ATV

Category: Lajme

  • Vdes inxhinieri që projektoi digën e Ujmanit

    Vdes inxhinieri që projektoi digën e Ujmanit

    Ka vdekur të dielën Avdi Gjonbalaj, inxhinieri i cili projektoi digën e Ujmanit.

    Gjobalaj është ish-zyrtari i Lartë i Organit Krahinor për Hidroekonomi dhe njihet si njeriu që projektoi digën e Ujmanit dhe sistemin ‘Ibër-Lepenc’.

    Lajmin e kanë bërë të ditur miq të tij në rrjetin social Facebook.

    Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali shkroi se “sot [të dielën] ndërroi jetë një nga figurat më të jashtëzakonshme” të lëmisë së ujërave në Kosovë.

    “Të gjithë e njohin atë si emri ku lidhet liqeni i Ujmanit dhe sistemi ‘Ibër-Lepenc’. Avdi Gjonbalaj do të kujtohet pambarimisht për veprën e madhe në të cilën mori pjesë, drejtoi dhe mbrojti gjithë jetën”, tha ajo.

  • ​Shtatë zjarre aktive në Maqedoni të Veriut

    ​Shtatë zjarre aktive në Maqedoni të Veriut

    Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) në Maqedoni të Veriut, bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur gjithsej 29 vatra zjarri, prej të cilave 7 janë ende aktive.

    Shtatë zjarret aktive në ambiente të hapura janë në: Komunën e Shtipit (dy zjarre), Makedonski Brod, dy zjarre në Komunën e Çashkës dhe dy zjarre në Komunën e Dollnenit.

    QMK gjithashtu njofton se shtatë vatra tjera të zjarrit janë nën kontroll dhe po punohet për futjen e tyre në fazën e lokalizimit dhe më pas shuarjen – likuidimin e tyre.

    Ndryshe, për shuarjen e zjarreve Maqedonisë së Veriut i kanë dërguar ndihmë disa shtete të rajonit./Alsat.M/

  • ATK në aksion, bizneset kontrollohen për kuponë fiskalë dhe regjistrim të punëtorëve

    ATK në aksion, bizneset kontrollohen për kuponë fiskalë dhe regjistrim të punëtorëve

    Administrata Tatimore e Kosovës ka krijuar një grup operativ për muajt e verës për të luftuar evazionin fiskal.

    Grupi operativ apo ‘Task Forca’, është krijuar me vendim të drejtorit të përgjithshëm të ATK-së, me qëllim të luftimit të evazionit fiskal te bizneset që llogariten të kenë qarkullim të madh.

    Gjatë vikendit të kaluar cak i inspektimeve ishin pishinat dhe bizneset që operojnë brenda tyre. Inspektori Ndriçim Çerkini, tregon se pse pikërisht janë zgjedhur pishinat.

    “Pas suksesit që kemi pasur vitin e kaluar si grup operativ, me vendim të drejtorit edhe këtë vit është krijuar ‘Task Forca’, e cila do të vazhdoj gjatë gjithë muajve të verës. Sot do inspektojmë pishinat sepse edhe koha është me diell dhe ditë vikendi prandaj frekuentohen nga shumë klientë, do i kontrollojmë për kuponë fiskal dhe për regjistrimin e punëtorëve” – thotë Çerkini.

  • Policia gjermane ndali një sulm të madh terrorist para finales së Euro 2024

    Policia gjermane ndali një sulm të madh terrorist para finales së Euro 2024

    Finalja e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024” rrëmbeu të gjitha ballinat për ngjarjet që ndodhën në fushë, por tani është zbuluar se policia gjermane ka ndërmarrë një aksion për t’u siguruar se çështjet jashtë saj, nuk do të bëheshin tema kryesore.

    Qyteti i Berlinit ishte mikpritës i finales së madhe, aty ku Spanja bëri historinë duke mposhtur Anglinë me rezultat 2-1 në finale për ta fituar për herë të katërt këtë titull.

    Ashtu siç ndodh në evente të mëdha, ka gjithmonë një numër të madh të sigurisë dhe prezencë masive të policisë, pasi autoritetet synojnë të sigurohen se gjithçka shkon sipas rendit dhe të gjithë janë të sigurt.

    Tani është zbuluar se kishte një komplot aty ku objektiv ishin tifozët e Anglisë dhe vendi ku ata po qëndronin (Breitscheidplatz) me qindra prej tyre për të përcjellë ‘Tre Luanët’.

    Detajet sugjerojnë se një situatë potencialisht shumë e rrezikshme është evituar, falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë gjermane.

    Sipas një raportimi nga The Sun, ishin tre të dyshuar që u arrestuan pas bastisjeve të koordinuara nga forcat speciale në periferi të Berlinit, vetëm disa orë para fillimit të ndeshjes.

    Të arrestuarit besohet se njiheshin si ‘mbështetës të ISIS-it’ dhe që tashmë ishin nën përcjelljen e policisë gjermane.

    “Shtëpitë e tre personave u bastisën në tri adresa të ndryshme në Potsdam. Forcat speciale ishin të përfshirë në këtë operacion”.

    “Të gjitha masat u morën në lidhje me një kërcënim të menjëhershëm nga spektri islamik”, ka thënë një zyrtar policor në Berlin.

    Tre të dyshuarit më pas eventualisht ishin liruar, ndërsa raporti shton se ata ishin në kërkim të pesë personave të dyshimtë që ishin fotografuar nga një kishë në Breitscheidplatz.

  • Grabitje me armë në Prishtinë

    Grabitje me armë në Prishtinë

    Sipas policisë, ankuesi mashkull ka raportuar se një person i dyshuar ka ekspozuar një armë zjarri duke i kërkuar të gjitha gjësendet që i kishte me vete dhe duke i marrë para të gatshme.

    Rasti është duke u hetuar.

    “Ankuesi mashkull shtetas i huaj ka raportuar se një person i dyshuar mashkull i panjohur ka ekspozuar një armë zjarri duke i kërkuar të gjitha gjësendet që i kishte me vete dhe duke i marrë para të gatshme dhe disa gjësende tjera. Nuk raportohet për lëndime, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

  • Bill dhe Hillary Clinton mbështesin Kamala Harris

    Bill dhe Hillary Clinton mbështesin Kamala Harris

    Ish-Presidenti Bill Clinton dhe gruaja e tij, ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, lëshuan një deklaratë në platformën “X”, përmes të cilës kanë miratuar zëvendëspresidenten Kamala Harris për të zëvendësuar Presidentin Joe Biden si kandidate presidenciale të Partisë Demokratike, transmeton atvlive.tv.

    “Jemi të nderuar që bashkohemi me presidentin në përkrahje të zëvendëspresidentes Harris dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbështetur atë”, thuhet në deklaratën e tyre.

    Ata theksuan se e ardhmja e Amerikës varet nga ajo, sepse kanë jetuar me shumë ulje-ngritje, por asgjë nuk i ka bërë më të shqetësuar për vendin e tyre sesa kërcënimi i një mandati të dytë të Donald Trump. /atvlive.tv

  • ​Shqipëria në garën e Çmimit të Madh të Orëve 2024 në Gjenevë

    ​Shqipëria në garën e Çmimit të Madh të Orëve 2024 në Gjenevë

    Shqipëria është pranuar në garën e Çmimit të Madh të Orëve 2024 në Gjenevë të Zvicrës.

    Kështu ka bërë me dije kryeministri i Shqipërisë Edi Rama që sipas tij Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse me një punim të Argjendari “Pirros” me motive shqiptare.

    “Një orë me një fushë prej 1500 pllakëzash mikroskopike në gur të kuq nga Murano, mbi të cilën janë vendosur 12 valltarë shqiptarë nga 0.9 mm, punuar me dorë në ar të verdhë 18 karatësh, e cila është pranuar në garën e Çmimit të Madh të Orëve 2024 në Gjenevë, Zvicër, ose ndryshe “Oskari” botëror i orëkrijuesve, ku falë argjendarit tonë gjenial hyn për herë të parë edhe Shqipëria”, tha Rama.

  • Gift: Gara mes Trumpit dhe Harrisit do të ishte e ngushtë

    Gift: Gara mes Trumpit dhe Harrisit do të ishte e ngushtë

    Gara presidenciale në SHBA mes republikanit Donald Trump dhe demokrates Kamala Harris – nëse kjo e fundit konfirmohet – do të jetë e ngushtë, thotë Thomas Gift, drejtor i Qendrës për politikat amerikane në Kolegjin Universitar të Londrës.

    Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, ai thotë se rezultati do të varet nga një përqindje e vogël votash në shtetet si: Ohajo, Pensilvania, Miçigeni, Uiskonsini, Xhorxhia dhe Arizona.

    Presidenti aktual, Joe Biden, njoftoi më 21 korrik se tërhiqet nga gara e nëntorit, duke i dhënë mbështetje zëvendëses së tij, Kamala Harris.

    Nga tabori republikan, ish-presidenti Donald Trump pranoi nominimin javën e kaluar, ndërsa Konventa e Partisë Demokratike, ku do të konfirmohet kandidati/ja demokrat/e, do të mbahet në gusht.

  • ​Shpërthimi në afërsi të Ujmanit, policia kryen një bastisje në Zubim Potok

    ​Shpërthimi në afërsi të Ujmanit, policia kryen një bastisje në Zubim Potok

    Policia e Kosovës ka njoftuar se në vazhdën e hetimeve në lidhje me rastin shpërthimit në afërsi të Ujmanit, rreth orës 21.00 ka bastisur një shtëpi në zonën e Zubin Potokut.

    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani i ka thënë KosovaPress-it se gjatë bastisjes policia ka has dhe ka sekuestruar në mes tjerash edhe tri radiolidhje dhe një veturë.

    “Nuk kemi persona të arrestuar, ndërsa policia ka identifikuar një person i cili për neve është me interes për intervistim”, tha ai.

    Dje në orët e pasdites është hedhur një mjet shpërthyes afër Liqenit të Ujmanit.

    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës Veton Elshani ka konfirmuar për KosovaPress se rasti ka ndodhur rreth orës 14:30.

    “Nga ky shpërthim janë dëmtuar së paku dy vetura, por ende nuk dihet lloji i mjetit shpërthyes. Nuk ka të lënduar. Policia ka dalë në vendi e ngjarjes për hetime”, ka thënë ai.

    Ndwkrohw, ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti, duke thënë se institucionet e sigurisë do të zbulojnë aktorin apo aktorët e këtij sulmi kriminal dhe do t’i sjellin para drejtësisë.

  • ​14 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

    ​14 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

    Sot mbushen 14 vjet kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

    Me 10 vota pro dhe 4 kundër anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

    Vendimi ishte lexuar nga Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në atë kohë, Hiasashio Ovada.

    Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008.