ATV

Category: Lajme

  • Arrestohet edhe një i dyshuar për rastin e plagosjes së gruas në Fushë Kosovë

    Arrestohet edhe një i dyshuar për rastin e plagosjes së gruas në Fushë Kosovë

    Është arrestuar edhe një person tjetër për rastin e rëndë që ka ndodhur dje në Bresje të Fushë Kosovës, ku mbeti e plagosur një grua pas të shtënave me armë zjarri që dyshohet se u shkrep nga bashkëshorti i saj.

    Përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ka njoftuar se i arrestuari i dytë dyshohet se ka marrë armën që dyshohet se u përdor në rastin e plagosjes dhe e ka larguar nga vendi i ngjarjes.

    Arma më pas është sekuestruar bashkë me tre fishekë dhe me tri gëzhoja, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

    “Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë njëri nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës kosovare, ndërsa i dyshuar tjetër pas dyshimeve se ka marrë armën e cila është përdorur, për ta larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Pistoleta me tre fishekë dhe tri gëzhoja janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

  • 12 vjeçari e gjen portofolin me 2 mijë e 500 euro, e dorëzon në Stacionin Policor në Skenderaj

    12 vjeçari e gjen portofolin me 2 mijë e 500 euro, e dorëzon në Stacionin Policor në Skenderaj

    Një 12 vjeçar nga Komuna Skenderaj ka gjetur një portofol dhe e kishte dorëzuar në Stacionin Policor, raporton Ekonomia Online.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 12 vjeçari, portofolin e ka gjetur gjatë mbrëmjes së djeshme, ndërsa janë verifikuar dokumentacionin në portofol dhe ka konstatuar se përpos dokumentacioneve të rëndësishme, në portofol gjendej një shumë e parave prej 2500 euro.

    Tutje. policia ka identifikuar dhe verifikuar personin të cilit i përkiste portofoli dhe i kishte kthyer atij portofolin me paratë dhe dokumentacionin.

  • Në QKUK kryhet një operim të rrallë i cili zgjati 13 orë

    Në QKUK kryhet një operim të rrallë i cili zgjati 13 orë

    Mbi trembëdhjetë orë ka zgjatur një operacion që është kryer për herë të parë në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale, në QKUK.

    Lajmin e ka dhënë Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

    Operacioni është kryer tek një 28 vjeçar nga ekipi i mjekëve nga Turqia, atyre vendorë nga kjo klinikë dhe Klinika e Anesteziologjisë.

    “Intervenimi mikrokirurgjik për rikonstruksionin e nofullës së poshtme, pas largimit të tumorit dhe largimit subtotal të nofullës e cila ishte e dëmtuar”, thotë njoftimi.

    “Kjo procedurë kirurgjike- Fibula free flap që nënkupton marrjen e një pjese të lëkurës, muskujve dhe kockës nga këmba dhe transferimin e këtyre indeve në nofullën e poshtme, duke bërë anastomosis (ngjitje) të enëve të gjakut, me enët e gjakut në kokë dhe qafë”.

    Intervenimet e tilla nuk janë kryer më parë në QKUK.

  • Detaje nga aksidenti i rëndë në Fier, vdes 29-vjeçari

    Detaje nga aksidenti i rëndë në Fier, vdes 29-vjeçari

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesnatë, ku ka mbetur i vdekur një 29-vjeçar nga Divjaka.

    Aksidenti ka ndodhur në fshatin Zhym të qarkut të Fierit.

    Nga pamjet e siguruara, shihet makina në kanal, ndërkohë që forcat zjarrfikëse po mundohen ta nxjerrin.

    I riu ka humbur jetën në vendngjarje për shkak të goditjeve të forta që ka marrë, ndërkohë makina është shkatërruar plotësisht.

    Makina fillimisht është përplasur me shtyllën elektrike e më pas ka përfunduar në kanal.

  • Shembet hoteli në Gjermani, viktima dhe të bllokuar në rrënoja

    Shembet hoteli në Gjermani, viktima dhe të bllokuar në rrënoja

    Një hotel i vogël është shembur në orët e para të mëngjesit në Kroev të Gjermanisë, duke i marrë jetën një personi dhe lënduar dhjetëra të tjerë.

    Hoteli ishte i vendosur në brigjet e lumit Mosella, dhe frekuentohej nga një numër i konsiderueshëm njerëzish.

