ATV

Category: Lajme

  • Hoti: Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan, refuzimi vjen nga qasja anti-amerikane e VV-së

    Hoti: Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan, refuzimi vjen nga qasja anti-amerikane e VV-së

    Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka bërë thirrje që projekti për t’u lidhur me gazin amerikan të mbrohet me protestë demokratike.

    Hoti ka thënë se Kosova me refuzimin e një projekti të tillë rrezikon të mbetet vendi i vetëm në rajon jashtë projektit.

    Sipas Hotit, Qeveria Kurti dhe LVV po vazhdon refuzimin e projektit pavarësisht insistimit të Washingtonit.

    Ai ka thënë se refuzimi i projektit të gazit mund të jetë i motivuar vetëm nga orientimi anti-amerikan dhe se s’qëndron asnjë prej arsyeve të dhëna për refuzimin e tij.

    “Unë bëj ftesë që odat ekonomike, organizatat e shoqërisë civile, bizneset, qytetarët dhe të gjithë të interesuarit të bashkohen në protestë demokratike në mbështetje të projektit të gazit amerikan dhe ruajtjes së aleancës së pacenueshme të popullit të Kosovës me popullin amerikan”, ka shkruar Hoti.

    Postimi I plotë:

    TA MBROJMË ME PROTESTË DEMOKRATIKE PROJEKTIN E GAZIT AMERIKAN DHE ALEANCËN TONË ME SHBA

    Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje amerikane, Kosova rrezikon të mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që mbetet jashtë këtij projekti.

    Refuzimi i këtij projekti nga Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga LVV-ja, po vazhdon pavarësisht insistimit të fuqishëm të Administratës Amerikane, të shprehur nga zyrtarë të lartë amerikanë në Kosovë dhe në Uashington gjatë javëve të fundit që Kosova të bëhet pjesë e këtij projekti rajonal.

    Projekti i gazit buron nga Marrëveshja e Uashingtonit e 4 shtatorit 2020, e cila u kundërshtua nga të gjitha krahët politikë, në veçanti nga LVV-ja. Disa vartës dhe shërbyes të LVV-së, për të treguar devotshmëri politike, e cilësonin këtë marrëveshje si antikushtetuese.

    Në atë kohë, këto kundërshtime u neglizhuan dhe u cilësuan si rivalitete politike lokale. Nga frika e kritikave dhe sulmeve politike nga LVV-ja, shumë eksponentë politikë kishin frikë ta përmendnin Marrëveshjen e Uashingtonit dhe projektin e gazit. Madje, kritikohej edhe insistimi im për zbatimin e asaj marrëveshje. Vetëm së fundmi, pasi projekti po kërkohet me ngulm nga pala amerikane, këta eksponentë kanë nisur të ngrenë zërin.

    Sot, secili e ka të qartë se ato kundërshtime burojnë nga orientimi antiamerikan i LVV-së. Dhe kjo nuk është gjë e re. LVV-ja ka qenë kundër negociatave të Vjenës që sollën pavarësinë, si dhe kundër Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit që hapi rrugën e integrimit evropian të Kosovës.

    Arsyet e dhëna nga Qeveria e Kosovës për refuzimin e projektit të gazit janë të natyrës ekonomike dhe plotësisht të pabaza. Është deklaruar se projekti përmban rreziqe dhe se duhen informata shtesë për të vlerësuar nëse është ekonomikisht i leverdishëm. Është deklaruar se strategjia e re energjetike e Kosovës, parasheh ripërtëritjen e kapaciteteve ekzistuese me qymyr dhe krijimin e kapaciteteve të reja nga burime të ripërtërishme. Dhe së fundmi, shfaqet papritur edhe interesimi i Qeverisë për idenë e shndërrimit të qymyrit në gaz sintetik.

