ATV

Category: Lajme

  • Kurti pret në takim kryetarin e Komunës së Baden bei Wien në Austri

    Kurti pret në takim kryetarin e Komunës së Baden bei Wien në Austri

    Kryeministri Albin Kurti ka pritur në zyrën e tij kryetarin e Komunës së Baden bei Wien në Austri, Stefan Szirucsek, i cili u shoqërua nga anëtari i këshillit të qytetit, Nusret Bujari.

    Kryeministri e ka uruar kryetarin Szirucsek për binjakëzimin e suksesshëm të komunave Baden dhe Suharekë, duke shprehur krenarinë e tij për integrimin e mirë të shqiptarëve të Kosovës në Baden dhe rolin e rëndësishëm të shoqatës “17 Shkurt” në këtë drejtim.

    Gjatë takimit, Kryeministri falënderoi kryetarin Szirucsek për mbështetjen që Austria i ka dhënë Kosovës, veçanërisht gjatë dhe pas luftës, dhe për njohjen e diplomave nga Kosova. Ai theksoi marrëdhëniet shumë të mira kulturore, politike dhe historike ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.

    Gjithashtu, Kryeministri Kurti falënderoi Bujarin për punën e tij si anëtar i këshillit të qytetit në Baden dhe për rolin e tij si urë lidhëse ndërmjet Kosovës dhe Baden.

    Nga ana e tij, kryetari Szirucsek vlerësoi praninë e sipërmarrësve nga Kosova në Baden dhe përmendi trashëgiminë botërore të qytetit të tij, duke shprehur dëshirën për të forcuar më tej marrëdhëniet, veçanërisht në fushën e turizmit, ku ka pasur një rritje prej 50% të netëve të kaluara në Kosovë gjatë vitit të kaluar.

    Kurti përmendi rëndësinë e mësimit të gjuhës shqipe në shkollat e Baden dhe diskutoi mundësitë për ta vendosur atë në institucionet arsimore të qytetit. Ai gjithashtu theksoi pjesëmarrjen e kompanive nga Baden në forumin e ardhshëm ekonomik Austri-Kosovë, që do të mbahet në Kosovë, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

  • Mustafa për shkallën e re tatimore: Ndryshim simbolik i politikës fiskale, 6.80 euro shtesë për qytetarët

    Mustafa për shkallën e re tatimore: Ndryshim simbolik i politikës fiskale, 6.80 euro shtesë për qytetarët

    Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, e ka quajtur ndryshim simbolik të politikës fiskale, ndryshimin e Ligjit për shkallën tatimore në të ardhura, raporton Ekonomia Online.

    Mustafa ka thënë se individët me të hyra deri në 500 euro do t’i kenë 6.80 euro shtesë, ndërsa ka thënë se për katër vite qeverisjeje, është masa e vetme lehtësuese kundrejt rritjes së kostos së jetesës.

    “Qeveria e paska bë një ndryshim simbolik të politikës fiskale, përmes ndryshimit të shkallëve të tatimit në të ardhura personale. Individët me të hyra të tatueshme prej 500 euro, tani do ti kenë në llogaritë e tyre 6.80 euro shtesë. Pra, në 4 vite qeverisje, kjo është reforma fiskale e kësaj qeverie dhe masa e vetme lehtësuese kundrejt rritjes së kostos së jetesës, 6.80 euro shtesë”, ka shkruar Mustafa.

    Shembull:

    Paga bruto: 300 euro

    Kontributi pensional: 5% punëtori (15 euro) dhe 5% punëdhënësi (15 euro)

    Paga që tatohet: 300-15 (kontributi i punëtorit) = 285 euro

    Shkallët tatimore deri tash në Kosovë:

    Paga prej 0 – 80 euro (0 për qind tatim) = 0 euro

    Paga prej 80 – 250 euro (4 për qind tatim) = 6.8 euro

    Paga prej 250 – 450 euro (8 për qind tatim) = 2.8 euro (285-250=35; 8 për qind e 35 euro=2.8 euro)

    Gjithsej tatimi për pagë bruto 300 euro: 0 + 6.8 + 2.8 = 9.6 euro

    Paga neto: 300-15 (kontributi pensional) – 9.6 euro (tatim) = 275.4 euro

    Ndërkaq me ligjin e ri, shkalla tatimore ndryshon dhe ajo e dyta, prej 4 për qind hiqet. Pra, çdo punëtor do të paguajë 6.8 euro më pak tatim për pagë. Në rastin me 300 euro pagë bruto, paga neto do të ishte 282.2 euro.

    Ky Ligj në fund të qershorit u vlerësua nga Gjykata Kushtetuese se nuk e shkel Kushtetutën.

    Paga minimale në vend do të bëhet 264 euro bruto, nga 130-170 sa ishte qe 11 vjet.

