ATV

Category: Lajme

  • Vritet një polic në Serbi

    Vritet një polic në Serbi

    Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se një zyrtar policor është vrarë në Loznicë në orët e para të së enjtes, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.

    Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e të dyshuarit të lëshuar nga autoritetet e Kosovës me emrin e Artan Hajzirit, dhe një dokument tjetër gjerman identifikimi.

  • Edhe sot vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

    Edhe sot vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, edhe sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

    Sipas njoftimit nga DHSK-ja, seanca do të fillojë nga ora 09:00.

    Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022, ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

    Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

    Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

    Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

  • Hoti: Ka përkeqësim enorm të buxhetit, janë dyfishuar subvencionet e janë përgjysmuar investimet kapitale

    Hoti: Ka përkeqësim enorm të buxhetit, janë dyfishuar subvencionet e janë përgjysmuar investimet kapitale

    Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se investimet kapitale në tri vitet e fundit të kësaj qeverie janë në nivelin më të ulët historikisht.

    Ai ka theksuar se qeveria ka dyfishuar subvencionet ndërsa ka përgjysmuar investimet kapitale në buxhetin total, për të cilin tha se ka shkaktuar një përkeqësim të dukshëm të situatës buxhetore në vend.

    “Nëse e shihni investimet kapitale në tri vitet e fundit dhe gjatë këtij viti investimet kapitale nivelin më të ulët historikisht. Ajo që mua më shqetëson edhe si deputet edhe si ekonomistë se si reflektohet ndikimi i shtetit përmes buxhetit në ekonomi, është përkeqësimi i strukturës së buxhetit, sepse pjesëmarrje e investimeve kapitale në buxhetin total ka rënë dukshëm, gati është përgjysmuar krahasuar me qeveritë e kaluara. Ajo që ka ndodhur me këtë buxhet është ndërrim komplet i raporteve, gati është dyfishuar pjesëmarrja e subvencioneve në buxhetin total dhe është përgjysmuar pjesëmarrja e investimeve në buxhetin total. Pra është përkeqësim enorm i buxhetit të shtetit”, ka thënë ai.

    Hoti, i cili aktualisht është deputet i LDK-së, ka thënë se nuk janë të vërteta deklarata e qeveritarëve se ka pasur rritje të pagave, ai ka theksuar se po të pyeten 85 mijë punëtor që janë në sektorin publik do të thonë që vlera reale e pagave që marrin është dukshëm më e vogël.

    Ai ka shtuar se rritja e inflacionit gjatë vitin 2022-2023 nuk është reflektuar në pagat e të punësuarve.

    “Unë nuk e di ku po i marrin atë shifra të rritjes së pagave nëse i del dhe i pyet 85 mijë persona që janë në sektorin publik jam i bindur që pa përjashtim të gjithë do t’iu thonë që vlera reale e pagave që marrin është dukshëm më e vogël. Ka pasur një inflacion të madh në vitin 2022 është përcjellë me një inflacion pak më të moderuar në vitin 2023 kjo nuk është reflektuar në pagat e të punësuarve. Një ligj që është miratuar në fund vitit 2022 i ka indeksuar vetëm kontratat për investimet kapitale për firmat private, për të mbrojtur firmat private nga inflacioni ato firmat të cilat kanë kontratë me shtetin. Por jo edhe të punësuarit ose grupet e tjera që përfitojnë nga buxheti i shtetit. Janë fakte janë evidencë”, ka thënë ai.

    Hoti ka thënë se të gjitha projektet madhore të premtuara nga kjo qeveri ose nuk kanë nisur fare ose kanë mbetur ashtu siç kanë qenë në qeverinë paraprake.

    Ai ka shtuar se qeveri nuk ju ka qëndruar afër qytetarëve në krizën më të madhe të inflacionit dhe krizën ekonomike më të cilën ata janë përballur.

    “Kjo mund të shihet praktikisht të gjitha projektet madhore gjithandej nëpër Kosovë, ose nuk ka nisur fare ose kanë mbetur ashtu siç kanë qenë në qeverinë paraprake ose janë tek tash në vitin e katër të qeverisjes ka filluar të punohet. Shifrat janë kokëforta, ato tregojnë realitetin të merren me konsideratë ato deklarime sepse ballafaqimet e vazhdueshme që i kemi në Komisionin për Buxhet ose në Kuvend ka një tendencë të shtrembërimit të realitetit. Në dy vitet e fundit për shkak të rritjes enorme të inflacionit pagat nuk janë të mjaftueshme për qytetarët. Ne kemi bërë kërkesë të vazhdueshme kemi insistuar vazhdimisht në Kuvend si parti opozitare, në vitin 2022 dhe2023 është indeksimi i pagesave që bënë shteti për grupet e caktuara të qytetarëve, indeksimi për normën e inflacionit siç kanë bërë shumica e shteteve evropiane, jemi përballë me një krizë të inflacionit dhe krizë ekonomike që ndodh shumë rrallë një krizë e tillë. Fatkeqësisht kjo Qeveri nuk iu ka qëndruar afër qytetarëve në krizën më të madhe, përjashto një ndihmë të njëhershme e cila nuk e zgjedh problemin as për një javë sa i përket konsumit të familjeve” ka thënë ai për EO.