    Por, siç është deklaruar shumë qartë nga pala amerikane, asnjëra nga këto arsyetime nuk bie ndesh dhe nuk e përjashton projektin e gazit amerikan. Ky projekt është plotësisht komplementar me të gjitha projektet energjetike të parapara nga Kosova, duke i mundësuar Kosovës diversifikimin e burimeve energjisë dhe sigurinë e plotë të furnizimit të pandikuar nga importi. Kështu që, projekti i gazit jo që nuk mund të refuzohet mbi baza ekonomike, por i ka në favor të gjitha argumentet ekonomike.

    Rreziku që po i vjen Kosovës nga refuzimi i këtij projekti nuk është vetëm me pasoja ekonomike, të cilat në fakt jemi duke i paguar tash e katër vite. Përmes faturave shumë më të larta, qytetarët dhe bizneset në Kosovë kanë paguar 735 milion euro për import të energjisë nga vendet fqinje në katër vitet e fundit, prej tyre 142 milion euro në 2024 dhe 259 milion euro në 2025. Izolimi i Kosovës nga ky projekt pamundëson diversifikimin e burimeve energjetike. Duke mbetur e varur nga qymyri, Kosova në të ardhmen detyrohet të paguajë tarifë për emetim të karbonit, të cilat tarifa do t’i paguajnë qytetarët dhe bizneset përmes faturave më të shtrenjta të energjisë.

    Siç deklarohet nga pala amerikane, projekti i gazit amerikan ka për qëllim, para se gjithash, të largojë ndikimin rus në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë. Rrjedhimisht, ky projekt ka rëndësi gjeopolitike për Kosovën, rajonin dhe gjithë aleancën euro-atlantike.

    Kështu që, refuzimi i këtij projekti mund të jetë i motivuar vetëm nga orientimi antiamerikan.

    Unë bëj ftesë që odat ekonomike, organizatat e shoqërisë civile, bizneset, qytetarët dhe të gjithë të interesuarit të bashkohen në protestë demokratike në mbështetje të projektit të gazit amerikan dhe ruajtjes së aleancës së pacenueshme të popullit të Kosovës me popullin amerikan

  • Gjobë 200 euroshe për hedhje të mbeturinave vëllimore në kryeqytet

    Gjobë 200 euroshe për hedhje të mbeturinave vëllimore në kryeqytet

    Inspektorati i Kryeqytetit ka shqiptuar një gjobë në vlerë prej 200 euro ndaj një qytetari për hedhje të mbeturinave vëllimore në kundërshtim me rregulloret në fuqi.

    Rasti është evidentuar gjatë inspektimeve në terren.

    “Inspektimet në terren po vazhdojnë çdo ditë dhe secili shkelës do të përballet me masa ndëshkuese. Ta mbajmë Kryeqytetin të pastër, përgjegjësia është e përbashkët”, thuhet në njoftim.

  • Therje në sheshin “Nëna Terezë”, viktima përfundon në QKUK

    Therje në sheshin “Nëna Terezë”, viktima përfundon në QKUK

    Një person është dërguar në QKUK pasi është therur me thikë në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.
    Ai dyshohet të jetë therur nga një person i njohur për policinë.

    “Një mashkull kosovar është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK për shkak se ishte sulmuar me thikë nga disa persona”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

    “Sipas dëshmitarëve viktima është therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar (i njohur për policinë), së bashku me disa persona tjerë të dyshuar të cilët janë në kërkim të policisë”.

    “Viktima është duke u trajtuar në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Njësia policore është në sigurim të viktimës. Rasti në hetime”.

  • Gjenden eshtra në Vushtrri, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

    Gjenden eshtra në Vushtrri, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

    Gjatë gërmimeve në varrezat e qytetit të Vushtrrisë, të premten janë hasur eshtra të një personi që dyshohet të jetë zhdukur gjatë luftës.

    Policia ka dhënë detaje në raportin 24-orësh.

