Beteja e Kaqandollit është njëra ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së, jo vetëm në Llap, por në tërë Kosovën.
Ajo ishte beteja e parë frontale në Llap që e zhvilloi UÇK-ja kundër forcave serbe. Gjatë kësaj beteje treditore nga radhët e UÇK-ës ranë shtatë dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Bekim Maliqi, Bekim Lushaku, Nazmi Zhegrova, Fadil Sejdiu, Habib Zeka, Islam Rekaliu dhe Selim Rekaliu.
Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, ka shprehur shqetësimin për pengesat që u janë shkaktuar nga Ministria e Financave, në projekte e komunës, duke theksuar se vetëm në vitin 2023 si komunë janë penalizuar për 28.5 milionë euro.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Xhaferi, ka thënë se për këtë vit, mbështetja financiare është vetëm 300 mijë euro nga qeveria në tri projekte.
Ai ka kërkuar që “Prishtina të mos shihet në prizma politik”, duke theksuar se Kryeqyteti nuk e meriton këtë logjik.
“Kemi lidhur edhe kontratat e intervenimeve emergjente për tri vite, janë mbi 7 milionë investime, ndërsa projekti i fundit i iniciuar bashkë me kryetarin është tek Santea një trajtim i komplet zonës. Më herët e kemi bërë edhe do të fillojë. Vetëm në vitin 2023 ne jemi penalizuar diku deri në muajin gusht për 28.5 milionë euro pra ka qenë një situatë kaotike me Ministrinë e Financave, kujtojë që kemi pasur ballafaqimin kryesor gjatë kësaj qeverisë dhe nuk e kuptoj logjikën e kanë ndjekur ata në relacion me Prishtinën. Sepse Prishtina nuk e meriton këtë logjik në çfarëdo situate, unë vet kam qenë pjesë e nivelit qendror dhe me Prishtinën kemi pasur relacione jashtëzakonisht të mira në kuptim të zhvillimit të qytetit sepse Prishtinën nuk guxon me pa në prizma politik”.
“Prej projekteve të cilat deri tani jemi mbështetur, jemi mbështetur me 300 mijë euro për sivjet, në tri projektin e unazës, e rrugës Kolovicë dhe Sofali edhe në projektin e Bajram Bahtiri të cilin e kemi për vazhdim të këtij projekti edhe dy kilometra të tjerë. Krejt mbështetja financiare për vitin që po flasim tani është 300 mijë euro. Kemi një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës për depërtimin e Veterrikut që jemi duke finalizuar projektin për me realizuar bashkë me të”, theksoi Xhaferri.
Xhaferi ka thënë se unaza e qytetit të Prishtinës, është duke hasur në vështirësi për shkak të mungesës së përkrahjes nga niveli qendror, kjo pasi sipas tij, nuk po aprovohet nga niveli qendror për zhvillimin e projektit.
Këto pengesa, sipas Xhaferit, janë bërë një nga sfidat më të mëdha për realizimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore dhe po ndikojnë në përparimin e tyre në Prishtinë. Ai ka shprehur nevojën për një bashkëpunim më të ngushtë me autoritetet qendrore për të siguruar që projektet e rëndësishme të avancojnë pa vonesa të panevojshme.
“Në pjesën e shtyrjes së projekteve, tek pjesë Agim Ramadani e kemi një kundërshtim me Ministrinë e Kulturës, sepse është pjesë e zonës historike dhe prape edhe aty kemi tendenca për bllokim të projekteve në kuptim të tenderimit të këtyre projekteve nuk ka pasur pengesa të niveli qendror. Por pengesat janë në zhvillim të projekteve, në fazën e tenderimit nuk janë pjesë e komunës por janë në zhvillimet e projektit. Ne kemi unazën e qytetit e cila pret përkrahjes prej nivelit qendror, pret garancionin dhe nuk aprovohet nga niveli qendror për zhvillimin e projektit. Në fillim unaza e qytetit ka kushtuar 250 milionë, kurse në fillimet e veta ka kushtuar 120 milionë, çdo ditë rritet vlera e kostos, tokës, dhe normalisht që kemi rritje edhe të çmimeve dhe kemi ardhur në këtë kosto”, ka thënë ai.
Xhaferi ka njoftuar se kanë shkëputur përmbi 18 kontrata të operatorëve të pa përgjegjshëm.
