ATV

Category: Lajme

  • Qeveria ndryshon Projektligjin që dërgon FSK-në në operacione jashtë vendit

    Qeveria ndryshon Projektligjin që dërgon FSK-në në operacione jashtë vendit

    Qeveria e Kosovës, ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë Vendit, raporton EO.

    Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se ky projektligj bënë rregullimin e dërgimit të FSK-së jashtë vendit për të marrë pjesë në operacione të paqes dhe ndërkombëtare.

    “Ky projektligj bënë rregullimin e proceduat e dërgimit të FSK-së jashtë vendit si dhe marrjen pjesë në operacionet e paqes dhe operacioneve ndërkombëtare dhe aktivitete tjera”, u shpreh Kurti.

    E ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se ky projektligj është i rëndësishëm për shkak se sipas tij, FSK-ja është e gatshme që të kryej operacione ndërkombëtare.

    “Duke marrë për bazë aksionin aktual të FSK-së që është e gatshme që të merr pjesë në operacionet ndërkombëtare. Procesi i zhvillimit te FSK-së që është e gatshëm që të marrin pjesë në operacionet e ndërkombëtare dhe rritjen e interesimit është e nevojshme që të bëhet ndryshimi sipas ligjit të mbrojtjes. Plotësim ndryshimi që është bërë në këtë ligj ka të bëjë në disa ndryshim që kanë të bëjnë me nenin 10 të këtij projektligji”, ka thënë Maqedonci.

  • Qeveria miraton udhëzimin administrativ “Edukimi për Mbrojtjen e Fëmijës”

    Qeveria miraton udhëzimin administrativ “Edukimi për Mbrojtjen e Fëmijës”

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, e ka quajtur të rëndësishëm projekt-udhëzimin administrativ “Edukimi për Mbrojtjen e Fëmijës”, i cili u miratua të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë, raporton EO.

    E para e arsimit ka treguar edhe qëllimin e këtij udhëzimi administrativ.

    “Qëllimi i këtij udhëzimi Administrativ është funksionimi e bashkëpunimi në përgjithësi në të gjithë institucionet edukativo-arsimore, në ‘Edukimin e Mbrojtjes së Fëmijës’. Ky udhëzim garanton që të gjitha veprimet dhe vendim që i marrin institucionet edukativo-arsimor udhëhiqen nga parimet e konventës për të drejtat e njeriut. Në tërësi ky udhëzim qartëson rolin e të gjitha institucioneve edukativo-arsimore duke përfshirë shkollat dhe të gjitha institucionet në kuadër të arsimit. Për realizmin e aktivitete edukuese për fëmijët në funksion te edukimi të mbrojtjes së fëmijës”, ka thënë Nagavci.

  • Qeveria emëron Bordin e Drejtorëve të “Telekomit të Kosovës”

    Qeveria emëron Bordin e Drejtorëve të “Telekomit të Kosovës”

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka emëruar Bordin e ri të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Telekomi i Kosovës”, raporton EO.

    Kryeministri Kurti gjatë mbledhjes njoftoi se të emëruarit janë: Petrit Nahi- kryesues, Rrezarta Pllana- anëtare, Sajmie Thaçi- anëtare dhe Lindita Toçi- anëtare.

    Kurti tha se nga 70 kandidatë, në listë të ngushtë kishin hyrë 29, ndërsa në listën përfundimtare 15 kandidatë. Mandati i tyre në këtë ndërmarrje është trevjeçar.

  • Abdixhiku, Kurtit: Të kalosh një mandat duke ndarë e përçarë kur ka aq shumë punë, është marrëzi

    Abdixhiku, Kurtit: Të kalosh një mandat duke ndarë e përçarë kur ka aq shumë punë, është marrëzi

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku duke iu referuar Qeverisë Kurti ka thënë se të kalohet një mandat i plotë duke ndarë e përçarë kur ka aq shumë punë e aq shumë nevojë është marrëzi.

    Abdixhiku në një postim të Facebook ka shpërndarë një video të kryetarit të Lipjanit, Imri Ahmeti i cili flet për ndërtimin e çerdheve në këtë komunë.

    “Në vend ushqimit popullist përplot frustrim e urrejtje, në vend të sulmeve propaganduese parapartiake, ne kemi zgjedhur që kohën tonë t’ia dedikojmë gjërave që kanë rëndësi!

    Ndër tjerash, edhe ndërtimin e një çerdhe tjetër në Lipjan, e 5-ta tashmë! Shtëpi edukimi për 100 fëmijë! Model në plot kuptimin e fjalës!”, shkruan Abdixhiku.

    Kryetari i LDK-së tutje thotë se Kosova ka aq shumë potencial e ka aq pak kohë.