    “Mbetjet e eshtrave janë marrë nga njësiti i IML-së për ekzaminim dhe identifikim”, thotë policia

  • Djali rrah nënën në Klinë, arrestohet

    Djali rrah nënën në Klinë, arrestohet

    Në Klinë është arrestuar një mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

    Sipas policisë, viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjithashtu është dërguar për trajtim mjekësor, pasi sipas familjarëve ai ka probleme mendore.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

  • Zhduket një 55-vjeçar në Slivovë të Ferizajt

    Zhduket një 55-vjeçar në Slivovë të Ferizajt

    Një burrë është larguar nga shtëpia e tij në Slivovë të Ferizajt dhe nuk dihet gjë për vendndodhjen e tij, ka lajmëruar policia.

    Në polici rastin e ka raportuar gruaja e tij, e cila ka thënë se ai është me të meta mentale dhe se edhe më herët ishte larguar nga shtëpia, por se ishte kthyer.

    “Fsh. Slivovë, Ferizaj 19.06.2026 – 08:30. Ankuesja femër kosovare, raporton se bashkëshorti i saj i moshës 55 vjeçare ka dalë nga shtëpia e tij dhe nuk dihet asgjë për fatin e tij. Sipas ankueses viktima është me të meta mentale dhe se i njëjti edhe më herët kishte dalë nga shtëpia, por ishte kthyer prapë, ndërsa kësaj radhe i njëjti nuk dihet se ku gjendet. Rasti nën hetime”.

  • Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë këtë fundjavë

    Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë këtë fundjavë

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet

    20.06.2026
    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Prizren

    1.

    Nga NS 110/35/10[kV] Theranda do të ndërprehet:
    Dalja 10kV J06 Gjinovci (kodi: 32000003) nga ora 11:00 deri 15:00
    Vendet: Topliqan, Gjinoci, Sallagrazhda, Grejkoc, Gelacë. Bizneset: N.T.S Leshan, Mishtorja BENI Shirokë, Geni Com OIL, NB Petroll, “Graniti” Bajram Lumi, Mermer Hasan Muharremi, Iseferi, Tafaj Elektrik, Pishina Dafina, Spahia Petroll, Mermeri-Sallagrazhdë, Selim Muharremi.
    Arsyeja: Vendosja e shtyllave të TM.

    21.06.2026

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Prizren

    1.

    Nga TS 110/35/10kV Prizreni 1 do të ndërprehet TR 1 dhe TR 2 dhe pa tension mbetet:
    NS 35/10kV Prizreni III (kodi 300320), NS 35/10kV Prizreni IV (kodi 300330), NS 35/10kV Pirana (kodi 300340), NS 35/10kV Zhuri(kodi 300350), NS 35/10kV Dragashi (kodi 300360), NS 35/10kV Dikanca (kodi 300370), NS 35/10kV Prellonka (kodi 300380), NS 35/10kV Eurokos HC-Dragash (kodi 300400), NS 35/10kV HC Orçusha (Dragash) (kodi 300500) prej orës 10:00 deri ne ora 15:00
    Vendet: Rrugët: 121 Gjeravica, 122 Xhemil Fluku, 131 Destan Billusha, 133 Sahat Kulla, 134 Ejup Statovci (një pjesë), 135 Besnik Muçaj, 138 Shote Galica (një pjesë), 139 Reshat Karjagdiu, 14 Byrhan Shporta (një pjesë), 141 Salajdin Braha (një pjesë), 325 Faik Emrush, 328 Saraçët, 363 Shaip Spahiu, 364 Suzi Qelebi (një pjesë), 4 Remzi Ademi dhe 80 Marie Shllaku (një pjesë), 141 Salajdin Braha, 142 Hysen R.Kabashi, 149 Hadi Kantarxhiu, 151 Gjallica dhe 152 Zahir Pajaziti, “ABI”Sh.P.K. në rrugën 115 Joni, 103 Jusuf Gërvalla, 104 Bingeni, 105 Bekim Berisha-Abeja, 16 Brigada 125, 18 Fehnmi Ibrahimi, 113 Rifat Ukimeri, 115 Joni, 119 Azem Bejta (një pjesë), 12 Dëshmorët e Prekazit (një pjesë), 122 Xhemil Fluku, 139 Reshat Karjagdiu (një pjesë), 143 Hasan Prishtina (një pjesë), 152 Zahir Pajaziti (një pjesë), 153 Xhemë Gostivari, 154 Gjirokastra (një pjesë), 155 Vëllerërit Frashëri (një pjesë), 156 Rexho Bajraktari (një pjesë), 157 Paqja, 158 Xheladin Hana (një pjesë), 159 Avni Rrustemi (një pjesë), 160 Ardianët (një pjesë), 162 Pazari i ri (një pjesë), 163 Xhavit Ahmeti (një pjesë), 144 Beteja e Vërrinit, 145 Astrit Suli, 146 Petrit Bytyqi, 147 Martin Camaj, 148 Gustav Rotlla, 152 Zahir Pajaziti (një pjesë), 158 Xheladin Hana (një pjesë) dhe 160 Ardianët, 1 Adem Jashari, 321 Bajrakli (një pjesë), 322 Mbreti Zog, 324 Fehmi Lladrovci, 326 Rifat Krasniqi, 327 Bujar Godeni, 328 Saraçët, 329 Medinë (një pjesë), 330 Farkatëtarët, 331 Xhemil Doda (një pjesë), 332 Mehmet Pasha (një pjesë), 338 Vatrat Shqiptare (një pjesë), 4 Remzi Ademi (një pjesë), Nuredin Krasniqi, Sheshi Lidhja Shqipëtare, 141 Salajdin Braha, 150 Sylejman Rotlla, 151 Gjallica (një pjesë) dhe 152 Zahir Pajaziti, “KABASHI HOLDING”Sh.P.K. në rrugën 438 Tirana, 10 Kukësi (një pjesë), 5 De Rada dhe 8 William Walker (një pjesë), 11 Ismet Jashari (një pjesë), 409 Sylejman Vokshi (një pjesë), 413 Rugova, 414 Ymridin çengaj (një pjesë), 415 Bashkim Sukaj (një pjesë), 417 Xhevat Berisha, 419 Karavanet, 420 Mehmet Hasi (një pjesë), 421 8 Marsi, 422 Selajdin Berisha, 423 Toplica (një pjesë), 431 Turgut Ozal, 432 Liman Shala, 433 Elbasani, 437 Mbreti Pleurat, 438 Tirana, 441 Brigada 128, 468 Nehat Berisha, 474 Bashçarshia, 476 Martirët e Tusuzit, 478 Arsim Berisha, 8 William Walker (një pjesë), “PROEX”Sh.P.K. në rrugën 438 Tirana, 11 Ismet Jashari – Kumanova (një pjesë), 231 Hoxhë Tahsini (një pjesë), 339 Ramadan Zaskoci, 364 Suzi çelebi, 379 Beteja e Koshares (një pjesë), 382 Azem Hajdari, 383 Kaçaniku, 396 Aleksandër Moisiu, 397 Bajram Kelmendi, 398 Sefedin Laçi, 399 Jul Variboba, 401 Beran Gashi, 12 Norë Kelmendi, 403 Betim Berisha, 405 Dukle, 409 Sylejman Vokshi (një pjesë), 410 Halim Spahiu, 412 Karl Topia, 413 Rugova (një pjesë), 407 Asret Poniku dhe 471 Alajdin Gjezari, 11 Ismet Jashari – Kumanova (një pjesë), 340 Mentor Krasniqi (një pjesë), 343 Lazër Lumnezi, 346 Pal Paluca, 347 Hyse Rexhepi, 349 Themistokli Gërmenji, 357 Pushkatarët, 358 Bujtinat, 359 Iljaz Kuka, 360 Adnan Krasniqi, 362 Papa Gjon Pali, 366 Anton çetta, 368 At Gjergj Fishta, 381 Indrit Cara – Kavaja, 382 Azem Hajdari, 384 Behari dhe Sheshi Shadërvani, 17 Dzemail Bjedic, 118 Jani Vreto, 119 Azem Bejta, 122 Xhemil Fluku, 125 Mbreti Pirro, 126 Bajo Topulli, 127 Ibrahim Lutfiu, 128 Feriz Susuri, 138 Besëlidhja, 383 Laçaniku, 4 Remzi Ademi, 5 De Rada, 437 Mbreti Pleurat (një pjesë), Spitali Rajonal i Prizrenit dhe 4 konsumatorë komercial në rrugën 437 Mbreti Pleurat, I.M.N “Tulltorja” në Landovicë, Biznese në Piranë dhe Krushë e Vogël, “PROGRES” SH.P.K në rrugën 438 Tirana, 480 Rruga e Dëshmorëve, 481 Rruga e Restelicës (një pjesë), 483 Rruga e Brodit (një pjesë), 484 Rruga e Radeshës (një pjesë) dhe 485 Adem Jashari (një pjesë), 480 Rruga e Dëshmorëve, 481 Rruga e Restelicës (një pjesë), 482 Sheshi Komunal, 483 Rruga e Brodit (një pjesë), 484 Rruga e Radeshës (një pjesë) dhe 485 Adem Jashari (një pjesë)
    Fshatrat: Bregu i Drinit, Dedaj, Kabash i Hasit, Krajk (një pjesë), Kushnin, Lubizhdë e Hasit, Lukinaj (një pjesë) dhe Romajë, Mamusha, Medevec, Sërbicë e Ulët, Sërbicë e Poshtme dhe Zojz, Piranë, Randobravë, Retijë dhe Reti e Poshtme, Krushë e Madhe, Krushë e Vogël dhe Randobravë (një pjesë), Zhur, Shkozë, Billushë, Hoçë e Qytetit, Jeshkovë, Leskovec dhe Lubiqevë, Grazhdanik, Kobajë, Muradem, Nashec (një pjesë), Shkozë (një pjesë) dhe Vërmicë, Poslishtë dhe Vlashnjë, Dobrushtë, Gorozhup dhe Planejë, BECHTEL ENKA-GP Uzgur Yilmaz në Zhur, Glloboçicë, Krushevë, Kukjan, Lubovishtë, Mlikë, Orqushë, Restelicë, Vranishtë dhe Zlipotok, Blaç, Brodosanë, Buzez, Kuk, Kuklibeg dhe Zaplluxhë, Bellobrad, Brrut, Kapre, Kosavë, Plavë, Pllajnik, Shajnë, Xërxë, Zgatar dhe Zym i Sharrit, Brezne, Buçe, Kërstec, Plavë, Rapqë e Epërme, Rapqë e Poshtme, Rrenc, Baçkë, Dikancë, Leshtan dhe Radesh.
    Arsyeja: Vendosja e konzollave, rregullimi i kabllove te trafofushes 35kV.