“Një pjesë e projekteve janë në 90 për qind të përmbushje disa në 70 për qind, shumica do të përmbyllen por projekte janë të mëdha. I kemi shkëputur përmbi 18 kontrata të operatorëve jo të përgjegjshëm, prapë kemi operator jo të përgjegjshëm sepse në terren ballafaqohen, kjo praktikë nuk ka qenë më herët për 10 vite nuk është shkëputur asnjë kontratë”, ka thënë ai.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, ku vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.
Sipas këtij instituti, gjatë ditës së sotme do të do të ketë temperatura maksimale deri në 15 gradë Celsius.
Pas një jave pushim, nesër do të rikthehen seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë.
Procesi gjyqësor “Thaçi dhe të tjerët” do të mbahet nga e hëna deri të ejten, me të gjitha seancat që fillojnë në ora 09:00.
Ndërkaq, ditën e premte, është njoftuar të mbahet konferenca para Apelit në rastin e Pjetër Shalës.
Gjykimi i javës së ardhshme vjen pas lajmit të mirë të javës që po lëmë pas, ku në një vendim të Gjykatës së Apelit, Salih Mustafës, i njohur si “Komandant Cali”, iu ul masa e dënimit në 15 vjet burg, duke llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim.
Kujtojmë se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po gjykohen për krime lufte.
Qeveria e Kosovës ka hequr dorë nga premtimi i saj për shërbim të detyrueshëm ushtarak, konfirmoi ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili mes tjerash foli për konceptin e mbrojtjes gjithëpërfshirëse duke e konsideruar si ide të përafërt.
“Ushtria e detyrueshme ka qenë një ide e prezantuar në vitin 2019 ndërkohë tash jemi në vitin 2024 dhe gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur shumë gjera si lufta në Ukrainë. Shërbimi i detyrueshëm do na jepte vetëm një gjeneratë të stërvitur ndërkohë mbrojtja gjithëpërfshirëse ju jep mundësi të gjithë qytetarëve pa ndikuar në veprimtarinë e tyre të përditshme”, deklaroi ministri Maqedonci.
Pavarësisht zhvillimeve që ndodhen gjatë periudhës 5 vjeçare, Gjenerali në pension Kadri Kastrati, nuk ka besuar asnjëherë që shërbimi i detyrueshëm ushtarak mund të realizohet.
“Unë e kam thënë qysh kur e kam dëgjuar si premtim të qeverisë Kurti se kjo është veç marketing politik. Është një ëndërr e bukur por realizimi nuk shihet as në horizont”, tha Kastrati.
Sipas Kastratit, Kosova nuk i ka as elementet bazë që t’ua mundësojë të rinjëve shërbimin ushtarak.
“Nuk ka infrastrukturë, nuk ka logjistikë dhe më kryesorja nuk ka ekonomi të qëndrueshme. Rreth 20 mijë persona çdo vit i bëjnë 18 vjet që shtetit për t’i pajisur me gjera elementare i kushton diku rreth 300 milionë euro.”, shtoi tutje ai.
Teksa ekzekutivi kosovar hoqi dorë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të shtunën njoftoi se ka nënshkruar marrëveshjen për shërbimin e rregullt ushtarak për 75 ditë.
“Dua të besoj se të gjithë e kuptojnë se sa kemi nevojë për një ushtri të fortë, se sa më shumë armë do të duhet të blejmë, të prodhojmë, sepse nuk është dëshira jonë që të sulmojmë askënd e as që do ta bëjmë.”, ka thënë Vuçiqi.
Në rast se marrëveshja kalon në Kuvend të Serbisë, sipas kryeministrit serb, shërbimi ushtarak do të fillojë në vitin 2025.
Me një kohëzgjatje prej dymuajsh, nga 1 janari i viti të ardhshëm, shërbimi ushtarak do të rikthehet edhe në Kroaci.
Mbrojtja gjithëpërshirëve, e prezantuar nga Qeveria e Kosovës është në fazën fillestare të përpilimit të dokumentave dhe planeve të zbatimit dhe do të përfshijë trajnimin e organizatave publike për shkathtësi të mbrojtjes kolektive dhe trajnimin e vullnetarëve.
31 tetori është afati ligjor për miratimin e buxheti tëviti 2025, Qeveria as që u morë me rishikimi e buxhetitë vitit 2024 që u miratua në nëntor të viti të kaluar.
Mos rishikimi i buxhetit që zakonisht bëhet të paktën në mes të vitit, po vlerësohet se është bërë qëllimishtnga ana e Qeverisë në mënyrë që ato para të përdorin për qëllime elektorale.
Kritika për mos rishikimi të buxhetit ka edhe ish-ministri i financave Haki Shatri i cili thotë se ka mijëra euro që mund të ju ndërroj destinimi.