    “Të kalosh një mandat të plotë duke ndarë e përçarë kur ke aq shumë punë e aq shumë nevojë, është marrëzi. Në ‘Rrugën e Re’ do të ndërtojmë plot 80 çerdhe të tilla nëpër Kosovë”, shkruan ai.

  • Rama thotë se ofrohen çadrat falas për pushuesit në plazhin publik në Vlorë

    Rama thotë se ofrohen çadrat falas për pushuesit në plazhin publik në Vlorë

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në llogarinë e tij në Facebook ka shpërndarë pamje të plazhit publik në Vlorë.

    Ai është shprehur se aty ofrohet hapësirë e lirë, por edhe çadrat falas për të gjithë pushuesit.

    “Me sistemimin e plazhit publik në Vlorë, ku nuk ofrohet vetëm hapësira e lirë, por edhe çadrat falas për të gjithë pushuesit që dëshirojnë të shijojnë bregdetin”, ka shkruar Rama.

  • OEA:Të ndërpritet menjëherë praktika e favorizimit të ndërmarrjeve publike

    OEA:Të ndërpritet menjëherë praktika e favorizimit të ndërmarrjeve publike

    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përmes një komunikate për media shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me vazhdimin e trajtimit të favorizuar të ndërmarrjeve publike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të cilat cenojnë, sipas OEAK-së, parimet e konkurrencës së lirë dhe ekonomisë së tregut, në kundërshtim me aktet juridike të shtetit.

    Në komunikatë po ashtu thuhet se përgjatë viteve të kaluara – specifikisht në 2016, 2019 dhe 2020 – Oda Amerikane ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me diskriminimin që u është bërë ndërmarrjeve private në favor të ndërmarrjeve publike, respektivisht aplikimin e gabueshëm të dispozitave për blerjet “brenda shtëpisë” përmes të cilave autoritetet publike blejnë shërbime nga ndërmarrjet publike në kundërshtim me dispozitat kushtetuese dhe Ligjin e Prokurimit Publik.

    Sipas tyre shqetësues vazhdon të jetë promovimi direkt i shërbimeve dhe produkteve të operatorit shtetëror të telefonisë mobile, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Ndërmarrjet Publike.

    “Oda Amerikane rikujton hisedarët shtetërorë se Neni 13 i këtij Ligji, respektivisht paragrafi 13.1 e thotë në mënyrë të qartë se të gjitha ndërmarrjet publike si dhe zyrtarët dhe drejtorët e tyre, pa asnjë përjashtim, u nënshtrohen ligjeve, rregulloreve dhe akteve nënligjore të cilat i rregullojnë shoqëritë tregtare në pronësi private”.

    “Oda Amerikane ka përcjell veprimet e zyrtarëve më të lartë të Qeverisë, përfshirë kryeministrin, të cilët qartazi kanë promovuar produktet e kësaj ndërmarrje publike para qytetarëve të Kosovës dhe pjesëtarëve të diasporës, në kundërshtim direkt me dispozitat e ligjit që rregullon funksionimin e ndërmarrjeve publike. Favorizimet direkte dhe indirekte të kësaj ndërmarrje publike kundrejt operatorit privat, respektivisht një investitori të huaj, në një treg të rregulluar, përbëjnë shkelje jo vetëm të dispozitave të ligjit të sipërcekur, por edhe të aktit më të lartë juridik – Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila parasheh që bazë e rregullimit ekonomik të Republikës së Kosovës është ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë”, thuhet në komunikatë.

    Tutje nga Oda Amerikane thonë se brengosës është edhe mosveprimi i Autoritetit të Konkurrencës dhe organeve të tjera ligjzbatuese në Kosovë, për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe kushtetueshmërisë në Republikën e Kosovës.

    Në përmbyllje, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, u bënë thirrje edhe një herë të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës, që të ndërpresin menjëherë praktikën e favorizimit të ndërmarrjeve publike dhe diskriminimit të ndërmarrjeve private dhe investitorëve të huaj në vend, në kundërshtim me dispozitat kushtetuese e ligjore.

    “Secili veprim ndryshe i autoriteteve publike të cilat kanë përgjegjësi për ofrimin e mjedisit të barabartë për të gjithë operatorët ekonomik, privatë dhe publikë, do të rëndojë më tej klimën e të bërit biznes në vend dhe do të cenojë prospektet e Kosovës për tërheqjen e investimeve të huaja direkte”, përfundon komunikata.

  • ​Taremi krahasohet me Klosen e Dzekon pas golave të parë me Interin

    ​Taremi krahasohet me Klosen e Dzekon pas golave të parë me Interin

    Mehdi Taremi po krahasohet me ish-sulmuesit e Serisë A, Miroslav Klose dhe Edin Dzeko nga anëtarët e shtypit italian, pasi shënoi tre gola në dy paraqitjet e tij të para për klubin gjatë përgatitjeve të tyre parasezonale.