    Vërejtje!
    Pa tension mbesin edhe: HC Orçusha (Dragash), Eurokos HC-Dragash, HC Frigoffod, HC Dikanca.

    Punime nga pala e tretë

    Prishtinë

    1.

    Nga TS 110/10(20)[kV] Prishtina 7 do të ndërprehet:
    Dalja 10[kV] Fabrika e Kasetave (kodi: 19000096) nga ora 09:00 deri 09:15 dhe nga ora 13:45 deri 14:00.
    Vendet: Fabrika e Kasetave, Hajvali Vorret, Busia Petroll.
    Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarës TM.

    2.

    Nga TS 110/10(20)[kV] Prishtina 7 do të ndërprehet:
    Dalja 10[kV] Grand Store (kodi: 19000095) nga ora 09:00 deri 09:15 dhe nga ora 13:45 deri 14:00.
    Vendet: Grand Store, Fjolla-Kavaja, Qagllavica 1, Bajram Krasniqi L. Janina, Lagjja Marigona 1, Servisi i Gorenjes, Grand Store (te Hysi), Lagjja Qëndresa 1, Lagjja Qëndresa 2, Trimi AL PVC te Grand Store, Lagjja NICI-Veternik, Lagjja “Katër Dardhat”, mbrapa Nicit, afër servisit Gorenje – Janina 2, konsumatorët e lagjes Veternik – Naim Berisha, Naser Kelmendi – Nic Holding, AL TRADE SH.P.K – TS 3, AL TRADE SH.P.K – TS 4.
    Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarës TM.

