ATV

Category: Lajme

  • “Iu përkeqësua gjendja”, policia jep detaje për vdekjen në një qendër masazhi në Prishtinë

    “Iu përkeqësua gjendja”, policia jep detaje për vdekjen në një qendër masazhi në Prishtinë

    Burri që vdiq ditën e diele në një qendër masazhe në Prishtinë, dyshohet se gjatë trajtimit të tij, iu përkeqësua gjendja.

    Kështu të paktën njoftuar dy gra, që e kishin të ndjerin klient.

    Njësiti emergjencës ka dal në vendngjarje dhe sipas mjekut i njëjti ka rezultuar pa shenja jete.

    “Dy dëshmitare femra kosovare kanë njoftuar se klienti i tyre viktima mashkull shtetas i huaj gjatë trajtimit iu ka keqësuar gjendja shëndetësore. Njësiti emergjencës ka dal në vend ngjarje dhe sipas mjekut i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

  • Informacionet e rreme dëmtojnë institucionet, vendit i duhet një mekanizëm për verifikimin e lajmeve

    Informacionet e rreme dëmtojnë institucionet, vendit i duhet një mekanizëm për verifikimin e lajmeve

    Informacionet e rreme prishin reputacionin e institucioneve në vend, por edhe më shumë dëmtojnë personat të cilët janë subjekt i lajmit, andaj është i nevojshëm krijimi i një institucioni për verifikimin e lajmeve. Kështu u tha në diskutimin e organizuar nga Demokraci për Zhvillim (D4D), me temën “Sigurimi i integritetit: Verifikimi i fakteve në Sistemin e Drejtësisë në një epokë të keqinformimit mediatik”, raporton EO.

    Aty u tha se keqinformimi është rritur më shumë në rrjetet e ndryshme sociale, ndërsa u kërkua që të merren shembull shtetet e rajonit që kanë mekanizëm për verifikimin e lajmeve.

    Marcel Lekaj nga Zyra për Informim dhe Komunikim në Gjykatën Themelore në Prizren, ka thënë se gjykatat marrin gjithnjë e më shumë rol aktiv në transmetimin e informacionit te publiku.

    Dhe për këtë, ai shtoi se publiku duhet të informohet drejtë dhe të mos keq dezinformim.

    “Besoj që të gjithë kemi një dëshirë dhe qëllim të përbashkët, që është ofrimi i shërbimeve cilësore për qytetarët dhe palët që marrin shërbime në Gjykata, dhe mbrojtja e proceseve gjyqësore dhe palëve të përfshira në këto procese. Për gjyqësorin është e rëndësishme që publiku të informohet saktë dhe me kohë për zhvillimet në sistemin e drejtësisë. Gjykatat marrin gjithnjë e më shumë rol aktiv në transmetimin e informacionit te publiku”.

    “Keqinformimi apo dezinformimi tashmë me përdorimin e platformave të ndryshme sociale, është e lehtësuar shumë, ndoshta edhe për shkak të mungesës së kontrollit dhe rregulloreve për funksionimin e mediave online, portaleve të shkruara dhe platformave të ndryshme. Aktualisht ka një interesim të madh të mediave, për raportime nga Gjykata, sidomos për proceset gjyqësore që janë në zhvillim, dhe kjo rrit sfidën për gjykata që të monitorojnë lajmet dhe informacionet që përhapen. Realisht mungon teknologjia apo mekanizmat, për raportimin në platforma online, të dezinformatave, sidomos në kohë të shpejte ashtu që dezinformata mos të prodhon efekt tek publiku”, u shpreh Lekaj.

    Sipas tij, përhapja e informacioneve të rreme, dëmton jashtëzakonisht reputacionin e institucioneve, por edhe më shumë dëmton personat të cilët janë subjekt i lajmit.

    “Verifikimi i fakteve kur raportohet nga procese gjyqësore, apo procese që zhvillohen ndaj palëve në institucione të drejtësisë siç janë Policia dhe Prokuroria, sot paraqet sfidë në vete edhe për vetë gazetarët dhe mediat, sepse shpejtësia me të cilin qarkullon shkrimet apo lajmet është e jashtëzakonshme. Përhapja e informacioneve të rreme, dëmton jashtëzakonisht reputacionin e institucioneve, por edhe më shumë dëmton personat të cilët janë subjekt i lajmit”, shtoi ai.

    Avokatja, Valdita Shkukriu ka deklaruar se keqinformimi është sfidë globale dhe duhet të krijohet një institucion për verifikimin e lajmeve që qytetarët te informohen drejtë.