    “La Gazzetta dello Sport” sugjeroi se Taremi posedon karakteristika të ngjashme si Klose ashtu edhe Dzeko, të cilët të dy u drejtuan nga Simone Inzaghi; i pari te Lazio dhe i dyti në “Giuseppe Meazza”, raporton KosovaPress.

    Ata gjithashtu sugjerojnë që Taremi arrin në Serie A në një kohë të ngjashme me atë sikurse Klose dhe Dzeko.

    Klose ishte 33 vjeç në momentin e ardhjes së tij dhe vazhdoi të shënonte 55 gola të rëndësishëm për Lazio në Serie A. Dzeko ishte pak më i ri kur nënshkroi fillimisht për Romën në formë huazimi, 29 vjeç për të qenë më të saktë, por vazhdoi me 107 gola në Serie A me “Giallorossi” dhe “Nerazzurri”.

    “Gazzetta” gjithashtu konfirmon se Taremi do të udhëheqë sulmin për Interin edhe në miqësoret e ardhshme, ndërsa Inzaghi pret që sulmuesit e tjerë të tij të lartë të kthehen nga detyra ndërkombëtare.

    Lautaro Martinez, Marcus Thuram dhe Marko Arnautovic ishin të gjithë në Kupën e Amerikës dhe Euro 2024 për Argjentinën, Francën dhe Austrinë respektivisht.

  • ​Rusia ndalon 13 shtetas japonezë të hyjnë në territorin e saj

    ​Rusia ndalon 13 shtetas japonezë të hyjnë në territorin e saj

    Rusia njoftoi të martën se 13 drejtuesit kryesorë të kompanive të mëdha japoneze do të ndalohen të hyjnë në vend si hakmarrje për masat kufizuese të Tokios kundër Moskës.

    Ministria e Jashtme tha në një deklaratë se Rusia ka futur në listën e zezë presidenten e Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Tanaka Akihiko, Kryetarin e Bordit të Toyota Motor Toyoda Akio, themeluesin e Korporatës Rakuten Mikitani Hiroshi dhe të tjerë.

    Në listën e sanksioneve janë edhe biznesmenë të tjerë japonezë./AA/

  • ​Rrëzohet avioni në Nepal, 18 të vdekur

    ​Rrëzohet avioni në Nepal, 18 të vdekur

    18 trupa të pasagjerëve dhe ekuipazhit janë gjetur pas rrëzimit të një avioni të mërkurën në Nepal.

    Kapiteni MR Shakya i aeroplanit të Saurya Airlines u shpëtua dhe është nën trajtim në një spital.

    Avioni “u rrëzua gjatë ngritjes” në Aeroportin Ndërkombëtar Tribhuvan (TIA) në kryeqytetin Katmandu, raportoi e përditshmja Kathmandu Post.

    Premnath Thakur, zëdhënësi i TIA, tha se incidenti ndodhi rreth orës 11:00 (me kohë lokale).

    Në mesin e 19 personave ishin edhe anëtarë të ekuipazhit dhe avioni ishte nisur për në qytetin Pokhara në Nepalin qendror.

    Ushtria nepaleze drejtoi operacionet e shpëtimit që janë duke u zhvilluar në vendin e aksidentit./AA/

  • Kurti me kritika ndaj Prokurorisë: Që 10 muaj pa aktakuzë ndaj Radoiçiqit – brenda 10 orësh e intervistuan Haxhiun

    Kurti me kritika ndaj Prokurorisë: Që 10 muaj pa aktakuzë ndaj Radoiçiqit – brenda 10 orësh e intervistuan Haxhiun

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar Prokurorinë, që ende nuk ka ngritur aktakuzë ndaj Milan Radoiçiq, i cili mori përgjegjësinë për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

    Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Kurti është shprehur se Prokurorisë s’i kanë mjaftuar dhjetë muaj për të ngritur aktakuzë, por s’iu deshën as dhjetë orë për ta intervistuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    “Sot janë bërë fiks 10 muaj nga vrasja e Afrim Bunjakut… në Kosovë nuk është ngritur ende aktakuzë ndaj Milan Radoiçiqit. Prokurorisë sonë nuk i kanë mjaftuar 10 muaj për të ngritur aktakuzë, por nuk iu deshën as 10 orë për ta marrë në pyetje ministren e Drejtësisë për një status në Facebook”, ka shtuar Kurti.

    Prokuroria Speciale ka intervistuar për dy ditë me radhë ministren Haxhiu, pasi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka pretenduar se arratisjet e të burgosurve nga burgjet e Kosovës, janë lehtësuar dhe organizuar nga Serbia.