    Sipas Qeverisë, nga ndryshimi i shkallës tatimore përfitojnë rreth 380 mijë punëtorë.

  • Sot pritet të hapet Posta e Kosovës në sheshin “Car Llazar” në veri të Mitrovicës

    Sot pritet të hapet Posta e Kosovës në sheshin “Car Llazar” në veri të Mitrovicës

    Në veri të Kosovës pritet të hapet sot dega e Postës së Kosovës.

    Në Mitrovicë të Veriut kanë përfunduar punimet për funksionalizimin e degëve të Postës së Kosovës dhe sot pritet që të hapet dega e Postës në sheshin “Car Llazar”.

    Një reklamë e Postës së Kosovës është vendosur në një lokal në shëtitoren afër urës kryesore në Ibër dhe në vetë shitoren shihen punëtorë të cilët po punojnë në përgatitjen e objektit për hapje, shkruajnë sot mediat lokale në veri.

    Në fillim të korrikut, Posta e Kosovës deklaroi se do të hapë degët në veri të Kosovës.

  • Lajçak në Austri, flet për Bosnjën e Ballkanin

    Lajçak në Austri, flet për Bosnjën e Ballkanin

    Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është duke vazhduar qëndrimin në Austri ku po merr pjesë në Forumin e Alpbachut.

    Ai ishte pjesë e një paneli ku u fol për Bosnjën.

    Lajçak ka shkruar në platformën X“ se ky takim në Austri është unik në bashkimin e liderëve të rinj.

    “Ishte vërtet frymëzuese të diskutoje me politikanë të rinj dhe shoqërinë civile të “Speak Up”!, të Bosnjës si dhe për të shkëmbyer pikëpamje dhe ide mbi Ballkanin, BE-në dhe politikën e jashtme”, tha ai.

  • ​BDI: Skandalet e përditshme dhe dështimi ia kanë humbur mendjen Vlenit, andaj dhe shpifin

    ​BDI: Skandalet e përditshme dhe dështimi ia kanë humbur mendjen Vlenit, andaj dhe shpifin

    Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar të martën duke thënë se “skandalet e mëdha në Vlen, bashkë me poshtërimet e përditshme nga ana e humbësve të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, përfshirë edhe paaftësinë për ta mbrojtur flamurin kombëtar shqiptar, ua kanë humbur mendjen vazalëve dhe i nxisin të shpifin e të sajojnë armiq vetëm për tu shfajësuar nga turpi”.

    BDI vlerëson se të nënçmuar e të papërfillur nga ZNAM dhe VMRO, pa flamurin kombëtar në zyre, pa gjuhën shqipe në institucione, pa shqiptarët në balanser, me burgosje të ushtarëve të UÇK-së, ju kanë mbetur vetëm dasmat dhe shpifjet qesharake.

    “Astrit Iseni dhe të gjithë ministrat tjerë janë të pa aftë ti mbrojnë shqiptarët, gjuhën, flamurin, përfaqësimin e drejtë, Marrëveshjen e Ohrit por edhe fëmijtë shqiptarë nga abuzimi, prandaj dhe duhet të dorëhiqen. Asnjë punë nuk e keni të bërë, asnjë premtim nuk e keni realizuar, ju jeni dështakët më të mëdhenjë në historinë e kombit”, thuhet në komunikatën e BDI.

    Më tej thuhet se i gjithë kombi shqiptarë, tifozët, klubi futbollistik, mediat, e dijnë të vërtetën, ‘prandaj ju jeni patetik dhe injorant në përpjekjet e juaja për tu arsyetuar nga fiaskoja që keni shkaktuar’.

  • Ndryshohen shkallët e tatimit në Kosovë, kaq është norma për të ardhurat mujore deri në 450 euro

    Ndryshohen shkallët e tatimit në Kosovë, kaq është norma për të ardhurat mujore deri në 450 euro

    Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se më datën 23 gusht është publikuar në Gazetën Zyrtare Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore, raporton Gazeta Sinjali.

    ATK ka njoftuar se me hyrjen në fuqi të ligjit, me nenin 5 ndryshohen shkallët tatimore të cilat janë të përcaktuara në nenin 6 të Ligjit për Tatim në të Ardhurat Personale.