  • Kurti e Murati, mbajnë konferencë për media

    Kurti e Murati, mbajnë konferencë për media

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të mbajë sot konferencë për media.

    Por, këtë konferencë, Kurti nuk do ta mbajë vetëm.

    Bashkë me të do të jetë edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

    Konferenca nis nga ora 10:00.

  • ​Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë, rreth 80 mijë vizitorë prej fillimit të vitit

    ​Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë, rreth 80 mijë vizitorë prej fillimit të vitit

    Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë ka pasur rritje të numrit të vizorëve. Shifrat i bëri publike vetë muzeu që shprehet se numrin më të madh të vizitorëve e përbëjnë polakët, italianët dhe spanjollët.

    Rreth 80 mijë vizorë nga fillimi i vitit kanë hyrë në muzeun e Krujës. Ky është një dyfishim i numrit të vizitorëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Muzeu ka ndarë dhe një video në faqen e tij me pamje të vizorëve, shumicën e të cilëve e përbëjnë polakët.

    Nga janari deri në dhjetor të vitit 2023 muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” u vizitua nga 110,162 vizitorë, ku 50 % ishin vizitorë të huaj, 30 % vendas dhe 20 % nxënës dhe studentë. Por duke parë trendin, duket se këto shifra do tejkalohen në 2024-ën.

    Në muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” janë të ekspozuara mjaft objekte, dokumente dhe bibliografi origjinale apo riprodhime autentike, që flasin qartë për historinë e popullit shqiptar në shek. XV e më gjerë./ATSH/

  • ​Panairi “Gratë në Biznes”

    ​Panairi “Gratë në Biznes”

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) organizon panairin “Gratë në Biznes” në të cilin do të marrin pjesë biznese dhe shoqata të grave ndërmarrëse nga komunitete të ndryshme të Kosovës.

    Sipas njoftimit, përveç promovimit të bizneseve dhe shoqatave të udhëhequra nga gratë dhe produkteve që këto biznese ofrojnë në fushat e tyre përkatëse, ky panair ka për qëllim edhe inkurajimin e ndërmarrësisë dhe rrjetëzimin të gratë ndërmarrëse me qëllim të fuqizimit sa më të madh të tyre në shoqëri dhe në biznes.

    Ceremoninë hapëse të panairit do të bëjë Rozeta Hajdari, ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

    Hapja e kësaj ngjarje do të bëhet në sheshin “George Bush”, në Prishtinë, më datë: 18.07.2024 në orën 11:00.

  • Festivali i Gastronomisë në Gjakovë

    Festivali i Gastronomisë në Gjakovë

    Këtë vit për herë të parë në Gjakovë do të nis sot Festivali i Gastronomisë.

    Nga data 18 deri më 21 korrik, shijet e mrekullueshme që do të mbushin qytetin, pasi ku kuzhina më e mirë vendore dhe ndërkombëtare do të jetë kryefjala e çdo momenti.

    “Në këtë festival, do të keni mundësinë të shijoni ushqimet më të shijshme dhe të përgatitura me kujdes nga kuzhinierët më të mirë të vendit. Nga ushqimet tradicionale shqiptare deri tek delikatesat ndërkombëtare, çdo kafshatë do të jetë një përvojë unike për ju. Por, Festivali i Gastronomisë në Gjakovë nuk është vetëm për ushqimin. Ndër të tjera, aty do të ketë një program fantastik muzikor që do t’iu shoqërojë gjatë gjithë festivalit. Gjithashtu, pjesë e festivalit janë edhe lojëra dhe argëtime për të gjithë familjen.

    Gjakova Gastronomy Festival organizohet në partneritet me Komunën e Gjakovës, e cila ka dhënë mbështetje të madhe për realizimin e kësaj ngjarje të veçantë. Falë bashkëpunimit të ngushtë me komunën, ne kemi mundur të sjellim një program të pasur dhe të larmishëm për të gjithë vizitorët.