    “Kjo çështje është sfidë globale, keqinformimi është në shumë fusha e kam parë që komunikimi dhe keqinformimi është shumë i dëmshëm. Në fillim të procesit mund të lëshosh ndonjë informatë të pa verifikuar por atakon më shumë. E verteta është obligim e çdo lloj qytetari, problemi është i vetëdijes së qytetarëve dhe duhet të fillohet nga qytetari të kërkohet e drejta. Shteti nuk ka krijuar një koncept të mirë për informimin e drejtë. Kosovës i mungon ligji në këtë kohë në aspektin e gazetarisë për shembull ndryshimi i Ligjit të KPM-së. Kam parë që çdo lajm nuk i janë gjërat transparente. Njëra prej mangësive është e drejta dhe procesi i ankimimit. Secili gazetarë duhet me ditë kur e lëshon një lajm. Problemi është ne duhet me u përshtat me mendësinë që e kemi, profesionistet gazetarë nuk dua t’i atakoje por ka gazetarë që janë transparent dhe të saktë. Në Kosovë nuk ekziston një institucion që i verifikon lajmet, shtetet tjera kanë marrë masa dhe ka praktika ne rajon qe kanë krijuar institucion”, ka thënë ajo.

    Ndërsa gazetari, Fisnik Minci ka theksuar se duhet të dallohet se çka është thashetheme, spekulim dhe e vërtetë.

    Minci ka thënë se nuk është nevoja për ligjin e ri të KPM-së, pasi sipas tij, duhet përdorur metoda si në vendet perëndimore që është procesi vetërregullues.

    “Gjykata është organ i pavarur, sipas Kushtetutës duhet të jenë të drejtë që vlejnë edhe për media. Gjyqtari është një verifikues i fakteve gjatë procedimit e ka hapësirën e verifikimit të fakteve. Perceptimi i qytetarëve ndikon por duhet të pasur parasysh se çka është thashetheme, spekulim dhe fakt. Sa i përket çrregullimit informativ nuk shoh probleme të mëdha, ka pasur shumë pak dezinformim në drejtësi, dhe më shume në politikë. Sot është gara se kush po publikon i pari, çështja është që secili me qenë profesionist për të gjitha fushat”.

    “Secili prej nesh duhet të mundohet të ruajë parimet e shoqërisë, që mos me i lëndu, por kur publikon çfarëdo lajmi me qenë më i ndjeshëm dhe të mos keqpërdoren. Kemi sfida shkaku i këtij transformimi teknologjik. Tentimi për me i regulluar mediat përmes shtetit ka ndikuar në cenimin e lirisë së shprehjes dhe mendoj që ne jemi me Kushtetutë në shtet i lirë demokratikë, duhet të bëjmë përpjekje në ruajtjen e këtij parimi në ruajtjen e demokracisë dhe vetërregullimit. Kush na sigurinë ne KPM që atë kontroll ka me u ndërtuar në mënyrë të drejtë dhe pa e dëmtu lirinë e shprehjes dhe median, ne si shoqëri she si vend kemi përqafuar vlerat evropiane dhe perëndimore. Ajo çka na nevojitet neve me na leju dhe ne e përfundojmë vetë ketë punë. Siç shihet në praktika në perëndim është rregulluar vet, por më vonë kanë bërë një sistem vetërregullues”, ka thënë Minci.

  • Hashani: Rritja e rasteve me Covid-19 në Prishtinë s’është shqetësuese, pacientët po shërohen brenda dy ditësh

    Hashani: Rritja e rasteve me Covid-19 në Prishtinë s’është shqetësuese, pacientët po shërohen brenda dy ditësh

    Kryeshefi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Valdet Hashani, ka thënë për Ekonomia Online, se gjatë dy javëve të fundit është rritur numri i pacientëve me Covid-19, mirëpo kjo, sipas tij, nuk është shqetësuese sepse pacientët zakonisht po shërohen brenda dy ditësh

    Hashani ka theksuar se numri i rasteve është edhe më i lartë sesa ai zyrtar, pasi që shumë pacientë nuk po testohen fare.

    “Realisht në dy javët e fundit kemi një rritje të fluksit të pacientëve, sigurisht se pjesa dërmuese e kësaj rritje korrespondon me diagnozën e virozave sezonale, të verës. Në kuadër të kësaj numri më i madh i pacientëve është me Covid pozitiv. Numrin e saktë nuk mund ta themi në shifra, me qenë këto të dhëna i keni nga IKSHPK. Po mund të ju themi sigurisht se numri i pacienteve është shumë më i madh me qenë se pjesa më e madhe e pacienteve nuk janë duke u testuar për covid-19, për këtë viroz e cila hynë edhe kjo në kuadër të këtyre virozave të rëndomta, nuk ka asgjë shqetësuese. Ndoshta pak a shumë simtomatologjia është më e shprehur se virozat e tjera, por megjithatë edhe me terapi jo invazive, pa infuzione e të ngjashme ajo po kalon brenda dy tri ditëve”, ka thënë ai.