    Ekipet e shpëtimit shkuan menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë me shpejtësi, pasi raportohet se nën rrënoja ka ende të paktën 8 persona ishin staf dhe vizitorë të hotelit.

    Ndërkohë, ajo që ka mbetur nga struktura e shembur është rrethuar nga policia, e cila po heton për shkaqet e shembjes së hotelit.

  • Plagosja e gruas në Fushë Kosovë nga bashkëshorti i saj, protestohet sot në Prishtinë

    Plagosja e gruas në Fushë Kosovë nga bashkëshorti i saj, protestohet sot në Prishtinë

    Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist mban aksion simbolik pranë stacionit policor në Prishtinë, si kundërpërgjigje ndaj tentim-vrasjes së një gruaje në Fushë Kosovë nga bashkëshorti i saj, i arrestuar dy ditë më parë për dhunë në familje.

    Aksioni pritet të filloj nga ora 11:00 pranë Stacionit policor në Prishtinë.

     

     

  • Serbët protestojnë sot në Veri, Elshani: Protesta pritet të jetë e qetë

    Serbët protestojnë sot në Veri, Elshani: Protesta pritet të jetë e qetë

    Veton Elshani, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, ka njoftuar se sot është paralajmëruar një protestë e serbëve në Veri të Kosovës.

    Elshani ka thënë se protesta pritet të jetë e qetë. Siç ka thënë ai mbrëmë, arsyeja e protestës sipas organizatorëve është “gjendja e rëndë e serbëve në Kosovë”.

    Ai po ashtu ka deklaruar se do të ketë policë të mjaftueshëm që gjithçka të jetë nën kontroll.

    “Një grup i qytetarëve në veri ka paralajmëruar një protestë për nesër në ora 11:00, në pjesën ku i mbajnë protestat te sheshi Car Lazar. Do të ketë numër të mjaftueshëm të policëve që do ta mirëmbajnë sigurinë. Protesta pritet të jetë e qetë”, ka thënë Elshani.

    Përndryshe, të martën, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se në jug “do të mblidhen shqiptarët”, duke iu referuar një thirrjeje të Agim Bahtirit që e ka bërë dje për një “tubim madhështor”.

    Vuçiq madje i ka bërë thirrje KFOR-it që t’i mbrojë serbët.

    Por, Elshani e ka demantuar këtë, duke thënë se nuk është paralajmëruar asnjë tubim i shqiptarëve në jug.

    “Nuk ka asnjë njoftim për një tubim të tillë në jug”, tha Elshani.

  • Një pjesë e Matiqanit tash e një muaj pa ujë të pijshëm, shkak punimet në rrjetin e kanalizimit e të ujësjellësit

    Një pjesë e Matiqanit tash e një muaj pa ujë të pijshëm, shkak punimet në rrjetin e kanalizimit e të ujësjellësit

    PËRGATITI: SARA SHEHU

    Hatë Robelli është njëra nga banoret e lagjes Matiqan,në Prishtinë, që tash e një muaj detyrohet të blejëbidonë me ujë, në mungesë të ujit të pijshëm.

    Ndërkaq, për shërbime të amvisërisë, ajo dhe banorë të rrugës “Bedri Çollaku”, po shërbehen nga puset.

    “Qe tre muaj kam ardhur këtu në Matiqan për pushime, por që një muaj kemi problem me ujësjellës. Ujin po duhet me ble nuk po e pimë të bunarit se nuk e dimë a është i pastër. Është shqetësuese kjo situatë”, tha ajo

    Në këtë pjesë të kryeqytetit po punohet në rregullimin e rrjetit të kanalizimit, ujësjellësit, por edhe punime nërrjetin energjetik.

    Siç kupton televizioni, kompania kontraktuese gjatë punimeve ka dëmtuar njërin nga gypat e ujësjellësit, mirëpo ai është sanuar.  

    Edhe nga Komuna e Prishtinës kanë konfirmuar për ATV-në, që gjatë punimeve ka pasur telashe.

    “Ka pasë disa probleme me kanalizime e me kyçje tëtjera, por tashmë është në fazën finale të përfundimit të punëve dhe në muajin shtator pritet të realizohet nëtërësi”, deklaroi zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Donat Lushaku.