    3.

    Në TS 110/10(20)[kV] Prishtina 7
    Nga dalja 10[kV] Grand Store nga ora 10:00 deri 14:00 do të ndërpriten:
    NS 10/0.4[kV] F-ka Kasetave 3 (kodi: 19000096092)
    Vendet: 587 Veternik.
    Arsyeja: Punime sipas PEE dhe projektit të aprovuar.

  • Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

    Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

    Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie.

    Ministria e Industrisë ka njoftuar se sot çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë është 1.40 euro – 3 centë më lirë se dje , ndërsa për benzinë 1.33 – 2 centë më lirë se dje , ndërkaq çmimi i gazit është 67 centë për litër – i njëjtë me çmimin tavan të djeshëm.

  • Raportohet se pyetjet e testit të maturës po shpërndahen në grupe në rrjete sociale

    Raportohet se pyetjet e testit të maturës po shpërndahen në grupe në rrjete sociale

    Sot nga ora 10:00 ka filluar testi i maturës shtetërore.

    Fotot me pyetjet kanë nisur të shpërndahen në grupe në rrjete sociale vetëm shtatë minuta pasi ka nisur testi.

    Saktësisht në një grup me emer ‘Maturantët 2026’.

    Sot në test po marrin pjesë 19 mijë e 514 nxënës në 152 qendra të testimit në të gjithë vendin.

    Procesi i testimit po administrohet nga 1,360 administrues dhe 750 kryetarë e anëtarë të komisioneve.

  • Mbi 19 mijë nxënës i nënshtrohen sot Testit të Maturës

    Mbi 19 mijë nxënës i nënshtrohen sot Testit të Maturës

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se të shtunën, më 20 qershor do të mbahet Testi i Maturës Shtetërore 2026, afati i parë, në të cilin do të marrin pjesë 19,514 nxënës në 152 qendra të testimit në të gjithë vendin.

    Procesi i testimit do të administrohet nga 1,360 administrues dhe 750 kryetarë e anëtarë të komisioneve.

    Testi do të fillojë në orën 10:00 dhe do të përfundojë në orën 12:30.

    “Të gjithë maturantët janë të obliguar të paraqiten në qendrat e tyre të testimit më së voni në orën 09:00, për të përfunduar me kohë procedurat e identifikimit dhe sistemimit në sallat e testimit.

    Testi i Maturës Shtetërore 2026 do të zhvillohet brenda një dite për të gjitha lëndët dhe për të gjithë kandidatët. Testi përmban 100 kërkesa, përkatësisht nga 25 kërkesa për secilën prej katër lëndëve: gjuhën amtare, gjuhën angleze, matematikën dhe një lëndë zgjedhore të përzgjedhur nga vetë kandidati/ja”, thuhet në njoftimin e MASHT-it.

    Ministria ka bërë të ditur se posedimi i telefonave mobilë dhe i çdo pajisjeje tjetër elektronike gjatë testimit është rreptësishtë i ndaluar.

    “Çdo kandidat/e që konstatohet se posedon telefon ose pajisje tjetër elektronike do të largohet menjëherë nga testi, pavarësisht nëse pajisja është përdorur apo jo”, thuhet tutje.

    Qendra për Vlerësim thekson se ka përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme për zhvillimin e suksesshëm të testit, ndërsa administruesit dhe anëtarët e komisioneve janë trajnuar dhe pajisur me udhëzimet përkatëse.

    Për informata të detajuara, udhëzime dhe rregulla për kandidatët klikoni këtu