ATV

Category: Lajme

  • ASK-ja publikon të dhënat, popullsia e Kosovës përbëhet nga 1.5 milionë banorë

    ASK-ja publikon të dhënat, popullsia e Kosovës përbëhet nga 1.5 milionë banorë

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot rezultatet preliminare të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos 2024).

    Sipas të dhënave të publikuara nga ASK-ja, në Kosovë jetojnë 1,586,659 banorë, prej tyre 795,046 meshkuj dhe 791,614 femra.

    Po ashtu, në këtë event është duke marrë pjesë dhe kryeministri Albin Kurti.

  • Vdesin katër persona, gjatë tentativës për të kaluar Kanalin Anglez

    Vdesin katër persona, gjatë tentativës për të kaluar Kanalin Anglez

    Katër persona kanë vdekur teksa tentonin të kalonin Kanalin Anglez për në Britaninë e Madhe nga Franca.

    Roja bregdetare franceze konfirmoi vdekjet pasi një varkë u përmbys dhe tha se 63 emigrantë ishin shpëtuar gjatë një përpjekjeje për kalim gjatë natës.

    Vdekjet u raportuan fillimisht nga gazeta franceze La Voix Du Nord dhe transmetuesi BFM TV, i cili citoi autoritetet lokale, shkruan Sky News.

  • Osmani në mesin e liderëve botërorë, përfaqësoi Kosovën në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s

    Osmani në mesin e liderëve botërorë, përfaqësoi Kosovën në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përfaqësuar vendin në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s në Washington me ftesën e presidentit amerikan, Joe Biden.

    Pjesëmarrjen aty, Osmani e ka vlerësuar të një rëndësie të veçantë për shtetin e Kosovës.

    “Është hera e parë në histori që Kosova përfshihet në një Samit të aleancës së shpresës dhe për këtë u jam mirënjohëse personalisht Presidentit Biden dhe SHBA-ve”, ka theksuar Osmani

    Presidenca ka njoftuar se në përfundim të samitit, Osmani ka biseduar me Bidenin dhe me liderë të tjerë nga disa shtete të botës.

  • Biden ngatërron emrin e Zelenskyt, i referohet si “Presidenti Putin”, ky është reagimi i presidentit ukrainas

    Biden ngatërron emrin e Zelenskyt, i referohet si “Presidenti Putin”, ky është reagimi i presidentit ukrainas

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka ngatërruar emrin Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në konferencën për shtypin pas takimit me udhëheqësit e vendeve të NATO-s në Washington.

    Duke e ftuar Zelenskyn për të folur në konferencë, Biden iu referua atij si “Presidenti Putin”.

    Ai e kapi gabimin dhe e korrigjoi veten, ndërsa ftoi Presidentin Ukrainas të fliste në konferencën për shtypin.

    “Ai do të mundë Presidentin Putin, Presidenti Zelenskyy”, tha më pas Biden. Zelensky u pa duke qeshur.

  • Sot temperaturat arrijnë deri në 37 gradë, IHMK-ja këshillon edhe për kujdes gjatë vozitjes

    Sot temperaturat arrijnë deri në 37 gradë, IHMK-ja këshillon edhe për kujdes gjatë vozitjes

    Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë mban mot me diell.

    IHMK-ja njofton se vazhdojnë të mbizotërojnë temperaturat e larta, ku ato minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-37 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s.

    Indeksi UV do të jetë shumë i lartë, prandaj duhet kujdes në kontaktin direkt me rrezet e diellit.

    Personat me sëmundje kronike t’ju shmangen këtyre rrezeve, ose të bartin masa mbrojtëse, syze kapelë, rroba me ngjyrë të lehta.

    IHK bën apel për kujdes të veçantë edhe pjesëmarrësve në komunikacion, sepse ky mot me vapë shkakton shqetësime, dobëson reflekset e ngasjes, gjithashtu në raste të veçanta mund të humbin edhe kontrollin.

    Konsumimi i shpeshtë i ujit të freskët është i këshillueshëm. 

  • Sot publikohen rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë

    Sot publikohen rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) njofton se sot do të bëhet publikimi i rezultateve paraprake të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos 2024).

    Konferenca e ASK-së do të mbahet prej orës 10:00.

    “Projekti i Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos2024) është një nga projektet më madhore të një vendi në kohë paqeje, i realizuar nga 05 prill deri më 24 maj 2024. Të dhënat paraprake përfshijnë numrin e popullsisë sipas gjinisë në nivel të komunave përfshirë trendët më të fundit demografike. Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) falënderon të gjithë qytetarët e Kosovës për bashkëpunimin që kanë treguar gjatë këtij procesi, të gjithë stafin e përfshirë në Regjistrim, institucionet që kanë mbështetur këtë proces, si dhe të gjitha mediat për korrektësinë dhe raportimin e drejt gjatë gjithë procesit të Regjistrimit të Popullsisë në Kosovë (ReKos2024)”, thuhet në njoftim.