    Ai ka thënë se rritja e pacientëve me diagnozën e virozëve sezonale brenda dy javëve ka qenë 30 për qind dhe se numri më i madh i tyre është duke u paraqitur në ndërrimin e natës.

    Ai ka bërë thirrje që këta pacient nuk duhet që të insistojnë që të marrin infuzione, pasi sipas tij, dhënia e infuzioneve ka mbetur nga koha e pandemisë dhe se në rrethana normale nuk duhet të jepen infuzione.

    “Gjatë këtyre dy javëve te fundit kemi pasur një rritje të numrit të pacienteve, diku mbi 30 për qind. Në fakt numri me i madh i pacienteve që është pak edhe shqetësues jo për shkak të gjendjes po për shkak të fluksit të pacienteve të cilët vijën zakonisht në ndërrimet e natës. Kemi një rritje enorme, të numrit të pacientëve në ndërrimet e natës që zakonisht nuk kemi pasur. Fatkeqësisht pjesa dërrmuese e pacienteve insistojnë që të marrin infuzione, kujdesi parësor-shëndetësor nuk është ajo porta e cila është për distribuim ose për dhënie të infuzioneve. Kjo dhënia e infuzioneve ka mbetur nga koha e covid-19, e cila nënë rrethana normale nuk do të duhej të ishte. Me qenë se kujdesi parësor-shëndetësore ashtu siç e din edhe popullata është preventiv, dhënia e terapisë orale”, ka thënë ai.

    Hashani ka treguar edhe simptomat më të shpeshta të pacientëve.

    “Zakonisht mosha e pacienteve është mosha e të rinjve por edhe atyre personave të cilët janë me sëmundje kronike, do të thotë të moshuarit. Simtomatologjia është e rëndomtë sikurse çdo virus tjetër, manifestohet me dhimbje muskulare, dhimbje koke, temperaturë, ethe, lodhje, rraskapitje e kështu me radhë. Në qoftë se kjo manifestohet me gastro-enterit, me infeksione të gojës dhe të zorrëve, atëherë kemi manifestim të vjelljeve, diarre e të ngjashme. Por edhe në këto raste është një apel i imi si mjek, pacienteve që të mos marrin infuzione, me qenë për këto duhet të koordinohen nga mjekët”, ka thënë ai për EO.

  • ​Ambulancat e spitaleve private, automjetet për bartjen e kufomave dhe taksitë nuk do të lejohen më në oborrin e QKUK-së

    ​Ambulancat e spitaleve private, automjetet për bartjen e kufomave dhe taksitë nuk do të lejohen më në oborrin e QKUK-së

    Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka njoftuar se autoambulancat e spitaleve private, automjetet për bartjen e kufomave dhe veturave të taksive, nuk do t’u lejohet të qëndrojnë më në oborrin e QKUK-së.

    “Qendra Klinike Universitare të Kosovës, njofton publikun se, në përputhje me masat për menaxhimin dhe organizimin e hapësirave në QKUK; autoambulancat e spitaleve private, automjetet për bartjen e kufomave dhe veturave të taksive, nuk do t’u lejohet të qëndrojnë në oborrin e QKUK-së”, thuhet në njoftim.

    Më tutje në njoftim thuhet se ky vendim, është marrë për të përmirësuar efikasitetin e shërbimeve emergjente dhe për të lehtësuar lëvizjen dhe qarkullimin brenda oborrit.

    “Ky vendim është marrë për të përmirësuar efikasitetin e shërbimeve emergjente dhe për të lehtësuar lëvizjen dhe qarkullimin brenda oborrit të Qendrës Klinike Universitarë të Kosovës, me ç ‘rast të lirohet parkingu i QKUK-së, për pacientë”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

    Më tutje thuhet se kjo masë është e nevojshme për të siguruar që hapësira dhe parkingu i QKUK-së, të jetë i dedikuar për emergjencat dhe pacientët që kanë nevojë për shërbime të menjëhershme, si dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve mjekësore për të gjithë qytetarët.

  • Arrestohet një serb në pikën kufitare në Jarinjë

    Arrestohet një serb në pikën kufitare në Jarinjë

    Një qytetar serb është arrestuar nga Policia e Kosovës në pikë-kalimin kufitar në Jarinjë.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë për KosovaPress se bëhet fjalë për Dushan Neshiq.