    Më konkretisht, sipas nenit 5 të Ligjit Nr. 08/L-142 bëhet ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit Nr. 05/L-028 për Tatim në të Ardhurat Personale, si në vijim:

    “Neni 5

    Ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit Nr. 05/L -028 për Tatimin në të Ardhurat Personale

    Neni 6 i Ligjit Nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale, ndryshohet si në vijim:

    Neni 6 – Shkallët e tatimit

    Tatimi në të ardhura personale vjetore, ngarkohet sipas shkallëve në vijim:
    1.1 Për të ardhurat e tatueshme deri në tremijë euro (3.000 €), duke përfshirë edhe shumën tremijë euro (3.000 €), zero për qind (0%);

    1.2. Për të ardhurat e tatueshme mbi tremijë euro (3.000 €), deri në pesëmijë e katërqind (5.400 €), duke përfshirë edhe shumën pesëmijë e katërqind (5,400 €), tetë për qind (8%) të shumës mbi tremijë euro (3.000 €); dhe

    1.3. Për të ardhurat e tatueshme mbi pesëmijë e katërqind (5,400 €), njëqind e nëntëdhjetë e dy euro (192 €) plus dhjetë për qind (10%) të shumës mbi pesëmijë e katërqind (5,400 €).”

    Pra, shkallët e Tatimit në të Ardhurat Personale sipas Ligjit Nr. 08/L-142, janë:

  • KPK cakton Petrit Kryeziun u.d i Kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore në Prizren

    KPK cakton Petrit Kryeziun u.d i Kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore në Prizren

    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), të martën në takimin e 252-të, ka miratuar dorëheqjen e Admir Shalës nga pozita e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, raporton Ekonomia Online.

    Pas miratimit të dorëheqjes nga pozita e kryeprokurorit, Shala është kthyer në pozitën e prokurorit në Prokurorin Speciale të Kosovës.

    Ndërkaq, për pozitën e kryeprokurorit të Prizrenit, KPK ka caktuar për ushtrues detyre prokurorin, Petrit Kryeziun. Kryeziu u caktua në këtë pozitë me propozim të ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit, Besim Kelmendi, i cili tha se për bazë ka marrë performancen e lartë që ai ka treguar si prokuror deri me tash.

    “Konstatojmë se është miratuar dorëheqja e kryeprokurorit Radmi Shala nga pozita e kryeprokurorit në Prizren. E falënderojmë për kontributin që ka dhënë në Prizren. Unë kam marr një listë të prokurorëve dhe e kam pa që nga të gjithë kandidatët, Petrit Kryeziu është më i vlerësuari dhe nuk ka asnjë masë disiplinore të shqiptuar dhe mendoj që është prokuror me perspektivë dhe që mund të jap kontributin e mjaftueshëm dhe propozimi është që ky prokuror të caktohet deri në zgjedhjet e tjera. Detyra e tij do të fillojë 27 gusht deri në zgjedhjet e konkursit të ri”, u shpreh Kelmendi.

  • Kishin konflikte për vendin e parkimit, shqiptari vritet nga fqinji në Belgjikë

    Kishin konflikte për vendin e parkimit, shqiptari vritet nga fqinji në Belgjikë

    Një shqiptar është vrarë nga një fqinj i tij në Machelen të Belgjikës.

    Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 20:00, ku shqiptari i paidentifikuar, baba i tre fëmijëve, u qëllua për vdekje nga fqinji i tij, i cili tashmë është arrestuar.

    Sipas raportimeve, dy burrat ishin në konflikt për një kohë të gjatë për një vend parkimi sipas banorëve vendas./abcnews.al

  • Plagoset një person në Greme të Ferizajt, dërgohet në QKUK

    Plagoset një person në Greme të Ferizajt, dërgohet në QKUK

    Një vrasje në tentativë ka ndodhur në fshatin Greme të Ferizajt në orët e vona të së hënës.

    Një person është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi ishte plagosur me armë zjarri nga persona të panjohur për momentin.

    Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe se rasti është duke u hetuar.

    Njoftimi i Policisë:

    Me datën 26.08.2024 rreth orës 23:17 kemi pranuar një informatë se në fshatin Greme të Ferizajt, nga personi/persona të panjohur, para shtëpisë së tij kanë plagosur me armë zjarri një person, mashkull, kosovar i moshës rreth 37 vjeçar.

    Viktima fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK- Prishtinë.

    Ndërsa i dyshuari/të dyshuarit me një veturë menjëherë janë larguar në drejtim të panjohur.

    Policët e rendit e më pas hetuesit dhe krimteknikët rajonal menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për hetimin e rastit.

    Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe nën autorizim të tij, hetuesit rajonal janë duke punuar intenzivisht në zbardhjen e rastit, ndërsa rasti është cilësuar ” Vrasje e mbetur në tentativë”.

  • 65 aksidente për 24 orë në Kosovë

    65 aksidente për 24 orë në Kosovë

    Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 65 aksidente trafiku.

    Sipas statistikave të policisë, 31 nga aksidentet që ndodhën në këtë periudhë ishin me persona të lënduar, ndërsa 34 të tjera me dëme materiale.

    Bazuar në raportin policor, 2434 tiketa trafiku janë shqiptuar në këtë 24 orësh.