  • Aksident me fatalitet në Ferizaj, policia jep detaje

    Aksident me fatalitet në Ferizaj, policia jep detaje

    Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në në fshatin Jezerc të Ferizajt.

    Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënës polici për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se në aksident ku është përfshirë një kamion transportues, ku si pasojë ka humbur jetën shoferi.

    “Më 11.07.2024 rreth ores 13:30 kemi pranuar një informatë se në fshatin Jezerc të Ferizajt, tek vendi i quajtuar ” Reka e Vogël ” është një aksident ku është përfshirë një kamion trasportues.

    Ekipe të policisë, njësitet e rendit dhe hetuesit policorë të aksidenteve të Njësisë së Konunikacionit Rrugor kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë mësuar se si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën shoferi i kamionit, shqiptar, kosovar i moshës madhore, vdekja e të cilit është konstatuar në vendin e ngjarjes nga mjekët të Emergjencës së Ferizajt.

    Nga hetimet e para dyshohet se kamioni ka qenë në lëvizje nga Ferizaj në drejtim të fshatit Jezercë dhe me të arritur tek vendi i quajtur ” Reka e vogël” në rrethana ende të panjohura, shofero ka humbur kontrollin mbi kamionin dhe është rrukollisur poshtë rrugës disa metra.

    Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, ka thënë Veseli për Indeksonline.

  • Korporata Rugove dhuron donacion për Repartin e Psikiatrisë së Fëmijëve dhe Adoleshentëve në QKUK

    Korporata Rugove dhuron donacion për Repartin e Psikiatrisë së Fëmijëve dhe Adoleshentëve në QKUK

    Ditën e sotme, në kuadër të përkushtimit për shëndetin dhe mirëqenien e komunitetit, Korporata Rugove ka bërë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit dhe lehtësimit të punës së përditshme në Repartin e Psikiatrisë së Fëmijëve dhe Adoleshentëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

    Këto mjete dhe lodra kanë për qëllim të ndihmojnë në trajtimin e fëmijëve me çrregullime në zhvillim, duke iu mundësuar atyre të arrijnë më shpejt rezultatet e dëshiruara. Materialet e dhuruara do të sigurojnë mbarëvajtjen e punëve dhe do të ofrojnë mbështetje për terapitë dhe aktivitetet terapeutike që kryhen çdo ditë në këtë repart.

    Ky donacion i rëndësishëm u mundësua nga Lopopedet klinike, znj. Zyla Musliu dhe znj. Dije Marmullaku.

    Përkushtimi i tyre dhe bashkëpunimi me Korporatën Rugove kanë rezultuar në këtë veprim që do të ndikojë pozitivisht në jetën e shumë fëmijëve dhe familjeve të tyre.

    Korporata Rugove do të vazhdojë të jetë e përkushtuar në shërbimin e komunitetit edhe në të ardhmen. Ata besojnë se investimi në shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve është një investim në të ardhmen tonë të përbashkët dhe do të vazhdojnë të ndihmojnë aty ku është më e nevojshme.

  • PDK: Do t’i dërgojmë në Kushtetuese ligjet për KPK-në dhe KPM-në

    PDK: Do t’i dërgojmë në Kushtetuese ligjet për KPK-në dhe KPM-në

    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka paralajmëruar se do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave.

    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tahiri ika thënë se këtë do e bëjnë në mënyrë që të sigurohen se po respektohet kushtetuta.

    “Përpjekjet e përseritura të këtij pushteti për kapjen dhe nënshtrimin e institucioneve të pavarura të drejtësisë si dhe kontrollimin e mediave dhe të fjalës së lirë, e morën formën e vendimit me miratimin e dy ligjeve në seancën e sotme. Prandaj, sigurisht se do të shfrytëzojmë mekanizmat kushtetues për ti dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave në mënyrë që të sigurohemi për respektimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, shkroi ai.

  • ​Arrestohet 27-vjeçari i kërkuar nga policia për therje me thikë në Gjilan

    ​Arrestohet 27-vjeçari i kërkuar nga policia për therje me thikë në Gjilan

    Njësiti i hetimeve rajonale Gjilan ka arrestuar sot personin me inicialet G.E. (27) nën dyshimet se ka kryer veprën penale vrasje në tentativë.

    I dyshuari më 6 maj 2024, rreth orës 18:20 në Gjilan, pas një konflikti fizik, dyshohet se me një mjet të mprehtë kishte therur viktimën mashkull kosovar në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, për të cilat lëndime viktima ka pranuar tretman mjekësor. I njëjti ishte larguar më pas nga vendin i ngjarjes dhe ishte vënë në kërkim policor.

    Me urdhër të Prokurorit të Shteti i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti do të procedohet në prokurorinë themelore.