ATV

Category: Lajme

  • Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet në det

    Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet në det

    Një tjetër tragjedi raportohet të ketë ndodhur në Durrës ku një 11-vjeçar është mbytur në det teksa po lahej.

    “Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13, Durrës, gjatë kohës që po lahej në det, dyshohet se është mbytur aksidentalisht një 11-vjeçar, banues në Tiranë.

    Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes”, njofton policia.

  • E dhimbshme, ky është i riu që humbi jetën tragjikisht nga aksidenti në Vushtrri

    E dhimbshme, ky është i riu që humbi jetën tragjikisht nga aksidenti në Vushtrri

    Një 22-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur pak para mesnatës në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin në zonën e Vushtrrisë.

    Viktima dyshohet të jetë Drilon Meniqi.

    Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur mes një automjeti dhe një motoçiklete, ku i riu, si drejtues i motoçikletës, nuk ka arritur të mbijetojë.

    “Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.Njësitet policore dhe hetuesit e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit”, thotë PK./ Ekonomia Online

  • Publikohen çmimet e derivateve për sot dhe nesër

    Publikohen çmimet e derivateve për sot dhe nesër

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar çmimin maksimal të lejuar për shitjen e derivateve në tregun vendor, për sot dhe nesër.

    Për datat 21-22.06.2026, çmimet maksimale të lejuara janë si vijon:

    • Nafta (dizel): 1.39 euro/litër;

    • Benzina: 1.33 euro/litër

    • Gas: 0.67 euro/litër.

    Postimi i plotë:

  • Përplasjet për gazin amerikan, Hoti i përgjigjet VV-së: Pse frikësoheni nga qytetarët?

    Përplasjet për gazin amerikan, Hoti i përgjigjet VV-së: Pse frikësoheni nga qytetarët?

    Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar për herë të dytë brenda ditës lidhur me debatet për gazin amerikan, pasi më herët kishte bërë thirrje për mobilizim qytetar dhe protesta për këtë çështje.

    Reagimi i tij vjen pasi deputeti i zgjedhur i LVV-së, Ilir Kërçeli, kritikoi qëndrimin e Hotit, duke deklaruar: “Ta mbrojmë me protestë aleancën tonë me SHBA-të, tha një deputet dhe ish-kryeministër i LDK-së. Ooo mbrojeni LDK-në, sepse po ju ndërrohet qiramarrësi. Për aleancën me SHBA-të ka kush kujdeset dhe e mbron”, shkroi Kërçeli në Facebook.

    Rrjedhimisht pasoi reagimi i dytë nga Hoti, i cili tha se përfaqësuesit e pushtetit nuk i dëgjuan reagimet e zyrtarëve amerikanë dhe të Odës Ekonomike Amerikane për projektin e gazit, por reaguan menjëherë kur u përmendën qytetarët dhe protestat.

    “Çuditërisht, për çështjen e gazit nuk dëgjuan reagimet e zyrtarëve të Administratës Amerikane dhe Odës Ekonomike Amerikane, por u ra në vesh menjëherë sapo u përmend zëri i qytetarëve dhe protesta. Pyetja është e thjeshtë: pse frikësoheni nga qytetarët? Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është politikë ditore, por është themel i shtetit tonë”, ka shkruar Hoti.

  • Vapa e madhe kaplon Evropën, të hënën mund të arrijë temperatura në 41 gradë

    Vapa e madhe kaplon Evropën, të hënën mund të arrijë temperatura në 41 gradë

    Meteorologët kanë thënë që deri të dielën se temperaturat prej 39 deri në 40 gradë Celsius do të shtrihen nga jugperëndimi i Francës, ndërsa në disa zona mund të arrijnë edhe 41 gradë Celsius, njofton Reuters.

    Temperaturat pritet të arrijnë kulmin të hënën, duke pasur mundësi të barazojnë rekordet historike.

    Edhe Gjermania po përballet me paralajmërime për vapë pothuajse në të gjithë vendin, me temperatura që po afrohen në 38 gradë Celsius.

    Shërbimi meteorologjik gjerman DWD ka paralajmëruar se kombinimi i nxehtësisë dhe lagështisë mund të shkaktojë stuhi të forta.

    Përtej Alpeve, temperaturat që pritet të arrijnë 36–37 gradë Celsius po ndryshojnë jetën e përditshme dhe turizmin në disa qytete italiane, vijon artikulli i Reutersit.

  • Edhe Qëndrim Kryeziu kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK-së

    Edhe Qëndrim Kryeziu kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK-së

    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Qëndrim Kryeziu, ka njoftuar se ka paraqitur ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke kërkuar rinumërimin e plotë të votave të kandidatëve për deputet të kësaj partie.

    Sipas Kryeziut, kërkesa e tij nuk bazohet në pakënaqësi me rezultatin zgjedhor, por në të dhënat e dala nga procesi i deritanishëm i rinumërimit të realizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

    Ai ka bërë të ditur se nga rinumërimi i 185 vendvotimeve, që sipas tij përbëjnë rreth 3.52 për qind të votave të PDK-së, janë evidentuar gabime në numërimin fillestar dhe atij i janë shtuar 589 vota.

    Kryeziu vlerëson se, nëse ky trend do të reflektohej në të gjithë procesin, numri i votave të tij mund të kalonte shifrën prej 22 mijë votash. Për këtë arsye, ai ka kërkuar që të rinumërohen të gjitha votat e kandidatëve të PDK-së që nuk janë përfshirë në procesin e deritanishëm të rinumërimit.

    “Vetëm një verifikim i plotë mund të garantojë që mandati parlamentar t’i takojë kandidatit që ka fituar besimin e qytetarëve dhe që çdo votë të numërohet saktë”, ka theksuar ai.

    Kandidati i PDK-së ka kërkuar nga PZAP që ankesa e tij të shqyrtohet në mënyrë të paanshme, duke theksuar se integriteti i procesit zgjedhor dhe respektimi i vullnetit të qytetarëve duhet të jenë prioritet.

    Ai gjithashtu ka rikujtuar se edhe në proceset e mëparshme zgjedhore, sipas tij, pas rinumërimeve i janë shtuar vota në komuna të ndryshme, duke ngritur dyshime për pasaktësi në numërim.

    “Më e rëndësishme se shpejtësia e publikimit të rezultatit zgjedhor është saktësia e tij. Çdo votë duhet të numërohet ashtu siç është shprehur vullneti i qytetarëve”, ka deklaruar Kryeziu.

  • 74 fshikullima me kamxhik për një këngë: Këngëtarja iraniane dënohet për koncertin virtual

    74 fshikullima me kamxhik për një këngë: Këngëtarja iraniane dënohet për koncertin virtual

    Autoritetet iraniane e kanë dënuar këngëtaren Parastoo Ahmadi me 74 goditje me kamxhik, për shkak të interpretimit të një kënge në një video në YouTube, që ka marrë 2.9 milionë shikime gjatë dy vjetëve të fundit.

    Ahmadi ka kënduar një këngë të njohur patriotike, të titulluar “Gjaku i Rinisë”, në një skenë të zbrazur teatrore, më 2024, me ndihmën e tetë muzikantëve dhe ekipit teknik. Edhe ata janë dënuar me fshikullima, me ndalesë të udhëtimit dhe me ndalim të çdo “aktiviteti artistik” për dy vjet.

    Ahmadi është akuzuar për “ofendim të moralit publik”, pasi ka performuar pa hixhab – shaminë e kokës që është e detyrueshme sipas rregullave të të ashtuquajturës “polici e moralit” e Iranit.

    Storie nga REL:

  • Sot është përvjetori i ditëlindjes së heroit Ilir Konushevci

    Sot është përvjetori i ditëlindjes së heroit Ilir Konushevci

    Sot shënohet përvjetori i lindjes i heroit kombëtar Ilir Konushevci.

    Ilir Konushevci i lindur në 20 qershor të vitit 1969 ra dëshmor me 09 maj të vitit 1998 duke lënë gjurmë në radhët e UÇK-së ku shkroi rreshta të pashlyer në historinë kombëtare, ishte ndër themeluesit e UÇK-së në Llap dhe është njëri ndër themeluesit dhe mbështetësit e sektorit të logjistikës për UÇK-në.

    Konushevci mbetet një emër i lidhur ngushtë me historinë e luftës çlirimtare dhe sakrificën për lirinë e Kosovës.

    Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci bëri homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tij në Kazermën “Adem Jashari”.

    “Heronjtë nuk vdesin kurrë. Ata kanë vetëm ditëlindje. Lavdi e përjetshme Heroit të Kombit, Ilir Konushevci!”, ka shkruar Maqedonci.

  • Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

    Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

    Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit gjatë një dite janë regjistruar 71 aksidente trafiku në të gjithë vendin.

    Sipas të dhënave zyrtare, 26 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 45 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.

    Në kuadër të aktiviteteve për sigurinë në komunikacion, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 1,880 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

    Raporti po ashtu tregon se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 20 persona për vepra të ndryshme penale. Prej tyre, 13 persona janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerë janë dërguar për vuajtje të dënimit.

    Policia ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave të komunikacionit, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në rrugë.

  • Digjet resorti i famshëm në Republikën Domenikane, evakuohen 1700 pushues

    Digjet resorti i famshëm në Republikën Domenikane, evakuohen 1700 pushues

    Një zjarr i fuqishëm përfshiu një resort luksoz bregdetar në Republikën Domenikane, duke shkaktuar vdekjen e një turisteje italiane dhe evakuimin e rreth 1700 mysafirëve.

    Sipas autoriteteve lokale të emergjencës, viktima është një grua 46-vjeçare nga Italia. Tre persona të tjerë u dërguan për trajtim në spital, ndërsa gjashtë morën ndihmë mjekësore në vendngjarje.

    Flakët shpërthyen në orët e para të mëngjesit në resortin Viva Wyndham Dominicus Beach në Bayahibe.

    Pamjet ajrore treguan disa ndërtesa të përfshira nga zjarri dhe re të dendura tymi që mbuluan zonën turistike, shkruan BBC.