajo në rrjetin social X.

  • Palestinezët falin Bajramin në rrënojat e xhamisë së shkatërruar në Khan Younis

    Palestinezët falin Bajramin në rrënojat e xhamisë së shkatërruar në Khan Younis

    Pavarësisht luftimeve të ashpra dhe të vazhdueshme mes forcave izraelite dhe Hamasit në Rripin e Gazas, palestinezët nuk i ndali kjo që të dalin dhe të falin Bajramin në rrënojat e xhamisë Al Rahma në Khan Younis.

    Ajo është shkatërruar nga forcat izraelite gjatë sulmeve ajrore, por palestinezët nuk i pengoi kjo që të shënojnë festën e Bajramit.

    Ndryshe në këtë rajon izraelitët po vazhdojnë të shënjestrojnë grupet e armatosura të Hamasit, për të cilët IDF-ja thotë se do të jenë cak i vazhdueshëm i sulmeve, raporton Rueters.

    Në anën tjetër, tetë ushtarë izraelitë kanë humbur jetën të shtunën në jug të qytetit Rafah nga një shpërthim dhe po konsiderohet si dita më vdekjeprurëse për ushtrinë izraelitë që nga janari, kur 21 ushtarë humbën jetën kur dy ndërtesa u shembën në pjesën qendrore të Gaza.

    Nga ministria e Shëndetësisë në Gaza që drejtohet nga Hamasi, kanë njoftuar se 37 mijë palestinezë janë vrarë nga ushtria izraelite që nga tetori i vitit të kaluar.

  • Votim digjital në këshillat lokal në Prishtinë

    Votim digjital në këshillat lokal në Prishtinë

    Për herë të parë në këshillat lokal të organizuara nga Komuna e Prishtinës, ka filluar të bëhet votimi në mënyrë të fshehtë digjitale, i cili përbëhet përmes një softueri që ka ndërtuar komuna dhe i cili është pritur mirë nga qytetarët.

    Drejtori i Administratës në Komunën e Prishtinës Vigan Kastrati, ka thënë për KosovaPress, se ky është një hap i madh për të gjithë Kosovën sepse ka shumë shtete të Evropës dhe botës të cilët votojnë në mënyrë digjitale, andaj reagimet e qytetarëve kanë qenë të mira.

    “Kjo është një votim i cili kemi filluar tani për këshilla lokalë, është votim digjital i cili përbëhet përmes një softueri të cilin e kemi ndërtuar. Gjithashtu, është edhe një aparaturë të cilën vetëm se e kemi pasur në komunë edhe e kemi rishfryëtzuar për këtë metodë. E mira e kësaj është që qytetarët po i besojnë votimit digjital, kjo është një hap i madh në përgjithësi për të gjithë Kosovën sepse ka shumë shtete të Evropës dhe botës të cilët votojnë në mënyrë digjitale, andaj reagimet e qytetarëve kanë qenë të mira. Kemi pasur edhe shumë kërkesa prej qytetarëve që besojnë se votimet e nivelit lokal apo qendrorë duhet me qenë në pjesën digjitale”, ka thënë Katrati.

    Kastrati ka theksuar se nuk po ka probleme me qytetarët, vetëm disa incidente të vogla teknike.

    Gjithashtu, ai ka paralajmëruar për një projekt të ri në bashkëpunim me USAID në Kosovë, të cilët janë duke e ndërtuar një aplikacion që do të jetë në shërbim të qytetarëve, përmes të cilit ata do mund të informohen rreth shfaqjeve artistike, informata për bashkësi lokale, për rrugë të mbyllura, gropa dhe përmbajte tjera të shumta.

    Kastrati është shprehur se përmes këtij aplikacioni qytetarët do mund të komunikojnë në njëfarë mënyre me Komunën e Prishtinës, duke lënë komentet e tyre.

    Ky aplikacion pritet që të përfundojë brenda dy muajve.

  • Deputetja Saranda Bogujevci uron festën e Kurban Bajramit

    Deputetja Saranda Bogujevci uron festën e Kurban Bajramit

    Deputetja e LVV, Saranda Bogujevci ka uruar festën e Kurban Bajramit, nga selia e BIK-ut.

    “Qoftë kjo ditë e mbushur me mirësi me shumë gëzime, së bashku me familjet e juaja,na përcjellt vitet e ardhshshme vetëm me gjëra të mira “, tha ajo.

    “Ishtë kënaqësi dhe nder të jem këtu me myftiun Tërnava, është një ditë shumë e rëndësishme, festa Kurban Bajramit ndërlidhet me sakrificen por edhe me mirësinë që ne si popull kemi kaluar në momente të vështira. Me shumë sakrifica dhe falë Zotit jemi këtu, kemi tejkaluar një pjesë të madhe, andaj edhe do doja që këtë ditë të ua uroj festen e Kurban Bajramit”.

  • Famullari katolik Don Agim Qerkini viziton myftiun Tërnava, thotë se shqiptarët janë dëshmi e tolerancës dhe mirëqenies

    Famullari katolik Don Agim Qerkini viziton myftiun Tërnava, thotë se shqiptarët janë dëshmi e tolerancës dhe mirëqenies

    Në Bashkësinë Islame të Kosovës, për festën e Kurban Bajramit,ishte i pranishem edhe famulltari besimi katolik, Don Agim Qerkini, raporton EO.

    Qerkini gjatë vizitës tha se festa e dy feve janë një shembull për mirqenie në shoqerin tonë.

    “Ne festojmë së bashku gjithmonë festat tona sepse janë një shembull deshmie e mrekullueshme e jo vetëm tolerance, por mirëqenie në popullin tonë, shoqërinë tonë keshtu qe keto ditë ishin festë edhe me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, ku kemi kujtuar njerëzit qe kanë pësuar aq shumë gjatë luftës në Kosovë, të pagjeturit, familjet e tyre. Gëzuar të gjithëve”, ka thën Qerkini.

  • Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza nga selia e BIK-ut uron festën e Kurban Bajramit

    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza nga selia e BIK-ut uron festën e Kurban Bajramit

    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosoves për Kryeministër Bedri Hamza vizitoi Terrnaven, për nder të festës së Kurban Bajramit, raporton EO.

    Hamza uroi të gjithë besimtaret musliman duke shpresuar të ketë gëzime, begati, harmoni dhe të punojmë bashkë për progrës dhe prosporitet”

    “Shfrytezoj rastin të uroj te gjithë qytetarët e Kosoves të besimit islam të iu uroj shendet, begati dhe të gjitha të mirat në familjet e tyre, është një festë që simbolizon solidaritetin,sakrificën andaj urojmë të ketë harmoni e paqe, është një festë ku njerëit janë më bujar, më solidaritet, falin edhe pajtohen prandaj gjithmonë në këto festa uroj të ketë gzime, begati, harmoni dhe të punojmë bashkë për progres dhe prosporitet” tha ai.

  • Zbardhet shkaku i zjarrit në tregun e Shkodrës, policia: Dyshohet se e shkaktuan dy të mitur, ishin duke luajtur

    Zbardhet shkaku i zjarrit në tregun e Shkodrës, policia: Dyshohet se e shkaktuan dy të mitur, ishin duke luajtur

    Zjarri në tregun e sendeve të përdorura në Shkodër dyshohet se është shkaktuar nga dy të mitur. Përmes një reagimi zyrtar, policia thekson se dy të mitur, 9 vjeç, po luanin në afërsi të tregut, duke rezultuar në zjarrin masiv që përfshiu lagjen “Ndoc Mazi”.

    “Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër nën drejtimin e Prokurorisë, kanë vijuar intensivisht hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes në tregun e rrobave të përdorura ku si pasojë e zjarrit të rënë u shkaktuan dëme të shumta materiale.

  • Deri në 10 vjet pritje për të zgjidhur një lëndë në Gjykata, shqetësuese po shihet vetëgjyqësia shkaku i vonesave

    Deri në 10 vjet pritje për të zgjidhur një lëndë në Gjykata, shqetësuese po shihet vetëgjyqësia shkaku i vonesave

    Tetë deri në dhjetë vjet, i duhet një qytetari të presë nëse dëshiron që çështjet civile të zgjidhen nga gjyqësori në Kosovë. Si i tillë, sipas avokatëve, qytetarëve po u mohohet e drejta për gjykim të drejtë dhe në kohë të arsyeshme dhe shumë prej tyre vdesin pa e realizuar të drejtën e tyre, për shkak të kohëzgjatjes së procedurave, raporton Ekonomia Online.

    Shqetësim tjetër sipas tyre është edhe vetëgjyqësia që marrin qytetarët, pasi ka raste kur vonesat e këtyre kontesteve përfundojnë në raste penale.

    Avokati Burim Halili, këto vonesa i sheh shqetësuese, marrë parasysh kohëzgjatjen që qytetarët duhet të presin për verdiktin final. Ndonëse është rritur numri i gjyqtarëve, prapëseprapë numri i lëndëve të pazgjidhura është i madh.

    Një ndër arsyet kryesore të kësaj zvarritje sipas tij është numri i madh i lëndëve civile me të cilat është i ngarkuar sistemi gjyqësor, rrjedhimisht edhe numri i vogël i gjyqtarëve.