    Elshani, tha se arrestimi i Neshiq është bërë në bazë të një urdhri gjyqësor për një rast të vitit 2022, që ka të bëjë me “kërcënime”.

    “Personi është ndaluar të hënën rreth orës pesë të mëngjesit, teksa po hynte në Kosovë nga Serbia. I dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe gjendet në stacionin policor në Mitrovicën e Jugut”, tha Elshani.

  • Sulmi raketor rus vret këshilltarin e sigurisë së Reuters dhe plagos 2 gazetarë në Ukrainë

    Sulmi raketor rus vret këshilltarin e sigurisë së Reuters dhe plagos 2 gazetarë në Ukrainë

    Një këshilltar britanik për sigurinë e Reuters u vra dhe dy gazetarë u plagosën kur një raketë ruse goditi një hotel në Kramatorsk, në Ukrainën lindore, të shtunën mbrëma, konfirmoi agjencia e lajmeve të dielën vonë.

    Ryan Evans, 38 vjeç, një ish-ushtar britanik që siguronte sigurinë për gazetarët e Reuters, ishte në mesin e të vrarëve në sulm.

    Evans dhe pesë anëtarë të tjerë të ekipit të Reuters po qëndronin në hotel kur u godit nga një raketë balistike ruse Iskander-M, sipas zyrtarëve lokalë.

    Dy gazetarë të tjerë të Reuters u plagosën dhe u shtruan në spital, njëri prej të cilëve ishte në gjendje kritike. Tre kolegët e mbetur u konfirmua të jenë të sigurt.

    Reuters tha në një mesazh: “Ne po kërkojmë urgjentisht më shumë informacion rreth sulmit” dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjen dhe të dashurit e Evans.

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për shënjestrimin e qëllimshëm të hotelit, duke e quajtur sulmin një akt “të llogaritur”.

    “Sot në Kramatorsk, e gjithë dita kaloi duke pastruar rrënojat pas një sulmi raketor rus,” shkroi Zelensky në X, duke vënë në dukje se gazetarët e Reuters ishin në mesin e të plagosurve.

    Guvernatori Vadym Filashkin i rajonit të Donetskut fillimisht njoftoi të dielën se shtatë persona u vranë dhe 15 u plagosën në tri rrethina të ndryshme, duke përfshirë Kramatorsk, ku dy persona u plagosën.

    Më vonë, Filashkin deklaroi se numri i të plagosurve në Kramatorsk ishte rritur në katër, duke treguar se ata ishin të gjithë gazetarë që punonin për Reuters, të cilët u plagosën kur një raketë goditi hotelin në qendrën administrative të qarkut.

    Në një deklaratë të lëshuar të dielën në X, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Heorhii Tykhyi i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të dënojë sulmet e tilla.

    Më vonë, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës njoftoi se ka nisur një hetim për sulmin./AA

  • ​Lajçak në forumin Alpbach: Bisedë interesante për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor

    ​Lajçak në forumin Alpbach: Bisedë interesante për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor

    I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po merr pjesë në Forumin Alpbachut në Austri.

    Lajçak u shpreh i lumtur që është kthyer në këtë forum, duke thënë se pati bisedë interesante për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe potencialin e brezit të ardhshëm.

    “Më vjen mirë që u ktheva në @forumalpbach për një bisedë interesante për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe potencialin e gjeneratës së ardhshme. Mezi pres një ditë tjetër shkëmbimesh me të rinj nga rajoni dhe më gjerë”, ka shkruar Lajçak në “X”.

    E pranishme në forum është edhe presidentja Vjosa Osmani, që gjithashtu tha se pati diskutim për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

  • Gjobitet KRU “Prishtina”

    Gjobitet KRU “Prishtina”

    Agjencia për Informim dhe Privatësi ka gjobitur Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, për shkak të shkeljes së Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

    Sipas njoftimit të AIP-së, KRU Prishtina “ka bërë shpërndarjen e faturave mujore për shpenzimin e ujit duke i ekspozuar të dhënat personale të konsumatorëve ndaj qasjes së personave të paautorizuar.”

    Njoftimi i plotë:

    Agjencia për Informim dhe Privatësi Shqipton Gjobë ndaj Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” për Shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

    Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka pranuar ankesa nga qytetarët (subjektet e të dhënave), të cilët kanë raportuar se Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë shpërndarjen e faturave mujore për shpenzimin e ujit duke i ekspozuar të dhënat personale të konsumatorëve ndaj qasjes së personave të paautorizuar.