Shatri shton se kjo praktik nuk duhet ndjekur, meqëplanifikimet e buxhetit jo gjithmonë janë të orientuaranë projekte e duhura.
Buxheti për vitin 2024 ishte 3,3 milionë euro. Shumica e projekteve kapitale, sidomos ato infrastrukturore, sportive dhe arsimore, nuk janë realizuar.
Rreth 30 raste janë raportuar nga sinjalizuesit për korrupsion në 6 mujorishin e parë të këtij viti, nëAgjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Drejtori I këtij institucioni Yll Buleshkaj thotë se ky numër është rekord nëse krahasohet më viti paraprakeku gjatë tër viti 2023 u raportuan 20 raste.
“ Ne këtë vit kemi pasur numër rekord të raportimeve të sinjalizimit. Raportimet kanë ardhur qoftë nga niveli lokal, qoftë nga niveli qendror, institucionet e pavarura dhe qeveria. Nuk kemi ndonjë institucion kampion. Kemi pasur sinjalizime për disa ministri, kemi pasur sinjalizime për komunat duke përfshirë edhe kryeqytetin. Nuk ka dikush që ka dukshëm më shumë raste që janë sinjalizua”, deklaroi Buleshkaj.
E veç korrupsionit, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit inicioprocedura edhe për raste të konfliktit të interesit të cilët nuk janë të vogla nënumër.
“ E kemi parë që nuk po zbatohet si duhet ky element i ligjit për deklarimin e pasurisë, sepse i ka edhe dhuratat si pjesë të tij. Kemi themeluar një njësi, e cila është duke punuar më intensivishttashmë për t’i ndërgjegjësuar të gjithë zyrtarët që nuk është e lejueshme marrja e dhuratave. Por edhe kur merret sipas ligjit duhet të regjistrohet dhe të raportohet e të jetë transparente për publikun”, shtoi tutje ai.
Mos zbatimi i Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesi nga Institutit i Kosovës për drejtësisë thonë se tregon se nuk ka vullnet nga Qeveria për të luftuar korrupsionin.
Kritikat për Qeverinë kanë edhe avokatët të cilët shprehen të shqetësuar se Kosova nuk ka arritur të hartojë strategjinë shtetërore për parandalimin e korrupsionit.
“Korrupsioni është i shpërfaqur në masë të konsiderueshme. Ky e kam përshtypjen që nuk është vetëm perceptim, por është i shprehur. Dhe kur jemi te luftimi i korrupsionit, duhet të kemi parasysh që vitin 2022 ka pasur një ndryshim substancial të aspekteve ligjore”, tha avokati Ardian Bajrami.
Ndërkaq Qeveria thanë se Strategjia shtetërore kundër korrupsionit është duke u hartuar dhe pritet të dal shumë shpjet për konsultim publik.
Përpjekjet katër mujore të Bashkimit Evropian, kishin rezultuar me këtë takim të zhvilluar mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic, më 14 shtator të vitit 2023.
Që nga kjo datë, në tavolinën e bisedimeve, palët mëasnjëherë nuk u ulën, për 366 ditët në vijim.
Shkaktari kryesor për moszhvillim të takimeve konsiderohet të jetë vetëm një.
“Mungesa e takimeve deri tani ka ardhur vetëm për një arsye. Serbia tash një vit përmes grupeve terroriste tentoi ta aneksonte veriun. Me këtëpërpjekje”, tha njohës i çështjeve politike, Dorajet Imeri.
Me pamundësinë e BE-së që të realizojë takime mes liderëve të dyja shteteve, pasojat në procesin e dialogut veçse janë shkaktuar.
“Rruga e tërë Ballkanit Perëndimor ka stagnuar. Dhe nëse vazhdohet me një ritëm të tillë, pashmangshëm se ballkani perëndëimor do jetë peng i Serbisë…”, deklaroi politologu Fidan Ukaj.
Të martën e 17 shtatorit, pritet që në mes Kosovës e Serbisë të zhvillohet takim në nivel kryenegociatorësh.Sipas raportimeve fillestare, prezencën e kanë konfirmuar zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe Petar Petkovic nga Serbia.
Kosova dhe Serbia dialogojnë prej vitit 2011 në Bruksel, nën ndërmjetësim të BE-së. Teksa kanë arritur disa marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar.
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak tha se shoqëritë në Kosovë dhe Serbi nuk janë gati për normalizim. Sipas tij, marrëveshjet e arritura n Bruksel dhe në Ohër janë valide dhe janë pjesë e procesit të integrimeve evropiane për Serbinë, pavarësisht deklarimeve qëbëjnë palët për konsum të brendshëm politikë.