    “Trajtimi i lendeve shkakton një vështirësi jashtëzakonisht të madh sa i përket kohëzgjatjes së lendeve sepse sidomos duke i pasur parasysh lëndët në fushën civile kanë një zgjatje jashtëzakonisht të madh, për dallim prej atyre në fushën penale të cilat kryejnë një kohë pak më të shpejtë por fatmirësisht kemi kohëve të fundit është rritur edhe numri i gjyqtareve dhe prokurorëve sidomos në lëmin penale, lëndët janë duke u kryer shumë më shpejt dhe janë duke u marrë shumë më pak kohë krahasuar me vitet e kaluara. Ndërsa sa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me fushën civile edhe këtu është rritur numri i gjyqtarëve dhe janë duke kryer pak më shpejt por prapë kemi vonesa të cilat nuk u dashtë me i pas, duke pasur parasysh edhe dallimin mes gjykatave që kemi në qytetet e ndryshme, si Prishtina është e stërngarkuar me lëndë në fushën civile”, u shpreh Halili.

    Halili konsideron se një faktor tjetër negativ në ketë drejtim është edhe mungesa e profesionalizmit të gjyqtarëve. Sipas tij, shpesh herë qytetarëve po u mohohet e drejta për gjykim të drejtë dhe në kohë të arsyeshme.

    “Fatkeqësisht këto kemi varet pak edhe prej gjykatave edhe prej gjyqtareve sa janë të ngarkuar. Kemi pasur raste te gjyqtaret që janë më të ri që edhe kanë filluar edhe kanë rastet me i trajtu më shpejt por kemi raste të cilat janë duke i zgjatur e stërzgjat e këto ndikojnë shumë keq për shkak se jo çdo rast do të thotë që çdo i pandehur merr në fund epilogut del si person qe ka kryer një vepër penale dhe del i pafajshëm e pastaj fakti që ai sillet nëpër gjykata apo qendra burgimit me një vit, dy, tri vite dhe në fund del i pafajshëm. Koha nuk i kthehet, për shkak se nëse lihet dikush kaq vite në paraburgim edhe nëse del i pafajshëm ajo kohë nuk kompensohet kështu që Gjykatat duhet që këtë problematik me analizu mirë, Këshilli Gjyqësor edhe sipas nevojës me rrit numrin e gjyqtareve edhe me çdo aktgjykim sidomos në fushën penale”, u shpreh Halili, teksa “kampion” të vonesave e sheh Gjykatën Themelore në Prishtinë.

    “Sa i përket rasteve që kanë të bëjnë me fushën civile prapë edhe aty e kemi një problematik që një lëndë derisa të fillojë, i duhet 6 deri në 7 vite konteste pronësore, mandej është kryesisht palët bëjnë ankesë dhe e dërgojnë në shkallën e dytë, edhe aty i merr dy deri në tri vite rasti më i keq kur shkalla e dytë e kthen për shkelje procedurale e kthen në rigjykim në shkallë të parë që atëherë mund t’i shtyjë edhe dy apo tri vite dhe minimalisht një kontest për të zgjidhur me çështje pronësore tash në Prishtinë duhet të paktën 10 vite”, u shpreh ai.

    Kritika për këto vonesa ka edhe avokati tjetër, Yll Zekaj, i cili shprehet se në lëmit civile trajtimi i një rasti merr së paku 10 vite për të kaluar në dy nivele të gjykatës. Sipas tij, shkak i këtyre vonesave po bëhet edhe për shkak të rikthimit të lendeve në rigjykim nga ana e Gjykatës së Apelit.

    “Në Kosovë kemi probleme me zvarritjen e procedurave gjyqësore, sidomos në lëmit civile ku trajtimi i një çështje mund të merr edhe 10 vite për të kaluar dy nivele të gjykatës. Niveli i Gjykatës së shkallës së parë, Gjykata Themelore dhe atë të Apelit edhe pse fshihet një përpjekje goxha e shtuar e Këshillit Gjyqësor në këto vitet e fundit ende nuk po arrihet që të këndellet sistemi i drejtësisë, përkatësisht sistemi gjyqësor për trajtimin e lendeve në kohë të arsyeshme. Ka probleme të shumta qoftë ndonjëherë janë edhe për shkak të përformancës së gjyqtarëve po kemi problem edhe tek kthimi i shpeshtë i lendeve në rigjykim nga ana e Gjykatës së Apelit ku një lëndë mund të kthehet dy apo tri herë në rigjykim, kjo pastaj merr një kohë të gjatë për tu arritur një epilog përfundimtar për një çështje për të cilën qytetarët i drejtohen sistemit të drejtësisë kjo pastaj ndikon drejtpërdrejt në shkeljen e të drejtave të njeriut, përkatësisht në trajtimin e rasteve të tyre në një kohë të arsyeshme”, ka thënë Zekaj për EO.

    Zekaj ka thënë se si pasojë e këtyre vonesa, lëndët civile shpesh kthehen edhe në raste penale shkaku i kohëzgjatjes së këtyre rasteve, palët e përfshira në procedurë i kanë acaruar marrëdhëniet dhe kanë përfunduar me ngatërresa të tjera. Zekaj përmend raste kur edhe palët e përfshira në raste vdesin pa e realizuar të drejtën e tyre.

    “Nëse kalohet periudha 10 vjeçare, jo që ndodh diçka por qytetarin nuk e merr të drejtën e tij pastaj ne kemi si avokat e shohim sidomos në lëmine civile e shohim se ka edhe shumë qytetarë që fatkeqësisht vdesin pa e realizuar të drejtën e tyre për shkak të kohëzgjatjes së procedurave. Pra nëse sot paraqitet një padi ajo mund të shkoj deri në 10 vite, e pastaj mund të dalin probleme të ndryshme, që fatkeqësisht ndonjëherë vjen edhe deri tek vetëgjyqësia për shkak se gjyqësori jonë është e ngathët për ta trajtuar një lëndë në kohë të arsyeshme dhe qytetarit t’i jepet një e ‘drejtë’ e cila i takon pastaj qytetarit që shpeshherë ndodh që ta marrin drejtësinë në duart e tyre që asnjëherë s’duhet ta bëj një gjë të tillë por nganjëherë këto gjera ndodhin dhe duhet veprime më të mëdha nga të gjithë faktorët për t’i ndihmuar sistemit gjyqësor për të dal nga kjo krizë e trajtimit të lëndëve në një kohë të arsyeshme”, u shpreh Zekaj.

  • Muharremaj i kënaqur me përkrahjen nga Qeveria: S’jam njëri që ankohem, jemi përkrahur me projekte të mëdha

    Muharremaj i kënaqur me përkrahjen nga Qeveria: S’jam njëri që ankohem, jemi përkrahur me projekte të mëdha

    Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë për EO, se është i kënaqur me përkrahjen nga Qeveria Kurti, ndërsa ka thënë se preferon që të mos ankohet pasi ka pasur përkrahje nga niveli qendror.

    Teksa ka folur për projektet që janë duke u përkrahur nga niveli qendror, theks të veçantë i jep ndërtimit të stadiumit të qytetit dhe rrugën për Brezovicë. Krahas këtyre projekteve, Muharremaj ka thënë se me 1 milion euro janë përkrahur për ndërtimin e sheshit të qytetit.

    “Unë jam shumë praktik, nuk jam njeri që ankohem kurrë në jetë, nuk mundem me kritiku për shkak të investimeve se ne kemi pas investime në komunën e Suharekës dhe jam i kënaqur me investimet jashtë buxhetit të Republikës së Kosovës. Kemi sheshin 1 milion euro që e kem ndihmë prej tyre, kemi një rrugë që ta lidh rrugën me Brezovicë është dikund 6 milionë euro, kemi rrugën për Mushtisht që kushton prej 900 mijë euro, kemi edhe prej Ministrisë së Zhvillimit Rajonal”, ka thënë Muharremaj.

    I pari i Suharekës ka folur edhe për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës me 850 ulëse, ndërkaq është optimist se ndërtimi i stadiumit do të nisë së shpejti.

    “Jemi duke e ndërtu shtëpinë (e kulturës) që është model me 850 ulëse kështu që me pas kritika kishim thënë në mënyrë publike por unë po foli për nivelin komunal ne kemi pas investime nuk mundem me thënë se nuk ka pas investime presim shumë shpejt edhe të fillojmë stadiumin e ri të qytetit që bëhet në komunën e Suharekës”, ka thënë Muharremaj.

    E sa i përket barazisë gjinore, Muharremaj ka thënë se janë “kampion”, pasi shumicën e drejtorive udhëhiqen nga gratë. Punë të madhe ka thënë se po bëjnë edhe në parandalimin e dhunës në familje.

    “Besoj se ne e kemi një nivel shumë të mirë sa i përket dhunës familjare në bazë të numrit të banorëve, është në rënie numri i dhunës familjare pasi që ne jemi e vetmja komunë që nënkryetarja është e gjinisë femërore kemi pesë drejtoresha dhe mundem me thënë lirisht se diku rreth 70 për qind janë punësuar femra dhe 80 për qind meshkuj”, deklaroi Muharremaj për EO.