    Agjencia për Informim dhe Privatësi si autoritet i pavarur për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, pas shqyrtimit të ankesave, ka konstatuar se K.R.U “Prishtina” ka dështuar të ndërmarrë masat e duhura të sigurisë në përpunimin e të dhënave personale gjatë shpërndarjes së faturave për qytetarët, dhe ka shqiptuar gjobë ndaj K.R.U “Prishtina” Sh.A., për shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

    Agjencia për Informim dhe Privatësi ju bën thirrje të gjithë kontrolluesve (publik dhe privat), që përpunimin e të dhënave personale të bëjnë në mënyrë të ligjshme, në të kundërtën Agjencia për Informim dhe Privatësi, në bazë të kompetencave ligjore është e detyruar të ndërmarrë veprimet dhe masat e duhura për mos-respektim të dispozitave të parapara me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

  • Forumi Ekonomik i Grave i reagon Qeverisë

    Forumi Ekonomik i Grave i reagon Qeverisë

    Forumi Ekonomik i Grave, ka reaguar ndaj Qeverisë së Kosovës, pas vendimit të saj për të hequr Ligjin për Punën nga Kalendari Legjislativ.

    Në reagim thuhet se përkundër kërkesave të përsëritura dhe reagimeve të shumta nga grupet e interesit, përfshirë një letër të dërguar më 15 shkurt 2024, qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret për këtë çështje jetike.

    “Ky ligj ka qenë në proces ndryshimi që nga viti 2018 dhe konsiderohet thelbësor për avancimin e barazisë gjinore dhe përmirësimin e mirëqenies sociale në vend. Në fushatën elektorale, qeveria kishte premtuar se mirëqenia sociale do të ishte ndër prioritetet kryesore, por deri më tani nuk janë adresuar çështjet themelore të mbrojtjes së të drejtave të punës dhe barazisë në Kosovë”, thuhet në reagim.

    Më tej potencohet se “Disa nga pikat kyçe që neve na shqetësojnë janë se vetëm 2 në 10 gra janë të punësuara, dhe ky realitet ka ndryshuar shumë pak me kalimin e kohës. Për shkak të mangësive në mbrojtjen e punës, gratë vazhdojnë të kryejnë punë joformale në shtëpi, pa pagesë, pa njohje, pa mbrojtje të të drejtave të punës ose pa pensione, gjë që ndikon në varfërinë e tyre më vonë në jetë”.

    “Ligji aktual i punës ndikon drejtpërdrejt në përjashtimin e grave nga fuqia punëtore për shkak të diskriminimit gjinor në punësim, pasi punëdhënësit shmangin përgjegjësinë e pagesës së pushimit të lehonisë. Ndërkohë, burrat nuk kanë të drejta të barabarta për të kaluar kohë me fëmijët e tyre. Ky ligj diskriminon drejtpërdrejt baballarët, duke shkelur të drejtat e tyre të barabarta sipas Ligjit për Barazi Gjinore. Po ashtu, Kosova ende nuk e ka harmonizuar Ligjin e Punës me Direktivën e BE-së për Balancën midis Punës dhe Jetës, dhe ende nuk i mbron të drejtat e kujdestarëve, të vetëpunësuarve dhe shumë të tjerëve”, thuhet në reagim.

    Forumi Ekonomik i Grave thekson po ashtu se shtyrja e mëtejshme e miratimit të amendamenteve në Ligjin për Punën do të rezultojë në vazhdimin e shkeljeve të të drejtave të grave dhe burrave në Kosovë. Kërkojmë nga qeveria që menjëherë të publikojë për diskutim Projektligjin e ri, të zhvillojë konsultime të gjera me të gjitha palët e interesuara, përfshirë organizatat për të drejtat e grave dhe sindikatat, dhe ta përfshijë këtë ligj thelbësor në kalendarin legjislativ të këtij viti.

    Nëse brenda një periudhe të shkurtër nuk ndërmerren veprime konkrete, Forumi Ekonomik i Grave paralajmëron mobilizim të gjerë dhe reagime të vazhdueshme derisa të përmbushen kërkesat.

  • ​“Trepça” largon nga puna edhe një minator

    ​“Trepça” largon nga puna edhe një minator

    Ndërmarrja “Trepça”, ka njoftuar se ka larguar nga puna minatorin V.G.

    Në njoftimin e ndërmarrjes, thuhet se Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës.

    “Me datën 26.8.2024 Komisioni Disiplinor mbajti shqyrtimin publik lidhur me rastin e z. V.G. bazuar në kërkesën për inicimin e procedurës disiplinore me nr.prot:1480 e dt. 9.11.2023, pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5, 1.8, 1.16, 1.24, 1.39 dhe 1.52 i Rregullores nr.prot. 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A.