Shtatë kërkesat e presidentit të Serbisë, ngjallën shumë reagime në Kosovë.
Zëvendëskryeministrja kosovare, i bërë thirrje faktorit ndërkombëtarë që me qëndrime të vendosura ta dënojnë, siç ka shkruar ajo, gjuhën agresive dhe armiqësore të Aleksandër Vucicit.
“Gjatë konferencës së tij teatrale, Vuçiçi na tregoi dje se nuk e ka ndër mend të ndalë instrumentalizimin e serbëve të Kosovës dhe interesave të tyre, duke i shfrytëzuar për politikë ditore dhe përfitime financiare.Loja sistematike e Serbisë me serbët në Kosovë, presioni deri në ushtrim të hapur të dhunës përmes strukturave ilegale dhe grupeve kriminale, keqpërdorimi dhe vjedhja masive e fondeve, të cilat kinse ndahen për ta, pengimi i integrimit në shoqërinë dhe institucionet e Kosovës, serbëve në veri dhe familjeve të tyre ua ka vështirësuar jetën për vite të tëra”, tha ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.
Teksa në rreshtat e parë të reagimit të tij, ish-kryeministri Ramush Haradinaj dukej se ishte në një linjë me kryediplomaten kosovare, për situatën e krijuar në veri, kryetari i AAK-së nuk e la pa e fajësuar edhe qeverinë e Kosovës.
“Për situatën e rënduar në veri të Kosovës, përgjegjësi kryesor është presidenti serb. Ai ka sabotuar çdo nismë për vendosjen e normalitetit dhe integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës. E dhimbshme, por fatkeqësisht terrenin për këto veprime anti-Kosovë të Serbisë, të mbështetura edhe nga disa qarqe ndërkombëtare, e ka krijuar politika shkurtpamëse e qeverisë Kurti. Ajo ka bërë që politika fashiste e Serbisë ndaj Kosovës, të mos duket edhe aq e keqe. Me Serbinë ka veç një zgjidhje, njohja e ndërsjellë në kufijtë ekzistues”, deklaroi kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ndërkohë, në deklarimet e presidentit serb të premten, ish-ministri i mbrojtjes, Anton Quni, nuk vërejti ndonjë ndryshim.
“Është në vazhdën e fjalorit të tyre. Është në vazhdën e deklarimeve, asgjë nuk ndryshon tek mendësia e tyre. Edhe një patrullim të policisë së trafikut ata janë në gjendje të shpallin të një operacioni të njësive speciale dhe të tjera. Çdo shtrirje të sovranitetit e bëjnë propagandën se është një lloj kërcënimi deri te përmasat e sulmit ndaj komunitetit serb. Unë jam i bindur por edhe komuniteti ndërkombëtarë tani ka përvoja me nxjerrjen e realitetit edhe pse në Serbi përdoret ende ky fjalor”, tha Quni.
Kërcënimet e Aleksandër Vucicit dhe reagimin e kryeministrit Albin Kurti, ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri i ka cilësuar si retorikë boshe.
Sipas saj, çdo gjë varet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vucic, në një adresim të paralajmëruar dirtë më parë, mbrëmë ndër të tjera kërkoi zgjedhje të reja në veriun e Kosovës, kthim të policëvem gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në punë dhe themelim të Asociacionit të Komunave më Shumicë Serbe.
Policët, gjyqtarët dhe prokurorët serbë në veriun e Kosovës kishin braktisur vendet e punës vitin e kaluar.
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla i ka quajtur hipokrizi të tejdukshme, veprimet e djeshme të presidentit serb Aleksandar Vuçiqit, duke u bërë thirrje dhe ndërkombëtarëve që ta dënojnë me gjuhë të qartë dhe qëndrime të vendosura qasjen, sjelljen dhe gjuhën agresive dhe armiqësore karshi Kosovës.
“Gjatë konferencës së tij teatrale, Vuçiqi na tregoi dje se nuk e ka ndër mend të ndalë instrumentalizimin e serbëve të Kosovës dhe interesave të tyre, duke i shfrytëzuar për politikë ditore dhe përfitime financiare”, shkruan Gërvalla në Facebook, duke listuar dhe gjërat që i tha ai në konferencë.
Po ashtu, ministrja nuk la pa përmendur dhe deklaratat e presidentit serb për kinse shpalljen si të paligjshme të te gjitha organeve të institucioneve në Kosovë, e që sipas saj janë përpjekje e dëshpëruar për të sabotuar Pavarësinë e Kosovës.