  • ​Parashikimi i motit për sot

    ​Parashikimi i motit për sot

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të enjten do të ketë ulje të lehtë të temperaturave.

    IHMK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës vranësirat do të intensifikohen dhe do të ketë riga shiu dhe shkarkime rrufesh, ndërsa në zonat e kufizuara ekziston rrezik për breshër.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34gradë Celsius.

    “Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh, ndërsa në zonat e kufizuara ekziston rrezik për breshër. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

  • ​Drejtori i shkollës amerikane që u largua nga mbreti Zog

    ​Drejtori i shkollës amerikane që u largua nga mbreti Zog

    Drejtori i shkollës teknike amerikane, Harry Fultz, më 18 korrik të vitit 1932, largohet nga Tirana pas vendimit të mbretit Zog për shtetëzimin e arsimit.

    Kjo ishte një masë e mbretit për të parandaluar përpjekjet italiane për shtrijen e ndikimit në vend, duke trajtuar njësojë të gjitha shkollat e huaja.

    Fultz u nis nga porti i Durrësit për në SHBA, duke lënë postin e drejtorit të shkollës teknike që prej vitit 1922 – shkolla ishte krijuar në vitin 1921 me fonde të Kryqit të Kuq amerikan.

    Pas luftës së dytë botërore, Fultz do të kthehej në Tiranë si zv/shef i misionit diplomatik amerikan, për t’u dëbuar nga qeveria komuniste si person i padëshiruar në vitin 1946.

    Pas rënies së komunizmit në fillim të viteve 1990 në Tiranë u krijua Fondacioni Harry Fultz për rihapjen e shkollës së tij teknike, sot kolegj komunitar.

  • ​Dita Ndërkombëtare e Nelson Mandelas

    ​Dita Ndërkombëtare e Nelson Mandelas

    Nelson Mandela ishte president i Afrikës Jugore dhe luftëtar i lirisë, i cili luftonte kundër shtypjes racore që u bëhej të zinjve në Afrikë, posaçërisht në Afrikën Jugore. Ai studioi juridikun. Shumë vite të jetës së tij ai i kaloi nëpër burgje.

    Mandela ka lindur më 18 korrik të vitit 1918 dhe pikërisht për nder të datës së lindjes së tij Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 2009 ka vendosur që 18 korriku të jetë Dita ndërkombëtare e Nelson Mandelës.

    Ditëlindja e Mandelas është edhe Ditë Ndërkombëtare e Nelson Mandelas, e shpallur nga OKB-ja si shenjë mirënjohjeje për kontributin e fituesit të çmimit Nobel për Paqe e pajtimin e arritur në këtë vend.

    Në këtë ditë jugafrikanët zakonisht shënojnë ditëlindjen e liderit të tyre kundër aparteidit, i cili ishte 67 vjet në shërbim publik, kurse qytetarët bëjnë 67 minuta punë për komunitet,

    Fillimisht Mandela zgjodhi rrugën paqësore për qëllimet e tij dhe të shokëve të tij.

    Në vitin 1956 ai u akuzua për “tradhti të lartë” nga regjimi i atëhershëm, bashkë me 155 shokë të tjerë. Procesi zgjati deri me 1961 dhe të gjithë u liruan. Mbas lir imit ai u bë lideri i grupit të armatosur së ANC-së, Umkohnto ëe Sizëe.

    Në vitin 1962 u burgos dhe u dënua me 5 vjet heqje lirie. Në vitin 1964 u dënua me burg të përjetshëm, sepse kishte planifikuar luftë të armatosur. Në vitin 1985 atij iu afrua mundësia e lirimit, në qoftë se do të pranonte ndalimin e aktivitetit të armatosur, por ai refuzoi.

    Në vitin 1990 mbas një kampanje të ANC dhe presionit ndërkombëtar ai u lirua pa kushte. Në vitin 1993 fitoi çmimin Nobel. Kurse në vitin 1994 u zgjodh në zgjedhje demokratike, President i Afrikës Jugore dhe me 9 maj u zgjodh si presidenti i parë i zi në këtë vend.

    Në vitin 1999 ai dha dorëheqje dhe ishte aktiv për organizata të ndryshme për të drejtat e njeriut. Në vitin 2003 kritikoi shumë Toni Blair dhe George Ë. Bush për intervenimin në Irak.

    Mandela vdiq pas një sëmundjeje të gjatë më 5 dhjetor 2013 në shtëpinë e tij në Johannesburg.