    Sidoqoftë, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, bën të ditur se nga ana e saj nuk ka pasur reduktime./atvlive.tv

    Për më shumë klikoni në linkun e mëposhtëm:

     

     

     

     

  • Posta e Serbisë funksionon lirshëm në Graçanicë, 100 metra larg Policisë

    Posta e Serbisë funksionon lirshëm në Graçanicë, 100 metra larg Policisë

    PËRGATITI: ARIAN HAJDARAJ  

    Vetëm afro 100 metra larg stacionit të Policisë të Komunës së Graçanicës po zhvillohet një aktivitet ilegal.

    Në këtë objekt me ngjyrë të verdhë, funksionon Posta e Serbisë, e cila edhe e ka Kodin postar të këtij shteti.

    Këtu, gjatë të martës, qytetarët vazhdonin të merrnin shërbime.

    Përveç qytetarëve, këtu qarkullonin fare lirshëm edhe postierët, të cilët të papenguar, gjatë ditës pareshtur bartnin materiale nga objekti.

    Por, pavarësisht se ofronin të njëjtat shërbime, të hënën Policia i mbylli 9 njësi të Postës Serbe në komunat veriore.

    Policia e Kosovës nuk tregoi nëse një aksion i ngjashëm do të vazhdojë edhe në pjesë të tjera të vendit, ku operojnë filiale të kësaj poste.

    Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, ripërsëriti për ATV-në se i ka njoftuar institucionet se Posta e Serbisë funksionon ilegalisht.

    Mbyllja e filialeve vetëm në veri, derisa ato funksionojnë 10 kilometra larg Prishtinës, sipas një ish-zëvendësministri të Punëve të Brendshme, krijon hapësirë për keqkuptim.

    “Vendimet për mbylljen e këtyre filialeve do të duhej të ishin të shtrira në tërë territorin e vendit, pra duhej të mbyllej edhe pika në Graçanicë, sepse në të kundërt mbyllja e vetëm pikave në Veri, po krijon hapësirë të keqinterpretimit, nga ana e presidentit të Serbisë, të cilët luajnë rolin e viktimave”, deklaroi ish-zëvendësministri i punëve të brendshme, Valdet Hoxha.

    Në Graçanicë ekziston edhe filiali i Postës së Kosovës, por gjatë të martës nuk u pa ndonjë qytetar të merrte shërbime në të./atvlive.tv

    Për më shumë klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Mitrovicë, Qeveria nis testimet për hapjen e urës kryesor mbi Ibër

    Mitrovicë, Qeveria nis testimet për hapjen e urës kryesor mbi Ibër

    PËRGATITI: FATLUM JASHARI      

    Një javë pasi ATV-ja raportoi ekskluzivisht, Qeveria nisi procesin e testimeve të stabilitetit të urës kryesore mbi Ibër, ndërmjet jugut dhe veriut të Mitrovicës, në kuadër të përgatitjeve për hapjen e saj për qarkullim edhe për automjete.

    Fillimisht, operatorët e përzgjedhur kryen matje e morën shënime.

    Për kryerjen e testimeve që do të përcaktojnë kapacitetin mbajtës të strukturës së urës, me ngarkesë testuese, ditë më parë Ministria e Infrastrukturës nënshkroi kontratë për shërbime në vlerë 9 640 euro.

    Megjithatë, nuk dihet se kur e si do të bëhet testimi me ngarkesë.

    Pos zëvendësministrit të Infrastrukturës, HysenDurmishi, procesin në terren e përcollën edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ai i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

    Në një deklarim të shkurtër, Sveçla tha se “nuk ka asnjë arsye që ura të mos hapet dhe kjo do të ndodhë kur ekspertët të vlerësojnë diçka të tillë.”

    Ndërkaq, javën e kaluar ambasadorët e QUINT-it, të prirë nga Jeffrey Hovenier i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas një takimi me kryeministrin Albin Kurti, thanë se në këtë moment nuk mbështesin asnjë ndryshim të statusit të urës.

    Bashkimi Evropian, ndërkaq, kërkoi që hapja eventuale të bëhet vetëm nëpërmjet dialogut.

    Megjithatë, nëpërmjet një kumtese, duke iu referuar marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit, Qeveria e ka bërë të qartë synimin për hapjen e urës./atvlive.tv

    Për më shumë klikoni në linkun e mëposhtëm: